Mendime
Idriz Zeqiraj: Mos zgjidhni mes Aliut dhe Menduhit!
E hene, 25.05.2015, 03:13 PM
ILIRIDASË, MOS ZGJIDHNI NË MES TË
ALIUT DHE MENDUHIT!
SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ
Në vitet
`90-a, me nismën e pluralizmit politik në trojet shqiptare, ndër më të
përvuajturat nga ideologjia sllavo-komuniste, edhe shqiptarët në trojet e tyre
në Maqedoni, themeluan Partinë e Prisperitetit Demokratik (
Rugova, e refuzoi me përbuzje puçin e Arbër Xhaferit
Zotëri Nevzat Halili bëri hapin e dytë politik, duke emërtuar hapësirën shqiptare në Maqedoni - Iliridë -. Kjo zgjoi interesimin mbarëshqiptarë dhe në mendjet e tyre përvijonin kufinjtë perspektivë të federalizimit të Maqedonisë. Ndërkohë, pushtetarët maqedonas përcillnin me shqetësim e mëri veprimet politike të kryetarit Halili me shokë. Për ta prishur rrjedhën e mbarë politike të shqiptarëve atje, ata e kishin të gatshëm ustain, Arbër Xhaferin, hafijen e vjetër të UDB-së jugosllave. Ai mori udhëzimet përkatëse nga padronët e rinj maqedonas dhe filloi intrigimin bërrylues, për t`ia marrë partinë kryetarit Nevzat Halilit. Për këtë kërkoi aprovimin, miratimin e Rugovës, por ai e refuzoi me përbuzje puçin, sepse në Prishtinë e njihnin, "si parën e kuqe" atë dhe i dinin relatat, lidhjet e Xhaferit me Sigurimin serbo-jugosllav.
Obligimet
rrënuese kundra-shqiptare që kishte marrë Arbër Xhaferi ndaj padronëve të tij,
e bënin këmbëngulës, për të mos u ndalur në qëllimin e tij satanik, djallëzor.
Andaj, bëri kërkesën e dytë për ndihmë, por këtë herë në Tiranë, nga Dr. Berisha.
Ai hiqej si nacionalist dhe djathëtist i përbetuar dhe me inteligjencën e tij
përfide ia mbushi mendjen Doktorit. Sikur nuk mjaftonin ecejakët e tij në
relacionin Shkup-Tiranë, Arbri kërkoi nga Dr. Berisha që një delegacion partiak
ta dërgojë në Tetovë, ku ishte edhe selia e
Pritjen e
bujshme dhe miratimin e Tiranës demokratike, Arbër Xhaferi e shfrytëzoi për t`u
katapultuar, ngjitur në krye të
Tradhtia ndaj akademik Fehmi Aganit
Është rast unik që një intelektual shqiptar t`u sherbejë disa Sigurimeve Informative - njëherësh: jugosllav, serb, maqedonas, SHISH-it Shqiptar dhe SHIK-ut të Kosovës, të paktën, këto dihen. E dhimbshme, por, krejt e vërtetë, Arbër Xhaferi, së bashku me një kolegun e tij akademik nga Prishtina, me porosi të Sigurimit serb dhe të SHIK-ut, arritën ta kthejnë trenin nga kufiri maqedonas për në Prishtinë, duke sinjalizuar xhelatët serb se viktima e kërkuar nga ata, akademik Fehmi Agani, është brenda këtij treni. Plani u realizua suksesshëm: Akademik Fehmi Agani u ekzekutua, madje, me nge, nga barbarët serbo-sllavë.
Krerët e SHIK-ut nuk harruan rolin, kontributin e veçantë të Arbër Xhaferit, në vrasjen e profesor Fehmi Aganit, duke e shpërblyer, pas vdekjes, me dhënien e emrit "Arbër Xhaferi" autoudhës Ferizaj-Shkup! A më meritor do të ishte emri i Fadil Sylejmanit, i cili u bë kurban i shkollimit të mijëra studentëve shqiptarë, apo i një spiuni dhe pjesëmarrësi në krim, si Arbër Xhaferi?! Cinizmi i njerëzve të krimit, si Hashimi me shokë, nuk ka fre, kufi.
Veprimtaria
kundra-kombëtare e Arbër Xhaferit u dëshmua edhe me luftimin e egër që ai i
bëri Universitetit të Tetovës, duke e varrosur, para kohe, edhe vet rektorin e
parë, Fadil Sylejmanin.
Fara e keqe e mbjellë nga argati i shumë zotërinjve, Arbër Xhaferi, po reflekton edhe sot e gjithë ditën në politikën qorre, nënshtruese e servile të pasuesëve të tij. Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. Një politikan i njohur evropian, në vjeshtën e shkuar thoshte: "Më vjen keq për popullin e Kosovës, që ka mbetur të zgjedh mes Hashimit dhe Ramushit". E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët e Iliridës. Në asnjë rrethanë, ata nuk duhet të zgjedhin në mes të Aliut dhe Menduhit. Janë pikërisht këta dy "liderë", me njëmijë e një dyshime, për bashkëpunim me Sigurimet e fshehta serbo-maqedonase.
Stalinisti Ali Ahmeti dhe anarkisti Menduh Thaçi
Ajo që u fitua me luftë e gjak të djemve më të mirë shqiptarë, u humb në paqe, prapa kulisave, pikërisht, nga këta bastardë. Nëse nuk do të ishte hafillëku, sabotimi i këtyre krerëve hileqarë dhe i shefit të tyre Arbër Xhaferi, "Marrëveshja e Ohrit" do të ishte realizuar me kohë dhe pa kushte. Shembuj të tradhtisë së tyre të hapur janë, veç tjerash, edhe: moskoordinimi, në çështjet parimore e kombëtare, në zgjedhjet lokale e qendrore, ku, qëllimshëm, dilnin me dy kandidatë shqiptarë, për t`i dhuruar fitoren të tretit, kandidatit maqedonas. Aq më keq, kur stalinisti Ali Ahmeti dhe anarkisti Menduh Thaçi e dinin se me këto veprime, humbja e komunave dhe e deputetëve shqiptarë ishte e sigurtë!!!
Sot, Ilirida ka kuadro të bollshme, intelektualisht dhe kombëtarisht, të përgaditur, për të marrë përgjegjësinë në prosperimin, përparimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Në mes tyre, edhe Rufi Osmani dhe Ziadin Sela, kanë bërë emër të mirë në politikë, por janë penguar dhe vazhdojnë të pengohen nga krerët hafije, të cilët, aktualisht bashkëpunojnë me pushtetarët maqedonas. Gjëma dhe gjaku i derdhur në Kumanovë, fton për t`i shporrur nga skena politike dhe për t`i vënë në harresë karrieristët hafije, liderucët Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, me klanet e tyre mafioze e kriminale.
Lëvizja shpresëdhënëse e Ziadin Selës, nuk duhet të thirret në idhujt prej kashtës, sherbyes të shumë padronëve, që kanë dëmtuar aq shumë çështjen shqiptare në Maqedoni. Ilirida fillestare duhet përtrirë, duke qendruar larg ideologjisë të mykur sllavo-serbe, maqedone e ruse të Arbër Xhaferit, Ali Ahmetit dhe të këshilltarëve të tyre. Guidë, udhërrëfyese duhet të jetë atdhetarizmi i dlirë shqiptar, për ta mundur të keqen e madhe, që ka gjunjëzuar e përtokur Iliridën tonë të shenjtë. Është koha për t`u këndellur dhe për të marrë nisma të mençura dhe të guximshme, për ta bërë të dinjitetshme Iliridën shqiptare.