Shtesë » Lajme
Sylejman Salihu: “Kosova 81” festoi 35 vjetorin
E diele, 14.06.2015, 09:33 AM
Shoqata “Kosova 81” në
Nga Sylejman Salihu
Klubi
shqiptar”Kosova”në
Shumë
veteranë nga qytetet e Dyseldorfit, Paderbornit, Gyterslohit, Bilefeldit, të
cilët kishin marrë pjesë në themelimin e këtij klubi , kishin ardhur enkas për
të festuar dhe për të evokuar kujtimet e tyre, përmes të cilave tregonin
momentet e tyre herë-herë me nostalgji kur atyre ditëve kishin vendosur të
pavarësosheshin nga ndikimet dhe organizimet e politikave jugosllave, që në atë
kohë ishin mjaft aktive dhe kontrollonin klubet dhe shoqatat e puntorëve të
Jugosllavisë, e në mënyrë të veçantë sjelljet dhe veprimtaritë e shoqatave
shqiptare. Berisha pastaj tha se sot klubi vazhdon traditën e punës dhe pjesë e
klubit është edhe Forumi i grave shqiptare, të cilat bëjnë aktivitete të
shpeshta në shërbim të çështjes familjare e kombëtare. Në ambientet e shoqatës
edhe Shkolla Shqipe në
Për këtë përvjetor dhe këtë ngjarje pastaj foli bashkëthemeluesi i klubit “Kosova 81”ish kryetari i saj Xhavit Ramabaja, i cili në fjalën e tij përmendi rrethanat , nxitjet dhe shtysat kryesore që i detyruan ata për themelimin e shoqatës”Kosova”. Ai tha se bashkëpunimi me partitë e majta gjermane , të cilat ishin të afërta edhe me programet dhe prirjet politike të Partisë së Punës së Shqipërisë ishin faktorët kryesor që na ndihmuan shumë për t’i hyrë këtij aktiviteti, që për kohën ishte i një rëndësie të madhe për diasporën tonë. Pastaj bashkëpunimi me klubet e tjera shqiptare e në mënyrë të veçantë me klubin shqiptar “Emin Duraku”të Dyseldorfit kishin bërë që puntorët shqiptarë të merrnin përvoja dhe të tregonin guxim në rrugën e pavarësimit nga diktatet dhe politikat e ndjekura jugosllave , duke kërkuar kështu një formë tjetër me taban politik kombëtar shqiptar, që shkonte paralel edhe me ngjarjet e sapofilluara në Kosovë, pra me demonstratat e vitit 1981, nga të cilat ata u frymëzuan dhe morën krahë të veprojnë kombëtarisht. Formimi i shoqatës”Kosova ishte edhe një sfidë më vete në Bielefeld, për vetë faktin se në Bielefeld vepronte edhe shoqata e fuqishme jugosllave“Domovina”(Atdheu), të cilën e kontrollonte kryesisht konsullata jugosllave!Ramabaja përmendi pastaj se në kuadër të shoqatës “Kosova” ishin formuar edhe grupi folklorik dhe klubi futbollistik me të njejtin emër”Kosova”, i cili vepron edhe sot dhe në historinë e vet ka shënuar rezultate të mira sportive. Anëtarë të shoqatës “Kosova” me entuziazmin e tyre kishin arritur që të nxirrnin edhe disa numra të revistave periodike “Mërgimtari”dhe”Kosova report”nga gazetarët e rinjë atëherë:Naser Dermaku, Hamdi Kurteshi, Sakip Vojvoda dhe Shefket Ramabaja, për të përplotësuar kështu vakumin informativ të atyre viteve, kur pushteti serbojugosllav kishte mbyllë të vetmen gazetë ditore në Kosovë “Rilindja”. Veprimtaria e klubit në fillimet e para lidhet ngusht edhe me organizimin e demonstratave antijugosllave që shqiptarët organizonin gjithandej nëpër Europë , për të cilat veprimtari edhe ishin ndjekur nga shërbimet konsullore dhe shërbimet sekrete jugosllave, madje disave u ishte pamundësuar edhe shkuarja në vendlindje. Kujtimet e tyre i evokuan edhe Musa Daka e Hasan Shaqiri, të cilët rrëfyen për ngjarje dhe momente konkrete të atyre viteve, të cilat ata i mbajnë mend mirë dhe ndjehen edhe krenarë. Për t’i dhënë karakter solemn dhe festiv këtij përvjetori, në vazhdim të mbrëmjes festive rapsodët e rinj Edon, Kreshnik dhe Florian Maxharraj kishin ardhur enkas për këtë manifestim dhe , të cilët kënduan këngë me motive patriotike shqiptare. Shoqata me këtë rast ofroi për të pranishmit edhe një darkë simbolike, kurse Xhavit Ramabajës iu dhurua një shqiponjë e gdhendur në dru, për kontributin e dhënë.