Mendime
Dedë Preqi: Bombat e Zaevit...
E premte, 22.05.2015, 07:59 PM
BOMBAT E ZAEVIT, P….TË FTOHTA
Nga Dedë Preqi
Sa herë që thyhet qerrja, thotë populli ka rrugë të ndryshme, por me rastin e Kumanovës, që u ekzekuatuan me dhjetra shqiptarë dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga forcat e policisë dhe ushtrisë sllavo-maqedone, nuk ka rrugë dhe alternativë tjetër, vetëm se, VETËDIJËSIMI dhe UNITETI i POPULLIT SHQIPTARË, është modeli dhe formula ma e mundur, që të çlirohen shqiptarët nga ozurpatorët dhe diskriminimet e tyre ç’njerëzore. Ngjarja e fundit në Kumanovë, tregon fytyrën e vertetë të absurditetit që sundon në një vend demokratik, duke mos marrë parasysh të drejtat dhe barazitë e popujve, posaqërisht të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe Serbi, janë në pikën më nënçmuese dhe më diskriminuese në rajon.
Liria e shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë kusht i lirisë dhe demokracisë së gjithë popujve që jetojnë në këtë vend, dhe në këtë rast duhet të ngrisim zërin kudo, se qeveria maqedone e Grujeskëve me këtë lojë kërcënuese dhe shtypje ndaj shqiptarëve nuk qonë largë, sepse asnjëri nga të tillët nuk ka mundur në mënyrë të dhunshme ti zgjedhë problemet, përkundrazi problemet mund të thellohen edhe më shumë, për deri sa shqiptarët jetojnë në të njëjtin shtet…
Poqese në këtë mënyrë të frikshme dhe të dhunshme tentohet nga shteti maqedon, apo serb, që shqiptarët të diskriminohen dhe të trazohen me metoda barbare, duke dhënë opinionit një pasqyrë të rrejshme, se gjëja shqiptarët janë vetëdestabilizues dhe të pa rehatshëm në këtë vend dhe kudo tjetër, kjo logjikë, jo që do të jep rrezulltate të dukshme, por edhe me një cënim flagrant të një mori shkeljesh dhe marrëveshjesh e konventash ndërkombëtare të nënshkruara nga ky shtet, siq është edhe Marrëveshja e Ohërit.
Njeriu më i zëshëm i opozitës, që i kundërvëhët regjimit të Grujevskit, duket lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili paraqitet me „bombat“ e përgjimëve, që zbulon sekrete të ndryshme nga qeveria maqedone. Dhe kohën e fundit kësaj elite politike dhe këtij lideri i besuan dhe e mbështesin disa parti shqiptare në Maqedoni, apo, duke lënë çdo gjë në duart e Grujevskit dhe Zaevit. Ndërsa, ka shpekulime se edhe partitë shqiptare të cilat janë në lidhje me qeverinë dhe të tjerët, kanë frikë se po përgjohen, sepse mund të jenë të përziera në „qullin politik „ të Grujevskit, për ti ruajtur poezitat e veta.
Ajo që vepron lideri i LSDM-së, Zaevi, në përgjimet shtetërore të Maqedonisë, që nuk është e lejuar, edhe pse zbulohen ndoshta fshehtësi të nevojshme për ti njohur opinioni, vështirë që një sjellje e tillë mundet të ndryshojë gjendjen, apo të sjellë rrezulltate të nevojshme për ta përmbysur qeverinë Grujevski, dhe ti kontribuojë zgjedhjes së krizës e problemeve në këtë vend, sepse këtu qëndron një interes i veqantë interesi të vetë liderit në fjalë. Duke parë se qeveria Grujevski, në pikparje institucionale duket e qëndrueshme, prandaj lideri opozitar Zaevi, nuk ka tjetër fuqi ekzekutive dhe institucionale, e ndërmerr metodën e përgjimëve shtetërore ndaj kësaj qeverie, duke llogaritur që në këtë lojë ti futë edhe shqiptarët, sepse përbëjnë shumicën e madhe të popullsisë në këtë vend, për ti shfrytëzuar në të ardhmën kur mund të ndodhin zgjedhjet.
„Bombat“ e Zaevit, nuk munden ta ndryshojnë gjendjen dhe krizën në Maqedoni, dhe kjo metodë e Zaevit përmes përgjimëve nuk mund të jetë e qëndrueshme, sepse në rend të parë nuk është metodë parimore dhe politike, por edhe as kulturore, që nxjerrë rrezulltate të lakmueshme për një shoqëri multietnike, e cila edhe nëse mund të qeverisë nesër, ajo e ka humbur besimin dhe kredibilitetin në vend dhe në një shtet demokratik ç’farë do qoftë. Pse lideri i këtyre përgjimëve deri më sot nuk e shpërthej bombën e tij me rastin „Monstra“, duke ditur se ky rast është një montim i qeverisë Grujevski, dhe për kur po e ruan një bombë të tillë, apo Zaevi, po pret që shqiptarët të qetësohen përmes rrefalleve dhe tytave të qeverisë fashiste maqedone. Ndërkaq, ky veprim i liderit të opozitës nuk disponon forcën e thellësisë, itensitetin të veprimit politik, i cili mund të hidhte dritë të mjaftueshme për zgjedhjen e problemit të shqiptarëve dhe maqedonëve, dhe kur duhej ti kishin mjaftuar këtij lideri dhe të tjerëve, që ta kuptonin qartë shëmtimin brutal të të drejtave të shqiptarëve në këtë vend.
Për ta luftuar rezistencën eventuale dhe për të jetësuar një politikë të mirëfilltë dhe trasparente në këtë shtet, shqiptarët ku do që jetojnë dhe veprojnë në vendet e tyre, duhet ti bashkojnë forcat e veta në një mënyrë të harmonizuar, dhe vetëm përmes këtij argumenti munden të jetojnë dhe të çlirohen nga gjitha presionet e mundshme të kujna do qofshin. Dhe gjeturia e idesë së Zaevit, shumë shqiptarëve u duket se këtu gjindet nyja shpëtimtare e krizës shqiptare në Maqedoni, apo e përmbysjes së një regjimi totalitar. Por, siq thotë edhe një mendimtar i quajtur Mishel Bitor, „Se realitetëve të ndryshme u përshtaten edhe forma të ndryshme rrëfimi“, që do të thotë, se mënyra dhe stili i ri i prezentimit të realitetit, asnjëherë nuk është rrjedhë e sigurtë e politikës imanente, edhe pse ndërlidhet me format dhe stilet e tilla.
Prandaj, edhe këto „bombat e Zaevit“, nuk janë gjë tjetër vetëm p…. të ftohta, të cilat shkakëtojnë plasaritje ndëretnike në Maqedoni, posaqërisht në marrëdhëniet në mes shqiptarëve dhe maqedonëve. Rruga e shqiptarëve nuk është largë, që të bashkohen në një rrugë të përbashkët drejtë Europës dhe linja e tyre në Aleancën Veriatlantike, e cila formulë do të zgjedhë njëherë e përgjithmonë qështjen e kombit tonë.