E premte, 26.04.2024, 11:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Hyqmet Hasko: Koha estetike e luftës në Kosovë

E marte, 24.06.2014, 07:23 PM


Shqyrtim kritik letrar mbi veprën e shkrimtarit nga Kosova Nexhat Çoçaj

Koha estetike e luftës dhe pasluftës në Kosovë në penën e një romancieri

Nga Hyqmet HASKO

Me emrin e Nexhat Çoçajt lidhet një pjesë e rëndësishme e letrave të reja shqipe të Kosovës, veçanërisht gjinia e romanit, me të cilin ai ka debutuar disa herë duke botuar kohë pas kohe romane të bukura dhe me një ngarkesë të fortë trajtash estetike dhe mesazhezh. Tematika e këtyre krijimeve është e larmishme, me një ngarkesë po aq të larmishme rrëfimtare dhe emocionale, duke na përcjellë rrëfimin mbresëlënës të personazheve të një kohe aq të ngarkuar dhe ankthizoe, sa njeriu modern duket sikur vërtitet në një karusel të çmendur.

Paralufta, lufta, paslufta në Kosovë, heroika, zvetënimi, paradoksi, alegoria e rrëfyer nëpërmjet tipave dhe karaktereve të larmishëm e mbartës të psikolgjisë së kohës, janë pjesë e rëndësishme tematike e veprave letrare të Nexhat Çoçajt. Pjesë e kredove të idealitetit, sakrificave deri në sublimitet, humbjeve të paralajmëruar jo vetëm materiale e shpirtërore por dhe gjak iderdhur në themele të ëndrrës së lirisë shkrihen e fokusohen në prozat e gjata të Çpçajt, në poezitë dhe në gjithë dimensionin krijues të këtij autori.

Në romanin e tij “Kukurumi” autori bën objekt të një rrëfimi të gjallë e mbresëlënës heroikën e luftës në Kosovë, plagët e martirëve dhe heronjve të lirisë, vdekjet e paralajmëruara në llogoret e qëndresës, duke lënë amanetet shokët e idealit, pa e parë ditën e bardhë të agimit të lirisë.   Çdo akt njerëzor që nga mendimi deri tek lufta e organizuar në frontin e rezistencës kundër asimilimit sllav, në një nga kohët më heroike të botës shqiptare, përbëjnë një faqe të bukur lavdie e heroizmi në analet e kohës, të cilat I gjurmon dhe I kthen në mënyrë estetike në rrëfimin e tij të gjallë e dinamik shkrimtari Nexhat Çoçaj.

Në një shtrat të tillë narrativ, por herë herë me tendenca të një vetëironie të hollë, që shkon deri në alegori, vjen autori në romanin tjetër të tij me titull “Gjeneralpampersa”. Lufta është dhe këtu, në faqet e këtij romani në fokus të rrëfimit, por personazhet janë më të zhdërvjellët dhe grackat nëpër të cilat iu duhet të lëvizin për të mbijetuar në ferrin e gjallë të luftës janë më të befta e më të rrezikshme.

Romani “Jeta” duket se është kulmi romanesk I shkrimtarit, roman në të cilin pasurohen më tej dhe arrijnë në perfeksion elementet e formës e të përmbajtjes romaneske. Ndryshe nga dy romanet pararendës, tema e zgjedhur në këtë roman është ajo e pasluftës. Por jehona e luftës, bëmat dhe plagët e saj, liria dhe deziluizioni, paqa dhe jeta e kërcënuar nga e panjohura, nga pamundësia për ta administruar plotësisht dhe me efikasitetin e duhur paqen janë pjesë e angazhimit estetik të shkrimtarit në këtë roman, që mund të themi se është një arritje e re e autorit. Ka shumë faktorë që e çojnë historinë drejt këtij soj pështjellimi, por heronjtë e vërtetë nuk e humbasin rrugën, populli nuk e humbet shpresën, pasi më e keqja ka kaluar dhe tani ditë të reja me diell e dashuri presin të rreziten në truallin e maëshuar të kosovës sonë martire.

Nexhat çoçaj lindi më 2 shkurt 1964 në Gjonaj të Hasit. Ka kryer Fakultetin Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Gjatë kohës së luftës (1998-1999) qe i angazhuar në UÇK, në shtabin “Njëmishi” e pastaj në brigadën 126 “Hasi”- përgjegjës për informim – (Leka). Me krijime letrare ka filluar të merret qënë shkollën fillore, një kohë ka punuar si gazetar, merret edhe me studime në lëmin e kulturës dhe traditës popullore. Është drejtor i ndërmarrjes botuese “Pjetër Bogdani”, gjithashtu bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës. Nexhat Çoçaj ka botuar librat: KLONI (roman), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.

NUIP-I (roman), “Rilindja, 1999, BARTËSIT E LIRISË (biografi e letrarizuar për dëshmorin e kombit Haxhi Hotin), NB “Pjetër Bogdani”, 1997.

SHPRESA (roman), “Gjon Buzuku”, 2001

SHTIGJEVE TË LIRISË, (Nga kuizi i diturisë në nderim për Remzi Ademajn dhe dëshmorët e tjerë të Kombit), – tri ribotime, Prizren, 2009.

RRUGËTIMI. (poezi), LSHK, në Prizren, 2009 Aktualisht punon në gjimnazin “Gjon Buzuku”, paralelja në Gjonaj.

Nexhat Çoçaj, ndonëse në një oshë relativisht të re, ka një veprimtari të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare, por ai spikat veçanërisht në fushëne prozës së gjatë, ku mund të themi me plot gojën se është një nga autorët me profilin më të plotë e më të adhuruar në Kosovë, por dhe më gjërë.

Në këtë krijimtari të gjërë e të begatë spikat një talent përtej të zakonshmes, një talent që kërkon në histori dhe në përditshmëri, për të gjetur ato fije lidhëse midis kohëve dhe epokave, midis brezave dhe entive, që të mund të përcjell mesazhe të freskëta e kuptimpolte për çdo brez e për çdo kohë.

Në këto krijime duket një dorë mjeshtri, që jetën dhe pasionin e tij e ka të lidhur me letrat, me fatet e popullit të tij, në udhëkryqe kohësh dhe epokash, të cilat i ka pasqyruar mjeshtërisht në romanet, esetë, poezitë e poemat e tij të arrira, të shkruara me ngrohtësi dhe sharm estetik.

Çoçaj ka një stil të thjeshtë, komunikues dhe të rrokshëm për të gjitha nivelet kulturologjike të lexuesit, për të gjitha moshat; aparati i tij shkrimor ka një vektor të përpunuar hollë dhe me shije, pa lajle lule të kota, pa retorikë dhe proliksitet.

Magjia e rrëfimeve dhe imazheve liriko-epike të Çoçajt të prek thellë në shpirt, të bën të ndihesh pjesë e rrëfimit, pjesë e objektit dhe subjektit narrativ, lirik apo dramatik, me të cilat ka operuar autori në të të gjithë shtrirjen e interesave dhe zhanreve letrare.

Rrëfimet e tij janë të shtruara dhe zbulojnë hap pas hapi sekretet e ngjarjeve dhe personazheve, janë në linjën e një udhëtimi estetik dhe psikoanalitik, plot befasime, thellësi dhe ngjyra impresioni. Realizmi është i thellë dhe anon nga magjikja dhe trandenshentja, çfarë i bën të lexohen me një frymë veprat  e tij letrare.

Poezitë e tij janë në vijim të tradicionalizmit poetik shqiptar, herë me vegje të rregullta, me ritme të matura, me rimë dhe asonancë, herë me thyerje të befta lirike edramatike, me konstrukte dhe struktura të ndërtuara mbi mazhe të gjalla dhe ndjesi të forta, ciliësi kjo  e poetëve me tone të thella e të ngrohta lirike.

Shkrimtari Nexhat Çoçaj është një shkrimtar me profil të tij, me prirje sa drejt traditës aq dhe ndaj modernes, me një aparat krijues të fortë, plot figura të gjalla dhe temporitëm rrëfimtar.

Ai në thuajse gjithë krijimtarinë e tij të gjërë e të larmishme ka për objekt të shqyrtimit estetik, rrëfimtar, filozofik dhe etik, si dhe për nga ngarkesa emocionale, pra në qendër ka Kosovën, fatin e saj nga paralufta në luftë e në pasluftë.

Duke qenë dhe vetë një luftëtar i Frontit të madh të rezistencës më të fortë të shqiptarëve në historinë e tyre të re kundër hijenës pansllave, autori duket se e njeh mirë temën që shkruan, e trajton atë në gjithë shtrirjen e elementëve të saj, me një realizëm të thellë dhe të natyrshëm.

Shkrimtari Nexhat Çoçaj është një nga zërat më kumbues të brezit të tij të shkrimtarëve, brez që i çliruar nga izmat dhe idolet e një kohe të sëmurë, po tenton të kapë me shpejtësi kohën e humbur dhe shkruan një letërsi që mund të radhitet në mënyrën më dinjitzoe jo vetëm me veprat më të mira të traditës sonë letrave kombëtare, por dhe më gjërë, me traditën europiane e atë botërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora