Kulturë
Kadri Tarelli: Disa pyetje për Artan Fugën
E premte, 20.06.2014, 07:41 PM
Diskutim
DISA PYETJE PËR AKADEMIKUN ARTAN FUGA
Nga Kadri Tarelli, Durrës
Si fillim e përshëndes autorin lidhur me trajtimin e bukur të rolit të gjuhës dhe dialekteve në formësimin e kombit, kur shprehet: “Kombi dhe shteti është produkt i komunikimit brenda një ndërgjegjeje kombëtare shprehur me gjuhë dialektesh. Nuk është e kundërta, pra nuk është se shteti dhe kombi u formuan pasi u njësua gjuha në gjuhë standarde nga agjenci apo lëvizje kombëtare unitariste”. S`ka më bukur! Me këto fjalë të arta u mbyllet goja atyre që pretendojnë se, dialekti kosovar duhet zhbërë që të kemi një komb, se ndryshe kemi edhe një komb tjetër shqiptar, por kosovar. Këto fjalë të fundit nuk çudisin njeri, pasi dihen se në cilin mulli e çojnë ujin. Historia ka treguar se dialektet nuk janë pengesë për bashkimin dhe formimin e kombeve, edhe kur ato nëpërkëmben nga elitat dhe sundimtarët e ndryshëm, sepse ato janë pjesë e së tërës, pjesë e gjuhës dhe identitetit kombëtar. Unë bashkohem me të gjithë ata që përpiqen dhe ngrenë zërin, se jemi të vonuar në njësimin e abetares dhe të teksteve shkollor me Kosovën, të cilat krijojnë lehtësi në komunikimin brenda ndërgjegjes dhe kulturës kombëtare edhe me format e gjuhës së njesuar.
Fjalët e tepërta shtojnë ujë e jo bereqet. Problemet që ngrihen në shkrim ngacmojnë për të bërë shumë pyetje. Unë po ndalem tek disa:
I.
Që në fillim të shkrimit, theksohet me forcë se: “Demokratizimi i gjuhës
kalon nëpërmjet njohjes zyrtare të dialekteve”. Më vjen çudi me këtë tezë
të hedhur në opinionin intelektual e qytetar. Ndaj pyes:
Ndaj po shtroj një pyetje tjetër për diskutim. Sikur të zbatohet teza juaj:
1. Në ç`dialekt do të trasmetojë radio dhe televizori kombëtar, pasi çdo dialekt ndjehet i dhunuar dhe i mohuar nga gjuha zyrtare.
1. Në ç`dialekt do t`u flitet studentëve në universitetet tona?
2. Si zgjidhet problem i librave për nxënësit dhe studentët, pasi vetëm për klasën e parë të ciklit fillor duhen disa abetare në dialekte të ndryshëm.
3.
Në ç`dialekt do të shkruhen librat shkencor?
4. Vërtet mendoni se janë venitur dialektet, pasi i dhunon gjuha e njësuar, apo këjo e fundit ka marrë shumë nga pasuria e dialekteve?
Nëse më lejoni kam një pyetje konfidenciale:
1.Në
ç`dialekt i shkruani dhe boton punimet e tua shkencore? Vërtet janë dobësuar
cilësish nga mospërdorimi i dialektit që ju zotëroni?
II. E pashë me vëmendje një pyetje që është vendosur në fillim të atij shkrimi, ku thuhet: “Si mund ta frustrosh përjetë një fëmijë në moshë shkollore, i cili deri në klasën e parë është rritur dhe edukuar me edukatën e familjes bazuar në dialekt….?”.
Pyetje shqetësuse më shumë se interesante, por që nuk i jepni përgjigje. Unë e kam filluar dhe grisur jetën në zanatin e mësuesisë, ndaj po pyes: Kur do të fillojë ky fëmijë të njhet dhe të mësojë gjuhën zyrtare, në shkollën e mesme, apo në universitet?
Ju vjen keq për voglushët. Mirë bëni që e ngrini shqetësimin. Është hera e parë që po dëgjoj, se mos komunikimi në dialekt shkakton trauma psikollogjike, kur shkruani: “A nuk krijojnë këto rrethana vend për depërtimin dhe frustimin për karaktere psikollogjike-skizofrenike?”. Vaj halli po të ishte kështu, sepse, si unë që jam marrë gjithë jetën me nxënësit, ashtu edhe ju që po merreni me studentët, vështirë se do t`i çonit në shkollë, fëmijët jo se jo, por edhe niprit dhe mbesat. Ndaj pyes: I referoheni studimeve, apo është thjesht një shqetësim rastësor? E bëj këtë pyetje, pasi për dyzet vjet si mësues e drejtues shkollash, nuk më ka zënë veshi ankesë të tillë. Që ka dhe do të ketë fëmijë me probleme të shëndetit mendor, e di. Që ka fëmijë, të cilët në klasën e parë nuk mësohen me jetën kolektive, ndodh rëndom në ditët e para të fillimit të shkollës. Që fëmija nuk e pëlqen mësuesen dhe kërkon pranë nënën e tij, është dukuri që kalon shpejt. Nuk e mohoj se ka edhe raste të veçanta që krijon shqetësm për mësuesen, prindin, rrallë edhe për drejtorin. Vetiu më lind pyetja: Mos përdorimi i dialektit shkakton sëmundjen, apo ngacmon shfaqjen e saj?
Ju jeni pedagog, kështu që s`para kini shumë lidhje me problemet që hasen nëpër shkollat tona. Ndaj po ju pyes:
. A keni marrë mundimin të dini si janë ndjerë në shkollë, nxënës apo ish nxënës, në ditët e para të fillimit, sepse bashkë me familjet e tyre kanë lëvizur nga vendlindja dhe janë vendosur në Durrës, Tiranë e gjetkë? Flas vetëm për në klasë, jo për rrugën dhe mjedisin shoqëror.
. Kam përshtypjen se nuk keni biseduar me mësues që kanë punuar apo punojnë edhe sot me nxënës të ardhur, që natyrshëm mbartin edhe të folurën në dialektin e tyre? Pyetini dhe do të merrni përgjigje që do t`u trondisin. Nuk e merrni me mend sa andralla u dalin, sepse ndodh që këta fëmijë mbyllen në vetvete, nuk e durojnë shoqërinë e re, aq sa janë gati ta braktisin shkollën.
Mbase ju, për këtë keni të drejtë që mos keni njohje, sepse asnjë nxënës, prind, mësues dhe drejtor shkolle nuk i ka bërë problem mediatik të tilla shqetësime, as për të kërkuar ndihmë e as për të shkëmbyer përvojë. Kërkoj ndjes nëse ka të tilla trajtesa dhe unë nuk e di. Mos të themi në shtypin e përditshëm, por të paktën në gazetën “Mësuesi”, sot “Revista Mësuesi”, e cila kohët e fundit nuk e di pse nuk po botohet, të cilën e kam ndjekur vazhdimisht dhe nuk më kanë zënë sytë, as edhe një shkrim kushtuar këtij problemi kaq të mprehtë social, pedagogjik dhe psikollogjik.
.
S`besoj se u është dhënë mundësia të bisedoni me drejtorë shkollash, për
problemet që hasen, jo vetëm me nxënësit dhe dialektet, por edhe për rastet e
mësuesve të ardhur dhe të emruar në shkollat e tyre. Ka ndodhur që, hapur të
shprehet pakënaqësia, zemërimi deri tek protesat e nxënësve, pasi nuk e
kuptojnë mësuesin që flet në dialektin e tij, e më pas ankesa e prindërve, që
shqetësohen për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre.
Të them të drejtën çuditem, sepse mendoj se, askush, këtu përfshij edhe fëmijët e mi, nuk lëvizin nga vendlindja se u është prekur apo boshatisur dialekti. Këtu nuk them gjë të re, pasi edhe ju ashtu si unë e dini po aq mirë, se irlandezët, anglezët, gjermanët, francezët, italianët që populluan Amerikën, Kanadanë, Australinë, nuk ikën nga sytë këmbët, për shkak të dhunimit të dialektit dhe folklorit të vendit të vet. Ç`merremi me të tjërët që janë larg në kohë e territore, kur kemi historinë tonë të vjetër e të re, të mbushur me ngjarje ngjethëse. Mërgonin korçarët në kohën e Foqion Postolit, mësynë Italinë arbëreshët mbas vdekjes së Skëndërbeut, ndërsa në pesëdhjetë vjet diktaturë, u qëlluan për vdekje ata që tentuan të arratisen dhe mbetën të vrarë e pa varr në kufi. Them çuditem, sepse unë s`kam kurajë t`i them vetes dhe të tjerëve se bashkëkombasit e mi, u futën nëpër ambasada e më pas nëpër anije, si në tregimet biblike dhe morrën udhët e botës, se i`u boshatis folklori. Të thuash kështu i lëndoni të mërguarit, veçanërisht nënat shamizeza, sepse hapur fare, me apo pa dashje, mohon shkakun kryesor: varfërinë ekonomike, më pas shtypjen, diktaturën, mungesën e lirisë, etj, etj.
Shkrimi, për të
cilin po përpiqem të shprehem, më le shtegun hapur të them se, në disa gjëra
nuk jam i një mendje me autorin. Besoj se e keqja nuk na vjen nga cënimi i
dialkteve, por nga një lloj çoroditje që ka kapluar jetën tonë të përditshme.
Më së pari, po thërras të dëgjoj akademikët tanë, që s`duken gjëkundi, mos janë
në gjumë e s`flasin, apo flasin dhe s`i pyet e s`i vërshëllen njeri. Puna është
se në këto hallet tona, nuk di kë të zesh e kë të lesh. Ka njëzet e kusur vjet,
që sistemi ynë arsimor nuk po ze vend nga “reformat”, të cilat bëhen pa
analizuar mangësitë e të parave dhe përparësitë e të dytave. Mjafton të kujtoj
sistemin parauniversitar 4+4+4, që “na u mërzit”, ndaj e kthyem në 5+4+3, edhe
ky s`na ngrohu, e tani po vashdojmë në 6+3+3, dhe nuk di ku do të përfundojë.
Përmend altertekstin, për të cilin si fillim, edhe unë isha një ndër
mbështetësit e tij, por që degjeneroi keq e mos më keq. Nëse kini durim,
shfletoni në tekstet e letërsisë që përdorin shkollartë tanë dhe vlerësoni
raportin mes përfaqësimit të letërsisë shqipe dhe të huaj. Ç`të them për
veprimtaritë artistike? Na mbytën konkurset e bukurisë, duke filluar që nga
fëmijët e kopshteve e deri tek “Miss globi”. Bëhen konkurse zërash e këngësh
për fëmijë e të rinj. Çirren sa u
Në fund të shkrimit, më mbetet merak ta bëj edhe një pyetje: Dialektet janë problemi që na ngatërojnë kaq shumë ne shqiptarët?