E hene, 07.10.2024, 12:57 PM (GMT+1)

Mendime

Lush Palokaj: Filipoviç - Turqia na ka lënë pa shtet!

E diele, 17.05.2015, 07:48 PM


AKADEMIKU MUHAMED  FILIPOVIQ: TURQIA NA KA LENE PA SHTET!

(Erdogani i ftuar edhe ne Bosnje)

Nga Lush Palokaj

Nganjehere duke e kaluar kohen neper kafiteri te Bronxit shpesh takoj mosha te ndryshme, shqiptare te rinje e te vjeter me te cilet bisedoj tema te ndryshme por personalisht pa dashur ata marrin per bisede edhe tema religjioze. Jo njehere por disa here kam degjuar  prej tyre kur thonin seTurqia e ka mbrojtur popullin shqiptare. Shum keq i befasuar dhe synimi i im i pa ndrprere per ta ditur se nga erdhi  kjo genjeshter. Mendoja se hoxhallaret  me ndikim arab perhapin medime te tilla. Nje nga  ta edhe doli haptas duke thene se Turqia i ka sjellur shqiptaret ne trojet ku jetojne tani. Nuk e besoj se shumica jane bindur me thenjen e tij. Por me vone e gjeta se kush e paska leshuar nje genjeshter te tille. Per te deshmuar se cila eshte e verteta, kesaj radhe do te paraqes, pos profesoreve kosovare edhe mendimin e profesoreve  boshnjak ne mesin e te cileve ka pase mosmarveshje me rastin e fteses qe i eshte bere Erdoganit sic ndodhi ne Shqiperi.

Ne emisionet e TV 21-shit ka pase shkembim mendimesh per tema te ndryshme, si ne emisionin "CLICK" ashtu edhe ne "RANDEVU" por ne kete te fundit e gjeta pergjigjen e genjeshtrave jo nga hoxhallaret por nga profesoret. Tema kishte qene "Si u Islamizuan Shqiptaret?"

Pese profesor pjesmarres, Muhamet Mala, Muhamet Kelmendi, Frasher Demaj, Nehat Krasniqi dhe Nuri Bexheti. Fort te kjart ishin tre te paret me fakte duke sqaruar se feja islame eshte perhapur me dhune duke perjashtuar disa prej tyre per interesa personale. Te pa bindur dy te fundit, Nehat Krasniqi dhe Nuri Bexheti. Madje Nehat Krasniqi thoshte se kur paska ardhe Turqia ne pushtet  edhe neper  librat e regjistrimit fillojne te paraqiten emra shqiptaresh pas sundimit serb te Nemanjiqeve. Gjeja se Turqia na paska ruajtur kombin apo me mire te them etnine gjate sundimit te saj dhe se shqiptaret e paskan marre fene islame jo me dhune por me deshire. Nehati na qenka edhe profesor i osmanishtes dhe me mburrje thoshte se shqiptaret kane dite te zgjedhin. Nuk paskan ditur as serbet, as bullgaret as rumunet as greket , do te thote se pese kombe tjera paskan gabuar e shqiptaret jo. A eshte logjike e shendoshe te gabojne pese vete e dy te tjerej jo? Kush i beson kesaj genjeshtre? Vetem  dy nga profesoret,  Nehat Krasniqi dhe Nuri Bexheti. Madje sipas Nuriut feja islame ka per ta pushtuar boten . Nuk eshte befasi te degjohet nga goja e profesorit nga Maqedonija ku feja eshte parsore kurse kombi dytesor kurse per Nehat Krasniqin nuk di nga eshte. Ka pase shume shkrime per demostratat e tyre me flamuj arab. Madje  Menduh Thaqi i PDSH-es  edhe fatkeqsine, vrasjet e fundit i shfrytezon per politike kur thot se ketu nuk ka as kryqa as kisha por vetem "allahu igber" edhe masa i brohorit. Mendoj se edhe ata shqptare ortodoks ka gjasa qe nuk i perkrahin arabet por shkojne me maqedonet dhe plotesisht e arsyeshme.

Ne kete debat, sa pashe une, nuk pat fitues por perfundimi me "dy te verteta". Per  t'u sqarue kjo ceshtje duhet te organizohet nje tryeze ku do te merrnin pjese profesoret nga te gjitha viset shqiptare dhe te vihet te perfundimi se kush ka qene feja e Salman Ruzhdiut apo osmanlinjet qe lane me shume se nje milion armen te vdekur sepse nuk e donin fene dhe sundimin e tyre kurse ndaj shqiptareve osmanlite qenkan treguar me te bute. Amerika dhe disa shtete evropiane kane aprovuan rezoluta te gjenocidit turk ndaj popullit armen.

Tre profesoret, Muhamet Mala, Frasher Demaj dhe Muhamet Kelmendi ishin te nje fjale se mbas vdekjes se Gjrgj Kastriotit dhe migrimit te yndyres shqiptare ka ardhur ne shprehje dhuna e papare e me vone kah shek XVII nuk ka pase dhune ndaj shumices qe jane ilsamizuar kurse dhune e panderprere ndaj atyre qe kane mbete ne rrenjet e para. Nehat Krasniqi mendon se islami ne Kosove ka ardhe shume para sundimit te Skenderbeut. Sigurisht te bazuar ne tre islamista mire te njohur Skender Rizaj, Muhamet Pirraku dhe Hasan Kaleshi. Madje mendimin e Hasanit, Frasher Demaj e hodhi poshte  si teze pa kurrfar faktesh.

Ne Sarajeve presin qe te vije presidenti i Turqise Rexhep Taip Erdogan per te perkrahe antarin boshnnjak Bakir Izetbegoviqin me rastin e kongresit te partise ne te cilen do te zgjedhet jo ai por nje kryetar i ri i partise se ti. Izetbegoviqi eshte bashkbisedues kryesor dhe i mendimi qe turqia duhet te luaj rrol kyq ne Bosnje e Hecegovine, nen firmen e ndertimit te urave ne mes te dy shteteve dhe popujve. Turqia eshte afer qellimit te ndertimit te nje baze, "fuqi te gjalle" te boshnjakeve dhe shqiptareve per ekspanzion drejt Evropes.

Me nje nderim te posaqem ndaj popullit turk dhe shtetit te tyre si i tille, shumica e qytetareve boshnjak bejne pyetje se si kjo krejt do te mbahet ne jeten e popullit te Bosnje e Hercegovines dhe nje gazete e tyre hap anketen duke e marre mendimin e intelektualeve te dalluar ? Cfare mendimi kane ne ngritjen e rrolit te Turqise, posaqerisht permes prizmes se ngjarjeve te fundit kur shum te rinje bashnjak valvisin flamuj te Turqise gjate festave te ndryshme?

-Shaqir Filandra dekan i Fakultetit te Shkencave politike ne Sarajeve thot se lidhja me regjimin e tanishem te Turqise eshte siperfaqsore. Prezenca e tyre eshte simbolike e tradites, pa veprime investimesh reale.

- Akademiku Muhamed Filipoviq thot se hutia eshte e rrezikshme. Ne deshirojme qe te mbesim miq me te gjitha shtetet ne Ballkan, Evrope dhe me gjere. Kjo eshte qellimi parsor i politikes tone. Qellimi i dyte eshte se ne boshnjaket duhet kjarte ta dim se Turqia na ka lene pa shtet. Turqia cariste i ka dhene autonomi Mbreterise serbe, i ka dhene autonomi Bullgarise,dhe Greqise. Te gjitha keto shtete ne kongresin e Berlinit u bene autonome dhe shtete te pavarura kurse Bosnja e Hercegovina mbete e robnuar. Ne kemi popullin tone te shperngulur ne Turqi pa ja njohur as gjuhen as kombin por kemi mardhenje te mira. Nuk guxojme te mbesim nen gracken  se gjeja Turqia ka qene e mire. Ceremonia e festave turke ne Bosnje eshte e tepruar thote akademiku, shume i zoti Muhamed Filipoviq.

-Negjat Mullabegoviq kryetar i Keshillit te kongresit te intelektualeve te Bosnjes thot se ceremonija e festave turke eshte tepruar ne Bosnje. Ekziston nje tradicionalizem i caktuar i cili ka qene i percaktuar gjate pranise te caristeve osman. Aty edhe kane linde lidhjet tona religjioze kulturo historike dhe ne njefare menyre na ka perkrahe ne caste te veshtira te agresionit dhe luftes por per fat te keq nuk ka vazhduar me ate perkrahje ne kuptimin e investimeve ne ekonomi dhe infrastrukture pas lufte. Shenimet e festave turke te ne i shof si shum te tepruara dhe te pakuptimta. Sa i perket mardhenjeve partiake ne mes Bosnjes e Turqise mendoj  se nuk duhet te ndikojne ne instuticinet shtetrore. Te gjitha relacionet dhe maredhenjet me Turqine duhet te jene te harmonizuara por vetem ne planin ekonomik thote Mullabegoviqi.

- Sali Foqo dekan i Fakultetit Filozofik thot se Bosnja dhe Hercegovina gjithmone ka qene pjese e Evropes, kurre nuk i ka takue lindjes. Edhe ne kohen e osmaneve carist Bosnja me shume ka qene e orientuar kah bizanti dhe Evropa dhe fare kah Stambolli. Permes Turqise Bosnja ne nje menyre instrumentalizohet jo vetem me kulture por edhe me religjion dhe keshtu Bosnja kthehet prapa. Turqia faktikisht as gjate luftes nuk na ka ndihmuar aq shume, u ka ndihmuar personave te caktuar thot boshnjaku, dekani i Fakultetit filozofik Sali Foqo.

Ai qe i ka dy fije mendesh duhet kuptuar qe ai sundues qe nuk ta njef shtetin nuk ta njef as kombin. Serbet , greket dhe bullgaret nuk kane qene te fese islame dhe i ka pranuar si shtete. Boshnjaket dhe shqiptaret te fese islame i ka futur ne gjirin e saj si turq dhe genjeshtren e dale nga goja e profesorit Nehat Krasniqit, edhe ai pa asnje fije mendesh nuk e pranon si te vertete rrenen e tij.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora