E hene, 29.04.2024, 12:12 PM (GMT+1)

Mendime

Premti: Komunikim qytetar apo ''gjuha e dhëmbëve''?!

E merkure, 27.05.2015, 07:16 PM


Fushatë e komunikimit qytetar apo ''gjuha e dhëmbëve''?!

Nga Irakli Premti

Situata zgjedhore, edhe pse fushata ka vetëm disa ditë që ka nisur, po shkon në limitete njohura në Shqipëri, të tensionimit dhe sforcimit, për shkak të psikologjisë përplaëse të kandidatëve dhe shtabeve të tyre elektorale. Kjo veçanërisht në disa zona të njohura për konflikte, që në zgjedhje të tjera kanë shkuar deri në konfrontime të aramatosura e vrasje, siç është rasti i Laçit dhe ndonjë zone tjetër të njohur për fanatizmin e militantëve dhe psikozat konfrontuese.

Gjatë një përballje televizive në TV Ora News, kandidatët për kreun e bashkisë së Kamzës sa nuk u rrahën midis tyre gjatë debatit, i cili degjeneroi në fyerje personale, aq sa kur moderatori tentoi që ata ti jepnin dorën njëri-tjetrit, ata u ndanë duke e kërcënuar njëri-tjetrin me gishtin drejtues, në mënyrë shumë arrogante e kërcënuese. Kjo frymë ka kohë që përcillet në shtabet elektorale të dy kandidatëve, që akuzojnënjëra-tjetrën për dhunë, kërcënime, prishje tubimesh elektorale, dhunim tëzyrave elektorale, grisje posterash etj.

Një nga anëtarëte shtabit elektoral të PD, pjesë e strukturës drejtuese të grup-seksionit të 1574/1 Kamzë, Lutfi Ferhati pohon se strukturat e selisë rozë janë vënë në lëvizjepër ta thyer me çdo kusht Kamzën si bastion i së djtahtës, duke ushtruar presion dhe kërcënuar hapur rivalët e shtabit elektoral blu. Mua, rrëfen z.Frehati, më kanë kërcënar disa herë, qoftë në mënyrë verbale, qoftë me dhunëfizike, ndërkohë që çdo ditë militantët fanatikë të PS-së, që duan ta marrin meçdo kusht Kamzën, parakalojnë makinat tona, prishin takimet e kandidatit tonëdhe bëjnë presione në administratën publike me vendet e punës.

Të njëjtën gjë pohon dhe një nga anëtarët e shtabit elektoral të kampit rozë, z. Bajram Hoxha,i cili thotë se kryetari i bashkisë që garon për herë të tretë për PD-në, po bën presione mbi biznesin dhe mbi të gjithë qytetarët, për të fituar me çdo kusht edhe një herë kreun e bashkisë së Kamzës.

Një psikologji e tillë konfrontuese duhet mbajtur nën kontroll, që të mos ndodhin përplasjetë rënda e me pasoja, siç ka ndodhur në të gjitha fushatat elektorale në Kamzë, Laç, Mamurras, Lezhë, Malësi të Madhe etj., ku gara elektorale ka treguar se jorrallë është shndërruar në luftë fiesh e klanesh, në përplasje të egra për jetëa vdekje.

Përplasje kanë ndodhur dhe në Durrës, që është një qytet me traditë dhe kulturë politike, që gjatë gjithë këtyre njëzet e pesë viteve tranzicion, ka treguar pjekuri e maturi. Jo një herë kandidatja e djathtë  Grida Dume është ankuar për përplasje me shtabin elektoral të rivalit të tij të majtë, i cili garon për herë të katërt në bashkinë e qytetit bregdetar. Prishja e mitingjeve elektorale, pengimi i grupeve të militantëve për të vazhduar fushatën është një akuzë e ndërsjelltë që vjen nga e majta dhe e djathta, por që realisht fsheh mundësinë e konfrontimit dhe të radikalizimit të mjedisit elektoral në këtë qytet të rëndësishëm dhe me potencial të madh ekonomik, turistik e resurse njerëzore.

Në Tiranë situata duket më e qetë, falë mënyrës se si i shpalosin programet dhe objektivat kandidatët rivalë, me tone të qeta dhe pa sforcime retorike tribunale, çfarë përcillet si qetësi e maturi dhe poshtë në bazat e dy partive kryesore.

Zoti Kosova po bën një tentativë për ta shkëputur garimin e tij nga lufta politike, duke rimarrë në një mënyrë tjetër, postulatin e Ramës ''përtej të majtës e të djathtës'', ndërkohë që z. Velia, megjithëse me një profil të detajuar politik, shquhet përelokuencën e tij, që nuk përmban në asnjë rast sharje, kërcënime dhe gjuhë dhune e force, me të cilën është mbushur dëng historia e fushatave elektorale në Shqipëri.

Një gjë është  e vërtetë:  megjithëse fushata ka filluar rreth një muaj para afatit ligjor, duke bërë që ata që i bëjnë liget t'i shkelin të parët, tani që ajo ka nisur zyrtarisht, po duken shenjat e një acarimi, që nuk duhet lënë të ngjitet në kuota të reja e të prodhojë frymë konfrontimi.

Modelet si Halim Kosova, Erion Velia, Grida Dume, dy kandidatet femra në Shkodër, kandidatja e PS për Bashkinë e Gjirokstarës etj, që në çdo takim sjellin frymë kominikimi me objektiva e jo me mllefe, duhet të përthithet nga kandidtatët e tjerë, të cilët duhet ta kuptojnë se është një fushatë për qytetarin e jo për karrigen e tyre dhe se në këtë karrige ata do të ulen vetëm nëse do populli, nësedo qyteti i tyre, nëse e meritojnë dhe mund të bëjnë për qytetarët më të mirën e mundshme.

Kjo është një fushatë historike që hap një epokë të re për bashkitë e vendit tonë, prandaj duhet që të meritojë gjithë vëmendjen e institucioneve, për të qenë një fushatë shembullore që të përcjellë kulturë komunikimi qytetar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora