E diele, 28.04.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Mendime

Azem Parllaku: Shansi i humbur i Gruevskit

E shtune, 30.05.2015, 05:38 PM


Fitorja e Vuçiç-it dhe shansi i humbur i Gruevskit

Nga Azem Parllaku

Ka shtete të "mira" dhe "jo të mira", ashtu sikurse ekzistojnë dhe kombe të "mira" dhe "jo të mira". Nga tekstet e historisë kemi mësuar për kombe e shtete, të tilla që kanë mbrojtur Europën kundër Azisë, krishterimin kundër islamit, civilizimin kundër barbarisë, etj.

Po nga tekstet e historisë jemi njohur dhe kemi mësuar për heronj të kombeve, e udhëheqës të shteteve, të tillë që kanë marrë përgjegjësinë për fatet e kombit dhe shtetit të tyre.

E lindur vonë, historia moderne, është konceptuar dhe zhvilluar, si instrument ndihmues i nacionalizmit. Si mjet i ideologjise? nacionaliste, promovohet si sukses i madh, nde?rkohe? që: e ka kthyer te? kuptuarit tone? te? se? shkuare?s ne? nje? kosh plehrash toksike?.

Tirana, për dy ditë u kthye në qendër të vëmendjes, diplomatë nga Europa, popujt ballkanas dhe mediat, u fokusuan tek takimi i kryeministrave të rajonit, nga ku priteshin mesazhet shpresëdhënëse për një gadishull, që nuk ka pse të anatemohet më: si më i padisiplinuari dhe më i gatshmi për të shpërthyer. Përtej nismave dhe projekteve të karakterit ekonomik, ky takim ishte më shumë i rëndësishëm, për të dëshmuar se: vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta mund të ecet përpara dhe të ndihmohet njëri-tjetri.

Duke i konsideruar të papërfillshme detaje dytësore, tashmë të ditura nga të gjithë, e rëndësishme është të kuptuarit e rolit të shtetarit (udhëheqësit), i cili është i ndryshëm nga ai i analistit.

Në qoftëse analisti e zgjedh problemin qe? ai de?shiron pe?r te? studiuar, shtetarit problemet i imponohen, madje duke patur dhe presionin e kohës, dhe mundësinë për të zgjidhë enigmën vetëm nje?here?, gabimet e tij jane? te? pariparueshme.

Në takimin e Tiranës profili i Kryeministrit të Serbisë ishte në qendër të gravitetit, kjo për shumë arsye, të së shkuarës, tanishmes dhe të ardhmes.

Ka shumë gjasë që; Në konkluzionet e takimit midis kryeministrave të rajonit Aleksandër Vuçiç mund të konsiderohet më i suksesshmi, si në rrafshin nacional ashtu dhe atë ndërnacional.

Deklarata e tij për Kosovën në kryeqendrën e shqiptarëve Tiranë, është ngazëllyese për opinionin publik në Serbi. Ndërkohë përshtypjet e tij për Shqipërinë, shtërngimi i dorës me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, si dhe deklarimet zyrtare të menduara mirë përsa i përket bashkëpunimit dhe të ardhmes së rajonit, patjetër që do të kuotohen në vlerësimet e ndërkombëtarëve.

Në mënyrë të kujdesshme Vuçiç disa ditë përpara se të vinte në Tiranë e sintonoi qëndrimin e tij me ndërkombëtarët, në lidhje me pritshmëritë e këtij takimi, ndërsa në mënyrë të stërholluar nëpërmjet deklarimeve në shtyp u pozicionua favorshëm përballë opinionit publik vendas, kryesisht duke i'u referuar mardhënieve me shqiptarët dhe zhvillimeve në shtetin kufitar Maqedoninë.

Krejt ndryshe, ishte qasja në këtë takim e kreut të Qeverisë maqedonase Nikola Gruevski.

Deklarata e tij; "Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndjesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi", nuk mund të vlerësohet ndryshe vecse një hipokrizi.

Gruevski duke folur kështu për harmoninë e rajonit, harroi bashkëjetesën e qytetarëve në shtetin e tij, e në këtë mënyrë ai u promovua si zëri i mocëm ballkanas, një mendje e vogël shoviniste, dhe djallzore.

Popujt e ballkanit vecanërsht shqiptarët prisnin një qëndrim autokritik dhe të përgjegjshëm për ngjarjet në Kumanovë, nga ana e tij fodulli Gruevski, i jepte leksione rajonit dhe nëpërmjet tij Europës, kur deklaroi se; "Në vendin tonë i cili është multietnik do doja të thoja që integrimi europian dhe atlantik është një faktor kryesor koheziv mes komunitete të ndryshme etnike. Nga ky këndvështrim Maqedonia është e përqendruar në reformat në çdo fushë të cilat nevojiten për tu zbatuar sa më shpejt dhe për të qenë e përgatitur për tu bashkuar në Bashkimin Europian".

Si "zëri" i vjetër Gruevski kishte shansin për të kuptuar se: për të ndërtuar Babelin nuk duhet vetëm argjil, gurë, bitum, kafshë pune, muratorë, hekurthyes, puntorë e të tjerë zanatçinj, ajo çfarë duhet është gjuha e përbashkët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora