Mendime
Idriz Zeqiraj: Kur mjelej lopa - diasporë...!
E shtune, 30.05.2015, 02:07 PM
KUR MJELEJ LOPA - DIASPORË...!
SHKRUAN IDRIZ ZEQIRAJ
Pluralizmi politik në Lindjen komuniste, për rrjedhojë, edhe në Ballkan, ishin një frymëmarrje e re, frymëmarrje e çliruar, për popujt e robotizuar, nën thundrën të komunizmit. Themelimi i partisë së parë pluraliste, Lëvizjes kombëtare, Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës, në Kosovë dhe, prej andej, edhe në Diasporë, ishte një ide e artë. LDK-ja po bashkonte energjitë dhe mendjet e njerëzve idealistë dhe atdhetarë të shqiptarëve të Kosovës dhe, prej këtej, edhe të trojeve të tjera të Shqipërisë Etnike.
Shtrirja e LDK-së, së pari, në Gjermani, pastaj në Zvicër, Evropë, Amerikë, Australi, e koordinuar në një Kolegjium partiak, në kryesimin e zotëri Hafiz Gagicës, ishte shtysë e shumë veprimtarive të organizuara humanitare dhe atdhetare. Gjermania ishte dhe mbeti prijetare. Dega e LDK-së në Gjermani ka përgaditur takimet e para të Dr. Ibrahim Rugovës me personalitetet e skenës politike botërore; ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me qendrat e vendosjes evropiane dhe botërore; ka komunikuar me mediet vizive dhe të shkruara prestigjioze; Aty, së pari, u hap Fondi Humanitar i Achen-it; aty u realizua aksioni i madh: "Ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje"; organizimin dhe financimin e djemve të Kosovës në ushtrimet ushtarake në Shqipëri; organizimin dhe realizimin me sukses të Fondit Qeveritar e Shtetëror, të shprehur në 3 % obligativ; organizimin e ndihmave humanitare, përfshi ato mjekësore, për Shqipërinë; përkujdesjen materiale, për një dekadë radhazi, për mbijetesën e njerëzve dhe të institucioneve paralele në Kosovë; grumbullimin dhe transportimin e bazës materiale për luftën; dërgimin e njerëzve në luftë; marrjen përsipër të të gjitha kompetencave të LDK-së dhe të inxhirencave që i përkisnin Presidentit Rugova, kur ai ishte i marrur peng në Beograd; stopimi i disa karrieristëve matrapazë, për të bërë puçin në LDK-e, të cilët flirtonin me bandën e LPK-së, për ta shkarkuar kryetarin Rugova. Ja, pra, veç tjerash, ky është kontributi i madh i Degës të LDK-së në Gjermani, në veçanti, dhe i Diasporës, në përgjithësi.
Dega e
LDK-së në Gjermani ka pasur 375 aktiva, të ndarë në 16 Nëndegë. Organizimi
sistemor dhe në frymën rugoviane, ka qenë i përkryer dhe ka funksionuar
mrekullisht mirë. Relacioni, marrëdhëniet e Degës të LDK-së në Gjermani, me
Qendrën në Prishtinë, pra, LDK-në, kanë qenë
Ndësa, sot, kur qumshti i lopës - Diasporë ka shterrur, me gjithë ftesën e bërë për kryetarin e LDK-së me shokë, për pjesëmarrje në Kuvendin e 8-të zgjedhor, nuk kanë begenisur, pëlqyer, për të ardhur, por, as për të dërguar, qoftë edhe një E-mail përshendetjeje Kuvendit të 8-të të Degës së LDK-së në Gjermani! Turpi qoftë me ju, uzurpatorë të pacipë të strukturave të LDK-së!
Kuvendi i 8-të zgjedhor i Degës të LDK-së në
Gjermani, ishte demokratik dhe supërkorrekt
Dega e LDK-së në Gjermani, ka një traditë të shkëlqyer në organizimin e kuvendeve zgjedhore, që nga aktivat, nëndeget e deri në Degë. Të gjitha votimet bëhen të fshehta. Edhe atëherë kur nuk ka kundërkandidatë, i nënshtrohet votimit të fshehtë dhe nëse nuk fiton 50 +1 vota, nuk zgjidhet.
Nga mbikëqyerja, verifikimi i bërë, rezulton se zgjedhjet kanë qenë me votim të fshehtë dhe korrekt edhe në nëndegët e LDK-së në Gjermani.
Delegatët
për në Kuvendin zgjedhor të Degës të LDK-së në Gjermani, i mbajtur në
Kryetari i deritashëm, zotëri Qazim Bajgoraliu, i cili drejtoi punimet në fillim të Kuvendit, mbajti raportin për punën në mes të dy kuvendeve zgjedhore. Veç tjerash, ai denoncoi se kryetari Isa Mustafa ka refuzuar kërkesën e tij, për ta pritur, verën e vjeme, edhepse zoti Bajgoraliu ishte kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm!!
Votimi filloi nga zgjedhja e kryetarit të Degës. Donikë Gërvalla, përballë dy kundër-kandidatëve, fitoi bindshëm. Në kryesim të Kuvendit u vu kryetarja e re, e cila u shpërndau rregulloren e re zgjedhore delegatëve. Kompetencat e zgjëruara të kryetarit, u pritën me shqetësim, sepse kryetari po fuqizohet në dëm të Kryesisë dhe të strukturave tjera të partisë.
Por, Donikë Gërvalla, si kuadër me përvojë, ndërhyri, duke thënë se do ta zbatojmë rregulloren dhe kërkoi bashkëpunim nga delegatët e Kuvendit. Ajo kërkoi nga kryetarët e nëndegëve të propozojnë nga tre kandidatë për Kryesinë e Degës dhe nga dy kandidatë për delegatë në Kuvendin e LDK-së në Prishtinë, nga të cilët përzgjedh kryetarja. Të tjerët të propozohen nga delegatët në sallë, duke i vënë të gjithë, pra, nga të dyja palët, në votim të fshehtë.
Pra, i gjithë procesi zgjedhor ka qenë demokratik dhe supërkorrekt. Kontestimi i procesit zgjedhor, për degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nga klani vicioz në Kryesinë zgjedhore, është i paragjykuar dhe fort i dënueshëm. Në nuk kemi diskutuar në Kuvendin zgjedhor për preferencat e njërit apo të tjetërit delegatë. Respektojmë shenjëtërinë e votës së fshehtë, duke besuar se secili delegat do të dijë ta administrojë si pronë vetjake, në dobi të kolektivitetit, përkatësisht, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Vendimi i klanit të LDK-së, brenda Kryesisë Qendrore, për mosnjohjen e zgjedhjeve në dy degët më vitale të LDK-së, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër, është një tregues vetëfolës, për të parë katandinë dhe shëmtinë e strukturave aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dergradimi deri në këtë masë i një Kryesie hiç legjitime, të dalë nga një Këshill i Përgjithshëm i paligjshëm, i emëruar në Kuvendin e 7-të, farsë zgjedhore, pa asnjë kundër-kandidatë dhe pa votim të fshehtë, ka degjeneruar tërësisht strukturat e partisë zëmadhe të Presidentit Ibrahim Rugova.
Historia botërore ka njohur diktaturat e urryera që nga Inkuzicioni kishtar i Mesjetës, fashizmin, komunizmin, islamizmin ekstrem dhe, se fundi, rrezikohet, madje seriozisht, nga diktatura pseudo-demokratike, siç janë partia-bandë e PDK dhe ajo e AAK. Por, gjithnjë e më shumë klani i LDK-së synon të bëhet klikë, e cila është paradhomë e bandës. Një rrjedhë të tillë, drejt të së keqes, duhet stopuar me votë demokratike.
Poeti çek, Julius Fuçik, para skuadrës së pushkatimit fashist, lëshonte kmushtrimin:
"Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!"