Mendime
Florim Zeqa: Vrasja e dytë e Isa Boletinit!
E diele, 17.05.2015, 07:47 PM
Vrasja e dytë e Isa Boletinit nga vazalët e Serbisë !
Shkruan Florim Zeqa
Këtë shkrim dëshiroj ta fillojë me një thënje të nipit të nipit të heroit kombëtar, Isi Boletini nga Tirana (18 vjeq); "Kulla e Boletinëve u sulmua dhe u dogj nga armiku 5 herë por u rindertua 6 herë në të njejtin vend dhe ende sot qendron kryelartë! Kjo tregon besimin, guximin, trimerinë dhe vendosmerinë e familjes Boletini! Kjo kullë tregon pikënisjen e gjyshit tim dhe heroit tonë kombetar "Isa Boletini" dhe rrugën të cilën ai ndermorri me 300 kalorës për të shpallur dhe realizuar pavaresinë në Vloren e largët !Isa Boletini ka qenë burrë malesh, ashtu siç njihej ndryshe "Gjenerali me qeleshe të bardhë". Është e vërtetë që Vlora është një qytet plot me histori dhe kulturë por mendoj se për një burrë si Isa Boletini, vendi ku eshtrat e tij do të preheshin të qetë janë bjeshkët e Boletinit !"Vërtetë kjo shprehje e sinqertë e njërit nga pasardhësit e heroit kombëtar ua jepë në mënyrën më të qartë autoriteteve qeveritare në Tiranë dhe Prishtinë, respektivisht dy kryediplomatëve shqiptar, këtyre dy vartësve të politikave sllavo-greke, që po vazhdojnë lojën me eshtra të dëshmorëve të kombit, duke u shëndrruar në vrasës të dytë, pas atyre të parëve serbo-malazias !Vendimi i dy kryediplomatëve shqiptar, njëri kryeministër "de jure dhe defakto" i shqipërisë (Edi Rama) dhe tjetri "de fakto" i Kosovës ( Hashim Thaçi", duke injoruar dhe lënë në heshtje kryeministrin "de jure" të vendit të tij), është në kundërshtim të plotë me vullnetin e Familjes Boletini për varrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë.Ky veprim i kryediplomatëve shqiptar (i quaj kështu pasi janë të njëjtë në veprimete tyre), ka mobilizuar Familjen e gjerë Boletini si në Kosovë, Shqipëri, ashtu edhe në të gjitha viset shqipatre dhe Diasporë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj një vendimi skandaloz të dy qeverive shqiptare,...duke e deponuar ankesën në formën e shkruar dhe të konfirmuar me nënshkrimet e tyre.Ky vendim i papritur dhe i turpshëm nxori në pahë gënjeshtrat e qeveritarëve të Kosovës gjoja për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit. Pas këtij vendimi u vërtetua katërçipërisht se përmes bisedimeve të Brukselit, Kosova ka humbur (shitur) në tërësi veriun, apo një të katërtën e vendit për të cilën u derdhë gjak një shekull më parë, u derdhë gjak edhe 16 vite më parë në luftën e fundit me Serbinë, u vazhdua të derdhet gjak shqiptari në veri edhe pas lufte në mbrojtje të pragut të shtëpisë, u derdhë gjak edhe atëherë kur pushtetarët shqiptar në Prishtinë gënjenin opinionin vendor për shtrirje të sovranitetit (serbët vranin shqiptar në veri), kur në Bruksel nënshkruanin dorëzimin e veriut përmes fusnotave***, deri në krijimin e Asociacionit të komunave serbe, që shënon kulmin tradhëtisë kombëtare.Vendimi për t’u varrosur eshtrat e Isë Boletinit në Vlorë (në Republikën e Shqipërisë) po kundërshtohet nga të gjitha anët, është një mospajtueshmëri e përgjithshme popullore… Por, sikur edhe deri më tash, politikanë, intelektualë, mediume të shkruara dhe elektronike nuk po e thonë një të vërtetë të madhe rrrethë iniciativës së zhvarrosjes së eshtrave të heroit kombëtar nga Mali i Zi !Një kërkesë për marrjen e eshtrave të heroit kombëtar dhe bashkëluftëtarëve të tij ishte bërë para 36 viteve nga Kuvendi i i atëhershëm i Kosovës, por ishte e pasuksesshme, ndërsa iniciativa që rezultoi me sukses të plotë ishte ajo liderit historik dhe shpirtëror të shqiptarëve, presidentit Ibrahim Rugova e vitit 1998, i cili në bashkëpunim me Imamin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë zotin Mulla Osmani arritën të realizojnë ëndrrën e kahmotshme të familjarëve dhe miliona bashkatdhetarëve që eshtrat e heroit Isa Boletini të kthehen në Kosovë.Kështu pra, para 17 viteve, në vitin 1998 me ndërmjetësimin e Imamit të Mitrovicës, zotit Mulla Osmani, eshtrat i kanë maarrë Remzi Murati-djali i vajzes se Isa Boletinit dhe Muhamet Shukriu,...i kanë sjellur në Xhaminë e Mitrovicës, ku qëndrojnë plot 17 vite në pritje për t'u varrosur në vendlindjen e tyre në Boletin.Ishin rrëthanat e luftës dhe ato të pasluftës, nën administrimin e UNMIK-ut, që penguan Presidentin Rugova dhe familjarët për varrosjen e heroit në vendin që i takon,...sot është Serbia me ndikimin e fuqishëm (tutelar) ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë që po pengon varrimin e Isa Boletinit në vendlindjen e tij në Boletin.Në këtë odisead pritjeje, një gjë u dëshmua qartë; po të mos ishte hyjnori Rugovë, ne sot mbase nuk do kishim shtet dhe eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini do të ishin akoma në Podgoricë.Çfarë ka Vlora më shumë se Mitrovica?!Çfarë ka Prishtina me pak se Tirana?!Janë këto pyetje kontestuale që ndëgjova këtyre ditëve,...është vendlindja e heroit kombëtar, Boletini që nuk ka më pak, por ka më shumë se askush tjetër, ka të drejtën historike dhe kombëtare për pranimin e birit të vet në truallin stërgjyshor.Familja e Boletinëve mjaftë u përsekutua dhe u poshtërua nga mortaja komuniste në Shqipëri pëgjatë viteve të diktaurës, andaj kësaj radhe nuk do të lejojmë përsekutimin nga mbeturinat post-komuniste, për së vdekuri të heroit legjendar Isa Boletini, ai do të mbetët legjendë në truallin e tij, aty ku edhe janë formësuar eshtrat e tij , pra në vendlindjen e tij në Boletin dhe askund tjetër !Andaj, as Vlora dhe as Prishtina nuk mund të jenë vendi i prehjes në paqe të eshtrave të heroit tonë kombëtar, është Boletini që e rriti, i dha emër dhe i dha nderë,...është Boletini që kombit shqiptar i dhuroi kryetrimin që dridhi kancelaritë e shteteve evropiane me kërkesën për çlirimin e trojeve shqiptare.Nëse Isa Boletini, nuk varroset në vendlindjen e tij, nuk do të jetë e largët dita kur Serbia do të kërkojë zhvarrosjen e dëshmorëve të luftës së fundit në pjesë të ndryshme të Kosovës,...dhe prap do të dalin vazal të rinjë që do t'ia plotësojnë kërkesat e saja në emër të "ruajtjës së paqës dhe stabilitetit", siq e kanë zakon t'i mbulojnë veprimet e turpshme dhe aktet e tradhëtisë kombëtare.Fundja varrosja në vendin e lindjes e çdo njeriu është e drejtë universale e garantuar me konventa ndërkombëtare, dhe e sanksionuar me ligjin mbi të drejtat e njeriut në shumicën e shteteve europërendimore.