E enjte, 01.05.2025, 06:45 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Ja pse duhet votuar Dr. Fatmir Sejdiu

E diele, 24.05.2015, 12:04 PM


Letër e hapur 335 Delegatëve të Kuvendit të VIII-të Zgjedhor të LDK-së

Ja pse duhet votuar Dr. Fatmir Sejdiu për lider të LDK-së !

Nga Florim Zeqa

Nocioni LIDER, është konotacion pak më i gjërë dhe më kompleks seqë mendohet në opinion. Kohëve të fundit sikur jemi mësuar që për një drejtues grupi, partie politike apo udhëheqës i një koalicioni më të gjërë ta quajmë (pa)drejtësisht "lider" !

Liderë në kuptimin e plotë të fjalës mund të jetë ai apo ajo që gëzon mbështetjen e masave të gjëra popullore, që ka mështetjen morale në radhë të parë, mandej atë fizike (përmes votës) apo të mbështetjes politike nga më shumë se një subjekt politik .

Që nga shkuarja në amshim e presidentit historik Ibrahim Rugova, vendit tonë i ka munguar lideri, si një person me besueshmëri të lartë në mesin e popullatës, dhe si person me kredibilitet ndërkombëtar.

Si rezultat i mungesës së një lidershipi të besueshëm, vendi ynë, përgjatë këtyre viteve të Kosovës post-Rugoviane, apo të viteve të pas-Pavarësisë, shpeshëherë është ndodhur në situata të palakmueshme politike.

Ska dyshim, se situata më e palakmueshme, do të thoja katastrofale politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014-të e dëshmoi mungesën e një lideri të pëgjegjshëm mbrenda subjekteve tona politike.

Lideri numër një i LDK-së post-Rugoviane, njiherit edhe kryetar nderi i këtij subjekti, mbeti i anashkaluar dhe anatemuar nga bashkëpartiakët dhe kreu në ikje i partisë !

Anatemimi i kryetarit të nderit, përbën rastin më të veqant, do të thoja më enklatant mbrenda një shoqërie njerëzore, paraqet përveq mungesës së moralit politik, në radhë të parë paraqet mungesë të kulturës njerëzore.

Anatemimi nga bashkëpartiakët i njeriut që kontribuoi dhe i qendroi besnik dhe i paluhatshëm frymës rugoviane në LDK, të atij që sakrifikoi edhe postin më të lartë shtetëror për t'i mbetur besnik amanetit rugovian, fletë në mënyrën më të qartë për nivelin e ulët moral dhe politik në të cilin ka rrëshqitur partia e besës dhe shpresës shqiptare.

Liderët nuk lindin mbrenda natës, duhen vite dhe dekada deri në formësimin e tyre intelektual dhe politik,...andaj në këtë aspekt jo vetëm sondazhet e shumta të ditëve të fundit,...por është veprimtaria e bujshme politike mbi 25 vjeqare e presidentit Sejdiu në LDK,...pjesëmarrës aktiv i shumë ngjarjeve historike nëpër të cilat ka kaluar vendi përgjatë një çerekshekulli,...kjo e vërteton dhe arsyeton lidershipin e tij, si një burrështetas i përgjegjshëm dhe i respektuar nga shumica e qytetarëve të vendit.

Për hirë të një pjese të delegatëve të rinjë të Kuvendit zgjedhor, e në veqanti të atyre që me vonesë janë kyqur në LDK, më poshtë po ua rikujtoj një histori të shkurtër të presidentit Dr. Fatmir Sejdiu.

Fatmir Sejdiu lindi me 23 tetor 1952 në Pakashticë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Podujevë, ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare, po në këtë Universitet ka mbrojtur doktoratën.

Për studime të thelluara, Prof. Sejdiu ka qëndruar në Francë (Universiteti Parisit) dhe në SHBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera.

Është pjesëmarrës i shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha.

Dr. Fatmir Sejdiu punoi si profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

Fatmir Sejdiu ishte pjesëmarrës i Kuvendit themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 23 dhjetor 1989. Në Kuvendin e Parë Zgjedhor në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më 1992 anëtar i Kryesisë së LDK-së, ndërsa më 1994 Sekretar i Përgjithshëm i LDK së, detyrë të cilën e ka kryer deri në shkuarjen në amshim të presidentit historik.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror për organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, mbajtur më 1991. Ka qenë ndër njerëzit kryesorë për përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës, që janë mbajtur më 1992 dhe 1998.

Fatmir Sejdiu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës më 1992 dhe më 1998. Po kështu, më 1998 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çështje kushtetuese.

Më 2001, në zgjedhjet e para demokratike të pasluftës, është zgjedhur deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit. Deputet dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit është zgjedhur sërish më 2004.

Dr. Fatmir Sejdiu ka qenë gjithashtu anëtar i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike.

Më 10 shkurt, 2006, pas rethit të tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Sejdiu u zgjodh president i dytë i Republikës së Kosovës.

Më 8 dhjetor të vitit 2006 , në seancën e Kuvendit të VI-të zgjedhor të LDK-së, Dr. Fatmir Sejdiu zgjedhet kryetar i parë i LDK-së post-Rugoviane,...përderisa pjesa e dytë e Kuvendit shkaktoj çarjen e madhe të LDK-së, që ndryshe njihet si "Kuvendi i karrigeve"...!

Dr. Fatmir Sejdiu është president i rishpalljes së pavrësisë së 17 shkurtit 2008-të, apo siq e parapëlqejë ta quaj; e njohjes formale të Pavarësisë së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare (Ibrahim Rugova).

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, Dr. Fatmir Sejdiu rizgjedhet president i Republikës së Kosovës më 9 janar 2008 për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Fatmir Sejdiu, me 27 shtator 2010 shpalli dorëheqjen nga posti i presidentit !

Dorëheqja e tij pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila "vlerësoi" se ai e ka shkelur seriozisht Kushtetutën, duke mbajtur dy poste, atë të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të partisë (Lidhja Demokratike e Kosovës),...anipse presidenti kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me funksione të ngrira i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës.

“Unë kam besuar se mbajtja e postit të kryetarit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë funksion, siç e përcakton Kushtetuta, nuk përbën shkelje të kësaj Kushtetute. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka menduar ndryshe dhe unë e respektoj këtë vendim",  ishte shprehur Fatmir Sejdiu në atë kohë duke shprehur nivel të lartë të politik dhe intelektual.

Kjo ishte vetëm një shkëputje nga historia e lavdishme e një veprimtari të devotshëm të LDK-së Rugoviane, e cila e dëshmon besnikërinë dhe përkushtimin e pandërprerë të Dr. Fatmir Sejdiut në ruajtjen dhe avancimin e vlerave rugoviane në parti.

Të nderuar 335 delegat të Kuvendit të VIII-të zgjedhor, mendohuni mirë para se të votoni. Në dorën tuaj është e ardhmja politike e vendit, në dorën tuaj është fati politik i LDK-së Rugoviane, në dorën tuaj është e ardhmja e gjeneratave që vijnë pas nesh, andaj mos u mashtroni me premtime për punësime dhe gjëra të tjera të vogla personale,...fati i Kosovës është më i madhë dhe më i rendësishëm se çdo interes personal.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx