Osman S. Ramushi ishte njeri i drejtë, ekspeditiv
dhe tip sportiv...
Nga Tefik Selimi
Njeriu
është frymori më i shenjtë dhe më i vlevshëm në jetë. S’ka me njeriun! Ai është
qenia e parë që e drejton jetën, botën... Pa njeriun, jeta s’ka shije e as
kuptim. Kudo që vepron njeriu, ai e ka biografinë e tij. Kur një dijetar e
pyetesin se çka kërkon me fanar, ai u është përgjigjur: “Po e kërkoj NJERIUN”! Pse jo? Njeriu
është madhor në botë. Njeriun, vepra e bën të pavdekshëm. Sepse, ai shkon, e
vepra e tij jeton. E, Osman Ramushi, profesor, i ardhur nga Llashtica, por tash
e 44 vjet jeton në Bursa të Turqisë. Ai ka një histori të
hidhur, por krenare. Ai i takon një kohe (jo) të largët. Kur Osman Ramushi
është shpërngulur nga Kosova, ishte kohë e vuatjes dhe e dhimbjes. Populli
jetonte me droe e ethe jete. Pushteti barbar serb i asaj kohe bëri plane
perfide për ta larguar popullatën shqiptare nga vatrat e tyre stërgjyshore.
Ishte popull i pambrojtur e i ndaluar, si shton R. Qosja. Ai (populli), duke
parë papërspektivën e tij, u detyrua të shpërngulet larg e më larg... atje në
shkretëtirat e Anadollit të Turqisë. Ishin këto kohëra të dhimbshme të vitit
1954 e pak më vonë. Rrethanat e egra të regjimit okupues serb, e detyruan
popullatën shqiptare ta lëshojë atdheun e të parëve e të gjendet diku në vendet
e shkreta të Anadollisë, vetëm e vetëm të shpëtojë nga më e keqja. Shumë
familje nga Llashtica, por edhe nga mese tjera të Kosovës, janë shpëngulur në
Turqi. Njëri që është ndarë kaherë nga Kosova, ështe intelektuali i kësaj ane,
Osman Ramushi, profesor i gjeografisë në Gjimnazin e Gjilanit. Siç dihet, për
njerëzit që ishin jo të dëgjueshëm për regjimin e asaj kohe, u bënin “skenar”
për tu shpërngulet sa më shpejt nga Kosova. Osman S. Ramushi ishte atë kohë një
figurë e dalluar e arsimit shqip. Ishte
njeri i respektuar jo vetëm nga kolegët, por edhe nga shkollarët e rinj. Ishte
i urtë, pedagog i merituar dhe shumë ekspeditiv. Kur filloi të punojë si
profesor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, puna e tij çmohej dhe
respektohej shumë nga kolegët dhe nga shkollarët e rinj të kësaj vatre të
dijes. Ai i gëzohej jetës e punës me ditar në dorë. Ishte i ri dhe entuziast në
punë. E deshi pa masë gjeografinë. Kur e filloi punën në Gjimnazin e Gjilanit,
aty në vitet 1969/70, kolegët ia patën lakmi për punën që bënte me përkushtim e
zell, por e çmonin edhe “pasqyrën” tij prej atdhetari përparimtar. Siç dihet,
të tjerët nuk e çmonin për të mirë Osman Ramushin. E shihnin krejt ndryshe nga
kolegët e tij shqiptarë. Flitej se si ta largonin nga procesi mësimor. Ia
krijuan “skenarin”që ai para kohe të bëhet ushtar i Titos. Skenarët e tillë
krijuan vetëm për shqiptarët. Në një kohë, të rinjtë shqiptarë shkonin ushtar,
pas një kohe, ktheheshin nëpër arkivole të mbyllura e të salduara. Ishin këto
“skena” tronditëse dhe shqetësuese. Osmani punonte dhe rrinte në heshtje. Asnjë
fjalë nuk e fliste. Përgjonte. E kaloi një kohë duke punuar me ditar në dorë,
por gjithnjë i shkonte mendja se do ti ndodhë ndonjë të papritur tek ai. Ai
ishte i lindur më 1943 në Gjilan.
Shkollën fillore, katër klasat, i kreu në fshatin Llashticë, ndërsa
katër klasa të tjera, të fillores, i përfundoi në Zhegër në vitin 1958.
Shkollën e Mesme Ekonomike “Dragi Popoviq” e kreu në vitin 1962 në
Gjilan. Fakultetin Filozofik – dega e Gjeografisë, e kreu në Prishtinë
në vitin 1966. Nga viti 1966 e deri në vitin 1970 punoi si profesor i Gjeografisë në Gjimnazin “Zenel
Hajdini” në Gjilan. Në vitin 1970, O. S. Rumushi shpërngulet për në Turqi. Tani
jeton në qytetin Bursa të Turqisë. Është njëri nga shumë
shqiptarët e suksesshëm që jeton në Bursa. Është Fabrikant i Tekstilit që
ka firmën e njohur me emrin “Drita”. Ky njeri nuk i harroi shokët e asaj kohe
të punës në Gjimnazin e Gjilanit, si:
Haxhi Vokshi, tash i ndjerë, Ruzhdi Ushakun, Ferat Rexhepin, Qazim Selimin e disa
të tjerë. Islam Osmani, profesor gjilanas, ditë më parë u gjend në Bursa të Turqisë. Ai e vizitoi këtë
vend për të mbledhur shënime lidhur me imamët e komuës së Gjilanit, për të
cilët do ta botojë një libër monografik të kësaj natyre. Me këtë rast, ai takohet
me ish kujdestarin e tij, Osman Ramushin, profesor i gjeografisë. Ky ishte
takimi nxënës- profesor pas 44 vjetësh. Ishte takim nostalgjik e prekës. “Po, tha I. Osmani, - unë e takova
kujdestarin tim, i cili e pati vështirë t’më njoh se kam qenë shkollar i tij.
Ai më afroi qëndrim disa ditësh në shtëpinë e tij. I jam mirë njohës. Unë nuk e
kisha harruar kujdestarin tim. Kur u njoftuam, te dyve na rrodhën lotët për
faqeve. Ishin lotë përmallimi. Dhe, nuk i besoja vetës se takoj kujdestarin
tim, Osman Ramushi nga Llashtica. Nga ai i morra disa shënime dhe një foto.
Profesor O. Ramushi kishte ndërruar “pak” gjendjen. Si atë kohë, edhe tash, na
dukej se kishte qëndrim dhe fliste me admirim për shkollën, kolegët e tij dhe
për shkollarët e gjimnazit. “Po, tha Osmani, profesor, - ika nga vendlindja si tinëz nga
vendi im, për faktin se ishin të tilla rrethana të krijuara nga shovinizmi
serb. E kuptova se më kërkonin të shkoj ushtar. Por, i ika këtij “skenari”
fat-kob”. Tash Osman Ramushit jeton me familjen e tij në Bursa të Turqisë. Si sot i kujtohen ato
ditë të vështira të jetës nën thundrrën e okupuesit serb. Me kohë ishte betuar
se nuk do ti shërbejë ushtrisë së Titos. Një ditë, përpara të largohet nga
Kosova, i vijnë lajme se do ta “kidnapojnë” për ta përcjellur në shërbimin
ushtarak. Ai, disa ditë e lëshon Kosovën dhe gjendet në Bursa të Turqisë. Kur dy zyrtarë
shkojnë për ta marrë Osmanin, derën e tij e gjejnë të mbyllur. Fqinjtë e Osman
Ramushit u tregonë se ai është emigruar në Turqi. (Këto shënime dhe foton ia
dorëzoi autorit të këtij shkrimi për të
gjetur vend në monografinë e ribotuar të
Gjimnazit të Gjilanit). Autori i shkrimit u gjend në Shtypshkronjën
Pika 5/A, pronar Adnan Sllamniku, gjilanas. Duke bërë fjalë për Osman Ramushin,
përnjëherë Adnani ktheu kokën dhe na pyeti: “Kush është ky njejri? A është e mundur
të jetë Osman Ramushit, ish profesori im i Gjimnazit?!” Kur e pa foton e tij,
ai përnjëherë u zbraps pas dhe la makinën (presën) e letrës dhe u ulë afër
nesh. “O Zot, ky na ishte profesori ynë i gjeografisë. Ai ka qenë një figurë e
madhe dhe e dalluar e arsimit shqip. Profesori Osman ka qenë njeri i drejtë,
punëtor dhe tip sportiv. Ai tek unë ka zënë vend dhe nuk hiqet asnjëherë nga
mendja. Pse po e them këtë? E para, se: profesor Osmani, ishte i saktë dhe
ekspeditiv në punë. Ishte një tip sportiv, që edhe sot më rri si hije ardhja e
tij e shpejt në orë mësimi. Ishte përherë i saktë. Ne mendonin se po na mungon
dhe e ndjenim mungesën e tij, se ai kur
vinte përherë në orë mësimi, i pritte minutat e fundit. Por, përnjëherë e
shihnim larg, larg te hyrja e oborrit të shkollës, i cili vinte si tip sportiv
dhe, te dera e klasës gjendej fiks një minut pa ra zilja. Ai ka qenë autoritavi
jo vetëm te kolegët e tij të shkollës, por autoritavit edhe te shkollarët. I
përvetësonte shkollarët me atë qëndrim të drejtë dhe plot dije nga lënda e
gjeografisë. I urrente papunëtorët. Një ditë, të atyre viteve, kur dëgjuam se
ai kishte ikur nga vendlindja për në Turqi, ne, nxënësit e tij, si një, filluam
të qajmë me ngashërim për mungesën e tij”. Por, çka ngjaru? Adnani, ish nxënës
i Osman Ramushit filloi të qaj, ku lotët për profesorin e tij i shkuan fytyrës
zvarr. Tha, e kemi dashur fort, fort dhe ai na ishte një figurë e madhe e
arsimit shqip. Ai kurrë nuk harrohet nga shkollarët e Gjimnazit të Gjilanit,
Nuk e harroj as unë që e kam adhuruar shumë si profesor e si njeri, shtoi A.
Sllamniku, gjilanas.