E premte, 26.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Rozi Hysuka: Na mungon dhe i mungojmë

E enjte, 22.05.2014, 07:59 PM


Na mungon dhe i mungojmë...esse për librin...R.H...

Nga Rozi Hysuka

... “Libri të bën njeri më të mirë”, -thonë poetët dhe shkrimtarët, të vetmit njerëz që ecin me këmbët në tokë dhe mendjen mbi ré.Të flasësh për librin është një temë shumë e ndjeshme, aq më tepër kur në ditët e sotme libri, ndonëse i harruar, është gjithashtu pakti ynë me dijen. Me librin unë jam njohur në kohën kur ende nuk e kisha mësuar abetaren. Ishte një nga ditët e diela, kur im atë gjithmonë paraditeve më merrte me vehte. Më mësonte qytetin dhe rrugët e tij, qëndrën kulturore dhe gjithçka që unë duhej të dija. Ajo që më bënte gjithmonë përshtypje ishte pikërisht në një nga rrugët kryesore shumë pranë Bashkisë së qytetit, qëndronin përballë njëra-tjetrës dy godina, njëra e bibliotekës dhe tjetra e librarisë. Në ato kohë unë ende nuk e dija kuptimin e tyre, se çdo të thotë bibliotekë dhe çdo të thotë librari. Mbaj mend që tim atë e kam pyetur: “Pse ka më shumë njerëz këtu dhe njëherë tjetër ka më shumë njerëz atje?” Dhe ai më shpjegoi se: “…kur të mësosh abetaren, ti do të shkosh vetë të marrësh libra këtu te bibiloteka dhe kur të rritesh, do të shkosh vetë të blesh libra te libraria, atje”. Dhe unë kuptoja vetëm kaq: “Që të dyja godinat do të më jepnin libra...” Më pas, teksa rritemi, harrojmë porositë dhe premtimet që i bëjmë vetes. Kjo, jo se nuk lexojmë më, por sepse me dianmizmin e jetës dhe realitetit të ri, me “rehatinë” që na fal teknologjia dhe formatit elektronik, që libri na paraqitet dhe në mungesë të tij, shumë premtime edhe i harrojmë. Sot kur unë kthehem dhe e vizitoj vendin tim të linjdes, kur nisem drejt tij, ende pa arritur, aty pranë liqenit të Ulzës, natyra është në harmoni me gjithçka që të bën të krijosh vargje të pashkruara dhe pak më tutje qëndron hijerëndë mali i shkëputur, që në dialekt i thonë “i shkapetur”, çka më kujton herë pas here shkëputjen e njeriut nga vlerat njerëzore. Kur hyj në qytet dhe shoh se pak gjëra kanë ndryshuar, sado që mundohet që ky qytet të marrë pamjen e rregullt, ai mbetet sërish vendi i Pirustëve, edhe pse i mungojnë të dyja: edhe bibiloteka, edhe libraria. Rinia e këtij qyteti, në mungesë të librit, është një rini, e cila e di shumë mirë ku ndodhet një qender interneti, e di shumë mirë ku ndodhen bar-kafetë. Ashtu si edhe unë e di shumë mirë që qytetin tim nuk do ta gjej më ashtu siç unë e mbaj mend. Bibliotekat janë vetëm pjesë e atyre njerëzve akademkë të qytetit tim, të cilët ende i ruajnë vlerat njerëzore, ndonëse vetëm një orë larg malit të shkapetur… Qytetit tim nuk i mungojnë të papunët, as të rinjtë, të cilët e përqafojnë modernitetin brenda mundësive që ju fal bota e internetit, nuk i mungojnë as të fortët e qytetit dhe as të urtët e të mençurit me tradita... Kështu, kur largohem prej tij e me të mbërritur në Tiranë, vetëdijshëm këmbët më çojnë te Biblioteka Kobëtare. Aty më pret edhe një nga miket e mia, përmetare, me të cilën asnjëherë nuk ngurrojmë të flasim për cilët libra kemi nevojë të lexojmë. Dhe teksa presim të dalin librat që kemi bërë kërkesë, diskutojmë ndonjëherë edhe për qytetet e lindjes. Çuditërisht atë ditë që sapo isha kthyer nga vendlindja ime, e pyes Adën nëse në Përmet ka një bibliotekë apo një librari. Dhe ajo më thotë se nuk funksionon biblioteka dhe se librari nuk ka, pasi atje pothuaj janë të gjihtë të papunë. -Nëse nuk funksionon, do të thotë që godina është e shkatërruar? -e pyes sërish. Ada më thotë që atje biblioteka është e mbyllur që pas viteve `90, atje nuk ka ardhur më asnjë titull i ri i librave të botuar, të cilët në Tiranë janë me shumicë. Të dyja ngremë supet dhe heshtim, sepse e dimë që kështu është realiteti. Dhe teksa prisnim ende për të marrë librat, si në pavetëdije punonjësia e Bibliotekës gati na tremb, teksa thërret: “Ou, sot bëhen 3335 anëtarë në Bibiliotekën Kombëtare”. Në atë moment nuk dija të thoja, nëse kjo është një shifër e dëshirueshme për të matur nivelin e dijes. Dhe gjithashtu nuk e di as tani, nëse kjo shifër është një tregues i mire, por teksa mundohesha ta mbaja mend shifrën 3335 të anëtarëve, kujtohem se çdo person anëtar ka të drejtën të tërheqë deri në tre libra dhe shumatorja e dijes më jep shifrën e 105 mijë njerëzve që lexojnë. Edhe këta të rinj që vijnë aty, e kanë një qendër interneti në lagjen e tyre, edhe një bar-kafe të tyren të preferuar, por jo ende një librari… Kështu, teksa libri na mungon dhe i mungojmë, nuk do mund të habitemi, kur libri, si një revolucion i harresës, na serviret edhe trotuarëve. Biblioteka kombëtare është e vetmja godinë, që nuk e njeh modernitetin, sa kohë aroma e letrës së librit nuk mungon. Dhe si për ta përmbyllur këtë botë të trazuar në këtë mesazh për librin, do ndalem tek artisti më i ri shqiptar, Xhosli Rama, i cili ka thënë: “Kam menduar disa herë se cili është kuptimi i jetës. Gjithmonë kam arritur në përfundimin, që kuptimi i vetëm i jetës është t’i shërbesh atij që do të vijë pas teje”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora