Kulturë
Tefik Selimi: Piktorja që po e pushton botën artistike
E diele, 22.06.2014, 10:42 AM
Piktorja që po e pushton botën
artistike...
Nga Tefik Selimi
Jo vetëm
kjo. Magbulja, që nga viti 2000 punon si mësimdhënëse e lëndës së Artit
figurativ në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Nga tetori i vitit
2012 deri në qershor 2013 punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e
Edukimit në Gjilan në cilësinë e asistentes në lëndën Arte të Bukura. Piktura e
saj është diçka e veçantë. Në shikim të parë, piktura e saj duket paksa e
“zbehtë”, por në fakt ajo ngërthen në vete botën e përditshmërisë sonë, e cila
botë është sa joshëse, aq e “brishtë” përnga pamja e përjetimi. Prandaj, si
artiste, ajo përherë e ka vëzhgimin prizmin e botës së saj artistike. Kjo
vështron dhe bën kritika kësaj jete, e cila të brengos, kur është e tillë për
brengosje, por të ushqen, kur ajo të duket se është e bukur dhe qëndron.
Shikuar nga kjo “diopri” përjetimi, arti i saj duket si një reliev që të pëlqen
dhe ka nuanca adhuruese. Secila ngjyrë e pikturuar paraqet “ngjarje”, “sende”,
mesazhe dhe ndryshime jete. Pra, pikturat e saj janë plot me ngjyra, trajta,
vija, kolirit e shumë “elemente” të tjera të “teknikës” së saj në artin
piktural. Pra, sikur pikturën e rrumbullakëson një botë të pasur të imazhit
piktural joshës. Ajo në qendër të pikturimit e ka aktualitetin e jetës së
njeriut. Sikur poeti që në vete ngërthen botën subjektive ndaj gjërave e sendeve
që e rrethojnë, ashtu edhe piktura e saj është një lloj “poezie”, e cila
“lexohet” dhe adhurohet lehtë e bukur. Magbule Xhemaili është njëra nga
piktorët më të reja nga Gjilani. Ajo tashmë i ka kaluar kufinjtë e këtij zhanri
të kulturës. Pse jo? Piktura e saj është modeste, si në përmbajtje, po ashtu
edhe në trajtim e motive. Temat e saja janë gjërat që na rrethojnë, të cilat
“veprojnë” dhe njeriu i sheh, i ndjen, i prek, kanë ngjyrë, vija, trajta, por
kanë edhe “shije”, të cilat japin mesazhe të forta kohe e jete. Gjer më sot,
kjo piktore është paraqitur në shumë vende me ekspozitat e saja si kolektive e
individuale. Rruga e saj gjer këtu është një sfidë e përcjellur me shumë mundi
e me shumë paraqitje arstitike. Ajo tashmë është anëtare e Shoqatës së Artistëve
Figurativ të Gjilanit, që ka udhëhequr Kursin e Fotografisë Artistike nga Lala
M. Vula. Është Themeluese e OJQ- së - Grupit
të Artistëve të rinj “Botart”. Mandej, ajo shkroi dhe realizoi projektin
e quajtur “Muri i Paqës” mural i pikturuar në
një ndërtese në qendër të Gjilanit; më 2002 bëhet anëtare e Shoqatës së
Artistëve Figurativ të Kosovës, SHAFK; më 2005 - bëhet anëtare e SHAFM "Draudacum "- Gostivar – Maqedoni;
më 2006 - mori Çertifikatën nga seminari
treditor me temën "Trajnimi i
mësimdhënësve rreth metodologjive të
reja të mësimdhënies në lëminë e artit figurativ - Art terapi " oganizuar
nga Foundation together –Slloveni & QPEA – Ferizaj; më 2008 – është
kuratore e ekspozitës së femrës kreative “ Ne jemi ato që…”; më 2008 udhëheqë Kursin për Disenj Grafik “Formësimi
i disenjit dhe teknologjia e shtypit” etj. Gjer më tani ka hapur këto ekzpozita
individuale: më 2009 "Gjurmë në
kohë "- Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë; më 2009 - "
Gjurmë në kohë "/ Galeria e Arteve, Tetovë – Maqedoni etj. Ndërsa, ekspozitat kolektive të Magbule
Xhemailit janë: më 1998 - 2009 “Flaka e Janarit” Gjilan; më 2000 - “Shpërthimi” Ekspozitë e klasës së profesorit
Xhevdet Xhafa / “Hani i 2 Robertëve”, Prishtinë; më 2000 - “Udhëtime në
kujtesë” - Ekspozitë e Fotografisë Artistike, Galeria e Arteve e Kosovës,
Prishtinë; më 2000 - Centre Philippe Auguste 27200 Vernon, Francë; më 2002 -
“Shoqata e Artistëve Figurativ të Gjilanit”, Galeria e Arteve e Kosovës,
Prishtinë; më 2003 - 2007 “Femra
krijuese” Galeria e Arteve, Gjilan; më 2003 - “Arti dhe Natyra” ekspozitë kolektive përballë Teatrit Kombëtar në
Prishtinë; më 2004 - “Bienali Ndërkombëtar i vizatimit”, Galeria e Arteve e
Kosovës në Prishtinë; më 2004 - “Salloni Pranveror” Muzeu i Kosovës, Prishtinë; më 2004 -
“Salloni i XXXI i Nëntorit”, Galeria e Arteve e Kosovës – Prishtinë; më 2005 - “Ekspozitë kushtuar 8 Marsit”
Muzeu i Kosovës, Prishtinë; më 2005 -
“My Changes 3” “Kështu nuk vritet një grua” Galeria Kombëtare e Arteve
–Tiranë; më 2005 - Ekspozita - Kolonia Artistike "Gostivari
'05"- Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar; më 2005 - 2007 “Ekspozitë Mbarëkombëtare” - Galeria e
Qendrës për Kulturë, Gostivar; më 2006 dhe 2008“Gjonmili” Ekspozita e VI - të
& VIII - të Ndërkombëtare e Fotografisë, Galeria e Arteve, Prishtinë; më 2006 - “Ekspozitë e stud. të Fakultetit të
Arteve Prishtinë ” Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë; më 2006 - 2007
“Ditët e Kulturës shqiptare në Maqedoni”
Galeria Çifte Hamam, Shkup; më
2006 - “Çmimi Muslim Mulliqi” ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, Prishtinë;
më 2008 - “Muaji i Parë i Pavarësisë” në
Gjilan; më 2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e Femrës kreative në Galerinë e
Arteve, Gjilan; më 2008 - “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e femrës kreative në
Galerinë e Arteve e Kosovës, Prishtinë; më 2008 - “Ekspozitë kolektive - përvjetori i
themelimit të PDK- së”, Kafe / Galeria e PDK-së, Gjilan; më 2009 - “
Shoqata e Artistëve Figurativë të Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Pejë; më 2009
- “ Salloni i Gjilanit ” – Galeria e
Arteve, Gjilan; më 2010 - “ Gjon Mili” edicioni i 10- të Galeria e Arteve e
Kosovës, Prishtinë; më 2010 - Kolonia
Artistike ,, Apollo 2010,, Fier – Shqipëri; më 2010 - Ekspozita Mbarëkombëtare " Çmimi i Nëntorit " Gostivar, Maqedoni; më 2010
- Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë
Artistike ,,Fokus,, Fier – Shqipëri; më 2011 -
Kolonia Artistike Ndërkombëtare“ Ulqini 2011”, Ulqin; më 2011 - Ekspozita e kolektive “ Ulqini 2011”, Ulqin; më 2012 - Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë
- Prishtina 2012; më 2012 - “Arti dhe Gruaja” ekspozitë në Kuvendin e Kosovës
etj. Ajo për këtë veprimtari arsitike e kulturore është shpërnblyer me shumë
falenderime, mirënjohje, çmime, të cilat janë të shumta e me vlerë. Pra, ajo ka afro 20 mirënjohje e
shpërblime të tjera për krijimtari arstistike.
Edhe piktori Gjelosh Gjokaj, punën artistike të Magbulës, e vlerëson të
jetë në koherencë me modernën. Ai thotë se
“Mendoj se puna e Magbule Xhemailit nuk eshte aspak prapa krijimeve
figurative qe sot bëhen ne Evropë nga gjenerata e saj. “Origjinaliteti i saj
krijues, teknika e punës dhe mënyra e krijimit janë dëshmia me e mirë se ajo po
ec e sigurt dhe është me trendin e artit
modern që sot po krijohet gjithandej Evropës dhe më gjerë”. Ndërsa,
studjuesi i artit figurativ Mustafa Ferizi, për artin e Magbules, ka shtuar: “Magbule Xhemaili, sjellë një ”yrnek”, në pikturë të artikuluar në mënyrë krejtësisht strukturaliste”. Pra, ky është portreti i Magbule Xhemajli si piktore, e cila, ditëve të fundit po e pushton botën me piktuarat e saja aktuale dhe joshëse.