E hene, 14.10.2024, 12:04 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Cili ishte qellimi?!

E enjte, 14.05.2015, 07:54 PM


Cili ishte qellimi?!

Nga Krist Gjinaj

Konflikti në Kumanovë nuk dihet se pse filloj dhe ku ishte qellimi i ketij konflikti ose të i themë me mirë lufta.

Të themi se ishte qellimi për qeshtje kombëtare, nuk mund të lidhet asgjë që ka të bejë me qeshtje kombtare ose mbrojtje të qeshtjes kombetare.

Se pse shkuan të luftojnë atje, kjo nuk dihet , edhepse në të gjithë shtypin shqiptarë shkruan se u tradhtuan , u futen ne kurtha dhe mbeten si  delja para kasapit.Disa thonë se shkuan të i mbrojnë civilet , por në fakt, as vrasje as masakrime nuk kishte aty që të i mbronë dikush dhese , vajtja e tyre mbetet enigmë.A ihste vajtja e tyre për qeshtje pagese nga ndonjë  udheheqes shqiptarë, ketë sigurishtë se do të e deshmon koha.

Vrsja e civilve dhe viktimave të pafajshme është ajo e cila më së shmti sjellë huti dhe kërkon analizë , se perse u vranë civilet të cilet nuk ishin aspak të armatosurë , sidomos vajza 8 vjeqare, edhepse, para se të fillonte konflikti , i duhej policisë se Maqedonisë të kërkonte që të rrethuarit të i derzonin armet pa u demtuarë askush e sidomos popullata civile. Komunikata të ndryshme vinin se ata nuk do të dorzohen  për se gjalli por është e quditeshme se si u dorëzuanë pas vrasjes së civilve dhe atë me një cop harrne të bardhë në dorë, cka në fakt , kjo nuk është as trimeri e as ndonjë llojë patriotizmi që mund të mburret dikush me ketë veprim,sepse vajtja në luftë të tilla dhe dorezimi pas shembjes së dhjetra shtepive dhe vrasjes së civilve nuk është gjest i trimerisë.

Në monentin e luftes, Ali Ahmeti bisedonte me disa të perfshirë në luftë dhe deshironte që ata të i shpetonë të gjallë, por si ka mundesi që biseda e tij të ishte e specifikuarë vetem me disa nga 40 që ishin ne luftë.

Se ne mesin e kUmanoves të fillohej lufta e sidomos në lagjet me plotë shtepi kjo nuk është aspak ndonjë strategji e luftes dhe aspak ndonjë profesionalizem i një lufterai me pervojë lufte.

Në anen tjeter, iken njeriu me duartë e lidhura nga policia  sikur ai të ishte një aktorë Holivudi, dhe ikja e tij mbetet enigmë edhepse nuk ka aspak mundesi që njeriu me duar të lidhura të iken maleve e të mos e gjene askush , sepse helikopteret sot perdorin sensorin me nxemje që e gjenë cdo kend kudo që të jetë dhe helikopterë të tillë kan thuja të gjitha shtetet e botes perfshi ke¨tu edhe Maqedonin.

Perderisa zhvillohej lufta , shqiptaret e tjerë të Kumanoves dilnin para kamerave duke deklaruarë se atje po behet luftë por askush nuk shkoj të i ndihmoj askuj , vallë kjo kishte të bente me të drejtat e shqiptarve vetem me një lagje të Kumanoves ?!

Se disa janë nxenë të gjallë e mbasë 4 ditesh shpallen si të vdekurë, kjo deshmonë se aty është duke u luajturë një lojë e vjeter e tipit të CIA e cial ata që kryejnë punë, pas operacioneve shpallen të vdekurë.

Ne media e ndryshme , shumë tashme janë shpallë heroj e deshmorë, por une se di se ne cilin shkak dhe aspekt ata mund të jenë deshmorë?!

Të shkohet nga Kosova dhe Shqiperia të luftohet pa berë thirrje askush kjo është qudi, por të shkohet për ndonjë qellim tjeter qoftë financiarë apo personal kjo mundet të jetë, edhepse ne mesin e luftetarve kishte edhe nejrez kontraverzë dhe bisnesmen që tashme e sa kohë njihen nga poplli dhe nga shtypi.Më mirë do të ishte sikur të mos shkonin hiq sesa të nxjerrnin flamurin e bardhë dhe për shkak të tyre të masakrohet popullata e pafajshme,sepse në cdo vend të botes , aty ku kundershtari hap zjarrë , policia dhe shteti kunderpergjigjen .

E cuditeshme është se bisetat telefonike me të perfshiret në luftë janë të shpeshta para kohes së kesaj trazire dhese ato janë duke dal në shesh , pastaj shifen edhe fotot e tyre me shumë politikan të Maqedonis e sidomos të Kosoves.Lista me emra e derzuarë te Hashim Thaqi nga Ali Ahmeti është paoshtu një dyshim se ket¨lista u derzuanë tek Hashimi ne kohen kur Ali Ahmeti ishte per vizitë në Prishtinë.Askush nuk mundet të jetë aq kokëshperlarë dhe trufshirë që të benë se cka i thotë Hashimi ose Aliu pasiqe ata me kohë i kan njohurë per intrigat e tyre tashme të njohura.

Por, burgosja e luftetarve dhe vrasja e tyre është dhe do të mbetet një enigmë si shumë enigma të tjera ne jeten e shoqeris shqiptare kudo që janë.

Aktet patriotike në ketë ngjarje , per mua nuk kan vend sepse aktet e tilla të futjes në luftë pa asnjë arsye , nuk janë gjë tjeter perpos akte personale që s´kan të bejnë asgjë me qeshtje kombetare.

Sikur të kishin të bejnë me qeshtje kombetare, atehere lufta do të zhvillohej ne male aty ku e ka vendin jo nga shtepit dhe banesat.

Shtetit Maqedonas duhet të i kërkohet pergjegjesi per mosmbrojtjen e jetes së civilve në keto rrethana, sepse zbrazja e lagjes mundej të behej akoma kur nuk janë vrarë civilet, por kush i ka duartë e lyme me gjakë që moti , ai i ka edhe tash dhe ashtu do të ie ketë edhe në të ardhmen.

Se Zaev benë një vizitë në Kumanovë pa pasur asnjë frigë nga shqiptaret, kjo deshmon se sa shumë shqiptaret e dashkan Zaevin i cili nuk është asgja tjeter perpos i njejti sikur shumë paraardhes politik të tij perfshirë këtu Gligorovin i cili njejtë si ky premtonte dhe flsite për të drejtat e barabarta të shqiptarve në shtetin Maqedon.Por loja serbo-sllave vazhdon akoma se shqiptaret janë terrositë ,por cka është me rendesi ,në ketë rast , është ajo se ata nuk kan luftuarë as per fe e as per kombë.E arsyeja nuk dihet se pse !

Per cka luftuan , le të mbetet të shifet e ndegjohet më vonë.

Qeverisë së Kosoves dhe asaj të Shqiperis u  takon që të jenë në mbrojtje të qytetarve të vetë që gjinden sot në burgjet e Maqedonis dhe se drejtesia duhet të mirret parasysh vetem me pranin e nderkombetarve e jo vetem të drejtesis maqedonase.

Shqiptaret e Kumanoves, Shkupit , pra kam fjalen per shqiptaret të Maqedonis , dilnin me flamuj turq e arabë , e tash nuk dalin me asnjë flamurë kur është ne pytje mbrojtja e shqiptarve në burgje , ndersa per islamin dhe turqin , as shehi nuk i nxinte .Ata nuk dolen aspak ne protesta ne ato ditë kur vrasja kryhej edhe mbi popullaten civile.Por, sa per fund , mbrojtja prapë vjen nga bota e krishterë e nuk vjen as nga Turqia e nga  Arabia dhe vendet e tyre.Pse nuk u mbeshtillet me flamurë shqiptarë nese qenka luftuarë për mborjtjen e shqiptarve , nuk u mbeshtillet ashtu si e keni zakon të mbeshtilli me flamure islame  dhe turke.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora