E diele, 06.10.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Idriz Zeqiraj - Kryetari i LDK-së në Bavari

E hene, 18.05.2015, 06:50 PM


KUVENDI ZGJODHI IDRIZ ZEQIRAJ KRYETAR

  NËNDEGËS TË LDK-SË NË BAVARI

Kuvendi i 8-të i Nëndegës të LDK-së në Bavari, u mbajt më 26 prill 2015, në lokalet e Klubit Sportiv "Kosova", në Aubing, Mynih. Pjesëmarrja e delegatëve të Nëndegës, ka qenë e bollshme, e vlefshme dhe e ligjshme për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor. Votimi është bërë me votë të fshehtë dhe demokratike. Kryetar i Nëndegës të LDK-së për Bavari është zgjedhur veprimtari i hershëm Idriz Zeqiraj.

Kuvendi e zgjodhi Kryesinë e Nëndegës dhe 14 delegatë, për në Kuvendin e Degës të LDK-së në Gjermani. Kryesia e ngushtë u zgjodh në bazë të numrit të votave të fituara nga votimi i fshehtë i Kuvendit: Nikollë Skeli - nënkryetar, Mehmet Koka - sekretar, Afrim Mulaj - arkatar, Ibrahim Potoku, Mehmet Zymeri, Blerim Hajdaraj, Isuf Qetaj, Ismet Muriqi, Sadedin Dushi, Blerim Cakiqi, Osman Ferizi, Naim Haxhiaj, Shaqir Zeqiraj, antarë të Kryesisë dhe delegatë.

Kryesia dhe delegatët e Nëndegës të LDK-së në Bavari, janë përcaktuar për ruajtjen e fshehtësisë dhe të shenjtërisë të votës, qoftë në Kuvendin e Degës apo atë të Qendrës. Pëlqimi ose e kundërta, e njërit apo e tjetrit kandidat, për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është personale dhe nuk duhet të imponohet si kolektive. Rrjedhojat e zbulimit të votës, me mbledhjen e firmave, në Kuvendin e 6-të dhe shumë proceseve zgjedhore me aklamacion, ngritje gishtërinjësh e pa kundër-kandidatë, në Kuvendin e 7-të, LDK-ja vazhdon t`i vuajë edhe sot, sepse Kosova ka zero kulturë demokratike.

Preferenca, deklarimi publik, madje me komunikatë, nga Kuvendi i Degës të LDK-së në Suedi, për kandidatin e kreut të LDK-së, është përdhosje e fshehtësisë dhe e shenjtërisë të votës demokratike. Dega e LDK-së, në këtë shtet nordik, verior, të Evropës, qysh tani është pjesë e klaneve, të cilat e kanë lodhur, rrënuar dhe përtokur Partinë - Lëvizje Kombëtare, LDK-në, të themeluar dhe të udhëhequr, me sukses dhe dinjitet, nga kryezoti RUGOVË, deri në amshimin e Tij hyjnor. Rrjedhimisht, kandidatët e kësaj Dege, për në Kuvendin e 8-të të LDK-së, me kot rrugëtojnë,  sepse kanë humbur virgjërinë dhe legjitimitetin, ende pa u nisur për në Prishtinë.

KOMISIONI PËR INFORMIM I NËNDEGËS TË LDK-SË PËR BAVARI

From: fisnikzeqiraj@hotmail.de

To: qazimbajgoraliu@hotmail.com

Subject: Informacion për Degën e LDK-së në Gjermani

Date: Fri, 1 May 2015 17:15:27 +0200

DEGA E LDK-SË NË GJERMANI

KRYETARIT

QAZIM BAJGORALIU

I nderuari Kryetar,

Po ju dërgojmë informacionin për mbajtjen dhe zgjedhjet në Kuvendin e VIII-të të LDK-ë, Nëndega në Bajern:

Kuvendi i LDK-së për Nëndegën e Bavarisë, u mbajt më 26 prill 2015, nga ora 16 deri në ora 19.oo, në lokalet e Klubit Sportiv "Kosova",

në Aubing, Mynih.

Pjesëmarrja e delegatëve të Nëndegës, ka qenë e bollshme e vlefshme dhe e ligjshme për Kuvendin Zgjedhor. Votimi është bërë me votë të fshehtë dhe demokratike.

Kryetar i Nëndegës të LDK-së për Bavari është zgjedhur Idriz Zeqiraj.

Kuvendi i Nëndegës i zgjodhi 14 delegatë për në Kuvendin e Degës të LDK-së në Gjermani.

1.- Idriz Zeqiraj

2.- Mehmet Koka

3.- Nikollë Skeli

4.- Afrim Mulaj

5.- Ibrahim Potoku

6.- Mehmet Zymeri

7.- Osman Ferizi

8.- Blerim Hajdaraj

9.- Isuf Qetaj

10.- Ismet Muriqi

11.- Sabedin Dushi

12.- Blerim Cakiqi

13.- Naim Haxhijaj

14.- Shaqir Zeqiraj

P.S.

Të dhënat plotësuese, për delegatët e lart-shënuar më mungojnë, ndonëse së afërmi do të takohemi sërishmi.

PËR NËNDEGËN E LDK-SË NË BAVARI

Kryetari

Idriz Zeqiraj

Mynih, më 1 maj 2015



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora