E marte, 21.05.2024, 10:42 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Palushi: Të qoftë falë ty Kosovë

E enjte, 21.05.2015, 07:58 PM


Të qoftë falë ty Kosovë

Mora guximin që pas sa viteve ngjareje timën të saj kohe dhe ati regjimi ta ndaj me juve unë Kastriot Palushi

Në vazhdim po e përshkruaj deklaratën e dëshmitarit të gjallë zot. Prenk Palushi, për rastin e vdekjes së Arben Halitit.

DEKLARATË
Ditën kritike më 21.05.1998, derisa udhëtoja me veturë, me bashkudhëtarët birin tim Kastriotin, 14 vjeçar dhe shokun Filip Berishën, forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare të fshatrave për rreth, na ndalin në vendkalimin e hekurudhës të fshatit (Krushevë e Madhe) tani Drinisht i Madh. Menjëherë pas legjitimimit fillon maltretimi dhe rrahja brutale ndaj nesh. Na detyrojnë me forcë ta shpalojmë kufomën e një serbi të mbuluar, me pretekst së unë isha kreator i këtij “akti terrorist”. Të lidhur me pranga, na shtrinë përmbys në tokë, e mua në një moment kokën ma vunë nën rrotën e autoblindës. Pas dy orë maltretimi brutal fizik, rreth orës 09 dëgjohet një zë nga kanali i ujitjes që gjendet aty afër i rrethuar me drunë. “Ja ku është, e gjeta terroristin...”.
Forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare e rrethuan atë vend duke shtënë me armë të ndryshme, e kapën personin e gjetur dhe duke e tërhequr zvarrë dhe rrahur, e sjellën në vendin ku ishim ne të shtrirë. Mësova së ishte i riu, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e tani dëshmor i kombit Arben Haliti. Pasi na futen të gjithëve të lidhur në pranga në një kombi të një serbi nga Budisalci, i quajtur Llaco, ne të treve na zbritën prapë kurse Arbenin e dërguan në drejtim të stacionit policor serb, pikërisht në drejtim të Klinës. Pasojnë torturat fizike ndaj nesh deri në orën
12:00, në atë kohë na hodhën në kombin e të njëjtit dhe na quan në stacionin e policisë, na përplasën në sallë, të shtrirë përmbysë në dysheme, prapë pasuan torturat fizike. Ndërkohë e sjellin Arbenin, dhe e lëshojnë të ulur në tavolinë të mbështetur prapa. Kinse orvatën për t’ia dhënë ndihmën e parë, pasi që Arbeni ishte i plagosur në këmbën e majtë nën gju. Ndërkohë e sjellin një serb nga Ambulanca, i quajtur Vesko, gjëja për t’ia dhënë ndihmën e parë. Pastaj të ulur dhe mbështetur me duar prapa, me këmbën e majtë, të shtrirë e lëshojnë në dysheme, pasojnë pyetjet e shumta për aksionin e ndërmarr dhe ku shkon në natën kritike, rreth orës 11:00 të mbrëmjes.

Infermieri Veselin Dabizhljeviq, pjesëmarrës në krim i cili pas përfundimit të luftës, edhe pse ushtrohet kallëzim penal, kthehet në Kosovë dhe pajiset me dokument të UNMIK-ut.
Arbeni përgjigjet së 6 (gjashtë) ushtar të UÇK-së, të udhëhequr nga Anton Kita, ishin duke shkuar në një aksion, për t’i çarmatosur dy polic serb të Budisalcit, por në fshatin Drinisht i Madh, kemi has në patrullën serbe të këtij fshati, të cilin e përbënin paramilitar të armatosur gjerë në dhëmbë.
Me plot përgjegjësi e thamë, e kam thënë edhe më parë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij edhe atë në prezencën e dy policëve serb (roje ndaj nesh), së vdekja e tij nuk është pasojë e plagës së marr, por e ndonjë veprimi brutal të ndërmarr ndaj tij nga policia serbe. Duhet theksuar së bartës kryesor të këtij aksioni, brutal e vandalit ishin paramilitar të organizuar të fshatrave Drinisht i Madh, Budisalc e Stup si Branko Biqanin, Miqo Biqanin, Tiso Gashiq, Mihajl Karaveliq, Tomo Perunoviq, Simo Karaveliq, Gjorgje Rajqiq etj. pos forcave ushtarake nga Dubrava dhe njësive të policisë nga Klina. Gjatë gjithë kohës së hospitimit, maltretimit nga gjakatarët serb, edhe pse i bindur së gjendej pa kurrfarë mbrojtje, nën mëshirën e hordhive të egra çetnike serbe, dëshmori Arben Haliti, qëndroi stoikisht dhe i pa trembur gjithherë pa e mohuar faktin së ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa u penduar për rrugën dhe qëllimin e aksionit të ndërmarr. Nuk di tjetër çka të thamë për dëshmorin e kombit Arben Haliti, nga së shumë evakuime janë harruar, por kujtimi për te qoftë i përjetshëm, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës. 
Lavdi.
Drinisht i Madh Parashtruesi i deklaratës
Më dt. 2.06.2000 Prenk Palushi nga
Drinishti i Madh.

(Deklarata është e përshkruar pa asnjë ndërhyrje, origjinal).

Urime datlindja, është një urimë i një date e rëndësishme që kujton lindjen  e qdo personi në këtë jetë,është ditë e vecantë,ditë e cmueshme,cdo njëri gëzohet dhe feston at ditë, e ka edhe të tillë që kanë datlindje të dyta, kanë lindur së dyti herë. Unë datëlindjen time dhe te babait tim dhe shokut të tij Filipit do t' ua  uroj me këtë  datë 21.05 1998, në këtë datë ne rilindem edhe njëherë,por ra dhe një deshmorë që ishte prezent me neve ,Arben Haliti.

U bën ca vite dhe ai kujtim mbetët ende i trishtushem, ndoshta qe isha i njomë me moshë, 14 vjecar,dhe ftyra  dhe i tër trupi im u ballafaqua me rrahje brutale nga ushtria dhe policia  Serbe i lidhur në pranga duarsh dhe këmbësh,maltretimet më të rënda,  fizike e psiqike,aq fort na shkelmuan e rrahën me shufra sa që sot të mendosh egzistencen tonë është e pamundur, i rënd është fakti kur sheh me sy vdekjen, e rënd është dhe të shohësh torturat e babait , e rënd është të shohësh dhe dëshmorin e lirisë të palgosur, i torturar mizorisht , e rënd është edhe ky fakt    mendosh që në at moment deshirova vdekjen sa më parë, ishte ditë ferri, ishte ditë tmerri,gjaku më kishte mbuluar fetyrën, dhe shikimi më kishte humbur, dhe pas as lutje të babit tim për lirimin tim,pesova dhe një goditje që më theu nofullën për të më humbur dhe vetedijën, të rënda e të hidhura janë keto ngjarje në memorejën time,,por edhe krenaria  ishte që Kosova një ditë do ta gëzonte lirinë.

Në vazhdim po e përshkruaj deklaratën e dëshmitarit të gjallë zot. Prenk Palushi, për rastin e vdekjes së Arben Halitit.

DEKLARATË

Ditën kritike më 21.05.1998, derisa udhëtoja me veturë, me bashkudhëtarët birin tim Kastriotin, 14 vjeçar dhe shokun Filip Berishën, forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare të fshatrave për rreth, na ndalin në vendkalimin e hekurudhës të fshatit (Krushevë e Madhe) tani Drinisht i Madh. Menjëherë pas legjitimimit fillon maltretimi dhe rrahja brutale ndaj nesh. Na detyrojnë me forcë ta shpalojmë kufomën e një serbi të mbuluar, me pretekst së unë isha kreator i këtij “akti terrorist”. Të lidhur me pranga, na shtrinë përmbys në tokë, e mua në një moment kokën ma vunë nën rrotën e autoblindës. Pas dy orë maltretimi brutal fizik, rreth orës 09 dëgjohet një zë nga kanali i ujitjes që gjendet aty afër i rrethuar me drunë. “Ja ku është, e gjeta terroristin...”.

Forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare e rrethuan atë vend duke shtënë me armë të ndryshme, e kapën personin e gjetur dhe duke e tërhequr zvarrë dhe rrahur, e sjellën në vendin ku ishim ne të shtrirë. Mësova së ishte i riu, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e tani dëshmor i kombit Arben Haliti. Pasi na futen të gjithëve të lidhur në pranga në një kombi të një serbi nga Budisalci, i quajtur Llaco, ne të treve na zbritën prapë kurse Arbenin e dërguan në drejtim të stacionit policor serb, pikërisht në drejtim të Klinës. Pasojnë torturat fizike ndaj nesh deri në orën 12:00, në atë kohë na hodhën në kombin e të njëjtit dhe na quan në stacionin e policisë, na përplasën në sallë, të shtrirë përmbysë në dysheme, prapë pasuan torturat fizike. Ndërkohë e sjellin Arbenin, dhe e lëshojnë të ulur në tavolinë të mbështetur prapa. Kinse orvatën për t’ia dhënë ndihmën e parë, pasi që Arbeni ishte i plagosur në këmbën e majtë nën gju. Ndërkohë e sjellin një serb nga Ambulanca, i quajtur Vesko, gjëja për t’ia dhënë ndihmën e parë. Pastaj të ulur dhe mbështetur me duar prapa, me këmbën e majtë, të shtrirë e lëshojnë në dysheme, pasojnë pyetjet e shumta për aksionin e ndërmarr dhe ku shkon në natën kritike, rreth orës 11:00 të mbrëmjes.

Infermieri Veselin Dabizhljeviq, pjesëmarrës në krim i cili pas përfundimit të luftës, edhe pse ushtrohet kallëzim penal, kthehet në Kosovë dhe pajiset me dokument të UNMIK-ut.

Arbeni përgjigjet së 6 (gjashtë) ushtar të UÇK-së, të udhëhequr nga Anton Kita, ishin duke shkuar në një aksion, për t’i çarmatosur dy polic serb të Budisalcit, por në fshatin Drinisht i Madh, kemi has në patrullën serbe të këtij fshati, të cilin e përbënin paramilitar të armatosur gjerë në dhëmbë.

Me plot përgjegjësi e thamë, e kam thënë edhe më parë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij edhe atë në prezencën e dy policëve serb (roje ndaj nesh), së vdekja e tij nuk është pasojë e plagës së marr, por e ndonjë veprimi brutal të ndërmarr ndaj tij nga policia serbe. Duhet theksuar së bartës kryesor të këtij aksioni, brutal e vandalit ishin paramilitar të organizuar të fshatrave Drinisht i Madh, Budisalc e Stup si Branko Biqanin, Miqo Biqanin, Tiso Gashiq, Mihajl Karaveliq, Tomo Perunoviq, Simo Karaveliq, Gjorgje Rajqiq etj. pos forcave ushtarake nga Dubrava dhe njësive të policisë nga Klina. Gjatë gjithë kohës së hospitimit, maltretimit nga gjakatarët serb, edhe pse i bindur së gjendej pa kurrfarë mbrojtje, nën mëshirën e hordhive të egra çetnike serbe, dëshmori Arben Haliti, qëndroi stoikisht dhe i pa trembur gjithherë pa e mohuar faktin së ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa u penduar për rrugën dhe qëllimin e aksionit të ndërmarr. Nuk di tjetër çka të thamë për dëshmorin e kombit Arben Haliti, nga së shumë evakuime janë harruar, por kujtimi për te qoftë i përjetshëm, i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Lavdi.

Drinisht i Madh Parashtruesi i deklaratës

Më dt. 2.06.2000 Prenk Palushi nga

Drinishti i Madh.

(Deklarata është e përshkruar pa asnjë ndërhyrje, origjinal).

Unë biri yt baba,  të urojë datlindjen e dytë, Kosovë toka ime gëzaur Liria,dëshmori Arben Haliti urime pavarsia, të qofte i lehtë dheu.

Kosovë ke lirinë, ke Pavarsinë, ke bukurinë, natyren, njerëzit, gjitha i  ke ti,por këto nuk ti shijoj unë biri yt që derdha gjak,djersë, durova rrahje e maltertime të rënda , ti kujtoj vetëm këto të vështirat e jo ato të bukurat, nuk jetoj në gjirin tënd i dashuri dheu  im, me dëboj egzistenca e jetes prej dheut tim prej  Kosoves time.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora