Mendime
Gani Mehmeti: Bashkimi kombëtar nuk bëhet vetvetiu
E marte, 26.05.2015, 07:55 PM
BASHKIMI KOMBËTAR NUK BËHET
VETVETIU
Nga Gani Mehmeti
Deri sa ne u copëtuam nga të huajt pse ishim të ligj, pa ushtri, pa armë, pa përgatitje për luftë kundër të gjithë tyre që na rrethojnë, vallë, si do të mund të bashkohemi pa një forcë më të madhe se që e kanë edhe sot ata që neve na rrehojnë ? Kush sa po i kontribuon kësaj dëshire të përhershme, që kur u ndmë ?
Jam shumë skeptik për këtë që shkruajnë dhe deklarojnë qeveritarët e të dy shteteve sot – Shqipërisë dhe Kosovës, e sidomos të kryeministrit Edi Rama.
Se është një dëshirë e madhe e shqiptarëve për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, e bashkimit të të gjitha pjesëve të ndara dhunshëm nga fqinjtë tanë e pastaj me miratimin e Kongresit të Londrës më 1913, po edhe më tutje, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, dihet. Nuk besoj që të mos e ketë këtë dëshirë çdo shqiptar.
Sikur të bëhej bashkimi vetëm me deklarata, ne do të ishim bashkuar moti, por jo.
Madje, sa
më shumë që deklarojmë, aq më larg bashkimit do të jemi.
Me
folklor i kemi bashkuar që moti trojet
shqiptare. Me dëshirë, po ashtu, me poezi – po, me shkrime të ndryshme –
po, tani edhe me deklarata –
Unë po kam frikë nga këto deklarata, jo pse janë kundër dëshirës sime, nga që kjo është dëshira ime prej si fëmijë dhe nuk shuhet deri sa ta shohë se vërtet – u bashkuam. Por, deklaratat e politikajve duhet të jenë më ndryshe. Ata edhe nëse e kundërshtojnë nganjëherë, por që punojnë për të – do t’i çmoja më shumë.
Nuk ka korrur askush pa mbjellë. Në këtë drejtim nuk po shoh se është bërë diçka, prandaj nuk ka të korrura.
Në të dy shtetet shqiptare sot, që nga kryeministrat e poshtë, secili mendon vetëm për vete, vetëm për xhepat e vet dhe as që e çan kush kokën për popull, për shtet e për komb.
Të gjithë ndërkombëtarët na qortojnë se ne kemi shkallë të lartë korrupsioni – çka është e vërtetë, se ne kemi mungesë sundimi të ligjit, pse mbi ligjin kanë dalë qeveritarët tanë, prandaj nuk kemi Europë, nuk liberalizim vizash (në Kosovë), nuk kemi punë, dhe kemi mbetur më të varfërit, për çka është edhe një turp i madh yni në përgjithësi, e në veçanti ky turp le t’u takojë atyre që e prunë gjendjen deri këtu.
Krahsojeni zhvillimin e Finlandës, që pavarësinë e ka fituar në vitin 1917, pesë vite pas Shqipërisë !
Ne kënaqemi, mburremi dhe krenehome me një autostradë Kombëtare me emrin e të Madhit Ibrahim Rugova, po sa autostrada kanë shtetet e tjera, duke u nisur edhe nga ato që na rrethojnë !
Deri sa tepsia jonë pret mazën e kojshisë, vështirë do t’i kemi të gjitha, pra edhe Bshkimin Kombëtar !
Neve na
vriten tanët nga kushdo qoftë dhe nuk jemi në gjendje të reagojmë as
politikisht, as diplomatikisht e as ushtarakisht. Kjo u pa edhe më 9 maj në
Kumanovë.
Këtu shihet forca jonë, këtu shihet Bashkimi Kombëtar, i cili, as që merret me mend se do të bëhet pa fituar miqët ndërkombëtarë, në të cilin drejtim asgjë nuk shoh se është kah bëhet.
Prandaj, pajtoj plotësisht me shkrimin e Kolec Trabionit në E Vërteta-al.com.