Mendime
Florim Zeqa: LDK-ja Rugoviane Post-mortum
E diele, 31.05.2015, 01:11 PM
LDK-ja Rugoviane Post-mortum
Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij...!
Nga Florim Zeqa
Ska dyshim se i gjithë elektorati rugovian do të dëshironte që një ditë pas kuvendit të dalim me shkrimet Post-festum, mbi fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK,...por kjo nuk deshtën që të ndodhë shumica e delegatëve pjesmarrës të Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së !
Ata, delegatët pra me votën (shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë subjekt emblematik të historisë së lavdishme 25 vjeqare të shqiptarëve të Kosovës.
Ashtu siq e thash në shkrimin paraprak; "Kuvendi i VIII-të, historik për LDK-në", i tillë na doli të jetë, kuvend i cili e varrosi dhe dërgoi në përjetësi frymën rugoviane mbrenda këtij subjekti politik.
Ka një kohë të gjatë, që një mik i imi më qortonte në vazhdimësi për mbështetjen që i ipja subjektit që e kisha për zemër-LDK-së; "je duke humbur kohë kot miku im,...nuk ka frymë rugoviane në LDK,...me vdekjen e liderit shpirtëror, hyjnorit Rugovë, është dashur të shpallet e vdekur edhe LDK-ja...!
Këto ishin fjalë të një shpirti fisnik, që nuk dëshiroja t'i ndëgjoja asnjëherë,...por ja që doli që më paska dashur pa hile dhe se paska pasur shumë të drejtë.
Premiera e varrosjes së frymës rugoviane ishte shfaqur në fillim të muajit Maj në degën e LDK-së në Klinë (me 3 Maj 2015) gjatë punimeve të kuvendit zgjedhor të kësaj dege,...në sallën e madhe të Hotelit "NORA", nuk "kishte" vend për asnjë simbol rugovian, madje as për fotografinë e hyjnorit Rugovë...!
Nga kuvendi i fundit zgjedhor, ashtu sikurse nëntë vite e gjysmë më parë kur iku hyjnori në përjetësi,...kështu edhe amaneti i tij-LDK-ja me 31 maj 2015-të shkoj në përjetësi, për t'u shkruar me shkronja të arta mbi epitafin e saj; "Lavdi LDK-së Rugoviane", (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij; karrierist, linçues, faqezinjë, njerëz të pabesë, frikacak që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane,...matrapaz politik, hajdut, kriminel, injorant, analfabet, psikopat, mjeranë dhe servil të fëlliqur, që tradhëtuan një popullat të tërë për hirë të interesave të tyre të ngushta personale !
"Janë këto fjalë të idhëta, por të vërteta...", kishte thënë rapsodi popullor me rastin e vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova,...akoma më të idhëta dhe më të rënda po më duken sot fjalët; "Isa Mustafa me sejmenët e vet e varrosën frymën rugoviane të LDK-së".
LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjëta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërserithsme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.
Deri me 31 maj të këtij viti jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme !
Tani e tutje ky subjekt lirisht mund të ndërroj edhe emrin e subjektit, mund te quhet si të dojë ("LDK e re" sipas Isa Mustafës, apo "PDK 2"), pasi nga 31 Maji 2015-të, më nuk e mbanë targën rugoviane.
Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane,...brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgime me vlerë kombëtare.
Në fund të këtij shkrimi memorial, ju drejtohem të gjithë simpatizuesve dhe elektoratit besnik të LDK-së;
Me dhimbje shpirtërore dhe zemër të plagosur deklaroj: "Unë Florim Zeqa, nga sot, ditë e dielë, 31.05.2015-të e pushoj aktivitetin tim politik si antar i LDK-së nga themelimi e deri me sot. Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjtë. Muajëve, javëve dhe ditëve të fundit, misioni im prej gazetari, analisti dhe veprimtari të LDK-së ishte vështirësuar tejë mase,...nga bashkpartiakët e mi u "shpërbleva" me mbyllje portalesh, sharje e fyerje të natyrave të ndryshme dhe deri të këcënimi me jetë, vetëm e vetëm pse mora guximin të bëjë publike të vërtetën e zhvillimeve gjatë procesit zgjedhor në LDK".
Kjo që ka mbetë, nuk është LDK-ja,...janë vetëm klane mafioze dhe grupe të interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që do të bëhem ndonjëherë.
Arsyet e tërhjeqjes sime nga LDK-ja janë akoma më të thella, për elaborimin e të cilave duhet kohë dhe hapsirë më e gjërë. Andaj kësaj radhe po ndalem me betimin rugovian; "Përjetësisht mbetëm mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim".
Zoti ju bekoftë vllëzër dhe motra të vizionit rugovian !
Florim Zeqa,
31.05.2015