Mendime
Gëzim Llojdia: Po me uren ç'patën?
E premte, 26.06.2015, 06:35 PM
PO
Nga Gëzim Llojdia
1.
E djathta mori një nga bastionet e hershme të së majtës sic është bashkia Selenica, që aktualisht ka marrë edhe gjysmën e Lumit të Vlorës, pra bashkia e re fillon në Topallti e përfundon në gjysmë të Lumit të Vlorës dhe komunat Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster, Brataj, janë pjesë e bashkisë që edhe për shumë kohë do të jetë një bashki modeste, për nga buxheti dhe investimet.
Menjëherë pas marrjes së këtij lajmi një intelektual hodhi në rrjete sociale
pamjen e urës së Treblovës ku shfaqeshin
dy këmbët e saj ende të papërfunduara, ndërsa pranë saj shkonte një udhë:
Dëshpërimi i banorëve i shprehur hapur ka një bazë , që vjen nga përvoja 20 e ca vjecare në qeverisjen e këtij vendi të vogël sa një lagje e Neë Jorkut, por që ka nxjerr mijëra halle e probleme. Sot shumë bashki apo komuna kanë funksionuar sipas parimit të njohur për 20 vjet, pra ne krejt ndryshe nga qytetërimi i botës, që kur vjen e djathta financion bashkitë e saj, e kundërta ka të njëjtin përkthim, pra kur e majta ka pasur qeverinë e saj , financimet i merte e majta, etj, etj.
2.
Duke dalur te pyetja e komentuesit. Udha e re me asfalt të ri, nuk fillon nga ura e Peshkëpisë, por rreth 15 km më larg, nga qafa e Dushkut. Dhe faktin që në mes gjëndet komuna Kotë e qeverisur për 15 vjet nga të majtët është tregues për të thënë se cfarë bënë ata për të marrë fonde për këtë udhë që ka e lënë Labërinë në gjëndjen e shpërfytyruar si në vitet e para, pas luftë së parë të përbotshme. Kështu krahina më e madhe dhe më kontribut të madh ndër kohëra e qytetërime mund të thuhet se qëllimisht është katandisur në këtë gjëndje pa udhë e braktisur më shumë se kurr në historinë e saj. Ndonëse krahina nxorri një duzinë deputetësh e ministra, askush nuk u kujdesë për ti bërë asaj udhë. Duke përmendur Kurveleshin e sipërmë pa udhë, atë të poshtmin gjithashtu duhet thënë se mazhoranca ka premtuar ndërsa kanë filluar punimet për rrugën e Kucit nga ana e bregdetit dhe rrugën e Kucit nga ura e Drashovicës që është edhe kufiri i filimit të krahinës së madhe të Labërisë. Rruga është një hapësirë e caktuar mbi të cilën lëvizin njerzia dhe mjetet aktualisht gjithë ky vend ka nevojë për rrugë, për ura etj. Pra cdo të bëhet me urën. Unë besoj se kryetari i ri , që është njeri bashkpëunues do ta bëjë urën dhe do të sjelli në këtë zonë investime të tjera, që kanë munguar.
3.
Është reale pyetja që ngrihet më sipër, pra cdo të bëhet me urën, ashtu sikurse shumë banorë të tjerë ne bashki te tjera kanë pyetur pasi kanë marrë vesh fituesit, se :çdo të ndodh me këtë udhë, cdo të bëhet më këtë investime, cdo të bëhet me këtë, atë etj, etj.
Udha, ura dhe të gjitha këto janë investime publike që i përkasin komunitetit dhe jo kryetarit. Bashkëpunimi për të mirën e komunitetit është dhe duhet të jetë në të mirën e të dy palëve, qeverisë dhe kryetarëve të zgjedhur nga forcat politike, pa haruar se në këtë mes ai, që e pëson është komuniteti. Pra cdo të bëhet më urën, besojë se ura do të përfundojë , shëmbulli i këtij drejtuesi për zonën ku ka qeverisur lë të kuptosh se ura do të përfundojë, ashtu si edhe rrugët , ujësjellsat e të tjera punë që i presin, bashkiakët e rinj.