E diele, 06.10.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Azem Parllaku: Kush do ta shuajë Ballkanin (?!)

E diele, 17.05.2015, 01:58 PM


Ndezja e Maqedonisë, kush do ta shuajë Ballkanin (?!)

Nga Azem PARLLAKU

Ballkani me shumë gjasë do të kthehet sërish në në vëmendjen e Diplomacisë Ndërkombëtare. Zhvillimet e ditëve të fundit në rajon, ku nuk u kursyen jetët njerëzore, e kanë ekspozuar dukshëm gadishullin, përkundrejt sfidave serioze te? tilla si: mosmarrëveshjeve etnike, fetare e kulturore: mungesës së traditave demokratike brenda shteteve dhe ne? nivel rajonal, si dhe mungesës së tradite?s paqe?sore ne? bashke?punimin dypale?sh e shume?pale?sh.

Marre?veshjet e tilla si ajo e Dejtonit pe?r Bosnje?-Hercegovine?n, ajo e Ohrit pe?r Maqedonine?, Rezoluta 1244 pe?r Kosove?n, etj, nuk janë implementuar sa e si duhet për shkaqe nga më të ndryshmet, e të ditura botërisht.

Sikur të mos mjaftojnë problematikat e së shkuarës, Ballkani sot është shndërruar frikshëm në një kërcnim real, jo paqësorë.

Fakti që qytetarët e Ballkanit, kryesisht shqiptarët janë në top-listën e azilkërkuesve në vendet e BE-së: misteri që fshihet pas ngjarjeve në Maqedoni, e konkretisht në Kumanovë: atmosfera politike në kryeqendrat e shteteve, etj, e kanë bërë të domosdoshme, riaktivizim e Diplomacisë Perëndimore në këtë rajon.

Përse është ndezur Maqedonia?

Maqedonia fillimisht, një vend i përshëndetur gjatë konflikteve në Ballkan si një premtim  shpresëdhënës për bashkjetesë etnike, e ruajti këtë imazh deri në vitin 2001. Pas vitit 2001 u bë e kuptueshme, që problemet etnike të vendit nuk ishin zgjidhur, por vetëm ishin mbajtur të mbyllura dhe ishin acaruar më tepër. Një periudhe të shkurtër luftimesh, përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit, e cila pati për qëllim të zgjidhë problematikën e akumuluar prej vitesh, që pas pavarësisë. Kjo marrëveshje u arrit nëpërmjet një procesi negocimi mes palëve, të ndihmuara nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja e Ohrit fillimisht u kundërshtua nga qarqet nacionaliste radikale në Maqedoni, por dështimi i referendumit të nëntorit 2004 për organizimin e ri territorial, që në fakt mund të konsiderohet, si një referendum për Marrëveshjen e Ohrit, dëshmoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve etnikë dhe e maqedonasve, ishin pajtuar me Marrëveshjen e Ohrit, e cila ofronte mënyrën më të mirë për ta mbajtur vendin të bashkuar.

Më pas deri në ditët e sotme shteti maqedonas përpos dëshirës për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë në lidhje me emërin të merrte ftesën për t'u anëtarësuar në NATO, u promovua si modeli i një shteti që nuk qeveriset drejt.

E përgjatë kësaj kohe qartësisht u konstatua se shqiptarët etnikë dhe maqedonasit, nuk mundin dot të bashkëjetojnë.

Divergjencat politike maqedonase dhe mosdakortësia e shqiptarëve të Maqedonisë me politëkën shqiptare parti-klube interesash, e cila nuk qe në gjendje që minimalisht ta detyrojë shtetin të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, por përkundër u rezervoi atyre një robëri kaq perfide dhe të sëmurë e cila as i lëshon e as i mban, por i diskriminon gjithandej, e tallet me ta, nuk ka përse të mos merret në konsideratë.

Shqiptarët e Maqedonisë janë lodhur nga vendnumërimi, nga skamja, nga diskriminimi në shkolla, punë, në infrastrukturë, e në rrugë, ku jo rrallë rrihen si jetimë, e kështu kanë te tentuar të vendosin një strategji tjetër, për të sensibilizuar opinionin shqipfolës dhe atë gjetkë se, këtë situatë të mjerë nuk e duan.

Ndërkohë, jo vetëm në mesin e shqiptarëve në Maqedoni ekziston një potencial i fuqishëm i pakënaqësisë, por ajo është shtuar dukshëm dhe në mesin e komunitetit maqedonas.

Pas sulmit policor në Kumanovë cdo ditë e më tepër po vërtetohet, organizimi me shumë kujdes i ngjarjes nga ana e strukturave shtetërore. Me shumë gjasë ajo është motivuar gjetkë me të vetmin qëllim: ose për të larguar, ose për të fituar vëmendje. Sido që të jetë, tashmë zjarri është përhapur, e domosdoshmërisht duhet mbajtur nën kontroll.

"Ballkani ka pasur punë me pesë perandori: persianen, romaken, bizantinen, otomanen, së fundi sovjetiken. Duke hyrë në makinat e rrotat e tyre monsturoze, popujt e tij kanë dalë prej tyre të trandur, disa herë aq fort, saqë ende sot nuk clirohen dot prej maktheve"

(Ismail Kadare).

Lind pyetja; Kush janë Fuqitë dhe Organizmat Ndërkombëtare që do të riaktivizohen?

Natyrshëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi kampion i lirive dhe të drejtave njerëzore. Më tej roli i Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, konsiderohet si "valvul sigurie", po të kihet parasysh roli aktiv në diplomaci, si dhe prezenca ushtarake në rajon në kuadër të NATO-s.  Turqia, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Rumania, Shqipe?ria, Kroacia jane? ane?tare te? NATO-s, nde?rkohe? qe?, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe se? fundmi dhe Kosova, jane? pe?rfshire? ne? programet e Partneritetit. Përpos kësaj ka dhe arsye të tjera që motivojnë rolin e Shteteve të Bashkuara sic mund të jenë lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, mospajtueshmëria me interesat e Rusisë në Ballkan, etj.

Angazhimi i Bashkimit Europian, e?shte? nje? tjete?r faktor qe?, shpreh qarte? de?shire?n e vendeve ballkanike pe?r t’u be?re? ane?tare te? këtij Unioni. Megjithatë mosplotësimi i kërkesave dhe standarteve të Unionit shpesh ka qasur qëndrime "skeptike" të dyanëshme.

Nde?rkohe? qe? Unioni, e ka shprehur ambicien për të marrë nën sqetull rajonin, por ne?n lidershipin amerikan vecanerisht ne? fushe?n e sigurisë, e në këtë kontekst roli i NATO-s, është i pazëvendësueshëm.

Hezitimi i Unionit Europian për t'a bërë pjesë të tij, Turqinë, ka bërë që diplomacia e këtij shteti, të jetë aktive, kryesisht në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe në Shqipëri. Roli "joshës" i Turqisë, nga kombet e krishtera të gadishullit shihet si vazhdimi i ëndrrës së "Perandorisë së të keqes", asaj Otomane. E megjithatë pavarësisht kësaj joshjeje, elitat politike e intelektuale në rajon, janë properëndimore, e Turqia nga ana e saj është anëtare e NATO-s, e vend me demokraci të zhvilluar gjithësesi.

Rusia, kjo fuqi në rritje ka zgjuar interesat e saj, duke u deklaruar hapur në mbështetje të shteteve si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duke mos qenë si "modeli i shtetit" për t'u konsideruar roli i Rusisë në rajon shihet me shumë rezerva, si nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu dhe nga vendet e Bashkimit Europian.

Zhvillimet e fundit në Maqedoni, kanë ndezur jo vetëm debatet e brendshme të rajonit, por c'është më e frikshme, kanë ndezur dukshëm gjakrat midis komunitetit shqiptar dhe atij maaqedonas. Në këto kushte deklaratat e qeverive në rajon, citimet mediatike dhe opinionet duhet të jenë mbi nivelin e folklorikës qytetare.

Sot, mund të ngrihen shumë pyetje; A do të shpërbëhet Maqedonia? Kujt intereson kjo shpërbërje? Kush është humbësi dhe fituesi? Sa jetë njerëzore do të humben dhe cfarë traumash do të shkaktojë kjo ndarje? Nëse do të ketë një qeverisje të re në këtë vend, sa përfaqësuese do të ishte ajo? e së fundmi; A duhet të ndahet Maqedonia?

Një gjë është e sigurtë Maqedonia sot, po qeveriset keq dhe është jashtë kontrollit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora