Shtesë » Lajme
Murat Gecaj: Koncert në Ditën Kombëtare të Jetimëve
E marte, 26.05.2015, 06:33 PM
KONCERT, NË DITËN KOMBËTARE TË JETIMËVE SHQIPTARË
Nga Prof. Murat Gecaj
Mbrëmë, me rastin e 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi koncertin-homazh, “Një mesazh për ty”, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit të kryeqytetit. Të pranishëm ishin fëmijë, edukatorë e mësues, punonjës të arsimit e kulturës, personalitete të jetës politike e shoqërore, përfaqësues të bashkësive fetare, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.
Ishte i pranishëm në këtë shfaqje dr. Halim Kosova, i cili krijoi për fëmijët e braktisur, në Maternitetin e Tiranës, “Djepin e engjëjve”. Gjithashtu, ishin të ftuar nderi disa autorë dhe aktorë të filmave për fëmijë. Nga ata, ndodhej Petraq Qafëzezi, skenarist i filmit “Lulëkuqet mbi mure”, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Italia, ku jeton familjarisht
Idea dhe realizmi i shfaqjes ishin nga Ilir Çumani, me regjisor Bujar Kokonozin dhe drejtor artistik Zhani Cikon.
Pasi në
ekran u shfaqën fjalët e Nënë Terezës: “Jetojmë në një botë që vuan nga uria.
Jo vetëm nga uria për bukë, por nga uria për dashuri”, u dhanë montazhe nga
jeta e jetimëve tanë, në institucione të ndryshme të Shqipërisë. Më tej,
moderatorët Silvana Braçe e Herion Mustafaraj (aktor-fëmijë, në filmin “
E para përshëndeti artistja e njohur Roza Anagnosti-Xhuxha. Në vazhdim, kënduan me radhë: Sidrit Bejleri, Juliana Pasha e Bashkim Alibali.
Pasi u dha në ekran një intervistë e vitit 2002, artistit të paharruar, Kadri Roshi, dolën para të pranishmëve në këtë shfaqje, këngëtarët: Myfarete Laze, Gëzim Nika e Manjola Nallbani. U duartrokit për paraqitjen e tij edhe grupi polifonik “Çipini”.
Luan Zhegu, duke kënduar…
Gjithashtu, u pëlqyen recitimi i artistes Margarita Xhepa dhe interpretimet e Kozma Dushit e Luan Zhegut, i cili këndoi bashkë me fëmijët. U duatrokitën nxehtësisht vallja e shkathët e një grupi fëmijësh dhe artistë të tjerë, që morën pjesë në këtë koncert-homazh. Ai ishte në vazhdën e veprimtarive të përvitshme, që organizon Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i cili drejtohet me përkushtim, nga Ilir Çumani. Prandaj të pranishmit u larguan të kënaqur dhe morën me vete emocione e mbresa të bukura.
Balerinët e vegjël, në skenë…
Përmbledhurazi, mesazhi i tërë kësaj shfaqjeje ishte, për institucionet shtetërore përgjegjëse dhe mbarë shoqërinë shqiptare: “Duajini, ndihmojini dhe mbrojini fëmijët tanë jetimë!”
Me këtë rast, duhen përshëndetur e përgëzuar edhe të gjithë sponsorët, të cilët u treguan të pakursyer e bashkëpunuan, si për organizimin dhe zhvillimin e tërë kësaj veprimtarie artistike.