Mendime
Adil Fetahu: Diktatori hapë fronte e mbyllë porta!
E enjte, 14.05.2015, 07:55 PM
DIKTATORI QË
HAPË FRONTE,
Regjimi aktual serb është ngritur dhe është mbajtur në saje të okupimit të Kosovës.-Hapja e frontit të luftës së armatosur në Kosovë, dhe e luftës propaganduese kundër udhëheqjes aktuale të Malit të Zi, janë në funksion të ruajtjes së frymës së hegjemonizmit, të tërheqjes së vëmendjes nga problemet jetike dhe nga kriza që i ka krijuar vetë, dhe të ruajtjes së pozitave në pushtet.- Regjimit i nevojiten konflikte të reja, për t’i harruar këto probleme dhe për t’i ikur përgjegjësisë për dështimet e mëparshme.
NGA ADIL FETAHU
Sintagma e përsëritur dhe manipuluar aq shumë nga
qarqe të ndryshme nacionaliste serbe gjatë kohës së ekzistimit të ish-RSFJ-së,
për “Serbinë e dobët, e Jugosllavinë e fortë” (dhe anasjelltas), u tregua se
ishte reale. Sepse, kur
Kur komuniteti ndërkombëtar kërcënohej me intervenim, për të ndalë luftën dhe krimet e soldateskës serbe, udhëheqësit e atëhershëm dhe të tashëm deklaronin se “asnjë këmbë e ushtarit të huaj nuk guxon të shkelë në tokën jugosllave”. Dihet pastaj se kush dhe si e ndali dhe e përfundoi luftën në Kroaci dhe në Bosnje-Hercegovinë. Me gjithë rrahagjoksin për mospërzierjën në punët e brendshme, iu desh të mbyllen në Qendrën Ushtarake në Dejton, derisa e nënshkruan marrëveshjen për ndërprerjen e luftës dhe ndërtimin e paqes.
“Fitoret” e luftës – shkatërrimi i shtetit të RSFJ-së
Fitoret e luftës që zhvilloi ushtria jugosllave ishin: shkatërrimi i shtetit të RSFJ-së, në të cilin jetonin të bashkuar të gjithë serbët, të privilegjuar në të gjitha segmentet; tash disa dhjetra mijëra serbë të vrarë e më shumë të plagosur; më se gjysmë milioni refugjatë të ikur në Serbi; sanksionet dhe izolimi ndërkombëtar që ekonominë ia ktheu në nivelin e viteve të gjashtëdhjeta; listën e gjatë të kriminelëve të cilët po i kërkon Tribunali i Hagës.
Procesin e tranzicionit dhe demokratizimit të shoqërive të ish-vendeve socialiste, integrimet në organizmat ndërkombëtare Jugosllavia e Zhablakut as që i filloi. Sanksionet ekonomike e të tjera, mbyllja e dyerve për investime të hueja dhe privatizim, shkaktuan varfërimin total të popullsisë, ashtu që u krijuan dy shtresa sociale: shtresa e të varfërve e cila përbënë më se 90% të popullsisë, dhe shtresa e profiterëve, matrapazëve e parazitëve të afërt me oligarkinë shtetërore, që përbën më pak se 10%. Kështu është zhdukur plotësisht shtresa e mesme, e cila është stabilizatori i çdo shoqërie.
Me qëllim që ta trashëgojë vazhdimësinë
shtetërore-juridike dhe trashëgiminë pasurore-ekonomike,
Trumbetimi propagandues për “Jugosllavinë e tretë”
si shtet juridik dhe demokratik, është një hipokrizi, që nuk ka lidhje me
realitetin. Sepse, në asnjë segment nuk i plotëson standardet e një shteti
demokratik. Zatën, thuhet se formula për ndërtimin e shtetit demokratik është:
gjashtë muaj për bërjen e kushtetutës, gjashtë vjet për ndërtimin e
institucioneve, dhe gjashtëdhjetë vjet
për krijimin e shoqërisë demokratike. Mirëpo, një popull me potencial
destruktiv, siç është populli serb, me vetitë më të këqija: pa harmoni mes
vete, që i urren të gjithë të tjerët, i vrazhdë, lakmitar, agresiv, i pabesë,
jo i sinqertë, servil, narcisoid joreal, që jeton me mite,- duket se nuk ka
gjasa të ndërtojë shtet demokratik as për një periudhë edhe më të gjatë. Prandaj, janë të
Referendumi për refuzimin e dialogut
Përcaktimi i shqiptarëve të Kosovës, që në mënyrë
paqësore të ndahen nga
Vetë inicimi, mënyra dhe shpejtësia e shpalljes dhe e mbajtjes së referendumit, fushata agresive mediale që u zhvillua para dhe pas referendumit, janë pasqyra më e qartë e marrisë dhe paranojës kolektive kundër mendjes së shëndoshë. Referendumi fillim e mbarim ishte manipulim me ndjenjat nacionaliste të popullit, duke përhapur optimizëm të rrejshëm. Përkrahja stereotipe e deklaruar nga qytetarët e porositur, shprehte një politikë jotolerante, militante dhe ekskluziviteti. Edhe atmosfera e festimit “të rezultateve” të referendumit ishte në funksion të ngritjes së rëndësisë së tij, nga fiksioni – në realitet, në çka nuk besojnë as vetë kreatorët e tij. Sepse, sado që ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë në negociatat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e konsiderojnë si presion, prapseprap janë të vetëdijshëm se nuk kanë çare pa e pranuar palën e tretë. Me gjithë verbërinë nacionaliste, nuk janë aq naivë sa të mos e dinë se edhe në një familje, kur acarohen raportet, intervenohet nga jashtë, qoftë nga shërbimi për punë sociale, apo nga gjykata, për t’i ndarë dhe vendosur se kujt çka i takon.
Të dyja palët janë të vetëdijshme, se sado të zgjatë
kontesti, sido që të zhvillohen ngjarjet, më në fund duhet të ulën në tavolinën
e bisedimeve. Agresioni i tashëm ushtarako-policor, masakrat, krimet dhe
represioni që po bëjnë
Pala jugosllave gjithsesi do të detyrohet të pranojë, jo vetëm dialogun me palën kosovare, në çka e obligojnë vendimet e Grupit të Kontaktit, të Këshillit të Evropës, të NATO-s e të faktorëve tjerë relevantë ndërkombëtarë. Refuzimet kategorike të ndërmjetësve nga jashtë, referendumi dhe ekskluzivitetet e tilla janë receptura të provuara të politikës jugosllave, por ato nuk i kanë “pi ujë”, sepse në fund janë detyruar t’i pranojnë e madje edhe t’i ftojnë vetë dhe t’i lusin për ndërmjetësim. Për zgjidhjen e çështjes së Bosnjës u detyruan të shkojnë në Dejton, ku u mbajtën “në karantinë” derisa e nënshkruan marrëveshjen. Vetë e thirrën Felipe Gonzalesin për t’ua vërtetuar vjedhjen e votave në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë (1996). Bile, në atë kontest të zgjedhjeve, i poshtroi organet e pushtetit, pasi që paraprakisht të gjitha instancat gjyqësore e kishin vërtetuar se zgjedhjet “ishin të rregullta”, kurse më vonë misioni i Gonzalesit e vërtetoi të kundërtën, dhe u desh të miratohet “lex specialis” për t’i pranuar ato zgjedhje sipas raportit të faktorit të jashtëm.
Dialogu (trialogu) mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse palët i qasen me urti, tolerancë dhe realizëm
Pala shqiptare me kohë është përcaktuar për dialog konstruktiv e pa kushte, me pjesëmarrjen e palës së tretë si garantuese, për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, sipas të drejtës së vetëvendosjes së popullit të Kosovës. Insistimi për praninë e palës së tretë, si intermediatore dhe garantuese, përpos që është praktikë e rëndomtë në kontestet e tilla ndërkombëtare, ka edhe arsye të tjera. Palës jugosllave nuk mund t’i besohet se do ta respektojë e zbatojë marrëveshjen eventuale që do të arrihej, pa qenë e detyruar nga pala e tretë, e cila do të ishte garantuese. Prandaj, pala shqiptare kërkon që ajo palë e tretë dhe garantuese të jenë ShBA-të, si e vetja forcë reale së cilës mund t’i besohet realizimi i marrëveshjes.
Ndonëse akoma nuk kanë filluar negociatat, dhe nuk është e sigurt se do të fillojnë së shpejti, tash për tash pozicionet e palës shqiptare dhe asaj serbe (jugosllave) janë diametralisht të kundërta. Derisa pala shqiptare me plot të drejtë insiston në pavarësi, pala serbe (jugosllave) negociatat i kushtëzon me kornizat e kushtetutës së Republikës së Serbisë. Me këso kushtëzimesh, pala shqiptare s’ka se çka të bisedojë.
Sado i komplikuar të paraqitet kontesti, në qoftë se abstrahohet argumenti i forcës, po dominon forca e argumenteve, problemi i Kosovës është shumë i thjeshtë për t’u zgjidhur, dhe vetëm duhet urti, drejtësi, tolerancë dhe realizëm në qasje. Kërkesa e Kosovës për pavarësi, përpos bazës që e ka në të drejtën etnike dhe të drejtën e vetëvendosjes, ka edhe bazën kushtetuese-juridike në Kushtetutën e ish-RSFJ-së. Sipas asaj kushtetute, Kosova ishte njësi konstituive e Federatës jugosllave, dhe pasi që ajo Federatë u shpërbë në pjesët e saj konstituive, të cilat u bënë shtete të pavarura, edhe Kosova ka të drejtë të jetë shtet i pavarur.
Pala shqiptare e ka caktuar Grupin Këshillëdhënës dhe ekipin për negociata, dhe pret që edhe pala jugosllave ta caktojë ekipin e saj negocues, dhe ta pranojë intermediatorin e caktuar nga Grupi i Kontaktit. Farsën e bisedave të përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, të cilët vijnë në Prishtinë e bisedojnë me do maxhupë (si Luan Koka,etj.), mbajnë konferenca për gazetarë dhe kthehen prej nga kanë ardhur, askush nuk ua pranon si serioze, as si zëvendësim për negociata të njëmendëta. Sepse, sipas qëndrimit të subjekteve politike të Kosovës dhe vendimeve të Grupit të Kontaktit, negociatat duhet të zhvillohen midis Kosovës e RFJ-së, me pjesëmarrjen e palës së tretë si ndërmjetësues. Emërimi i Vlladan Kutleshiqit si përfaqësues special i kryetarit të RFJ-së, në kuadër të delegacionit të Qeverisë së Serbisë për negociata me palën shqiptare, nuk ia ngritë nivelin e delegacionit të palës tjetër. Prandaj, pala shqiptare nuk duhet ta pranojë një truk të tillë të Millosheviqit. Sepse, negociatat midis shteteve të ndryshme për konteste politike e statusore, nuk janë çështje kurtoazie, që të mbulohen me njëfar emisari të kryetarit të shtetit. Caktimi i delegacionit për negociata të tilla është në kompetencë të Qeverisë së RFJ-së, prandaj negociatat mund të bëhen vetëm me delegacion kompetent.