E marte, 15.10.2024, 07:32 PM (GMT+1)

Mendime

Novi Rosaj: Kurthi i “mjeteve fluturuese”…

E marte, 12.05.2015, 07:59 PM


Kurthi i “mjeteve fluturuese”…

Nga Novi Rosaj

Vargu gjigand i palmave është një investim i plotqëlluar, si në hyrje të Tiranës ashtu edhe drejt Aeroportit të Rinasit dhe mendoj se çdo vit, do t’i rriten vlerat, bashkë me rritjen natyrale te palmave… Bindshëm identifikon Evropën e Jugut ashtu siç imagjinohet ajo nga vizitorë e pushues nga gjithë bota para se të mbërrijnë nën hijen e palmave ëndërruese. Asfalti i kohës me ngjyre të zezë, i rehatshëm për gomat dhe jo i zhurmshëm… kurse sa për qëndrueshmërinë…atë le t’ja lëmë kohës. Sinjalistika lehtësisht  mund të shkruhej  me shkronja të mëdha duke qenë pika më e dobët përgjatë këtyre  kilometrave… por ndoshta do të  çuditeshim po te ndodhte ndryshe me sinjalistiken e gjithë Shqipërisë. Këtë ndryshim fare lehtë e tregon  “Rruga e Kombit”  e cila posa hyn në Kosovë  ndryshon si dita me natën më Shqipërinë,  pa le të arrijmë në Kroaci, që do të thotë  jo më larg se 200-300 km nga kufiri ynë.

Pika më e lartë e këtij investimi janë dritat e kuqe në varg, që përveçse brenda nëpër Aeroporte, në dijeninë time, nuk i gjen në asnjë rrugë të botës.

Shume "speciale" kjo ide shqipetare, per mua pa pik lidhje ashtu si ndriqimet nga neonet blu-modern  mbi  guret klasik të mirskalitur në Korpusin e Universitetit. Ky kuqezim me kete formë llampe qe ndriçon në të gjitha drejtimet, përdoret në pika më të larta mbi shtylla tensioni, mbi përçuesit e stërgjatur, mbi vinxha ndërtimi apo godina të larta per te orientuar helikopteret dhe avionët që fluturojnë shumë ulët ne raste urgjense apo faktor detyrues... Këto drita te kuqe zgjaten, pothuajse deri ne pisten e avionëve të Rinasit, ato ndikojnë natën apo në kohë me mjegull, në ç'orientimin e mjeteve fluturuese. Sepse në këtë segment rrugor jane të pa ndriçuara shumë ndërtesa apo shtylla tensioni, me telat qe mbikryqëzojne disa herëe këtë linjë kilometrash me ndriçim të kuq dhe që ndodhen shume më larte se keto drita te kuqe qe ndërkombëtarisht jane të njohura si pikat me të larta tokësore në sinjalistikë orientuese për mjetet fluturuese. Ky është një ndërtim që nuk i përmbahet ligjit të hapësirës ajrore dhe për mendimin tim është një kurth i rrezikshëm që duhet ndryshuar! Të paktën ngjyra… kurrsesi të mos përdoren 3 ngjyrat e semaforit.

Ka edhe disa arsye të tjera. Janë shqetësuese për sytë e për vështrimin për shkak se janë të shumta në numër, pas disa minutave udhëtim, në momente te ndryshme te vjen te frenosh sepse drejtuesit e automjeteve janë mësuar me “të kuqen” e semaforëve, kjo gjë shumë më e theksuar duket në hyrje të Durrësit pasi për gjatë këtij segmenti ka edhe disa semaforë që vetëm dhjetra centimetra  janë më ulët se kuqëzimi i këtyre shtyllave të trefishuara. Dhe kjo është një nga arsyet që do të përmendja ku shtyllat në vetëvete nuk ishte nevoja të komplikoheshin edhe në koncept… me 3 "shtylla" pasi ky peizazh i gjatë, pas disa kilometrave udhëtim të krijon një gjendje të lodhshme, të syve. Arsyeja tjetër lidhet me aspektin figurativ…që nuk më duket serioz… Ky ndriçim i kuq në gjithë botën, natën, përfaqëson pothuajse vetëm vendet e “femrave te qefit”. Edhe në aspektin estetik, forma e këtyre shtyllave më shpejt të çon me imagjinatë në linjat e preferuara të lindjes aziatike… Po te imagjinosh të hequr "shtyllen" e mesit, kemi formën si harqet e zbutura Persiane ku krijon idenë e një koncepti të ndryshëm nga ai i arkitekturës evropiane…

Në këtë periudhë parazgjedhore ku ka hyrë pushteti vendor në vendin tonë qytetarët, përmes rrugëve të ndryshmë të komunikimit,  raportojnë problematika që i shqetësojnë me synimin që pushteti që vjen më pas t’i ketë në vlerësim dhe të mund të ndryshojë diçka, sigurisht në të mirë të qytetarëve. Kjo është arsyeja që më nxiti të shkruaj një vëzhgim me sy të lirë, i cili përbën në thelb një lloj  mënyrë për ta ndihmuar kryesinë e ardhshme të pushtetit vendor për të përmirësuar hapësirën ku jetojnë qytetarët.



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora