Mendime
Bozhlani: Vushtrisë i mungon institucioni i kulturës
E enjte, 14.05.2015, 07:33 PM
VUSHTRRISË ME ASPIRAT EVROPIANE I MUNGON INSTITUCIONI KRYESOR I KULTURËS
Nga Ramadan Bozhlani
Për Vushtrrinë Evropiane ishte sllogani nën të cilin u aktivizuan fuqishëm mbështetësit për ta rivendosur në kolltukun e kryetarllakut për të tretën herë profesorin Bajram Mulaku. Kjo frazë guximshëm e shpalosi aspiratën kolosale për t'i joshur votuesit e këtij qyteti në vitin 2013.
Të mirëpresësh sot në këtë qytet syrin e stërvitur nga optika e këndvështrimit evropian vetëm në mënyrë siperfaqësore e duke ia shmangur tërsisht hallet, vuajtjet, ankesat, shqetësimet, brengat, plagët dhe preokupimet e banorëve të tij përsëri do të ndjehesh sikletshme të kesh kurajon t'i urosh mirë se ardhje në këtë qytet.
Që në start syri i stërvitur do të ngelte i habitur nga pellgjet e ujit për mbi asfalt të cilat me mjaft kujdes do të ishte munduar t'i shmang duke pasur frik se mund të bën dush me ujë të ndotur nëse vjen ndonjë automjet me shpërfillje. Përshtypja e radhës do të ishte asimetria e objekteve, ndërtesa të larta në mes të shtëpive të vogla duke i privuar ato nga rrezet e diellit përjetësisht. Përshtypja tjetër kujdesi ndaj monumenteve historike duke i futur nën tutelen e pronësis së restoranteve. Çrrënjosja e kalldrëmave do të ishte befasimi tjetër duke e pasur parasysh peshën e tyre historike për ta vendosur ekuilibrin në mes të antikitetit dhe epokës moderne në këtë qytet.
Pasi që do ta shkelte cep në cep këtë qytet natyrisht se do të kishte vlerësime pozitive për përpjekjet serioze si për bulevardin, për trashigimin kulturore si dhe për kafiterit e rregulluar me shumë shije.
Lodhja e tij mund të ishte e theksuar duke u përpjekur ta gjente objektin me arkitekturën më tërheqëse siç mund ta imagjinonte nga prizmi evropian.
Ndonjë kalimtar do ta ndalonte.
- Më falni zotri mund të më udhëzoni deri tek biblioteka ju lutem?
- Biblioteka! Nuk ka bibliotek në këtë qytet zotri.
Nga kjo përgjigjje mund të skandalizohej si ka mundësi të quhej qytet evropian kur i mungon institucioni më themelor i kulturës. Madje do të tmerrohej kur do ta kuptonte se në krye të qeverisjes shtatë vjeçare në këtë qytet pa bibliotek qëndron një profesor universiteti.
Vallë kryetari i këtij qyteti duke i ngjitur shkallët e diturisë ka pasur nevojë për hapsirën e bibliotekës? Vallë pse kaq shpërfillës ndaj ambientit frymëzues për dituri në të cilin përndezën mendjet, idet, konceptet, teorit dhe formimet akademike më mirë se askund tjetër?
Në pamundësi për ta bindur vetën për këtë vakum kulturoro-arsimor inkurajohet për riformulimin e pytjes në drejtim të një kalimtari tjetër.
- Më falni zotri, ka bibliotek ky qytet?
- Bibliotek ka por ajo nuk e gëzon pavarësin e objektit, por ndodhet në një dhomë të vogel të shtëpisë së kulturës.
Kurreshtja e nxiton që të ndodhet sa më parë në ambientin e saj dhe që në fillim pëson zhgënjim kur e kupton se numri i libërave të saj nuk arrin t'ia kalon numrin e libërave të bibliotekës së tij private. Pastaj e hap portën e sallës së leximit dhe pëson një atak kur për brenda saj gjen vetëm shtat karriga në mesin e të cilave gjen prehje zhurma e veturave. Pas përpjestimit të numrit të banorëve me numrin e karrigave që i rezulton një karrigë me 10.000 banorë me nguti do t'i mbledhte valigjet dhe do të ikte duke e injoruar takimin me kryetarin dhe drejtoreshën e kulturës.
Në vitin 2012-të nga Vushtrria e kam publikuar në gazetën lokale artikulli "Studentat e Vushtrrisë e vuajn mungesën e një biblioteke të mirëfillt", ndërsa sot jam duke e shkruar këtë artikull nga një bibliotek e qytetit të Lyonit e cila është e strukturuar në pesë kate dhe kapaciteti i ulësev i shkon deri në 500. Për ta gjetur një ulse të lirë më është dashtur të sorollatem brenda saj për gjysmë ore. Pranë kam një lexues të moshës shtatëdhjetëvjeçar i cili i lexoj gazetat ditore e pastaj filloj me një roman, ndërsa lexuesi i moshës më të ulët në këtë bibliotek është ai shtatëvjeçar i cili e ka këndin e posaqëm atraktiv për t'ia ngjallur dashurin ndaj librit. Të gjithë këta pjesmarrës në cilësin e lexuesve që i takojn moshave të ndryshme kanë ambiente shtëpiake madje shumë më të qeta se sa mund t'i kemi ne në qytetin e Vushtrrisë, por përsëri janë frekuentues besnik të bibliotekave. Jo më largë se 500 metra ndodhet biblioteka tjetër që ka kapacitetin e 150 ulëseve si dhe shumë të tjera të instaluar në këtë qytet dhe që kanë arkitetkturë më joshëse në krahasim me ndërtesat e tjera.
I nderuari kryetarë, ndoshta ju në kuadër të shtatë viteve tuaj të pushtetshme keni pritur dhe vazhdoni të prisni me gjakftohtësi investime nga shtetet e tjera apo edhe nga vetë buxheti i shtetit tonë për ndërtimin e bibliotekës, por unë me keqardhje ua konstatoj se keni bërë një mëkat shumë të madh si kryetar përgjatë kësaj pritje sepse keni privuar 70. 000 banor nga ai ambient ku pjesë e të cilit janë mendjet më të ndritura të këtij planeti përmes librave.
I nderuari kryetar që nga pas lufta ju e mbani gjysmën e pergjegjësisë krahasim me kryetarët e tjerë të këtij qyteti sepse jeni duke qeverisur që shtatë vite dhe me tre drejtues të kulturës dhe nuk keni arritur ta sendërtoni këtë objekt të ëndrrushëm nga të gjithë. Vetëm për një çast ndërgjegjësohu me peshën e vuajtjes që ia shkakton mungesa e bibliotekës studentave dhe të gjithë banorëve të Vushtrrisë. Ka studenta që udhëtojnë eksluzivisht vetëm për bibliotek në Prishtinë ose Mitrovicë. Ka studenta që jetojnë në qendër të qytetit dhe kërkojnë shtëpi me qira në periferi vetëm për hirë të qetësisë. Pjesë e ketyre shqetësimeve kam qenë edhe vet gjatë studimeve bashkë me shumë studenta që sot janë bërë të rëndësishëm për komunën tonë. Në atë qytet përpos që mungojnë stimulimet dhe ndihmat për studentët të paktën mundohuni t'ia reduktoni këto shpenzime që më shumë se askujt ua rëndojnë ndërgjegjjen juve.
Nga drejtoresh e mora përgjigjjen edhe pse mbeti i pa realizuar kumunikimi:
Biblioteka mbetet inekzistente në këtë qytet vetëm për hirë të mungesës së vullnetit.
Kur mungon vullneti nuk mungon mallkimi i brezave për çdo njëri që ka pasur përgjegjësi për këtë çështje të ndjeshme kulturore.
E kam duartrokitur themelimin e Unionint të Studentave në këtë qytet si një oponenc visionare ndaj çdo padrejtësie në këtë qytet por sot me zhgënjim të thellë duhet ta quaj këtë Union të Studentave si vizion i errësuar përbri kësaj çështje.
Të gjithë dashamirësit e librit i kisha ftuar që të organizohen me nga një libër në dorë dhe të shkojnë të lexojnë para komunës.
Oponenca ime nuk ka ngjyrime politike por ndjeshmëri të pastër kulturore.