E enjte, 22.10.2020, 09:46 AM (GMT+1)

Aktualitet

Kërcënohet News24 dhe gazetarja Aurora Koromani

E hene, 15.06.2015, 07:01 PM


Kërcënohet redaksia e News24 dhe sërish gazetarja e Gazeta Shqiptare, Aurora Koromani.

Kërcënimi i rëndë ka ardhur përmes një mesazhi në adresë të numrit të telefonit të redaksisë së News24, vënë në dispozicion për qytetarët.

Juve ka me ju denu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrar”, ka qenë ky mesazhi i shkruar në dialekt, i mbërritur, në orën, 00:49 minuta në telefonin e redaksisë. Ndërkohë që 4 minuta më pas, ai është pasuar nga një telefonatë që vinte nga i njëjti numër. Por këtë radhë telefonuesi ka qëndruar në heshtje për 9 sekonda në linjë, pa iu përgjigjur gazetarit që u përgjigj në telefon. Televizioni News24 e ka trajtuar kërcënimin me seriozitet, duke kontaktuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e njeriut që qëndron pas mesazhit kërcënues dhe për të gjetur lidhjet me kërcënimin që iu bë disa ditë më parë gazetares Aurora Koromani në rrjetin social ‘Facebook’. Në një mesazh që dyshohet se vinte nga një militant i ISIS ajo paralajmërohej me fjalët “Do të paguash”.

Ngjarja mori angazhimin e policisë, e cila i siguroi mbrojtje gazetares. Pas këtij lajmi reaguan përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, ndërsa kërcënimi u pasqyrua jo vetëm nga shtypi vendas por edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare.

www.balkanweb.com

_______________

Te identifikohet dhe ndeshkohet ligjerisht kercenuesi i gazetares Koromani
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare
Tirane me 4.06.2015
Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte njohur me kercenimin qe kolegia jone Aurora Koromani, reportere ne "Gazeta Shqiptare", ka marre nga nje person i cili ende nuk eshte ndaluar nga autoritetet policore te vendit. Kercenimi ndaj koleges Koromani i percjelle permes rrjetit social fb, perben nje shantazh dhe kercenim te hapur per gjithe gazetaret. Kjo eshte gjuha kriminale e personave me lidhje te dyshimta dhe te kaluar te perfolur. Guximi i elementeve te tille per te kercenuar gazetaret, per shkak dhe ne krye te detyres, eshte sfide ndaj shtetit ligjor dhe nje shoqerie qe nuk mund te kete terren per ekstremiste dhe mendesi terroristesh.
UGSH kerkon nga autoritetet shteterore garantimin e plote te jetes dhe qetesise se gazetares se kercenuar dhe mundesimin e nje jete e veprimtarie normale per te, ne aktivitetin e perditshem raportues. Kerkojme me force nga organet e drejtesise jo vetem hetimin, por identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te ketij personi apo te sivellezerve te tij qe guxojne te kercenojne gazetaret per shkak te detyres.
UGSH shpreh solidaritetin e plote me kolegen dhe ne cdo moment eshte ne mbrojtje te saj dhe te seicilit koleg qe mund te perballet me kercenime te tilla.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora