E diele, 28.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Ndoshta

E diele, 22.06.2014, 09:53 AM


NDOSHTA

 

QAZIM SHEHU

 

Në peshë të ajrit kap valën e një kënge,

Vala thërmohet, bëhet ajër në flokët e tu,

Veçse unë i lehtë si ky ajër me këngë të përmbysura,

Tek ti s`mund të hyj.

 

As të nxjerr nga heshtja e gjatë,

Ku je ngufosur për dreq,

Ndoshta mund të thirr një shtërngatë,

Jo këtë ajër që dridhet si qelq…

 

 

POROSI PËR POETËT

 

Poetë të modës së vetëkëndellur,

Poetë figurash të përdredhura,

Në thellësi të vetes duke vjedhur,

Aty ku gënjeshtra qet të vjellura,

 

Poetë  a e dini ju sa kushton dashuria për popullin,

Kur dashurinë për veten ktheni në mit?

Poetë dilni nga rrëmimi I vetvetes ,nga shtrydhja e imagjinatës,

Nga figurat e përdredhura si rrjeta,

Në zemrën e popullit kur të futeni,

Në shtëllungat me brenga,

Aty me zjarr do mbruni vargun tuaj,

Kështu jetoni sa vetë jeta…

 

 

URITHË

 

Ne zotërinj mbetëm pas jush,

Na i morët të drejtat të gjitha,

Kur ne tham pjegull ju volët rrush,

Mbi supet tona u rritët si uritha.

Ju urithë mund të rrëmonit nën tokë,

Aty ku keni folenë,

Jo mbi supet tanë,

Zhytur në baltën e një shprese të rremë...

 

 

DREDHI YJESH

 

Shkëndijojnë ,feksin, feksin shkëndijojnë,

Shkrumbin e mbetur prej djegies,

E vënë në gjurmët që harrojnë.

Hapësirave të pamatura që nuki kap,

Syri jonë.

Aty ku emri i tyre vetëm jeton…

Sa yje i shkëputa nga qielli,

I vura në vargje në fjalë të papeshuara,

Ato vetëm emrin na lanë tua përmendim,

Më tepër se dritën shkrumbin na lanë në duar…

 

 

NJË FLETË MËLLAGE

 

Vriten zemrat pa asnjë shkak

Në hipokrizi.

Dashuria gjithnjë e shpik  një llak

Me tepri.

 

Të rendësh  pas dashurisë ,e pafalshme,

Kur një mijë ngjyra ndez e shuan,

Më mirë të rrishë në ngjyrën e një flete mëllage,

Që ngjyrën e vet pa xhelozi ruan…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora