E shtune, 27.04.2024, 06:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Krasniqi nderohet për interpretimin e ''Obeliskut''

E merkure, 13.05.2015, 07:29 PM


Nga Festivali Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” në Sarandë-10 maj 2015)

AKTORI ISMET KRASNIQI LALA U NDERUA ME ÇMIMIN E PARË PËR INTERPRETIMIN E MONOLOGUT NGA MONODRAMA “OBELISKU PA ADRESË” TË SHKRIMTARIT, SEJDI BERISHA

Në Festivalin Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” që u mbajt në Sarandë (10 maj 2015), aktori i mirënjohur dhe krijuesi nga Kosova, nga Klina e kulturës, z. Ismet Krasniqi Lala, u nderua me Çmimin e Parë për interpretimin e monologut nga monodrama e shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA, “Obelisku pa adresë”.

Ky është një sukses jo vetëm për aktorin e mirënjohur, Ismet Krasniqi Lala dhe për shkrimtarin, Sejdi Berisha, por edhe për artin skenik të Kosovës dhe të kulturës kombëtare përgjithësisht.

Saranda, qytet i vlerave shpirtërore, kulturore dhe historike, këto ditë ishte nikoqire e Festivali Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij”

 

Aktori i mirënjohur, Ismet KRASNIQI Lala në rolin e Kërkuesit në monodramën “Obelisku pa adresë” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA

Nga momenti solemn i Festivalit Ndërkombëtar të Monologut “Art pa kufij” në Sarandë me rastin e ndarjes së çmimeve

Juria në përbërje: Mariana Kondi, Agron Mema, Panajota Zallami, Shaip Emërllahu, Minella Kureta dhe Eva Gega, ndau këto çmime, respektivisht shpalli këto rezultate: Aktori më i mirë-Çmimi i Parë iu nda Ismet Krasniqit Lala nga Kosova, për interpretimin e monologut në rolin e Kërkuesit nga monodrama "Obelisku pa adresë" të shkrimtarit, Sejdi Berisha. Aktorja më e mirë u shpall, Kristina Mandeki nga Greqia me monologun "Statuja", ndërsa, regjisori më i mirë u shpall, Anastas Nika.

Për aktorin Ismet Krasniqi, u nda edhe një mirënjohje nga UNESKO.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora