E hene, 19.08.2019, 12:44 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Nexhmedin Spahiu dora e vet!

E enjte, 03.07.2014, 07:44 PM


Nexhmedin Spahiu dora e vet!

(Nuk ka komb kosovar)

Nga Fahri Xharra

Një nga shkaqet që trungu ynë ka ngelur kaq i cunguar është fakti se ne nuk i kemi ushqyer rrënjët tona, ndaj do t’u sugjeroja që nëpërmjet provave dhe argumenteve shkencore që nuk janë të pakta, por të shumta, t’u ktheni shqiptarëve ata pjesë të historisë së vjedhur që sot mbahet padrejtësisht nga fqinjët tanë. Përpos shpifjeve apo grabitjeve shovene të historisë sonë, një komb si shqiptarët që u ka dhënë aq shumë të tjerëve, nuk kërkon përtej kufirit të së drejtës, por nëpërmjet historisë dhe figurave të shquara të kombit të vet kërkon të identifikojë veten dhe t’u thotë të tjerëve se ne, shqiptarët, kemi qenë këtu përpara tyre dhe se në këto troje nuk jemi një bimë e mbirë mbi pleh, por një popull me rrënjë të thella në histori.

“Është koha që të duam, njohim, respektojmë dhe vlerësojmë më shumë veten tonë, sepse kështu do na duan, respektojnë dhe vlerësojnë më shumë të tjerët.( A.Kaja)”

“Ndërkaq duke ditur se kombi ynë ka rrënjët në tokën e tij, edhe pse në thellësinë e së kaluarës së lashtë, por të largët, të fshehura thellë në kohë, atëherë është detyrë e çdo historiani t'i gjejë këto rrënjë të thella, aq sa është e mundur, por me llambën në dorë sepse kohët kanë nevojë për dritën, për t’i ndriçuar ato, sepse të zbresësh në thellësi pa llambën do të thotë të dalësh pa parë asgjë, të dalësh ndoshta me plot iluzione dhe paragjykime. Prandaj për t’i ndriçuar ato nevojitet llamba. Kronikat nuk mund të shihen as thellësitë e rrënjëve pa dritën e plotë të historisë, pra pa llambën e historianit në duar.(Gjon Keka)

Dhe na lindin paçavuret ( paçavrat) e kombit , të etshëm për para dhe me shpirtligësin e tyre e me llambat e tyre ( duke menduar që  ne jetojmë ende në terr) mundohen të na “ndriçojnë”të ardhmen,. Çudi !

Një Darwin ( 1809-1882) kishte lindur dikur dhe i pati spjeguar disa ligje të natyrës për mrekulli.  Dhe  para Darwinit kishte lindur edhe  shkencëtari Antoine de Lavoisier  (26 Gusht 1743 – 8 Maj 1794;) i cili ,përveç tjerash e thukësoi ligjin e ti që “asgjë në këtë botë as nuk humbet e as nuk shtohet , por vetë se e ndërron formën (trajtën).. Asgjë më shumë nga të dytë , përveç se një spjegim të ligjeve të natyrës.

Ne nuk i kishim njerëzit e këtij lloji , Sa Keq!  E ishim të parët !

Faik Konica kishte thënë : E vërtetë që do të ishim populli më i madh në Ballkan sikur 

gjithë të ishim musliman , por s`do të ishim më shqiptar “ Prekëse  pak , por e thënë e vërtetë.

“Nëse para katër vjetësh kosovari si pjesë e një kombi të veçuar nga shqiptari ka qenë në inkubator, tashmë ka dalë nga aty dhe po përpiqet që të krijojë një fëmijëri pa probleme.  Por të qenët foshnje nuk do të thotë të kesh një fëmijëri të lumtur. Sidomos nëse foshnjën nuk e duan të gjithë. Megjithatë për njërin ndër të paktët në Kosovë që së paku publikisht trumbeton idenë që kjo foshnje të rritet dhe që pashmangshëm të ecë me këmbët e veta, publicistin Nexhmedin Spahiu, kombi kosovar po pret ditë të mira.” shkruante Jeta në Kosovë

Pas botimit të librit të parë mbi këtë temë, 10 vjet më parë, i titulluar “Drejt Kombit Kosovar”  i cili ishte grisur nga nacionalistë që kundërshtojnë kosovarin të ndarë nga shqiptari dhe librit të dytë me përmbledhje me shkrime “Kombi në Inkubator”, Spahiu ka sjellë edhe librin e tretë mbi këtë temë.

Mrekulli , një” Lavoisier i dytë” ky Spahiu : “asgjë në këtë botë as nuk humbet e as nuk shtohet , por vetë se e ndërron formën (trajtën)..Pra numri i shqiptarëve nuk zvoglohet por vetëm se e “ ndërrojnë” kombësinë  dhe flasin  , përlahen , grinden , dashurojnë, lindin dhe iu plotësojnë dëshirat e planeve të largëkjoftëve dhe identifikohen ndryshe . Pra ,jo shqiptarë ! Dëshirë shekullore serbe!

Si numër nuk humbasim , ligjin e natyrës  :(“asgjë në këtë botë as nuk humbet e as nuk shtohet , por vetë se e ndërron formën (trajtën).. ) e rrespektojmë por nuk  zgjatë pak vite dhe humbin shqiptarët . Bota  nuk i njeh as kosovarët  e as “ shiptari “. Sa fatkeq që jemi që kemi nexhmedinspahi në mesin tonë!

Halil Matoshi , një bashkideator, bashkkrijues , dhe bashkpromovues i  i kombit të paqenë kasovar ,  edhe ky ia plotëson dëshirën dikujt : “Më vjen keq nga nacionalistët që bien në kurthin e definicionit të Stalinit për kombin”, thoti ai.. Sepse të jesh shqiptarë në Kosovë qenka ide Staliniste!!!!!! Mjerim ideologjik dhe moskuptim apo me qëllim shtrembërim i së vërtetës.

Ja shikoni , “në promovim ka folur edhe ish-deputeti, Naim Rrustemi sipas të cilit Spahiu ka aftësi të jashtëzakoshme për të nxitur debat. “Me aftësinë e tij për të shkruar me argumente që nuk mund të kundërshtohen, të tjerët vetëm e kanë sharë. Koha do të dëshmojë se Spahiu ka pasur të drejtë  edhe pse çdo e vërtetë ndryshon”, tha Rrustemi.( JnK).

“E për publicistin tjetër Shkëlzen Gashi, libri i Spahiut është i veçantë jo për shkak të temave që i trajton por edhe për shkak të qasjes, guximit dhe njohurive multidiciplinare. Sipas tij, libri u hyn në punë politikanëve që kanë qeverisur me Kosovën dhe atyre që po synojnë të  qeverisin në mënyrë që t’i shohin gabimet dhe të mësojnë nga to dhe historianëve që do ta shkruajnë historinë e Kosovës.” ( Jeta në Kosovë 19.06.14)

“Mrekullia” e pjellë “mrekullinë “por këta burra po e harrojnë ,apo po duan ta harrojnë të vërtetën: “Historikisht ,pushtuesit në vende të ndryshme të botës ,sulmin e parë dhe shkatërrues e kanë bërë mbi inteligjencën . Ashtu ka ndodhur edhe me ne .Po të analizonim çdo kohë të kaluar do të shofim se ndodhnin gjithmonë të njejtat. Shikoni dhe rikujtoni kohën e turkut : “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen se paraqesin rrezik për ne”. Ne në Kosovë e njofim kohën e serbëve të atyre të para luftës së dytë botërore dhe të atyre të pas kësaj lufteje : inteligjenca shqiptare duhet shkatërruar. Ju kujtohen ,vitet e 80-ta :,diferencimet në Universitet ,në shkolla , në entet historike , në entet publike ; të gjitha këto vetë e vetëm që intelingjenca e vërtetë shqiptare të shthurret ,të stërkeqet dhe shoqëria të mbet në duar të të pa mendëve. E njejta gjë edhe me grekërit , që nga koha e turkut e më vonë sulmin më të madh në inteligjencën shqiptare qofshin ata të kishës ortodokse shqiptare apo mësuesit dhe dashamirët e shkollave shqipe. Shembujt në këte shkrim janë të panevojshëm të përmenden sepse të gjithë i dijmë.

Pra shëndeti mëndor dhe shpirtëror edhe qytetarë i shoqërisë janë intelektualët e vërtetë që janë roje të mbarëvajtjes së shëndetëshme të asaj shoqërijeje.

Zoti na ruejt nga nexhmdeinaspahitë , halilmatoshët, naimrrustemët dhe shkëlzengashët !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT