E marte, 08.10.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime

Myftaraj: Erdogani dhe Muslimanët shpallën Xhihadin

E diele, 17.05.2015, 07:49 PM


Erdogan dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë shpallën Xhihadin për Khalifatin në Ballkanin Perëndimor, nga Shqipëria në Bosnjë

Nga Kastriot Myftaraj

Pikërisht në një vizitë zyrtare të Presidentit turk Erdogan në Shqipëri, në një veprimtari zyrtare të Komunitetit Musliman të Shqipërisë (emërtimi zyrtar “Bashkësia Islame e Shqipërisë”) u shpall Xhihadi, lufta e shenjtë islamike për krijimin e shtetit islamik në Ballkanin Perëndimor, që do të bashkojë trojet e banuara me muslimanë nga Shqipëria në Bosnjë. Shpallja e Xhihadit në Ballkan u bë në mënyrë dinake orientale, duke kombinuar kumtin e dhënë nga Erdogan në fjalimin e tij me atë të një vajze, një nxënëseje të Medresesë së Shkodrës e cila recitoi një dua (poezi fetare islame) me titull “Çannakale Shehitleri için Dua shiri” (Poezi për dëshmorët e Çanakalasë).

Çanakalaja gjendet në bregun aziatik të Detit Marmara, mes dy ngushtinave turke, asaj të Dardaneleve dhe asaj te Bosforit. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në 1915, atje është bërë një luftë e madhe mes turqve nga njëra anë dhe forcave të Antantës (britanike, franceze, australiane dhe neozelandeze), që kishin mësyrë ngushtinat otomane pasi Imperia Otomane i shpalli luftë Antantës. Është fjala për një luftë me të cilën Shqipëria nuk kanë lidhje. Poezia është në të vërtetë një kushtrim lufte që i fton muslimanët t’ i bashkohen Xhihadit (luftës së shenjtë) për të mbrojtur atdheun osman. Në poezi, si çështja kryesore për të cilën bëhet lufta, paraqitet ajo fetare. Domethënë armiku kristian (Antanta) kanë ardhur në bregdetin turk për të shkatërruar xhamitë, për të rrëzuar minaret, për të ndaluar Islamin. Prandaj muslimanët e Imperisë Otomane duhet të çohen dhe të marrin armët për të mbrojtur fenë islame, xhamitë, minaret, ezanin. Poezia e poetit turk Arif Nihat Asya, e cila është recituar edhe në një film propagandistik për Luftën e Galipolit të vitit 1915, u recitua nga Erdogan në ceremoninë përkujtimore të mbajtur me rastin e 100 vjetorit të kësaj lufte, para një muaji. Në turqisht, poezia është kështu:

“Biz, k?s?k sesleriz, minareleri Sen,

ezans?z b?rakma Allah'?m.

Ya ça??r ?urada bal yapanlar?n?,

ya kovans?z b?rakma Allah'?m.

Mahyas?zd?r minareler,

gö?ü de kehke?ans?z b?rakma Allah'?m.

Müslümanl?kla yo?rulan yurdu,

Müslümans?z b?rakma Allah'?m.

Bize güç ver, cihad meydan?n?,

pehlivans?z b?rakma Allah'?m.

Kahraman bekleyen y???nlar?n?,

kahramans?z b?rakma Allah'?m.

Bilelim hasma kar?? koymas?n?,

bizi cans?z b?rakma Allah'?m.

Yar?n?n yollar?nda y?llar? da ramazans?z b?rakma Allah'?m.

Ya da??t kimsesiz kalan sürünü ya çobans?z b?rakma Allah'?m.

Bizi sen sevgisiz, susuz, havas?z ve vatans?z b?rakma Allah'?m”

Organizatorët e ceremonisë së Prezës, domethënë Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë, kishin vënë në gojën e vajzës që recitoi poezinë edhe një përshëndetje paraprake ku ajo iu drejtua presidentit turk, duke e quajtur atë “Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan.” Pasi nxënësja 16 vjeçare e Medreses së Shkodrës tha se i dërgonte Presidentit turk përshëndetjet e muslimanëve të Shkodrës, nisi të recitojë duanë, përkthimi i saktë në shqip i së cilës është:

“Të gjithë ne pa zë jemi,

O Allah, minaret pa ezan mos na i ler.

Ose na sill këtu ata që mjaltin prodhojnë,

Ose pa hoje mos na ler o Allah.

Nuk ka zinxhir të dritave lajmëruese mes minareve,

që shkëlqejnë duke përcjellë kumtin, o Allah!

Rrugën e Qumshtit nga qielli, mos na e hiq o Allah,

Këtë vend të brumosur me muslimanë,

Mos e ler pa muslimanë o Allah!

Na jep fuqi, mos e ler pa luftëtarë fushbetejën e Xhihadit, o Allah!

Turmat që në vite presin heronj,

Mos i ler pa heronj, o Allah!

Na mësoj si të përballojmë armikun,

mos na ler pa shpirt, Allah!

Në të ardhmen vitet pa Ramazan,

Mos na i ler o Allah!

Ose shpërndaje tufën tënde, për të cilën askush nuk shqetësohet e kujdeset,

Ose pa bari mos e ler o Allah!

Pa dashuri, pa ujë, pa ajër, pa atdhe, mos na ler o Allah!”

Kjo ishte poezia.

Kjo poezi e recituar në Prezë, në prani të Presidentit Erdogan, para një xhamie, nga një vajzë muslimane shqiptare, e mbuluar me hixhab, nuk ka kuptim tjetër veç atij të një apeli, të një manifesti të muslimanëve shqiptarë (e praktikuesve të fesë islame, domethënë e një pakice edhe mes vetë shqiptarëve me origjinë muslimane nga koha otomane) për Xhihad (luftën e shenjtë) islamike, me qëllim që të krijohet shteti islamik në Ballkanin Perëndimor, që nga Shqipëria në Bosnjë. Poezia ishte një zhvillim i fjalimit ekstremist islamik të Presidentit Erdogan në Prezë. Erdogan tha në fjalimin e tij në Prezë:

“Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, Tirana, Sarajeva, Shkupi; zemrat e tyre duhet të rrahin në islam. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.”

Këtu Erdogan iu apeloi muslimanëve të Ballkanit Perëndimor që ta ndjejnë se i përkasin një kombi të vetëm musliman, që nga Bosnja në Shqipëri. Sa për ta fshehur pak idenë e tij të Khalifatit ballkanik, Erdogan nuk ka përmendur Prishtinën, domethënë Kosovën, si dhe Novi Pazarin, domethënë Sanxhakun, por është e qartë se kur përmenden Sarajeva, Shkupi dhe Tirana, që duhet të jenë të bashkuar, nënkuptohet edhe Prishtina është në këtë skemë gjeoreligjioze dhe gjeopolitike, pasi gjeografikisht, Sarajeva nuk mund të bashkohet me Shkupin dhe Tiranën, pa u bashkuar me këtë skemë gjeoreligjioze dhe gjeopolitike edhe Novi Pazari e Prishtina.

Logjika që përdori Erdogan për ta fshehur paksa idenë e tij të Khalifatit në Ballkanin Perëndimor, është e njëjtë me logjikën e hartës së flamurit të zi të dronit, që u ngrit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në këtë hartë, kinse të Shqipërisë Etnike, paraqitej në fakt shteti islamik i Ballkanit Perëndimor, paksa i fshehur, duke mos u përfshirë Bosnja në këtë hartë, por Sanxhaku islamik boshnjak, si urë lidhëse me Bosnjën. Në 1914, kur ndodhi një rebelim islamik në Shqipëri, të inicuar nga agjenti serb Esat Pashë Toptani, Serbia e mbështeti këtë lëvizje se ajo u shërbente planeve serbe për coptimin e Shqipërisë, duke qenë se shërbente si një shkak për ndërhyrje ushtarake serbe në Shqipëri. Në 1915, një vit pas nisjes së kryengritjes islamike në Shqipëri, Serbia ndërhyri ushtarakisht në konfliktin e brendshëm mes rebelëve islamikë shqiptarë, për të sjellë në pushtet njeriun e saj Esat Toptanin. Një shekull më vonë, në tetor 2014, Serbia, me anë të një operacioni të shërbimeve të fshehta të saj në ndeshjen Serbi-Shqipëri, i dha një flamur shtetit islamik të Ballkanit Perëndimor, që para se ta shpallte atë Erdogan në Prezë. Serbët bëjnë llogarinë dinake që aspirata historike e Shqipërisë Etnike të kompromentohej si aspiratë për një shtet islamik nëpërmjet flamurit me fushë të zezë (simbol i Xhihadit islamik dhe i shtetit islamik ISIS), në qendër të të cilit gjendej një hartë kinse e Shqipërisë Etnike, por në fakt që e kompromentonte këtë si projekt shovinist.

Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, del se muslimanët praktikues shqiptarë nuk kanë një zë, pra një lider dhe ata shohin si të tillë Erdoganin. Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, muslimanët praktikues shqiptarë ankohen për ezanin (ftesën për lutje në arabisht) që thirret nga minaret e xhamive. Nuk kuptohet se çfarë dëshiron Komuniteti Musliman i Shqipërisë si institucion dhe muslimanët praktikues të Shqipërisë, kur ezani thirret me megafonë nga të gjitha minaret e xhamive të Shqipërisë, madje dhe me nga katër megafonë të vendosur në çdo minare? A mos duan që të vendosin megafonë edhe jashtë xhamive për të thirrur ezanin në arabisht? Ezani i thirrur në arabisht nga minaret është një provokim ndaj shqiptarëve jomuslimanë, si dhe ndaj jopraktikuesve me origjinë muslimane nga koha e pushtimit otoman. Ezani i thirrur në arabisht nga minaret është një dhunim i Kushtetutës së Shqipërisë, e cila përcakton se gjuha zyrtare në vend është gjuha shqipe dhe këtë gjuhë duhet ta respektojnë edhe bashkësitë fetare në ritualet e tyre. Përse duhet që ezani të thirret me megafonë nga minaret kur ai është është praktikues i fesë islame e di orën e faljes dhe e ka të hapur derën e xhamisë? Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, muslimanët shqiptarë duhet të ndërmarrin një Xhihad, një luftë të shenjtë islamike, për të vendosur një regjim islamik në Shqipëri. Sipas poezisë-apel të recituar në ceremoninë e Prezës, del se muslimanët praktikues shqiptarë e ndjejnë veten pa atdhe. Për ta Shqipëria nuk është atdheu i tyre, se në Shqipëri nuk sundon ligji kuranik, Shqipëria nuk është një shtet i dalë nga Xhihadi.

E nëse muslimanët praktikues të Shqipërisë nuk janë aq të shumtë sa të mund ta kryejnë Xhihadin për ta marrë shtetin nën kontroll, atëherë do të vijnë në ndihmë vëllezërit në Xhihad, moxhahidinët nga Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Kosova e Sanxhaku, se ashtu siç tha në fjalimin e tij në Prezë Presidenti Erdogan, muslimanët e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjehen si një komb i vetëm. Por kuptohet se do të vinë në ndihmë edhe luftëtarë nga Turqia dhe më tej nga bota islame.

Fjalimi i Erdogan në Prezë, si dhe poezia e cila u recitua në ceremoninë e promovimit të xhamisë së rindërtuar të Prezës, në Tiranë, në prani të Presidentit Erdogan, i cili u përlot prej saj, ishte një kushtrim për luftë islamike në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, kushtrim i lëshuar nga Presidenti i Turqisë dhe institucioni zyrtar i fesë islame në Shqipëri, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, organizatori i ceremonisë. Gjithçka ishte e përgatitur nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë në Shqipëri. Ceremonia në Prezë ishte një ceremoni e organizuar bashkërisht nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Ambasada e Turqisë. Komuniteti Musliman i Shqipërisë, që ka në pronësi xhaminë si dhe medresenë, shkollën fetare të cilës i përkiste vajza që recitoi duanë.

Fjalimi i Erdogan në Prezë dhe poezia e recituar atje që e përloti atë, na e bëjnë të qartë se çfarë do të jetë xhamia e madhe e ndërtuar në qendër të Tiranës, me financim turk. Xhamia e madhe e Tiranës do të jetë kazerma e Xhihadit në Shqipëri, katër minaret e saj do të jenë topat e Xhihadit, megafonët e minareve, nga të cilët do të thirret ezani në arabisht, do të jenë mitralozët e xhihadit, muslimanët praktikues që do të falen në këtë xhami do të jenë moxhahidinët, ushtarët e Xhihadit, imamët e saj do të jenë gjeneralët e Xhihadit. Erdogan e bëri të qartë në fjalimin e tij se qëllimi kryesor për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë nuk ishte që të kishin muslimanët e qytetit Tiranës një xhami ku të mund të faleshin, se ata kanë 40 të tilla. Qëllimi kryesor, siç tha Erdogan ishte që kjo xhami të paraqitej në guidat turistike si imazhi i qytetit të Tiranës, pra si imazhi i kryeqytetit shqiptar. Domethënë se qëllimi i ndërtimit të xhamisë është që Tirana të duket si kryeqytet islamik.

Është absurde dhe qesharake që shteti shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet e fshehta shqiptare, të shtiren se e luftojnë terrorizmin islamik duke arrestuar disa muslimanë praktikues të quajtur radikalë për shkak të pamjes së tyre me mjekrra dhe veshje si talebanë. Këta njerëz janë arrestuar dhe po gjykohen se kanë rekrutuar njerëz për t’ i dërguar të luftojnë në Siri për Xhihad. Por shteti shqiptar, institucionet që duhet të veprojnë, heshtin dhe bëjnë kinse nuk kanë parë dhe kuptuar gjë, kur shpallet Xhihadi në Shqipëri ditën me diell, në mes të Tiranës, nga një kryetar shteti i huaj i ardhur në Shqipëri në vizitë zyrtare, i mbrojtur nga Garda e Republikës së Shqipërisë, nga Policia e Shtetit e Shqipërisë, nga shërbimet e fshehta të Shqipërisë. Gjithashtu shteti shqiptar, institucionet që duhet të veprojnë, heshtin dhe bëjnë kinse nuk kanë parë dhe kuptuar gjë, kur bëhet një atentat ndaj rendit kushtetues, duke u shpallur Xhihadi në Shqipëri ditën me diell, në mes të Tiranës nga institucioni fetar që me ligj përgjigjet për mënyrën e ushtrimit të fesë islame në Shqipëri, domethënë Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Erdogan erdhi në Tiranë të zbatojë atë që ka shkruar kryeministri i sotëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, në librin me titull “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë” (2001), që është elaborat i Neo-Otomanizmit. Në librin e tij, Davutoglu i cilëson popullsitë “mbetje otomane” (shqiptarë, boshnjakë) si bazën e politikës neo-otomane në Ballkan. Davutoglu shkruan: “Themeli i ndikimit politik të Turqisë në Ballkan janë popull¬sitë muslimane si mbetje osmane. Gabimi në të shkuarën i politikës së zbrazjes së Ballkanit me anë të rrugës së emigrimit duke i parë këto popullsi si barrë të politikës së jashtme turke, ka dalë sot në shesh në mënyrë krejt të hapur. Tani Turqia po duket se zotëron në Ballkan mundësi me rëndësi që ia sigurojnë arritjet e përvojës historike të mbështetur në trashëgimin osman. Veçanërisht në dy vende (Bosnjë dhe Shqipëri) ku muslimanët, aleatët e natyrshëm të Turqisë, janë në shumicë, është shfaqur vullneti për ta kthyer këtë përvojë historike të përbashkët në një aleancë të natyrshme. Ndërkaq pakicat turke dhe muslimane në Bullgari, Greqi, Maqedoni, Sanxhak, Kosovë dhe Rumani janë elementë me rëndësi të politikës turke në Ballkan.” (Ahmet Davutoglu: “Thellësia strategjike: pozita ndërkombëtare e Turqisë”, Shtëpia botuese Logos-A, Shkup 2010, f. 161)

Madje Davutoglu, në librin e vet nuk heziton që të shprehet hapur se xhamitë, tyrbet, medreset në Ballkan janë fortesa të strategjisë së Turqisë neo-otomane për depërtim atje: “Çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam i pakësuar, çdo element tradicional islam i asgjësuar në kuptim kulturor janë nga një gur themeli i shkulur prej ndikueshmërisë përtejkufitare të Turqisë në këtë zonë. Tashmë Turqia është e detyruar të prodhojë politika të mesme alternative që t’ i zënë vendin politikës së emigrimit të shndërruar në simbol të braktisjes së plotë. Është e pashmangshme që në themel të këtyre politikave të mesme të zërë vend mbajtja gjallë e kulturës otomano-islame në Ballkan.”(po atje: f. 80-81)

Këto fjalë nuk i ka shkruar një njeri i çfardoshëm, por ai i cili që nga viti 2003 ka qenë këshilltari i Kryeministrit Erdogan për politikën e jashtme, dhe që nga viti 2009 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme, dhe që kur Erdogan u bë President, e zëvendësoi atë si Kryeministër. Sipas këtij shtetari turk, institucionet religjioze, ato që quhen Bashkësitë Islame në Bosnjë-Herzegovinë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, me xhamitë e tyre, me muslimanët praktikues në këto vende, përbëjnë një aset strategjik neo-otoman. Kjo do të thotë se çdo musliman praktikues boshnjak dhe shqiptar është një ujk neo-otoman (ujku i Anadollit ka qenë për të krishterët simbol i otomanit).

Për gjithë këtë që ndodhi duhet të bëhen hetime zyrtare nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe shërbimet e fshehta dhe të arrestohen përgjegjësit duke nisur që nga kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Myftiu i Shkodrës, femra xhihadiste, si dhe të tjerë organizatorë të shfaqjes në Prezë. Drejtuesit e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar duhet ta dinë se çështja është shumë serioze. Kujtesa e rebelimit islamik të viteve 1914-1915, nuk është aq e largët sa duket. Nëse shihet se drejtuesit e shtetit dhe të institucioneve nuk duan të bëjnë të detyrën e tyre detyrëm e mbrojtjes së rendit kushtetues, atëherë kanë të drejtë ta bëjnë forca të tjera dhe kjo është shumë më e lehtë të bëhet se ç’ mund të imagjinojë shumëkush, nëse veprohet sipas manualeve efikase.

Në Shqipëri debati për atë që ndodhi gjatë vizitës së Erdogan, është reduktuar kryesisht nëse duhet pranuar kërkesa e tij që të mbyllen shkollat e Gulen në vendin tonë. Por Erdogan dhe Gulen janë dy ekstremistë islamikë, të cilët janë njëlloj të dëmshëm për Shqipërinë. Ata nuk janë ngritur për idetë e tyre islamike, por për atë se cili prej tyre do ta ketë pushtetin në Turqi. Gulen donte që kur Erdogan fitoi zgjedhjet në Turqi, ta ftonte për ta bërë President të Turqisë, dhe kur kjo gjë nuk ndodhi ata të dy u bënë armiq.

Nëse shteti shqiptar nuk vepron për atë që ndodhi në Prezë, atëherë të tjerët kanë të drejtë dhe detyrim që të marrin përsipër përgjegjësinë publike për qëndresën me forcën e armëve ndaj Xhihadit islamik në Shqipëri, nëse duhet edhe ndaj atyre që kanë detyrë të mbrojnë rendin kushtetues dhe nuk e kryejnë këtë detyrë, duke u bërë faktikisht mbrojtës të Xhihadit në Shqipëri. Nuk duhet të ketë iluzione të gabuara për numrin e njerëzve që do të marrin pjesë në këtë qendrësë. Si në çdo lëvizje të tillë, shumë njerëz do të mobilizohen dhe do të marrin pjesë jo aq për motive sublime, por për të përfituar nga pasuria e konfiskuar e atyre që janë përfshirë në Xhihad dhe nga pasuria akoma më e madhe e atyre të cilët e kanë detyrë kushtetuese të reagojnë ndaj Xhihadit që ka nisur tashmë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur në shumë lëvizje në botë duke përfshirë Revolucionin Amerikan, atë Francez etj.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora