Mendime
Dibran Demaku: Kur të kujton miku!
E hene, 25.05.2015, 06:44 PM
KUR TË KUJTON MIKU!...
Nga Dibran Demaku
Mjetët e sotme të komunikimit janë sofistikuar deri në atë masë saqë secili ka mundësi që të dëgjohet,të shkruajë e të flasë me të afërmin,mikun e shokun e vetë nga secili pol i planetit kudo ku ai ndodhet.Sot fare papritur e mora një mesazh nga miku apo shoku i studimeve,i cili përveq përshëndetjes së zakonshme,më ktheu në kohën më të mirë të rinisë sonë të herëshme, e që është Koha e studimeve.Ai,pra,miku e shoku im i studimeve me emër e mbiemër,po i shënoj vetëm inicialet e tij S.K,në memorien e tij e kishte ruajtur një moment apo një insert jetësor të asaj kohe të paharruar!Dhe të them të drejtën ai moment apo insert për të cilin më shkruante miku im,më erdhi në mendje si një vetëtimë që shkëlqen në qiellin e kaltër dhe pa asnjë re në mes të stinës verore!Miku apo shoku im i studimeve,kishte ruajtur me xhelozi në memorien e tij një insert,që për kohën e sotme mbase nuk ka aq domethënie dhe as rreezik,siç kishte atëherë!...
Gjatë kohës së studimeve(në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës,në kuadër të Degës së Letërsisë dhe të gjuhës shqipe,zhvillonte veprimtarinë letraro-artistike grupi letrar „Jeronim De Rada".Ai grup letrar në ato vite ishte bërë i njohur për veprimtarinë e tij letraro-artistike e pse jo edhe kombëtare!Ishte si të thuash strumbullari i kësaj veprimtarie në kuadër të krejt Universitetit të Prishtinës e pse jo edhe më gjërë?!Një mision i tillë letraro-artistik por edhe kombëtar,i takonte grupit në fjalë sepse vepronte aty ku shkolloheshin edhe kuadrot e ardhëshme për Letërsinë e gjuhën shqipe,aty ku lindnin pendat e reja të krijuesëve të letërsisë!Dhe si i tillë ai grup letraro-artistik,ishte si të thuash edhe nën shikimin apo thjerrëzen e pushtetarëve të kohës! Ata,pra pushtetarët e kohës do ata përcillinin veprimtarinë letraro-artistike,por edhe kombëtare të tij! Dhe shumë nga studentët e atëherëshëm,që merreshin me oragnizimin e veprimtarisë së grupit në fjalë,përcilleshin nga pushteti?! Ndonjëri nga ata edhe mirrej në biseda informative,siç quheshin atëherë një lloj i arrestimeve,që bënte pushteti socialisto-komunist!Përveq kësaj,nën thjerrëzen e pushtetarëve të pushtetit të kohës mbaheshin edhe krijuesit e tjerë,qofshin ata edhe anëtarë të Shoqatës së atëherëshme të shkrimtarëve të Kosovës, të cilët do të merrnin pjesë në orët letrare të grupit në fjalë! Në një mënyrë edhe më të rreptë,mbaheshin nën kontroll apo nën thjerrëzen e kontrollit ata që në një mënyrë apo një tjetër kishin rënë ndesh me pushtetin e kohës!
Njëri ndër ata intelektualë të atëherëshëm që kishte rënë ndesh me pushtetin dhe për një kohë kishte qenë i privuar edhe nga Liria ishte edhe poeti,shkrimtari e krijuesi i njohur Z.Gërvalla! Krijuesi i njohur Z.Gërvalla,pasi ishte liruar nga mbajtja e dënimit që i kishte shqiptuar gjykata e atëherëshme,do të përcillej në çdo hap,nga pushtetarët dhe nga bashkëpunëtorët e pushtetit të atëherëshëm,që për fat të keq,nuk ishin të paktë?!Ata,pra pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre do të shiheshin edhe nëpër orët letrare,të kamufluar nën petkun e dashamirësve të Fjalës artistike?!Ata,pra bashkëpunëtorët e pushtetit,do të merrnin pjesë në ato orë letrare dhe nën falsitetin e duartrokitjeve të tyre,do të fshihej puna e tyre e që ishte:Të shënonin çdo insert sado i vogël që mund të ishte në shikim të parë dhe që bënte fjalë për diçka kombëtare shqiptare,nga cilido pjesëmarrës,dhe pastaj atë ta paraqisnin para pushtetarëve të vetë?!Ata,pra bashkëpunëtorët e pushtetit,përveq kësaj do të bënin presion tek ata që udhëhiqnin grupin letrar në fjalë,që mos ta lejonin që të lexonte para të pranishmëve asnjërin nga ata që një mënyrë apo në një tjetër kishin rënë ndesh më pushtetin e kohës?! Dhe po të njejtit bashkëpunëtor të pushtetit do të përdornin mënyra nga më të ndryshme,për realizimin e synimeve të tyre?! Që në sipërfaqe të dukeshin dhe të pranoheshin si dashamirës të mëdhenj të Fjalës aristike dhe kombëtare,do të silleshin me dashamirësi pikërisht ndaj atyre që kishin rënë ndesh me pushtetin?!Me fjalë nga më të zgjedhurat do t`u flisnin atyre për krijimet e tyre letrare dhe artistike e pse jo edhe kombëtare! Në një anë tek organizatorët e orëve letrare bënin presion që të tillët kurrën e kurrës të mos lejoheshin që të lexonin publikisht diçka nga veprimtaria e tyre, e në anë tjetër ndaj tyre ,pra atyre që kishin rënë ndesh me pushtetin,silleshin në mënyrë dashamirëse,duke ua lëvdëruar veprimtarinë e tyre dhe duke ua fërkuar me duar shpinat e tyre?!E tëra kjo ishte një lojë e ndyer e tyre,në të cilën do të binte ndonjëri nga krijuesit,dhe pastai ai krijuesi i anatemuar të vërsulej me fjalë fyese ndaj organizatorëve të orëve letrare,që nuk e kishin ftuar të lexonte diçka nga krijimtaria e tij!Por,kishte edhe nga ata krijues të anatemuar që e dinin këtë lojë dhe të cilët nuk do të binin në asnjë moment dhe me asnjë çmim në lojën e bashkëpunëtorëve të pushtetit! Njëri nga ata ishte edhe poeti,shkrimtari e krijuesi Z.Gërvalla,i cili kurrë ama bash kurrë as nuk do të hidhërohej e as nuk do të nxehej në ne,nëse ndonjëherë nuk do ta ftonim që të lexonte publikisht krijmiet e tij.
Në njërën
nga ato orë letrare,të cilën e paska pasë udhëhequr autori i këtyre
rreshtave,paska ndodhur një lojë e tillë.Dikush,nga bashkëpunëtorët e pushtetit
e paskan këshilluar udhëheqësin e orës letrare,që mos ta ftonte asesi
Z.Gërvallën! Në anën tjetër,po ai bashkëpunëtor i pushtetit po në atë orë
letrare qenka ulur pranë Z.Gërvallës dhe e paska pasë lëvdëruar të njejtin për
veprimtarinë e tij letraro-artistike dhe kombëtare!Miku dhe shoku im S.K. e
paska pasë vërejtur një lojë të tillë dhe e paska mbajtur në memorien e tij
tash sa vite! Dhe hiç më larg se në ditën e sotme më shkruan:-„Nuk di në se të
kujtohen ato orët tona letrare të kohës sonë studentore.Në njërën nga ato orë
letrare ti e ftove që të lexonte publikisht krijimet e tij artistike edhe i
ndaluari për atë kohë,poeti,shkrimtari e krijuesi Z.Gërvalla,edhepse para orës
letrare dikush të kishte këshilluar që mos ta ftoje?!
Kur të kujton miku!...