E premte, 26.04.2024, 03:46 PM (GMT+1)

Mendime

Zeqa: Zgjimi i vonuar dhe qëndresa e Vjosa Osmanit!

E marte, 02.06.2015, 07:44 PM


Zgjimi i vonuar dhe qëndresa burrërore e Vjosa Osmanit!

Nga Florim Zeqa

Të gjithë ata që i përcjellin shkrimet e mia, ju kujtohet mjaft mirë se unë në vazhdimësi, shkrim pas shkrimi pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar kam kërkuar parreshtur dorëheqjën (shkarkimin) e liderit famëkeq të LDK-së, këtij humbës serik të zgjedhjeve, si të vetmin shpëtim për LDK-në !Sikur tani, që flasim dhe reagojmë për rizgjedhjen jo parimore, antistatutare dhe antidemokratike të Isa Mustafës në krye të LDK-së, njëzëri dhe më fuqishëm do duhej reaguar të gjithë për largimin e tij nga kreu i LDK-së pas debaklit në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit të kaluar.Largimi me ngulm i tij do duhej kërkuar me 9 qershor, për të mos u ndalur deri në përmbysjen përfundimtare të diktatorit, ngase atë post nuk e meritonte qoftë në aspektin politik, aq më pak në atë moral.Mirëpo në vend të kërkmit të dorëheqjes, apo marrjës së iniciativës nga KP i LDK-së për shkakrkimin e humbësit serik të zgjedhjeve, fillojë ringjallja dhe fuqizimi t tij politik përmes kundërshtarëve politik në të ashtuquajturin koalicion jo parimor dhe jo natyral VLAN.Ky ishte momenti kur, jo vetëm Vjosa Osmani, por të gjitha forcat përparimtare në LDK nuk do duhej mbështet bllokadën institucionale në vend për kënaqjen e orekseseve, për të kënaqur egon e sëmurë për pushtet të një njeriu që nga vitet e 70 i ka shfrytëzuar maksimalisht të gjitha sistemet politike.Nuk do duhej pritur shuarjen e shpresave të njeriut të sëmurë për pushtet (kryeparlamentar) përmes VLAN-it,...nuk e "shpëtoi" Isën as mbrojtja e Vjosës në Gjykatën Kushtetuese, apo siq e quanin SHIK-u, "Kushtetuta e babës",...pas së cilës ai shumë shpejtë të përfundoj në prehërin e tyre,...duke kënaqur egon e tij të sëmurë për pushtet e shpëtoi Hashim Thaçin nga rënja përfundimtare jo vetëm nga pushteti, por ndoshta edhe nga skena politike kosovare në përgjithësi !Zgjimi i Vjosës ndodhi tek pas lidhjes së "kurorës së natës" mes Hashim Thaçit e Isa Mustafës, duke i thënë JO të madhe koalicionit me PDK-në !Nga këtu fillon ndarja e rrugëve mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit. Rrethë saj qenë rreshtuar edhe disa deputet të tjerë të LDK-së të veshur me kostume burrash, por që nuk mundën t'i rezistojnë deri në fund presioneve të kreut të LDK-së.E vetmja JO burrërore dhe i vetmi qendrim i palëkundur mbeti i Vjosës.I tillë mbeti edhe në Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Kishte edhe kandidatura të tjera të paralajmëruara për kandidat kundrejt liderit totalitar, por nga frika që do të "djegën" përballë diktatorit, i "lagën" pantallonat para kohe !Vjosa me vendosmërinë e saj burrërore i sfidoi të gjithë,...edhe pse nuk ja doli kundër totalitarëve, doli fituese morale e këtij kuvendi,...duke i lënë të strukur në kuvend edhe "mbështetësit" e saj të deridjeshëm,...të cilët e lanë të dalë e vetme nga kuvendi të preferuarën e tyre,...për t'i qendruar besnik me ngritje duarsh lartë diktatorit Isa Mustafa apo nga dëshira të shkëpusin diçka nga gjahu i mbetur.Mospërfshirja në KP të LDK-së të femrës më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit nacionale, e tregon fytyrën e vërtetë të puçistëve dhe diktatorëve, linçuesve dhe sabotuesve të vullnetit të elektoratit mbrenda këtij subjekti politik !Pas anashkalimit, të mospërfshirjes në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, pozicioni i saj është vështirësuar dukshëm, pothuajse është bërë i pamundur në LDK,...përfshirja në listën e KP të LDK-së e servilëve, matrapzëve dhe bashkëpuntorvë të Isa Mustafës në vjeljën e 3 % në Diasporë, dhe lënja anash, madje edhe jasht kuvendit, të veprimtarëve dhe kontribuesve më besnik nga Diaspora, e vërteton mjerimin e diktatorit, degradimin moral dhe politik të subjektit me traditën më të gjatë demokratike në vendin tonë.Andaj, përfundimisht mbretëresha e politikës kosovare, Vjosa Osmani duhet të distancohet nga kjo mbetje mortore e LDK-së, e shëndrruar në filialë të SHIK-ut dhe PDK-së, në të cilën nuk ka mbet më vend për njerëz të ndershëm dhe përparimtar. Vjosa jasht LDK-së e delegjitimon më shumë se gjithçka tjetër liderin e zgjedhur në mënyrën më antidemokratike në kuvendin e VIII-të, të cilin me plotë të drejtë veprimtari i orëve të para të LDK-së z. Rexhep Gjergji e krahasoj Kuvendin e VIII-të me kuvendet në Korenë e veriut.Përvoja e deritanishme duhet t'i shërbejë mjaftueshëm zonjës Vjosa Osmani për mospërseritjen e gabimeve nga e kaluara,....kthimi prapa në përbërjen e kësaj strukture mafioze të LDK-së do të ishte fatale për të ardhmën politike të saj.Thellësisht jam i bindur sikur zonja Vjosa Osmani t'ishte distancuar nga e keqja menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, sot do ta kishim një situatë krejt tjetër në skenën politike të vendit, e në veqanti në LDK-në tashmë të vdekur politikisht.Që në moshë të fëmijërisë më kishte rënë të dëgjojë një thënje nga pleqët e lagjës sime; "kajtja e prishë burrin". Atëbotë këtë thënje e kuptoja pak më ndryshe dhe befasohesha sa herë që e dëgjoja, si ka mundësi të prishet njeriu nga dëshira për të shijuar diçka të mirë !Eh, përgjatë këtyre 15 viteve të pasluftës sa e sa herë më ka rënë të dëgjoj për burra të mirë që i prishi lakmia apo kajtja siq thoshin pleqët atëherë. E humbën nderin dhe dinjitetin, moralin dhe karakterin e tyre njerëzor,...në këmbim të pasurimit dhe privilegjeve të pista pushtetore.Edhe pse, sot nuk njifen për burra të mirë, ka pak rëndësi për ta, pasi në ditët e sotme paraja po shkërdhen çdo intelekt dhe vlerë njerëzore !Kjo ka bërë që shumë nga intelektualët me vlerë dhe namë kombëtar të turpërohen para familjarëve të tyre për "paaftësinë" për t'u bërë milionera dhe drejtues shteti kundrejt një kaste politike shumë më të ulët intelektuale.Unë nga këtu do t'u bëja thirrje të gjithë intelektualëve, njerëzve të sinqertë dhe atdhetar të mos dëshprohen nga zemrimi për kohën e keqe nëpër të cilën po kalojmë, por të ngrejnë kokën lartë për moralin e pastër, respektin dhe dashurinë ndaj atdheut dhe popullit të tyre,...sepse një ditë do t'i vije fundi kësaj errësire dhe se do të ndiheni krenar që nuk u bëtë asnjëherë pjesë e së keqës së vendit tuaj, e kësaj klase kusarësh politik që gllabëruan gjithçka munden nga pasuria publike dhe shtetërore."Syri i popullit është syri i Zotit" thotë një fjalë e urtë popullore. Populli edhe atëherë kur nuk flet, zemra dhe shpirti i ndjenë të mirën dhe të keqën.Zoti vonon por nuk harron, drejtësia e popullit herët a vonë gjykon !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora