E diele, 28.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Sulejman Dida: Rexhep Shahu dhe kontributi i tij

E diele, 22.06.2014, 09:58 AM


Rexhep Shahu dhe kontributi i tij në publicistikë

Nga Sulejman Dida

Poeti Rexhep Shahu u formua si gazetar në Radio Kukësi e më pas si drejtues i periodikut kulturor Dy Drina etj. në vitet 90 të shekullit të shkuar.  Ai ka ecë i sigurtë në udhën e publicistikës së shkruar si autor që nuk i ngjan askujt, sepse nuk ndjek asnjë idhull, ndonëse ka të tillë.  Ai ndjek shtegun e vet.  Sepse do që të jetë vetvetja.  Eshtë i arsimuar në letërsi, i njeh mirë metrat dhe shabllonet e çdo kontributi publicistik por ai ka formën e vet, ka veçorinë e vet në çdo sipërmarrje.  E thashë në fillim cilësorin poeti Rexhep Shahu, pasi ai edhe në publicistikë mbetet i tillë.  Në të gjitha shkrimet e deritashme karakterizohet nga shpirti i angazhuar, nga ndjenja atdhetare, këmbëngulja për të pohuar identitetin dhe të vërtetën, nga prirja për të qenë vetvetja, nga thirrja që çdo person të jetë vetvetja, që gazetarët, ata të pavarurit (nga Tirana) të lirohen nga sahalëpirja, që njerëzit e kulturës të mos e shesin shpirtin, që për me i ba qefin dikujt të mos e përlloçim atdheun e kështu me radhë.

Në vitet e vështira shqiptare 1997 dhe 1998 zoti Shahu, gazetar në Radio, u angazhua plotësisht duke u investuar jo vetëm si krijues por edhe si qytetar.  Ai i ka shkruar me shumë kujdes dhe nerv përvojat e veta në ngjarjet e trazuara, shqetësimet e tij, që ishin edhe shetqësimet e kohës shqiptare, se si njerëzit tek e tek dhe kolektivisht vunë në pikpyetje të nesërmen e tyre, se si e dogjën memorjen e shkruar me sakrificë, si i shembën urat integruese dhe ngritën mure që na ndajnë nga njëri-tjetri dhe nga qytetërimi të cilit i përkasim.  Të gjitha këto ai i ka përmbledhur te libri i Marsi i Minave (T. 2006).  Sepse te  shqiptarët, Serbia, e cila e përgjaku Kosovën, duke e parë se muri i vendosur padrejtësisht në vitin 1913 me presionin e Rusisë, kufiri ndërshqiptar pra po binte, instaloi një tjetër mur, e mbolli me mina krejt zonën e kufirit Kosovë-Shqipëri.  E, për ironi serbët mbollën me mina edhe zonën e kufirit Shqipëri-Kosovë, pra hynë në territorin e kësaj Shqipërie të 13-tës.  E për më tepër serbët mbollën mina edhe në mendjet e shumë njerëzve këtu, dhe prandaj çoroditja jonë vazhdoi bukur gjatë.  Edhe në përpjekjet madhore të shqiptarëve për lirinë e Kosovës zoti Shahu ka qenë aktiv në media, madje edhe në terren, në Kukës, aty ku mblidheshin eksponentët e dy kahjeve politike të FARK-ut dhe UÇK-s, me thirrjet e tij në radio Kukësi qysh në vitin 1998 për të mbështetur UÇK-n me armatim dhe gjithçka tjetër.  Jo për me ba pazar me djemt që shkonin në luftë duke ua shitë një pushkë sa nuk bën, por duke dhënë gjithçka për luftën.  Jo duke mohue dhe denigrue potenciale të mëdha shqiptare por duke i bashkuar ato kundër një armiku që po na rrezikonte si komb.  Mbas çlirimit të Kosovës shumë individë apo fraksione dolën si luftëtarë se me demek kishin luftuar, në ndonjë rast na u zbuluan edhe do asish antiamerikanë, por Shahu i ka njohur shumë mirë disa prej tyre dhe për këtë ai shkroi pamfletin e fuqishëm Ku ishe Ti, pra kur shtëpitë kalleshin në flakë e kur fëmijët shqiptarë ekzekutoheshin nga milicia serbe ku ishe ti...

Ky ka qenë maraku i Rexhep Shahut.  Ai i ka shkruar këto siç i ka përjetuar pa ia bërë qefin askujt.  Ky libër përbën një shenjë dalluese, një dëshmi dhe analizë krejt të veçantë të kohës dhe e çmoj si një nga kontributet më të spikatura të krejt publisitikës shqiptare.

Rexhep Shahu dallohet për forcën e logjikës, për bukurinë e tekstit por edhe për fuqinë emotive të trajtimit të temës.  Ai ka një aftësi të çuditëshme të realizimit të intervistës, ka magjinë e familjarizmit të shpejtë me të intervistuarin, pavarësisht nga humori që mund ta karakterizojë.  Ai shkëput prej të intervistuarit rrëfimin e sinqertë, atë që rrallë ndodh në median tonë.  Shahu ia ka dalë të shkëpusë qëndrimin individual dhe të sinqertë prej kujtdo të cilit i është drejtuar.  Disa nga përsonalitetet që i ka intervistuar, kanë pasë edhe konseguanca.  Ishte rasti i bisedës me gazetarin Filip Smakër të Uashington Post-it në prill të 98-tës, bisedë pas të cilës, siç pat thënë më vonë vetë Smakër, kishte kaluar telashe jo të vogla pikërisht për shkak se ishte rrëfyer si tepër në bisedën me Rexhepin.  Po nga ana tjetër, ndikimi i asaj interviste ishte i padiskuueshëm te shqiptarët dhe tek të tjerët pasi dëshmoi për genocidin që po ndodhte në Kosovë dhe u shpreh se rruga e zgjidhjes së krizës është lufta, kur në Tiranë thuheshin terma shumë të butë referuar çështjes së Kosovës.  Edhe të tjerë kanë pasë rastin ta takojnë të njohurin Smakër, dhe kanë zhvilluar plot biseda me të, por askush nuk pati magjinë ta bëjë atë që të rrefehet.  Kështu i ka bërë të rrëfehen edhe Elez Biberin, Daniel Enders, të famshimin Kurt Shcork etj.  Nuk do të rendis emra njerëzish të shquar që ka intervistuar Rexhepi, pasi këto intervista, ndoshta jo të gjitha, i ka përmbledhur te libri tjetër publicistik Misioni për Paqen.

Poeti Shahu nuk i kërkon temat, nuk ka këtë luks.  Ato ndodhin, pra ngjarjet ndodhin.  E ndërsa shumkush e ka luksin ti soditë nga distanca ose të përfitojë prej tyre, ai vëren deformimin e të vërtetës dhe bërtet, nuk mund të rrijë indiferent.  Duke qenë se ai i jeton ngjarjet edhe si poet, nuk mundet mos me folë kur vendit i mohohet hisja e diellit për shkak se dikush kërkon të përfitojë ose të bëjë interesantin, nuk mundet mos me folë kur ne na shahen urat që po ngremë me mundim, kur na shahen udhët qw po ndërtojmë me shumë sakrificë, nuk mundet mos me folë kur krijohet rrethi vicioz i mendimdhënësve që zaptojnë të gjitha ekranet, ku për tu hequr modernë shajnë çdo gjë të vyer prej antikuareve evropianë që kanë firmën e kombit tonë, që shajnë deri edhe Kanunin e Vjetër, shajnë kostumin që na identifikon, shajnë bukurinë shqiptare.  Nuk mundet mos me folë kur opinionbërësit hiqen si internacionalistë ende pa e pasë një vend tonin në tryezën e vendeve evropiane.  Kështu pra ai është i ndjeshëm dhe merr përsipër ti bëjë avokaturën të bukurës, autentikës, arritjes, shpresës.

Pa u zgjatur duhet të nënvizoj si një kontribut librin Apologji për Udhën e Kombit. Përveç këtyre botimeve zoti Shahu, pikërisht këto ditë na sjell edhe librin tjetër me publcistikë Bukën tonë të Përditëshme.  Në dhjetra shkrime ai glorifikon tokën e shenjtë shqiptare, inkurajon dhe nxit punën me tokën, bekon njeriun e punës, duart që na sigurojnë bukën e përditëshme.  Janë shkrime të botuara më herët në revistën Bujqësia Shqiptare të cilën e drejtoi duke shënuar një kontribut në konceptimin dhe në përmbajtjen e saj.

Ai, siç e theksova në fillim, ka si kontirbut edhe Revistën Dy Drina që e ka drejtuar shumë vite, gazetën Kallz (për fëmijë) dhe ndonjë botim tjetër të natyrës publicistike siç është monografia Bllaca (si bashkëautor) etj.

Rexhep Shahu përbën një rast frymëzues për median në Shqipëri dhe unë e përgëzoj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora