E hene, 29.04.2024, 11:12 AM (GMT+1)

Mendime

Dukagjin Hata: Kriza e një misioni të pafilluar

E merkure, 27.05.2015, 07:53 PM


Kriza vertikale e një misioni…të pafilluar

Nga Dukagjin HATA

Me të drejtë flitet sot me të madhe për korruptimin e sistemit të drejtësisë, veccanërisht për gjyqësorin, që vërtitet në qerthullin e një grope të madhe paaftësie, neglizhence e korruptimi deri në gen, aq sa me ironi në bisedat e zakonshme drejtësia shqiptare quhet “padrejtësi. Ky shqitim vjen nga shtypi, media, shoqëria civile, politika, vetë qeveria aktuale ka lëshuar bubullima të forta kundër kësaj psikologjie që mban peng ligjin dhe të drejtën në vendin tonë, por më shumë ka fjalë dhe deri tani reforma në këtë sektor jetik të shoqërisë sonë po ecën me hapat e breshkës.

Kjo ka bërë që shqiptarët të humbasin besim tek drejtësia në vendin  e tyre, ndërsa ndërkombëtarët ta evidentojnë si të parën ndër detyrat e shtëpisë cclirimin e sistemit gjyqësor nga barrierat jashtëligjore. Testimet janë alarmante, ajo që po ndodh në vendin e shqipeve është një këmbanë e trishtë, që duhet ta dëgjojnë e të reflektojnë të gjithë, veccanërisht intelektualët, elita kombëtare dhe politika që ka në dorë shumëccka për ta ndryshuar realitetin dramatik.

Periudha tranzitive në Shqipëri, përvecc zgjimit të resurseve të fjetura, të ndrydhura apo të keqpërdorura dikur të individit shqiptar, riaktivizoi të gjitha negativitetet e traditës, që iu kanë shërbyer dhe iu shërbejnë grupimeve të caktuara sociale dhe klaneve të aferave të ndryshme, për të mbijetuar në errësirën e botës së krimit dhe të devijimeve të tjera të arketipit social. Starti i lirisë në Shqipëri u projektua dhe funksionoi si start i më të "fortëve", jashtë të gjitha skemave, formulimeve dhe rregullave institucionale, kodeve morale dhe atyre shpirtërore, që kanë në themel demokracinë e brendshme të individit dhe të shoqërisë, të vetëdijshëm për atë se çfarë kërkojnë të bëjnë në një stad të caktuar të mbijetesës së tyre.

Në këtë kurth do të binte dhe drejtësia e këtij vendi, që për shkak të natyrës korruptive dhe të paqëndrueshme të gjyqtarëve etj, do ta kthente drejtësinë në një vend ku të varfërit ndëshkohen, ndërsa të pasurit e të fortët paguajnë dhe dalin pa u lagur.

Ka me qindra raste të bëra publike nga mediat dhe të ngritura me forcë nga shoqëria civile e politika ku ndëshkohen të dobëtit, riviktimizohen viktimat dhe autorët e krimeve të rënda ikin në drejtim të paditur, të pajisur me “alibi gjyqësore”.

Elementi shoqërisht i rrezikshëm në Shqipëri e ka përshtatur kështu kostumin kriminal në mënyrë ligjore, dhe shteti me tërë energjinë e ligjit dhe të së drejtës në vend që ta bllokojë funksionimin e kësaj psikoze me çdo kusht, - hesht dhe bën të paditurin.

Midis vitit 1882-1999, në Zogaj të Dibrës ndodhin dy vrasje për motive pronësie, vriten vëllezërit Iljas dhe Afrim Suti. Vrasësit e pranojnë krimin, por drejtësia hesht nën presionin e fiseve që kryen vrasjet, për shkak se janë fise të forta dhe me lidhja të shumëfishta me pushtetin lokal e qendror. Vëllezërit Hekuran dhe Nazmi Suta ankohen dhe ngrejnë zërin kundër organeve të drejtësisë që nuk veprojnë, por presioni i familjarëve të vrasësve ndaj tyre rritet, ndërkohë që ligji dhe e drejta ndihen të bllokuara. Nisin manipulime të shumta, transferim i dy krimeve e vrasjeve, tek persona të tjerë, me bekim të organeve të drejtësisë. Në vitin 2009, Nazmi Suti ngre zërin kundër këtij bllokimi antiligjor dhe ccështja rihapet, por ndaj Nazmiut dhe djalit të tij vazhdojnë presionet, dhuna fizike dhe verbale, për t’iu mbyllur gojën. Ende sot pas kaq kohësh, askush nuk është dënuar për këto dy vrasje të kryera ditën për diell dhe në prani të dëshimtarëve të shumtë.

Kjo apati, mosveprim apo ngritje e flamurit të bardhë para krimit nuk shtë një rast i veccantë, por një psikolgji që mban peng një drejtësi të vërtetë dhe të pakorruptuar, që të ketë tempull ku të falet vetëm ligjin dhe të drejtën. Në këtë mënyrë, krimi pajiset me një alibi të fortë dhe vepron si një strukturë e pavaruar, duke paralizuar shtetin në luftën e tij për të siguruar normalitetin dhe shenjtërinë e lirive dhe të të drejtave të banorëve të këtij vendi. Nuk themi ndonjë gjë të re kur themi se në vendin tonë tanimë është ulur këmbëkryq krimi dhe mafia. Madje këtë e pohojnë gati të gjithë politikanët e të gjitha spektreve politike, vetë ekspertët e antikrimit në Ministrinë e Brenshme, në strukturat dhe organet e drejtësisë, etj. Kjo psikozë mban peng familje e fise të tëra, që janë përfshirë në skema antishoqërore dhe që luftojnë dhëmb për dhëmb, në një luftë për jetë a vdekje me njëra - tjetrën, për të menaxhuar "resurset" e antiligjit, tërë zejet antihumane dhe antisociale të një tranzicioni unikal.

Shoqëria shqiptare asnjëherë nuk ka qënë më e zbuluar ndaj krimit të organizuar dhe mafies, të cilat duke i ofruar botës së krimit "dorashkat" e një mbështetje të këtij soj, i kanë hedhur asaj në fyt një lak të egër. Kështu, dalëngadalë, por në mënyrë simetrike, po krijohet një përligjje kolektive ndaj krimeve mafioze të motivuara në emër të kësaj psikolgjie dhe alibive të përdorura në këto raste, për fat të keq, po fitojnë terren dhe qytetari.

Lypset të ridimensionohet dhe të plotësohet spektri ligjor, të zhdërvjellësohen institucionet e antikrimit. Lypset që të unifikohet qëndrimi i spektreve politike kundër mekanizmave kriminalë të shoqërisë shqiptare, një unifikim real dhe jo fasadë, që mund ta ngushtonte ndjeshëm rrethin e veprimit të këtyre mekanizmave. Shoqëria shqiptare jeton periudhën e një krize vertikale, ku janë mpleksur të gjitha rrethanat e disfavorshme të një tranzicioni të çuditshëm, që po shtyhet në kalendat mitike të fqinjëve tanë të Jugut, por dhe shansin e fundit për të dalë nga tuneli i errët, ku duan ta mbajnë të mbërthyer vendin mafia dhe protagonistët me "jaka të bardha".

Misioni i drejtësisë në këtë drejtim është një mision i shenjtë që vetëm sa ka filluar, por nuk mungojnë juristët e zotë, të ndershëm e të përkushtuar, që mund ta ccojnë atë përpara, duke u bërë modele në një vend që ka aq shumë për modele në të gjitha fushat e jetës, por veçanërisht në sistemin e drejtësisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora