E marte, 30.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Rrëfimi i Edith Durhamit: “Si u zhgënjyen shqiptarët me xhonturqit”

E shtune, 21.06.2008, 07:37 PM


Edith Durham
“The New York Times” publikon rrëfimet e historianes së njohur angleze. Gjendja e vështirë e katolikëve të Veriut dhe gjendja e vështirë në 1911-n

Nga M. E. Durham

PODGORICË – Është shumë e vështirë për banorët, siç janë fshatarët katolikë të Veriut të Shqipërisë, që në tokat e lira të fitojnë si dhe shumë popuj të tjerë, por ata kanë mbetur të fortë pa pasur asnjë ndihmë apo shpresë. Më kujtohet mirë, në muajt e parë të vitit 1908, konstatimi i një françeskani në zonat malore, kur unë u shfaqa befas në famullinë e tij të largët, - e para grua europiano-perëndimore që kishte qenë atje. “Ju keni ardhur te një tokë e harruar nga Zoti dhe njeriu! Shko në vendin tënd dhe tregoju njerëzve se ju keni vizituar ferrin”.
Kudo ku unë shkova në atë udhëtim takova një popull të mjerë, që më lutej për t’u çliruar nga turqit dhe kërkonin që të formohej një qeveri që t’i ndihmonte ata. Mbi të gjitha, rrugët ishin ato që ata dëshironin. Në të vërtetë, shtigjet ishin të përvijuara, gjë që shpesh më detyronte të ecja në këmbë për disa orë të tëra, apo ndonjëherë edhe të kacavirresh, ashtu siç në shumë raste ishte e pamundur për të ecur mbi kalë.

Varfëria
 
Një pjesë e madhe e banorëve që e bënin këtë rrugë vajtje-ardhje, jetonin duke bërë punë rraskapitëse si, prerja e druve të zjarrit, kapja e shpezëve të egër, apo mbarështimin e dhenve, të cilat më pas i shisnin në Shkodër, në këmbim të një thesi misër, dhe në këtë mënyrë, bashkë me qumështin e bagëtive, siguronin ushqimin e tyre.
Në të vërtetë, ajo është një tokë, në të cilën diçka duhet të bëhet, në vend që njerëzit të largoheshin prej saj. Pyjet e saj janë të pashfrytëzueshme, - kjo për shkak të pamundësisë së transportit të lëndës drusore. Kullotat e saj në lartësi janë gjithashtu larg, që kafshët të shkojnë atje për të kullotur që prej qytetit pranë bregdetit.
Njerëzit, ashtu si dhe toka, janë tërësisht të pazhvilluar. Ata janë trima dhe të guximshëm, por në mënyrë sistematike qeveria turke i ka mbajtur ata të paditur, duke mos u hapur shkolla në gjuhën e tyre amtare. Madje, duke ndaluar edhe botimet e shkruara të kësaj gjuhën. Në një kohë shqiptarët kërkonin rrethana të tjera të favorshme dhe ecnin shpejt, por në vendin e tyre nuk ka asnjë shans për ta.
E tillë ishte gjendja e gjërave edhe përpara shpalljes së Kushtetutës në korrik të vitit 1908, paçka se lajmërimi për një ndryshim të qeverisë ishte brohoritur me një gëzim të papërmbajtur.

“Të largohen turqit!”

Besimi i përgjithshëm ishte se fuqitë do të ndërhynin dhe që tirania turke ishte drejt fundit të saj. Unë dëgjova një të moshuar që thërriste mes turmës: “I falem Zotit që të më lërë gjallë që ta shoh atë ditë”. Qeveria e re kishte shfaqur taktin dhe mirëkuptimin më minimal për popullin dhe nevojat e vendit, pasi nuk kishte qenë aspak besnike me këta fshatarë të varfër të maleve. Por shqiptarët e thjeshtë janë njerëzit që e mbajnë fjalën.
Shqiptarët e edukuar jashtë vendit të tyre, kudo nëpër botë, mund dhe duhet që të përhapnin dijen në radhët e vëllezërve të harruar.
Mjerisht! Të parët prej tyre që morën rrezikun në sy që të vinin në Shkodër, - pas amnistisë së përgjithshme – ishin arrestuar menjëherë. Zyrtarët turq, të paditur në drejtimin e shtetit dhe mësimin e gjuhës, ia dolën mbanë dhe mbajtën nën zgjedhë popullin përmes shumë veprime tiranike dhe të padrejta. Turqit e Rinj kanë vendosur që secili prej tyre të jetë “një otoman” dhe për këtë nuk morën parasysh karakteristikat dhe besimet fetare në vend. Dhe nuk ishte bërë asnjë përpjekje për të shpjeguar nga qeveria e re se duhet të largoheshin njerëzit fisnor dhe që në nisje, të gjitha informacionet ishin shpërndarë në turqisht, një gjuhë që e kuptonin më pak se 1 për qind e popullsisë. Tre muaj përpara krijimit të Kushtetutës ishin arrestuar një numër i madh njerëzish, që nuk i njihnin ligjet e reja. Këta njerëz ishin futur në burg pa gjyq apo pa i sqaruar, dhe të gjitha lutjet që u ishin bërë Turqve të Rinj kishin marrë përgjigjen: “Ne nuk kemi kohë”. Ata me injorancën e tyre nuk e kishin idenë se ishin duke shkatërruar në mënyrë të shpejt të gjithë besimin ndaj pushtetit të ri. Rezultati i vetëm i dukshëm i punës së tyre ishte një klub që e përdornin për vete. Njerëzit e arrestuar kishin ardhur vullnetarisht nga malet. Zemërimi i shkaktuar nga veprimi i tyre ishte i madh. “Ne i kemi besuar turqit dhe ata na kanë tradhtuar sërish”.

Zhgënjimi nga xhonturqit
 
Metoda që kishin zgjedhur për të kryer shkatërroi edhe atë pak besim që kishte mbetur akoma tek popullsia katolike. Si shumicë e popullit të Vilajetit të Shkodrës, që janë katolikë, ata kishin mandatuar të paktën një deputet katolik në Kuvend. Por listat ishin manipuluar derisa ishte krijuar një shumicë myslimane. Rezultati dihej dhe katolikët kishin bërë një protestë formale tek qeveria përmes Arkbishopit të Shkodrës, duke abstenuar thuajse të gjithë votimin si dhe deklaruan se nuk do të pranojë ligjshmërinë e zgjedhjeve. Dy myslimanë të propozuar nga qeveria ishin shpallur të zgjedhur dhe katolikët ishin tërësisht të papërfaqësuar. Madje, më pas gjendja mund të ndryshonte dhe ishte dhënë ndonjë shenjë se vendi mund të përfitonte përfundimisht nga ndryshimi i qeverisë. Në vend të kësaj, trupat nisën të shfaqeshin me uniforma të reja, me artileri dhe armë të reja dhe oficerët kapardiseshin. Kjo nuk ishte një shenjë për një rrugë të gjatë të kësaj qeverie. “Shikoji ata, djajtë”, - tha një shqiptar teksa trupat parakalonin në përvjetorin e parë të ardhjes së sulltanit. Ata kanë vjedhur të gjitha paratë për të blerë ushqime dhe rroba për veten e tyre. Çfarë kanë bërë për Shkodrën? Bënë një klub oficerësh! Ne u përdorën për të kaluar nga një robëri e madhe në një tjetër pak më të vogël”. Një tjetër tha: “Ata kanë blerë armë që të na vrasin ne”.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 16 korrik 1911
Autorja e shkrimit njihet si historiane dhe autore e disa librave dhe shkrimeve për Shqipërinë.
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “Miss Durham’story”
Përgatiti” Albert Gjoka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora