Kulturë
Shahin Ibrahimi: Loti rrjedh si ujëvarë
E enjte, 03.07.2014, 06:59 PM
Shahin Ibrahimi
Loti rrjedh si ujëvarë
Loti i saj rrjedh si ujë varë
Se e ka mbajtur gjithmonë pranë
Ai sikur është rritur me koncentrat
I dhunshëm,pret ti bëjë hatanë
Rritur përmes tymit e hirit
Me lakminë e të varfërit pa strehë
Sa dëshirë,tja shihje beben e syrit
Ambienti e mësoi,intriga të ngrehë.
E plaku dhimja shpirtin e pastër
Thesi i shpresës u mbush me trishtim
Që gjaku i saj,rrjedhë në atë ngastër
Dhe më vonë të shkojë në vetë flijim.
Dëshira e të mirës,e mbyti pafajësinë
Nga fati i përkohshëm la të kaluarën
Me një sy tjetër shihte njerëzinë
Buzëqeshjet e tij,nënën e hidhëruan.
Ja mbërriti dhe dita e zezë
Ligji e mbërtheu me kthetrat e tijë
U fry shumë,shkëlqente pa rreze
Loti në atë ujevarë filloi të Ngrijë.
Amaneti.
Pse me iku i shkreti diell?
Sa shpejt trupi, u bë akull
Ngrita sytë lart në qiell
Reja e zezë, kishte ardhur.
Pse s`më le, që t`a mbaroja?
Ai duket, sikur më fletë
Këtë zemër t`a qetësoja
Të përmbushja, një amanet.
Rri në heshtje, veç shikoj
Ajri, si furrë e përvëluar
Pse amanetin tani kujtoj?
Më dërgon,në kohën e shkuar.
Ndoshta aty,ose shum pranë
Flejnë, apo mua më shikojnë
Ata që djersën na dhanë
Presin, porosinë t`a mbajmë.
Kujtova vëndin ku fola
Kur nga toka, një zë doli
Ku vrapoja aq sa doja
Mallin e të parëve,m`a nxorri.
Shumë,shumë kohë pa ardhur
Me të drejtë, më pritën ftohtë
Por zemra jonë e plasur
Veç këtu, dergjet ngrohtë.
Ndoshta fati e gremisi
T`i ndëgjonte rrahjet e zemrës
Me sy të shihte si lëngoi
Përse faqet janë njomur
Shiu ka kohë, që ka pushuar
Ah mall, që s`ke të sosur
Jo drejt, s`kemi vepruar.
Nuk ka pse, të kërkojsh falje
Kur kërkon, jetë më të mirë
Ndëgjoja zemrës ato rrahje
Në ç`ajër, punon më lirë.
Rrobot jemi, në dhe të huaj
Veç për ne, uikend nuk ka
Kur lexoi amanetin, që shkruaj
Dhe i vdekur, dheun tim të ha.
Oh varfëri, në vënd pjellor
Oh zemër, pjellë e varfërisë
Merre bekimin qiellor
Kthejani, vetes krenarinë.
Kur nuk kishim, as buk thatë
Ky vënd na priti, me uratë
Tani dhe ne, me hakikatë
Duhet t`ja mbajmë, kokën lartë.
Deti dhe halli
E vranë retë se i shtuan mërzitjen
Ishin ulur poshtë për ti qarë hallë,
Fati i keq i afroi skërmitjen
E përkuli malli, si bëri dot ballë.
Kohë kishte që se kishte parë
Sëmundja e shkretë i bënte pritë,
Zemra nga mbrënda i shtonte sevdanë
Koha e vrejtur i shtonte mërzinë.
Ja mërzitja u kthye mbrapa
Në çast ndjeu gëzim të dy fishtë,
Kur ajri thithej nga zemra të pastra
Tani marazi për jetën ishte i brishtë.
Ishte i pa punë,por mundohej
Iu afrua detit të gjërë,
Me një barkë me rrema coptohej
S`shkruhet në letër, vuajtja e mjerë.
Në det vendosën për të dalë
Det kishte për madhësinë e varkës,
Por të gjallin ligji se fal
Për tjetrin, bëhej lutja e darkës.
Luftoi me detin e inatosur
Dallga e zezë barkën shkatërroi,
Lufta për jetën skishte të sosur
Një dërrasë e vogël, jetën i shpëtoi.
Më mirë të kishim vdekur të dy
Se më
Deti fal, por jo burgu i zi
Për të mendonte nëna e mjerë.
Me vështirësi e kishte takuar
Fotografinë e shokut mbante në dorë,
Marazi për shokun e ka dërrmuar
S`gjënte qetësi nëna e gjorë.
Mosha dhe halli e la shtrirë
Rënkonte nëna me pahirë,
Shihte njerëzit me zemër të ngrirë
Mendonim se vetmia i bënte mirë.
Të lutem merak,mos zërë vënd
Erë, ti mërzitjen largoja,
Dhuroni arësyen, lejani mëndë
Zot, lutjet e saj pranoja.
Do i lutem unë gjithësisë
Lutu ti o det veç mu përgjigj,
Nënës ti kthejmë qetësinë
Drejtësi, shihe mirë atë ligj.
Ajër, dërgoni nënës vegime
Me to kthejani ju shpresën,
Vdekja ti vi pa mundime
Se djali donte, të hante djersën.