E diele, 28.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Pa titull!

E diele, 22.06.2014, 10:14 AM


PA TITULL  !

Nga Ksenofon M. DILO

Sado që përpiqem të qetsohem e të kujtoj diçka të këndëshme nga jeta ime , më është e pamundur të shpëtoj prej atyre mendimeve të cilat më mundojnë sepse kujtimet rrojnë e zhdervillen si për të kërkuar të më shpien në atë kohë kur donin me çdo kusht të na shkelnin dinjitetin dhe të na varrosnin të gjallë për të na bërë kështu të heshtnim.

Rri e mendoj se qysh i shkoi filli vendit tim të vogël por kreshnik. Nuk mungoj ta çoj mendimin tim në atë kohë kur akoma nuk kisha lindur por që e mësova duke u rritur në një familje patriote , e cila luftoi e punoi nga lartësi të konsiderushme e të punuara nga njerëz të studiuar të cilët nuk vinin gishtin për të firmosur. Nuk dua të them asgjë të keqe me këtë. Populli ishte analfabet e duke vënë gishtin në vend të firmës , ai vinte atë ndershmërinë e tij dhe jepte besën se për çka kishte vulosur gishti i tij , ai ishte i vetëdijshëm e do ta mbronte edhe me jetën e tij. Por kjo gjithashtu nuk do të thotë se njerëz të tjerë që gjithashtu e donin vendin ku kishin lindur ata , e edhe të parët e tyrë, ku shpresonin të shihnin të rriteshin edhe fëmijët e tyre, ata pra që duke dashur dijen dhe kishin mundësinë të studionin e bënë me zell këtë e me dëshirën e mirë t’i shërbejnë atdheut e ta bëjnë atë të njohur në botë. Ishte koha e tillë atëhere , po të mendosh se Turqia satrape e me jeniçerët e pazemër duke vrarë e prerë njerëz e duke djegur botën të tërë , e kishte lënë atë në një prapambetje të theksuar. Ishte pikërisht atëhere kur erdhën në skenë ata , të cilët vendosën të mbledhin eshtrat e dërmuara të Shqipërise kreshnike e të japin një zëri një figurë madhore të saj duke e qojtur përpara botës indipendente. Komb më vehte , të pavarur prej askujt. Një vend i vogël si Shqipëria po merrte fomë, Do të kishte atë grupin e njerëzve të mëdhenj  të cilët përpara botës e shpallën indipendente , e do të rridhnin ngjarjet ngadalë por me plan e të guximshme për të ndërtuar një vend që kishte një natyrë të përsosur por që kishte edhe njerëz të mrekullueshëm por, pak të pagdhendur sepse mungonte ,,,arsimi.

Koha rrithte shumë shpejt , e, ndërsa atdhetarët përpiqeshin e kishin bërë në mendje që të zhvillonin e të rritnin madhështinë e vendit, plas lufta e parë botërore e për shkak të pozicionit të favorshëm gjeografik shqipëria e vogël që akoma kishte të hapura plagët e thella nga sundimi turk, kthehet në një fushë lufte. Ndërkohë atdheu si një njeri gjigant kishte inteligjencën, kokën e tij  kishte trupin e tij të fortë e rezistues, kishte dhe gjymtyrët me të cilat punonte e luftonte me bishën ndërkombëtare , luftën që digjte grabitte e donte të ndronte botës mbarë faqen duke paraqitur një hartë të re. Ja dolëm mbanë e mbajtëm kufitë tona e me Nolin e madh e me njerëzit e mësuar krah tij Shqipëria që doli vërtet e dobët nga ajo tekë e çmendur e fuqive të mëdha por prapë se prapë në këmbë e duke patur besim se Koka , bijtë e saj më të mirë do të vazhdonin të punonin për të mirën e saj. Dhe me të vërtetë. Ata bij të zgjedhur e me intelekt , të ndershëm e të pa kursyer punuan , pa ndërprerë, edhe kur plasi lufta e dytë botërore një tekë tjetër  prej një të çmenduri të provuar , të cijin e përdorën korupsioni dhe kriminelët për të shitur armët e tyre e për tu pasuruar duke mos parë gjakun që i bëri të kuq lumejtë e botës mbarë. Edhe atëherë Ata  bijtë e zgjedhur të Shqipërisë luftuan e punuan në ballë të luftës , duke bindur me fjalën dhe veprën e tyre popullin që t’i ndiqte e të mbanin të gjallë Shqipërinë që edhe kësaj radhe u coptua duke luftuar e duke larë me gjak truallin e saj të bikur. Bijtë e mëmëdheut, ata që brez pas brezi ishin në krye, ata që dinin të luftonin në ballë e t’i flisnin popullit pa dredha , edhe këtu ishin në ballë. Por këtu ndodhi ajo tradhëtarja , ajo e pabesa , ajo që mbiu si ferrrë nga balta dhe nga atë që nuk kishin as më të voglën dhimbje e dashuri për popullin e për atdheun dhe që duke u çfaqur të errët si errësira që i polli filluan të vrisnin prapa shpine patriotët e vërtetë një nga një . Duke parë se ata po shuheshin populli i qante , e të parët që qanin me logori ishin ato qënje shfytyruese që ngjanin me hienat e që duke dashur të dukeshin jepnin dhimbje   teatrale , për të bindur popullin se ndjenin keqardhje për Qemal Stafën,për Vojo kushin,,,për sa e sa të tjerë që i vranë pas shpine për të hapur rrugë drejt frenave të poshtetit të vendit. Kur morrën pushtetin dhe duke ditur se po qe se nuk zhduknin patriotizmin nuk do të kishin jetë, sepse s’mund të vrisnin , filluan të burgosnin. Të jemi të gjithë të barabartë – ulërinin e ulërima e tyre që në fillim e zbukuronin të dukej si brohorimë , dal ngadalë u shndërua në një çunam që mori ajkën e burrave të shqipërisë , të gjithë ata që kishin luftuar e punuar në shekuj dhe i dendi nëpër kampet para të cilave kampet hitleriane ishin kampe pushimi. .. Dhe kështu populli i detyruar nga vatrat “e shenjta” te luftes kllasore ,org. baze te partise,qendra e gjithe mikrobeve dhe viruseve, filloi të belbëzonte avazin që ja derdhte si plumb në gojë e vetëquajtura partia e popullit. Ku ishte populli? Ku ishin bijtë që kishin dhënë prova të gjalla atdhetarizmi dhe që kishin luftuar brez pas brezi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi? Komunistët e pafe shkulën kokën madhështore të kombit dhe lanë popullin, një trup pa kokë të përpëlitej me frikën e burgut , me frikën e vdekjes që ishte gati të trokiste në çdo portë pa as më të voglin ngurim e të përpinte jetë të pafajshme me të vetmin qëllim të mbillte tmerrin dhe llahtara të mbante në gjumë letargjik kombin Dhe ndërsa u vërvitën pastaj dhe filluan të përdhunojnë natë e ditë Shqipërinë duke e gërmuar me duart e tyrë prej grabitësash të sprovuar e duke i vjedhur gjithë thesaret që kjo vashe e bukur kishte në girin e saj virgjëror. E...e shndëruan Shqipërinë në një plakë ashtu e përdhunuar kishte turp të dilte në mejdan , ajo zonjë e rëndë ajo gjuhëëmbla , alo krenarja tani qëndronte e strukur dhe shikonte në heshtje me shpresë se dikush nga ata bijtë e saj do të vinte e do të merrte , ta ndihmonte të ngrihej Por më kot, sepse një rast nuk do ta harroj. Ishte bir i një prej atyre familjeve që guxoi të ngrinte sytë mbi mëmëdheun , Amanet i të parëve sepse kurrë nuk ish marrë me politikë por i studjuar e i mësuar donte e dinte të mjekonte njerëz kafshë e edhe bimë . Por nuk dinte të mjekonte egërsira të tërbuara . Ato të tërbuara ...  thanë se ishin partia e se partia e dënonte, kë?       Atë plak fisnik :Pse ? sepse kishte bërë vetëm mirë në gjithë jetën e tij..Ai qëndroi si mal dhe i dëgjoi sharjet e të shtyrat e të pështyrat e atyre qënieve të tërbuara e tër nuk i bëri syri. I dukeshin si dekorata. Do ishte keq sikur ata qena ti hidhnin lule. E moj Shqipëria ime e bukur shqipëri! Si të katandisën horrat. Si të veshën me roben eturpit , si rtë rëmbyen djalërinë, të grabitën fisnikërinë e të lanë ashto djerë në mjerim.

Nga thëllësi të dhimbëshme dëgjoj të ngrihet fuqishëm bashkëfshatari im , Çajupi i madh që më aktualm se kurrë lëshon tani në ëkto momente sëlemne .Sqipërinë e morri edhe komunizmi , bisha mlë e tërbuar se turqia, I vu zjarr: Shqipëtar , mos rri po duku Mëmëdhetar...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora