E enjte, 01.05.2025, 02:45 PM (GMT+1)

Mendime

Hekuran Sejdiu: Guximi për të mos paragjykuar

E enjte, 21.05.2015, 07:31 PM


Guximi për të mos paragjykuar kushtëzon suksesin

Nga Dr. Hekuran Sejdiu

Ne shumicen e rasteve  paragjykimin e kuptojmë  si një mendim të padrejtë, që është formuar që më parë për dikë a për diçka ne mungese te guximit per te mos paragjykuar, pa e njohur mirë dhe që na pengon për ta vlerësuar atë me paanësi.

Tregimi i parë:

Ajo ishte një vajzë e vogël, e pafajshme dhe gjithë nur. Në dy duart e saj mbante nga një kokërr mollë. E ëma e saj, e thirri dhe kur e pa me dy kokrra mollë në duar, i tha:”A ma jep mua njërën?” Vajza e pa në sy për disa sekonda të ëmën, mandej e kafshoi njërën nga mollët shpejt e shpejt, pastaj kafshoi dhe tjetrën. E ëma u habit nga ky gjest i të bijës dhe mendoi se ajo nuk dëshiron t’ia japë asnjërën nga mollët, prandaj dhe i kafshoi. Disi e zhgënjyer, pa folur fare i ktheu shpinën të bijës dhe u nis për në kuzhinë. E bija iu turr nga pas dhe duke i zgjatur njërën nga mollët i tha:”Mami, mere këtë se kjo qenka më e shijshme dhe më e ëmbël!”

Psh: Allport  i përcaktonte paragjykimet si një antipati apo mendime negative për të tjerët për Buss paragjykimi është armiqësi apo agresion ndaj të tjerëve ndërsa për Simpson dhe Yinger  një qëndrim i ngurtë emocional ndaj anëtarëve të caktuar.Pra paragjykimet janë përcaktuar nga psikologët si besime, mendime, veprime apo ndjenja negative ndaj grupeve apo individëve të caktuar.

Në shimicen e studimeve per paragjykimet hasim  përhapjen e katër formave të paragjykimit modern ndërgrupor siç janë; paragjykimi i hapur, paragjykimi shmangës, paragjykimi fin dhe paragjykimi ambivalent.

Nuk do mund te flisja per paragjykimet pa shtjelluar shkurt teorinë e identitetit social të Henry Tajfel  sipas së cilës njerëzit e ndajnë botën sociale në dy pjese, “ne” dhe “ata”, duke perceptuar grupin në të cilin bëjnë pjesë si më superior sesa grupet e tjera, përsa i përket vlerave të rëndësishme. Ky lloj mendimi sjell njëanshmëri në favor të grupit në të cilin marrim pjesë.

Teoria sugjeron së një nga mënyrat e mundshme për të krijuar ndjenja pozitive rreth grupit në të cilin marim pjesë bëhet duke vlerësuar negativisht grupet e të tjerëve. Sipas teorisë së identitetit social ne jemi të motivuar të favorizojnë grupin tonë dhe të vleresojmë negativisht grupet e tjera

Meqe shkalla e pare e testimit te paragjykimeve eshte  pyetësori i bazuar në pohimet e shkallës matëse të paragjykimit sipas Bogardus, e cila është një shkallë matëse psikologjike që mat në mënyrë empirike paragjykimet ndërgrupore dhe bazohet në mungesën e dëshirës së individëve të një grupi për të kontaktuar me anëtarë të grupeve të tjera në terma socialë. Parimi i kësaj shkalle bazohet në idenë se sa më pozitivisht shprehet një individ për grupin tjetër aq më i lartë është niveli i paragjykimit ndërgrupor, pasi pohimet kryesisht kanë konotacion negative.

Ani pse nuk bejme as pytesor dhe as intervista ne grup,paragjykimin e zhvillojm gjdo ditë ne grupet tona qe nga grupi i parë me i thjeshte paragjykues: (Familja) deri ne grupin me te avansuar paragjykues(grupi politik)!!!

Teoria e deprivimit relativ nga FESTINGER.

Sipas kësaj teorie njerëzit krahasojnë veten e tyre me të tjerët me qëllim krahasimin e qëndrimeve, mendimeve, ndjenjave apo sjelljeve. Ne gjithashtu interesohemi të krahasojmë situatën socio-ekonomike dhe akademike  me situatën e të tjerëve. Ne jemi të interesuar për të ditur se cilësia e jetës sonë (statusi social, fuqia, pushteti, shëndeti, punësimi etj) është cilësisht më i mirë, më i keq apo më i ulët sesa cilësia e jetës së të tjerëve. Psh., le të supozojmë se në një bllok pallatesh, çdo banor ka një antenë satelitore, ndërsa Agroni ka një antenë të thjeshtë. Sipas Davis  Agroni do të ndihej i deprivuar në këtë standart, nëse do krahasohej me banorët që kanë antena satelitore, sepse antena e tij ofron me pak mundësi për argëtim dukë qënë se ofron një numër të kufizuar kanalesh televizive. Kjo situatë do të zbërthehej si më poshtë: Standarti i Agronit mbi teknologjinë është më i ulët, sesa i fqinjëve që përbëjnë një grup të caktuar. Për këtë arsye: Agroni kërkon të ketë një antenë parabolike, krahason situatën e tij teknologjike me atë të fqinjëve të tij. Ndihet i paplotësuar, kur vë re se është i vetmi në pallat që nuk ka antenë satelitore dhe fillon të përjetojë deprivim relativ. Në kontekstin e konfliktit ndërgrupor teoria sugjeron se ndjenjat e paragjykimit ndaj grupeve të tjera lindin atëhere kur kemi deprivim relativ. Psh., në rastet kur një grup ka më pak mundësi shkollimi, shërbimi shëndetësor, infrastrukturë, mundësi punësimi etj, ka shumë mundësi që ky grup të ndihet i disavantazhuar dhe i paragjykuar në krahasim me të tjerët. Teoria e deprivimit relativ ka zënë një vend kryesor në ditët e sotme. Gjithsesi Davis jep mundësi për të bërë një dallim mes dy koncepteve: deprivimit relativ egoist dhe deprivimit relativ komunitar. Në rastin e parë kemi të bëjmë me krahasimin e një individi me një grup të caktuar njerëzish, ndërsa në rastin e dytë kemi të bëjmë me krahasimin e një komuniteti me një grup tjetër.

Tregimi i dytë:

Isha ulur ne mesin e një  autobusi në  rrugën  Istog-Prishtinë  dhe në fund te autobusit nje njeri rreth 40-tave i veshur me kollare ,fliste me zë   pakësa te lartë  por shumë  serioz herë pas here ne telefon.

Ne fillim bisedoi me nje mik te tij mbi disa kamiona me ndihëma humanitare qe priste te fuste ne Kosovë për  nje projekt te madh,me pastaj pati një  telefonatë  tjeter nga një  bashkëpunetor i tije rreth finalizimit te nje projekti te madh turistik ne bjeshkët e Prevallës.

Pas disa minutave qetësie ky zotëri pati nje telefonatë  tjetër rreth një  ftese ligjerimi ne një  Universitët Europian.

Pak minuta pa zbritur, ky zotëria mori edhe një  telefonatë  shumë  interesante por nuk kam “guxim” ta ndaj me ju burra...

Kur zbriti nga autobusi te gjithë  udhëtaret tjerë  kthyën kokën nga ai duke e shikuar me sy respekti disi dhe unë  nuk munda ta leshoj ketë  rast.Eca me nxitim drejtë  tije duke e pershendetur dhe duke i thënë  se te pergëzoj për suksesët .

Zotëria u ndal me keto fjalë  :Ikë  o vëlla se më  një  byrëk jam qe 24orë!!!

Teoritë psikologjike mbi reduktimin e paragjykimeve :

Per brezat e rinje:

1.Nderhyrja ne korikualt arsimore qe bazohet ne teknikat multikulturore dhe psikosociale

Per brezat e mesme dhe te vjetra:

1.Reduktimi i paragjykimeve nëpërmjet ndërtimit të njohurive

2.Reduktimi i paragjykimeve nëpërmjet kontaktit te drejtperdrejtë

3.Etj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx