E premte, 26.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Gjete Ndoj: Gjin Marku dhe lufta

E shtune, 21.06.2008, 03:45 PM


Gjin Marku, qe nga grupet e para komuniste deri ne ceten e Pezes

Nga Gjet Ndoj

"Gjin Marku kishte lindur me 2 qershor 1918 (ne dokumente eshte shenuar dy vjet me vone, 1920), ne fshatin Baz, ne nje familje me emer ne ate krahine. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjeter Marku, miku i ketij te fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vjecar dhe e dergojne ne Tirane, ne "Strehen Vorfenore". Ketu Gjini mori mesimet e para te fillores dhe arsimit 5-vjecar. Ne vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaron shkollen e mesme teknike "Harry Fultz" po ne Tirane dhe me vone ne Kavaje (vetem dy muaj), ne degen e Bujqesise. Pas mbarimit te shkolles emerohet agronom ne rrethin e Korces. Ne vitin 1945, pas luftes, Gjini, si shume drejtues te tjere te luftes, caktohet per te kryer studimet ne fushen ushtarake ne Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga te paktet studente nga Shqiperia qe vazhdoi akademine "Voroshillov" ne Moske. Kjo akademi ishte shkolle qe nxirrte specialiste te nivelit me te larte ne fushen ushtarake dhe strategjike ne te gjithe boten e asaj kohe. Studimet ne kete akademi Gjini i vazhdoi per tre vjet dhe iu nderpre e drejt e studimit ne vitin e fundit, 1948-1949, per shkak te perplasjeve qe pati ne Kongresin I te PKSH-se, ne nentor 1948".

Angazhimi ne lufte
 
Sapo u emerua ne Korce, Gjin Marku bie ne kontakt me intelektuale korcare dhe bashke me ta fillon dhe aktivitetin antifashist e komunist (1936), ne kuader te Grupit Komunist te Korces, duke qene nje nga drejtuesit kryesore te ketij grupi. Nepermjet Koco Tashkos, vellezerve Gaqo e Pilo Peristeri etj., etj., Gjin Marku njihet edhe me Enver Hoxhen, ne ate kohe profesor ne Liceun e Korces. Propaganda antifashiste kishte nisur me perpara se Shqiperia te pushtohej nga Italia me 7 prill 1939, pasi fashizmi ishte konsideruar rrezik per njerezimin shume vite me pare (sidomos kur Partia e Musolinit ne Itali, e sidomos kur Partia Nacional-Socialiste e Adolf Hitlerit kishte ardhur ne pushtet ne Gjermani).
Gjin Marku ka qene pjesemarres shume aktiv qe ne fillimet e levizjes antifashiste e kjo duket ne pjesemarrjen e tij ne demonstrate e me vone dhe ne formimin e njesiteve e cetave partizane. Ne vitin 1940 formohet dega e Grupit te Korces ne Tirane, duke shenuar dhe zgjerimin e veprimtarise antifashiste e komuniste te ketij grupi. Shume veta kalojne ne ilegalitet, ku njeri prej tyre ishte edhe Gjini.
Ne dokumentet e kohes te zyres Mbretnore te Policise dhe te Kuestures Fashiste, personat kryesore, si: Gjin Marku, Vasil Shanto, Mihal Duri, Gaqo Nasto, Niko Llagi, Ali Reci, Ferit Xhajku, Kajo Karafili etj., ishin ne ndjekje nga organet e pushtetit fashist te vendosur ne Shqiperi qe me 7 prill te vitit 1939.
Veprimtaria antifashiste e Gjin Markut ne vitin 1941 e ne vazhdim ka qene intensive dhe e shumanshme. Pervec deshmive, kete e mesojme dhe ne dokumentet e kohes qe po analizojme, kryesisht ne ato dokumente ku behet fjale jo vetem per veprimtarine e tij, por dhe ndjekjen e vazhdueshme te tij nga karabinieria dhe regjimi fashist. Me 8 nentor 1941 formohet Partia Komuniste Shqiptare, ku Gjin Marku, nje nga themeluesit kryesore te saj, zgjidhet nje nder anetaret e pare te Komitetit Qendror Provizor te Partise Komuniste Shqiptare.

Organizata e Pezes

Pas themelimit te Partise Komuniste Shqiptare u zgjodh Komiteti Qendror Provizor, i cili kishte si detyre paresore organizimin e Partise ne te gjithe vendin, per te luajtur rolin e saj ne organizimin e Luftes Antifashiste Nacional clirimtare. Ne kete kuptim u percaktua si perparesi formimi i organizatave baze te Partise Komuniste Shqiptare, vecanerisht prane cetave territoriale qe kishin filluar te krijoheshin ne kete kohe. Premisat per ta bere nje gje te tille, per te formuar nje organizate partie, ishin krijuar edhe ne Peze. Pervec kesaj, ky organizim kishte nje rendesi te posacme edhe se Peza ishte nje zone e pershtatshme per te qene nje baze shume e rendesishme e veprimtarise antifashiste te udhehequr nga PKSH-ja. Realisht keshtu ndodhi. Komiteti Qendror Provizor ngarkoi Gjin Markun per te ndjekur dhe drejtuar kete mbledhje themeluese ne Peze prane cetes. Ne takimin themelues moren pjese 8 luftetare te kesaj cete: Vasil Shanto, Mihal Duri, Ferit Xhajko, Pandi Nashi, Baki Staria, Loni Grazhdani, Qazim Prishtina dhe Zoi Themeli, me ne krye te deleguarin e KQ-se se PKSH-se, Gjin Marku.

Deshmia

Ish-luftetari i kesaj cete, Sali Verdha, shprehet se "i ishte bere qejfi kur kishte pare ish-shokun e shkolles se "Harri Fultz"-it, Gjinin, si te deleguar te PKSH-se ne Peze. "Mbledhja vazhdoi me debate dhe punen per gjate dy diteve; nga data 8-10 dhjetor 1941. Ne fillim kandidature per sekretar te organizates u propozua Vasil Shanto. Ky propozim u hodh poshte nga Gjini, duka sqaruar se Vasili ishte me i madh se sekretar organizate, pasi ishte komisari i kesaj cete. Pas kesaj nderhyrjeje u propozua Mihal Duri si sekretar dhe u miratua njezeri nga pjesemarresit. Zevendessekretar u zgjodh Pandi Nashi. Me vone kjo organizate u rrit me shpejtesi, ndersa komandanti Myslim Peza u be komunist vetem pas clirimit, ne vitin 1951", - deshmon Sali Verdha. Keshtu u formua organizata e pare e Partise Komuniste Shqiptare dhe fati ose dicka tjeter deshi qe te ishte Gjin Marku perfaqesues i Komitetit Qendror Provizor te PKSH-se.

Pertej Pezes

Peza u be "shkolle" dhe trampoline per t?u hedhur gjetiu ne lufte. Pas transformimit te cetes se Pezes ne nje cete partizane, ajo u kthye ne nje baze shume te rendesishme te Luftes Nacional clirimtare. Per kete Sali Verdha kujton: "Edhe une u bera pas dy muajsh komunist. Te gjithe drejtuesit kryesore te PKSH-se, jo vetem vinin ne Peze per te dhene orientime e per te bere plane, por ketu ne Peze ata vinin edhe per te mesuar artin ushtarak; vecanerisht mesonin perdorimin e armeve te ndryshme, benin qitje te ndryshme etj. Keshtu, edhe Gjin Marku, para se te shkonte ne Qarkun e Beratit, aty ku e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-se, ndenji disa dite ne Peze dhe pastaj u hodh per nje mision te gjate ne Berat". Verdha thote se "Gjini i njihte te gjithe luftetaret e cetes se Pezes, komandantin Myslim Peza, por mikun me te ngushte ka pasur Mihal Durin".

Vleresime
At Zef Pllumbi: "Gjin Marku, nje nga komandantet-stratege ma te afte"

"Gjeneral Gjin Marku ishte nje njeri me emen ne Shqipni. Qe ne rinine e pare kje nji nga aktivistat ma ne za te grupeve komuniste te shperndame ne te gjithe vendin. Qe ne fillimet e saj, qe u quejt "Lufta Nacional-clirimtare", ai kje nji nder komandantat-stratege ma t?afte? Cilsite e tij fizike, morale e shpirtnore e bajshin ate udheheqes karizmatik, sado qe origjina e tij katolike, veriore, ashtu si ajo e Zef Males dhe e Tuk Jakoves, ishte e papelqyeshme per kopilin e bimbashit turk te Gjinokastres. Ne moshen e tij te re kishte dhe pjekuni politike. Ai e konsideronte luften si mjetin ma t?fundit ne zgjidhjen e mosmarrveshjeve njerzore dhe aty ishte trim i cartun. Por para asaj gjendje lufte, parapelqente bashkejetesen paqsore dhe kompromisin. Ishte udheheqes me ndjenja njerezore, qe donte ma shume jeten se vdekjen"?.

Anet e panjohura te nje gjenerali

Duke filluar qe nga numri i sotem, gazeta sjell anet e panjohura te gjeneralit Gjin Marku, nje nga figurat me te spikatura dhe me pak te njohura per nga vlerat te Luftes Antifashiste dhe ne vitet e para te pasclirimit. Permes nje studimi te plote te historianit Gjet Ndoj, vijne ne biografine "Gjin Marku dhe lufta" te gjitha keto mistere, te cilat do t?ua servirim lexuesve dite pas dite. Profili i gjeneralit, qe ishte nga perkrahesit e grupeve komuniste te Korces, pjesemarres ne themelimin e Partise Komuniste Shqiptare me 8 nentor 1941, plotesohet ne kete monografi me dokumente arkivore, deshmi te bashkekohesve te gjalle dhe te ndare nga jeta, fotografi te aktiviteteve te ndryshme gjate luftes dhe pas clirimit.
Ne kete serial shkrimesh per gjeneralin e panjohur te luftes do te lexoni:
Roli i Gjin Markut per krijimin e cetave partizane ne Jug te vendit.
Konfliktet e ashpra te tij me drejtuesit qendrore te PK-se, ku me i rrepti ishte Enver Hoxha.
Misioni i rendesishem i gjeneralit ne zhvillimin e Kongresit te Permetit.
Cili ishte roli gjate luftes partizane per clirimin e vendit nga pushtuesit?
Nisja me mision ne krye te Divizionit VI drejt Malit te Zi, ne ndjekje te gjermaneve
Kthimi ne atdhe dhe martesa e Gjin Markut plot pasion me serben e bukur.
Perballjet me Enver Hoxhen ne Kongresin I dhe ndeshkimet qe pesoi.
Te gjitha keto detaje do te zbardhen ne shkrimet e njepasnjeshme qe sjell per lexuesit e "Albania"-s studiuesi Gjet Ndoj.

Si u clirua Skrapari nga ceta e Gjin Markut dhe Mestan Ujanikut

Ne dhjetor te vitit 1941 Gjin Marku caktohet me detyre per ngritjen e njesive guerile antifashiste dhe orientimin e qarte te veprimtarise antifashiste te cetave per clirimin e atdheut. Kjo veprimtari organizative e luftes kryengritese antifashiste e Gjin Markut perfshiu ne fillim territoret e Lushnjes, Fierit, Mallakastres, Beratit e deri ne Skrapar e me gjere. Kur shkoi ne Berat, Gjini u takua fillimisht me Kristaq Capon, Kristo Isaku, Kristaq Tutulanin etj. Bazat e para te organizimit te luftes u hodhen pikerisht ne qytet. Puna u fillua shpejt, me aktivizimin e intelektualeve, te te rinjve te Beratit si dhe formimin e celulave komuniste dhe te njesiteve guerile. "Ne fillimin e shkurtit 1942, ne lagjen "Mangalem" u formua e para celule partie per qarkun e Beratit. Ne te moren pjese Gjin Marku, i deleguari i Komitetit Qendror te Partise, Kristaq Capo, Kristo Isaku, Nure Dobruzha e Xhoxhi Bojaxhi. Pak me vone u kooptuan dhe dy shoke te tjere: Vasil Lacka dhe Thoma Bello. Per drejtimin e celules u caktua Kristo Isak. Pas transferimit te Kristos ne Korce, ne vend te tij u zgjodh Kristaq Capo. Pervec kesaj celule u formuan dhe celula te tjera, si ne Murat celepi, me sekretar Iliaz Sevranin. Ndersa celula e trete qe ajo e Gorrices, me sekretar Kristaq Tutulanin. Per suksesin e aktivitetit antifashist ne kete qytet, por dhe ne te gjithe qarkun e Beratit, pati nje rendesi vendimtare caktimi nga Gjini dhe bashkepunetoret e tij te disa bazave ilegale ku do te beheshin takime, mbledhje dhe plane operacionale ne kuader te luftes antifashiste. Keto natyrisht u caktuan prane familjeve te aktivisteve me te besuar dhe me te devotshem. Ne qytetin e Beratit deri ne shtatorin e vitit 1943 numeroheshin mbi 30 baza ilegale. Disa nga familjet e para qe sherbyen si baza ilegale qe ne fundin e dhjetorit 1941 dhe janar-shkurt 1942 kane qene:
- Ne Kala: shtepia e Kristaq Capos, Cac Dollanit, Vasil Sallabandes, Koco dhe Dhimiter Briskut etj.
- Ne "Perrua": shtepia e Argjiro Lekes, Jani Gjecit, Muhamet Meqemese etj.
- Ne Mangalem: shtepia e Kristaq Priftit, Kol Myzeqarit etj.
- Ne Gorrice: shtepia e Kristaq e Margarita Tutulanit, Nikollaq Sallabandes, Pali Pacukes etj.
- Ne Murat celepia ishin shtepite e Orhan Frasherit, Ejet Xhindollit dhe te Luan Qafzezit.

Njohja me Mestan Ujanikun
 
Pas kesaj veprimtarie fillestare, por themelore, qe do t?i sherbente per gjithe kohen suksesit te veprimtarise antifashiste ne qarkun e Beratit e me gjere, Gjin Marku e shtriu kete veprimtari edhe ne zonat e fshatrave ne te gjithe qarkun. Kjo veprimtari ka te beje me ngritjen e njesive luftarake legale si ceta partizane, batalione, grupe e deri ne formimin e Brigades VII Sulmuese ne fillim te vitit 1944. Sic do te shohim, epiqendra e kesaj veprimtarie jo vetem per qarkun, por per gjithe Shqiperine, do te behet Skrapari me zonat perreth tij si Gramshi, Frasheri e Dangellia, Gore-Opari, Kucova, Dumreja etj.
Ne Berat Gjini u njoh edhe me situaten dhe gjendjen ne Skrapar, duke u orientuar shpejt ne planin organizativ ne te gjithe rajonin. Nepermjet Kristo Isakut dhe dy arsimtareve nga Skrapari, Nuro Dobruzha dhe Tajar Grepcka, Gjin Marku u njoh me ceten e Mestan Ujanikut, nje grupim territorial kacakesh, e cila ishte e tille deri ne mars te vitit 1942.
Qe ne biseden e pare ku u fol per transformimin nga nje cete territoriale ne nje organizate me program antifashist, komandant Mestani e shikoi me shume simpati Gjin Markun per frymen antifashiste dhe atdhetare qe manifestonte dhe sidomos per shkak te nje menyre komunikimi shume interesante qe kishte i ngarkuari nga qendra.
Pas ketij momenti, me 14 mars 1942, ceta u transformua nga cete territoriale, ne cete patriotike-partizane, komandant i se ciles do te ishte deri ne fund Mestan Ujaniku, ndersa komisar Gjin Marku.
Me formen e re qe mori ceta, me flamur ne dore shetiten ne shume fshatra te Skraparit. Gjate ketyre levizjeve Gjin Marku percillte mesazhe antifashiste e patriotike, ndersa menyra e komunikimit terhoqi vemendjen dhe simpatine e atij populli trim e bujar. Ne lidhje me kete marredhenie shume te cuditshme te Gjinit me popullin e Skraparit, Skender Malindi thote: "Kjo, nder te tjera, ndodhi edhe per arsyen se dy trevat, Skrapari e Mirdita, ngjasojne ne shume gjera, zakone e tradita me njera-tjetren. Per nje kohe shume te shkurter Gjini fitoi nje popullaritet te jashtezakonshem dhe ne kete kuptim fjala e tij ishte ligj".
Ky autoritet dhe gatishmeria e atij populli (Skraparit) per t?iu pergjigjur thirrjeve dhe udhezimeve antifashiste te Gjin Markut, organizimi i njesive luftarake antifashiste etj., perbenin tashme nje shqetesim, jo vetem per komandot e njesite ushtarake fashiste ne corovode e Berat, por nje shqetesim serioz per autoritetet fashiste italiane deri ne Tirane.
Veprimtaria organizuese, me fryme dhe karakter antifashist e Gjin Markut u shtri jo vetem ne qarkun e Beratit qe perfshinte zonen nga Skrapari e deri ne Lushnje-Fier-Mallakaster, por dhe jashte tij, si: ne Vlore, Tirane etj. Kete veprimtari e faktojne edhe dokumentet e asaj kohe. Keshtu, ne nje leter te Guiseppe Paglierit, gjeneral brigade, komandant epror, qe i dergon Ministrise se Brendshme, thuhet: "Kallezohet se nuk eshte e pamundur qe ne rrethanen e krijuar? katundaret, te nxitur nga turbullonjes, te bejne nje demonstrate kundra regjimit shqiptar dhe Italise. U muarn masat e vezhgimit".

Clirimi i Skraparit
 
Ne kete situate, per goditjen e bazave tashme te rendesishme ne Skrapar, komanda fashiste nga Tirana planifikojne dhe dergojne njesi milicesh te armatosur te inkuadruar ne nje kompani prej 63 vetash. Filluan reprezaljet kunder ketyre bazave partizane, dogjen shume shtepi, mes tyre dhe shtepine e komandantit te cetes se Skraparit, Mestan Ujanikut. Pastaj kompania e milicise fashiste u perqendrua ne fshatin Melove, me synimin qe me vone te rrethohej dhe te asgjesohej ceta dhe drejtuesi i saj, Gjin Marku. Por si kunderpergjigje ai mobilizoi ceten dhe fshataret e asaj zone dhe ishte ai qe e futi ne rrethim kompanine e milicise fashiste. Ne mengjesin e nje fund-gushti te vitit 1942, kompania fashiste, e gjendur mes krismave dhe e rrethuar nga te gjitha anet prej forcave te njesitit, u detyrua qe te dorezohej. Gjini ne keto kushte i mblodhi fashistet mes fshatit dhe u mori armet. Ata nuk u pushkatuan. Nuk u mori as para e as placke. Atyre iu percoll mesazhi se "ne luftojme per liri. Ju o te mashtruar nuk duhet t?i sherbeni me fashizmit, pasi here tjeter nuk ju falim".

Alarmi ne Tirane

Pas ketij momenti, alarmi ne Tirane u be akoma me i madh, pasi jo vetem nuk e carmatosen ceten, por u carmatosen prej saj. Pas kesaj situate te re, Gjini nuk ndenji duarkryq, por mori masa duke i organizuar skraparllinjte dhe duke sulmuar corovoden tashme, qendren e Skraparit. Pas disa luftimeve autoritetet fashiste (numri i forcave fashiste i kalonte 600) te shpartalluar, e dorezojne corovoden me 5 shtator 1942, duke shenuar ne kete menyre nje eveniment te rendesishem te Luftes sone Antifashiste, pasi clirimi i Skraparit shenonte dhe zonen e pare te cliruar nga fashizmi ne Shqiperi.
Kjo qe ngjarja me e madhe e luftes per vitin 1942 ne Shqiperi. Edhe mekembesi fashist ne Shqiperi, Jakomoni, ne shenimet e tij permendte se "gjendjen me te veshtire Italia e kishte ne Skrapar". Te njejten gje thote edhe komandanti i Pergjithshem i Karabinierise fashiste ne Shqiperi, gjeneral Volante. Te njejten gje thote shefi i Shtabit te Pergjithshem te Italise ne Rome, gjeneral Kavalero. Duke iu referuar te dhenave te tilla, ne nentor 1942 foli dhe Radio Londra, duke bere te ditur se ne Shqiperi ka veprime luftarake kunder regjimit fashist italian etj.

Shqiperia, aleate kunder fashizmit
 
Si konkluzion mund te themi se fjalet e ketyre eksponenteve te fashizmit, pa dashje popullarizuan dhe bene te njohur luften tone edhe jashte Shqiperise, lufte e cila tashme ishte futur ne nje faze te re, me intensive dhe me interesante. Pas clirimit te corovodes, ceta e Skraparit behet shume aktive duke vepruar tashme dhe jashte Skraparit si ne Berat, ne Kolonje, ku shkaterroi posten e karabinierise. Po keshtu, ne Cesarake e Barmash te Kolonjes, ne Frasher te Permetit etj. Me 28 nentor 1942 rreth 100 partizane te Skraparit, nen frymen dhe udheheqjen e Gjin Markut dhe me komandantin Gjelal Staravecka, qe drejtonte nje cete tjeter te rendesishme ne Skrapar; sulmohet Permeti, nje nga bazat me te rendesishme te fashizmit ne Shqiperi. Inkursioni partizan drejt Permetit, pavaresisht se nuk solli clirimin e tij, pati nje jehone edhe jashte vendit. Keshtu, deri ne fund te vitit 1942, ne gjithe Jugun, komandant me fame ishte Mestan Ujaniku, ndersa komisar ishte Gjin Marku. "Do te kalonte edhe ca kohe pastaj te njiheshin persona te tjere drejtues te luftes si, Hysni Kapo, Mehmet Shehu etj.", - kujton veterani Skender Malindi. Ngjarjet e vitit 1942, sidomos clirimi i Skraparit dhe sulmi partizan mbi Permet, ndryshuan gjithe mendimin tek aleatet se Shqiperia nuk ishte vendi qe perdorej nga fashistet per te sulmuar fqinjet, por se shqiptaret ishin rreshtuar ne lufte kunder tij. Per kete arsye, ne dhjetor te vitit 1942, ministri Jashtem i Anglise, Eden, sekretari amerikan i Shtetit, Hill dhe ministri i Jashtem sovjetik, Molotov, njohen luften qe behej kunder fashizmit ne Shqiperi dhe projektuan idene se Shqiperia pas luftes do te njihej nga aleatet. (Keto fakte permenden edhe ne kujtimet e oficereve angleze qe paten ardhur me vone prane Shtabit te Pergjithshem te Luftes Antifashiste Nacional-clirimtare).
Ne pikepamjen strategjike ushtarake, rendesine me te madhe clirimi i Skraparit e pati te lidhur me faktin se u krijua nje territor i lire, qe do te ishte baza me e rendesishme strategjike e forcave antifashiste te Shqiperise. Nga kjo treve e lire e patriotike do te kishte me vone inkursione te forcave partizane drejt Permetit, Korces, Beratit, Mallakastres, Fierit, Lushnjes etj. Ndikimi i skraparllinjve dhe i Gjin Markut ne formimin e Brigades I, Brigades VII, por dhe e shume formacioneve te tjera antifashiste, do te ishte percaktues. Ne kete pikqpamje ne qofte se themi se kemi pasur nje lufte antifashiste shqiptare, e themi pa hezitim se "djepi" ku lindi kjo levizje eshte Skrapari. Natyrshem, me vone kjo levizje clirimtare zhvillohet dhe merr permasa edhe jashte Skraparit, sidomos ne vitin 1943 e ne vazhdim.

Pse u refuzua aksioni ballisto-partizan per clirimin e Beratit

Enveri i shkruante Gjin Markut per qendrimin qe duhet te mbante ndaj Ballit Kombetar: "Insistoni ne popull qe Balli ka sabotuar luften tone"

Ne vitin 1942 Skrapari behet vendi ku lindi e u frymezua Levizja Balliste. Frymezuesit e kesaj levizjeje ishin intelektuale skraparllinj si Abaz Ermenji, Muharrem Kapllani etj. "Megjithese skraparllinj, - tregon Skender Malindi, - nuk munden asnjehere te kishin influencen e Gjin Markut". Ndoshta kjo edhe per arsyen se Balli u krijua kur misioni qe kishin skraparllinjte me Gjin Markun per lirine e vendit ne luften kunder fashizmit kishte nisur dhe ishte e pamundur te mbetej ne gjysmen e rruges. Nga ana tjeter, sic e pohojne bashkekohesit veterane te Luftes, na rezulton se nje nga meritat e medha te Gjin Markut eshte se ai nuk e shfrytezoi asnjehere fuqine e tij per te djegur e per te vrare kundershtaret e tij balliste. Kjo qe pikerisht pika me e forte e tij, cka e bente ate te ishte njeriu me influent jo vetem ne Skrapar, por edhe ne Berat, Permet, Gramsh, Mallakaster, Fier, Lushnje etj.

Propozimi
 
Ne pranvere te vitit 1943 kreret balliste Abaz Ermenji dhe Muharrem Kapllani i propozuan Gjinit organizimin e nje aksioni te perbashket ballisto-partizan per clirimin e Beratit. U ra dakord, por ne momentin kur ballistet ngulen kembe qe ne shtabin drejtues te ketij operacioni do te kishte tre balliste dhe vetem nje partizan, Gjin Marku e hodhi poshte kete projekt, qe mbeti vetem ne leter. Arsyeja kryesore lidhej me faktin se raporti i forcave ishte krejt tjeter ne terren, ne menyre te pakrahasueshme dhe ne favor te forcave partizane te udhehequra nga Gjini. Po keshtu, kundershtimi lidhej dhe me faktin tjeter, se ne rast fitoreje, Balli kerkonte te perfitonte ne kurriz te forcave partizane kredibilitetin e udheheqjes se "Luftes", kur ne terren kishin pak forca. Megjithate, ballistet provuan te nisnin nje aksion, i cili deshtoi pothuajse pa nisur. Nderkohe ne territoret e Mallakastres dhe te Fierit e Lushnjes vepronte nje qete kacakesh qe e quante veten cete balliste, por ne fakt ishte me teper nje bande kriminale dhe deri ne ate kohe nuk influencohej nga kreret e Ballit. Komanden e kesaj bande e kishte Isa Toska, i cili jo vetem ishte vegel dhe bashkepunetor i bindur i fashisteve, por kishte kryer shume krime, duke vrare, djegur e plackitur popullin e pafajshem.

Ndihma per Mehmet Sheun
 
Ne mes te korrikut 1943, Mehmet Shehu, i cili ne kete kohe vepronte ne krye te disa forcave partizane ne Mallakaster, i dergon nje leter Gjin Markut, drejtuesit kryesor te levizjes antifashiste ne qarkun e Beratit, ku dhe Mallakastra bente pjese. Kjo leter ishte kerkese per ndihme me forca nga Skrapari (qe ne kete kohe kishte forcat me te organizuara dhe me te sprovuara ne lufte) ne lufte kunder italianeve dhe forcave te bandes kriminale te Isa Toskes. Gjini pas kesaj dergoi rreth 100 partizane nga Skrapari ne ndihme te forcave te Mehmet Shehut. Pas ketyre veprimeve koordinuese luftarake deri ne kete kohe, si dhe me udhezimet qe kishte dhene Shtabi i Pergjithshem, u krijuan kushtet per formimin e Brigades se Pare Sulmuese, me 15 gusht 1943, ne Vithkuq te Korces, njesia me e madhe luftarake deri ne kete kohe. Komandant u caktua Mehmet Shehu, ndersa komisar Tuk Jakova. Ne kete brigade Gjin Marku dergoi nga qarku i Beratit forca qe perbenin Batalionin II te Brigades I, shumica nga Skrapari dhe Mallakastra. Me forcat e tjera te qarkut te Beratit, qe nuk u inkorporuan ne Brigaden I, Gjin Marku projektoi dhe beri rrethimin e Beratit, nga Qafa e Pasvanit deri ne Vodice. Po ne kete kohe, Isa Toska me forcat ekstremiste, bashke me forcat fashiste italiane, pergatiten planin per zhdukjen sipas tij, te se ashtuquajtures "Republika rebele e Skraparit". Ne nje bisede qe Isa Toska zhvilloi me komandantin e Xhandarmerise se Beratit, tha se "do ta bejme Skraparin si Abisinine dhe drejtuesin e tij si Negusin" (ish-mbreti i Abisinise para pushtimit nga Musolini ne vitin 1935). Ne gjurmet e ketij plani rane forcat antifashiste dhe Gjin Marku, duke u informuar per detajet e planit, por dhe per deklaratat e mesiperme. "Ne kete situate, ? deshmon veterani S. Malindi, - sa te lodhej Isaj per te ardhur te ne, vajtem ne tek ai. Luftimet tona shpartalluese ndaj bandes se tij u zhvilluan ne fshatin Luare (afer Roskovecit)". Ne keto luftime u vrane 5 partizane. Ketu u plagos per here te dyte dhe veterani Skender Malindi, nje nga bashkeluftetaret me te afert te Gjin Markut. Ne krahun tjeter, forcat e Isa Toskes u shpartalluan plotesisht, duke u vrare me dhjetera prej tyre, pjesa tjeter u zune rober. Vete Isa Toska me vellane e tij shpetoi duke u larguar pa kaqaket e tij (rober e te vrare). Kjo ishte ngjarja e fundit kunder trupave fashiste italiane pasi me 8 shtator 1943 Italia kapitulloi nga Lufta II Boterore. Ne kete situate, pas largimit te ushtrise italiane ne Berat u futen forcat partizane, ne krye te te cilave ishte Gjin Marku dhe forcat balliste te drejtuara nga Ali Kelcyra e Abaz Ermenji. Pas largimit italianet i lane depot te mbushura me ushqime, veshmbathje e armatime, shumicen e te cilave i moren partizanet. Ne fillim te tetorit forcat partizane perzune forcat balliste nga baza e Beratit. Kjo ndodhi per shkak te mosbesimit te Balli, mosbesim qe ishte jo dyshim, por bindje tashme per forcat partizane, por kryesorja kishte te bente me kundervenien e ashper te Partise Komuniste pas Marreveshjes se Mukjes. "ceshtja e Ballit besoj se s?eshte nevoja e madhe te te them se si eshte nevoja per me e zgjidh kudo ku shkoni. Shume lodra te poshtra po lozin ballistet dhe sidomos kreret e tij. Gjini ka gabuar mjaft. Prandaj pa meshire ne krere dhe pak meshire me shume per ushtrine e tyre prej katundaresh te genjyer? Te fala Shpati".

Rrezik lufte civile

Deri ne vere te vitit 1943, gjate Luftes, marredheniet mes partizaneve dhe shqiptareve te tjere antifashiste jo vetem nuk ishin armiqesore, por shpesh dhe bashkepunuese ne luften kunder fashizmit. Kjo dukuri ishte evidente qe ne fillim ne marredheniet mes forcave partizane dhe atyre te nacionalisteve, si Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Myslym Peza, Dali Ndreu, Baba Faja Martaneshi, Haxhi Lleshi, Mestan Ujaniku etj. Taktika e Partise Komuniste ishte te shnderronte gjithe perpjekjet antifashiste te ketyre nacionalisteve dhe te shume te tjereve ne levizje te udhehequr nga PKSH. Ky proces ndodhi qe ne fund te vitit 1941 e deri ne vitin 1943, kur cetat territoriale filluan te transformoheshin ne ceta partizane. Pra cetat, pervec komandanteve te tyre ne shumicen dermuese, paten dhe komisaret qe ishin emisaret e PKSH-se dhe qe kujdeseshin vecanerisht per fitoren pas Luftes te pushtetit nga PKSH-ja dhe vetem nga ajo. Ne fund te ketij procesi Partia Komuniste e arriti qellimin e saj duke bere per vete ne nje kohe mjaft te shkurter komandantet dhe cetat e tyre, si: Myslym Pezen ne Tirane, Mestan Ujanikun ne Skrapar, Haxhi Lleshin ne Diber, Baba Fajen ne Mat e Bize etj., por nuk arriti te fuse ne vartesi cetat antifashiste?patriotike te Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit te Lumes, Abaz Ermenjit ne Skrapar etj. Keshtu, deri ne vjeshten e vitit 1943 forcat partizane perbenin forcen kryesore antifashiste ne Shqiperi, ndersa forcat e tjera antifashiste mbeten vetem fragmente te shkeputura dhe te destinuara te zhdukeshin plotesisht deri ne clirimin e Shqiperise (29 Nentor 1944). Ky fenomen pasqyrohet qarte dhe ne dokumente historike, vecanerisht ne qarkoret dhe porosite qe jepte Komiteti Qendror i PKSH-se dhe Enver Hoxha njesive luftarake partizane. Ne nje leter qe Enver Hoxha u dergon gjithe komiteteve qarkore pas Marreveshjes se Mukjes, duket qarte tendenca e tij per te dale edhe kunder delegateve te PKSH-se qe firmosen Marreveshjen pa kushte dhe me tendence per te futur gjithcka ne doren e tij.
"Te dashur shoke, lajmeroheni se ju asht dergue nga Tirana nji trakt per t?u shpernda, i firmosur prej Komitetit per clirimin e Shqiperise, ku flitet per bashkimin e plote te arritur ne mes te Keshillit Nacional-clirimtar dhe Ballit Kombetar. Ky trakt eshte ne kundershtim me vijen N-c dhe nuk aprovohet nga Komiteti Qendror i PKSH-se. Prandaj n.q.s nuk e keni shpernda, cirreni dhe te mos flitet ma? Ne rast se trakti eshte shpernda, qofte nga ju, qofte nga Balli, atehere nenvleftesojeni, thoni se puna eshte me luftue me te vertete kundra okupatorit dhe per nji Shqipni demokratike dhe jo per te firmosur letra qe Balli deri tani i ka kundershtuar haptas me veprat e tija?. Insistoni ne popull qe Balli ka sabotuar luften tone?. Duhet te demaskoni Ballin me qellim qe ta shkeputni nga populli, jo me lufte te hapet, por ne forme apeli. Duhet, shoke, te kuptoni se Balli po mobilizohet per kolltuk, per te na luftue neve - duhet pra, te kemi kujdes te forcojme radhet tona dhe te mobilizojme popullin rreth nesh ? Te mos leme qe reaksioni? te na marre frenat nga duart?. Kini kujdes te mobilizoni keshillat e miqte. Agjitacioni jone duhet ta mbuloje 10 here ate te Ballit? Kini kujdes te rregulloni grupet edukative?, te forconi keshillat, forconi organizaten ne Ushtrine NcL (pa organizate te Partise nuk ka ceta, s?ka lufte Nacional-clirimtare)? (8.08.1943). Te fala shoqnore per Kom. Qendror te Partise Shpati".
Preokupacioni i vetem i Enver Hoxhes ishte pra fitorja e pushtetit nga ana e tij nepermjet PKSH-se dhe jo lufta, pasi fatet e saj percaktoheshin nga veprimet e aleateve: Ne Lindje BRSS, ndersa ne Perendim SHBA-te dhe Anglia etj. "Te dashur shoke ? po ju veme ne dijeni te gjendjes dhe te masave qe duhet te merrni, e sidomos ne lidhje me situaten e brendshme. Ofensiva e madhe sovjetike e kryer ne nje stil te gjere dhe te ri dhe ne nje front prej me teper se njemije kilometra, shkon pra tuj clirue qytete dhe krahina te gjera. Perpara tankseve, avioneve dhe perpara strategjise gjeniale te shokut tone te madh Stalin, banda e Hitlerit dhe strategjia e tij gjoja e pathyeshme e gjermaneve pesoi thyerjen e turpshme dhe Ushtria e Kuqe lavdiplote e udhehequr prej Partise Bolshevike po pergatit clirimin e shpejte te B. Sovjetik dhe te popujve te tjere?. Gjendja n?Itali pati nje zhvillim shume te shpejte mbas hapjes se Frontit te Dyte te Perendimit, n?Italine Jugore. Italia u dorezua pa kondita?". Mesa duket, qe nga kjo kohe Enver Hoxha, vecmas drejtuesve te tjere, ka qene shume me i kujdesshem per te ardhmen e pushtetit sesa fatet e Luftes, pasi pas goditjes se gjermaneve nga "Ushtria e Kuqe" ne Kursk, shenohet ne fakt dhe "Perendimi" i Ushtrise Hitleriane dhe fitorja e sigurt e "aleateve". Gjithashtu, ne dokumentet arkivore duket qarte se Shqiperia ishte projektuar te ishte pjese e sistemit komunist sovjetik te Europes Lindore, ku perfaqesuesi dhe emisari i ketij projekti ne Shqiperi ishte fiksuar Enver Hoxha, qe kur u themelua PKSH-ja (1941). Ne te gjitha dokumentet qe kemi pare nuk mundem te gjenim nje dokument ku te shprehej interesimi i Enverit per situaten luftarake mes forcave tona dhe atyre armike-fashiste, humbjet apo fitoret ne front, gjendja e forcave tona dhe e dislokimit te forcave armike etj., etj., por gjithmone preokupacioni i tij per largimin Ballit dhe forcave nacionaliste te tjera nga fronti i luftes kunder fashizmit, qe preokupacioni kryesor i tij.

Letrat e Enverit

Nje leter qe Enveri i dergon Gjin Markut dhe Kareman Yllit me 26.09.1943 eshte nje nga dokumentet ne te cilat shprehet fryma dhe qellimi i tij gjate luftes, por dhe acarimin e marredhenies se tij me Gjin Markun, tendencen per te futur nen kontroll gjithe veprimtarine e drejtuesve kryesore te luftes dhe "venien nen zap" te tyre"? shokeve Gjin Marku dhe Karaman Ylli Berat?. Persa i perket mbajtjes ne korrent te nga ana e juaj Komitetin Qendror, eshte bere nje semundje e keqe qe ka nje vit e ca qe po vazhdon. Nuk eshte puna te na lini dy-tre muaj pa lajme? eshte e tepert t?ju perserisim dhe nje here se ne kete menyre nuk mund te vazhdoje puna, por ju sigurojme se kjo do te jete hera e fundit qe kemi toleruar nje gje te tille dhe ne perseritje do te marrim masa, te cilat nuk do te jene ne nderin e juaj si komuniste dhe si udheheqes? Me keqardhje konstatojme se ne nje raport prej tete faqesh te bera nga dy shoke pergjegjesia dhe drejtues te punes ne gjithe qarkun e Beratit, raport drejtuar Komitetit Qendror te Partise, nuk gjejme asnje radhe per gjendjen organizative te Partise. Puna e Beratit eshte nje mister i madh per ne. Duke qene ne nje situate te tille, Kom. Qendror i Partise nuk din si ta ndihmoje ate ne terren, nuk din si ta drejtoje kete organizate. N.q.s punen e Partise e merrni me kaq pak seriozitet dhe te mbani ne korrent K. Qendror e quani te tepert, ahere ndryshon krejt puna? nuk eshte nje gabim i rastit? Ne qytetin tuaj ekzistojne dy pushtete, njeri ai i Ballit dhe T?oni. Gje qe s?duhet te ekzistoje. Nuk mund te tolerojme qe Balli te ngrehij pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet te lejoni dualitet ne kete gje. Prandaj duhet ta luftoni patjeter kete pushtet dhe te njihet vetem t?oni, te luftohet me cdo menyre, me propagande, me mitingje duke folur haptazi ne konferenca te gjera se c?eshte Balli dhe njerezit e tij me radhe? qe prej Abaz Ermenjit deri te Fazlli Frasheri. Bashkim nuk ka me Ballin? Shoke, vendosja e pushtetit nuk eshte nje shaka dhe ne rast se ne nuk do te dime te veprojme si duhet qe ne ditet e para, te jemi te sigurt se do te gjejme pengesa te medha per me vone. Keshillat duhet te jene pushtet i vetem? Mos kujtoni se tash Berati eshte i cliruar dhe na lejohet qe te bejme dhe ndonji leshim. Leshimet me teper se asnjehere jane nje dem i madh per ne. Komanda ushtarake te veproje kurdohere duke e goditur armikun dhe duke vene gjithmone forcen e vet per te ndihmuar stabilitetin e pushtetit dhe forcimin e tij. Sot me teper se kurdohere duhet te spastroni elementet e poshter dhe armiq te popullit dhe te Partise?. Shtabi ju ka kerkuar shume sende, por asnje pergjigje s?jepni. Me raportue luften kundra Isa Toskes ose me carmatos ushtrine italiane, eshte nje gje, me raportue dhe me u interesue per ceshtjet organizative te Ushtrise eshte nje gje tjeter. Kete piken e dyte as qe ju ka shkue nder mend me i raportue Shtabit, dhe kete pune e presim nga komisari i atij grupi, shoku Gjin. Ju keni shkruar per ceshtjen e elementeve qe duhet te dergoni ne Brigade, per mobilizimin e punetoreve te Kucoves, per armatimin e tyre, ndersa per dergimin e tyre ne vendin ku eshte caktuar juve nuk na shkruani aspak. Nuk e keni kuptue rendesine e ketyre ceshtjeve dhe moszbatimi i tyre ose neglizhenca shkaterron gjithe planet tona? Komunistet duhet te jene ne radhe te luftes, kete e kemi thene kurdohere, por lufta s?eshte gjithmone ne gryke te pushkes, eshte edhe ne organizimin e pushtetit dhe te ushtrise?. Situatat qe po krijohen jane ne favorin tone, vetem duhet te jemi ne gjendje t?i dominojme keto situata. Balli Kombetar dita-dites po diskreditohet, dita-dites ne fitojme token qe ata humbasin e keto perfitime nuk vijne vetvetiu, por me perpjekje? Nuk mjafton te thuac ne popull se Balli s?ka gje ne vije, por me punen tone propaganduese te shohe vete populli se Balli me te vertete s?qenka gje?. Te dashur shoke Gjin dhe Karaman. Kemi bindjen se per sa ju shkruam do te veproni ashtu si ju themi me lart dhe shpejt dhe ju dhe ne do te kemi rezultate te mira. Ne rastin e kundert do ta kemi shume keq me ju. Shume te fala per Komitetin Qendror te Partise (Shpati)".

Konflikti i ri mes Enverit dhe Gjin Markut per "paktin" me gjermanet

Pas largimit te italianeve, forcat hitleriane erdhen ne Berat. Krijohet ceta "Antonio Gramshi". Enveri akuzon gjeneralin per "marreveshje" me gjermanet. Serish leshon akuza ndaj tij

Konflikti i fundit, qe ka te beje me veprimet luftarake mes forcave tona dhe forcave ushtarake fashiste italiane dhe "veglat" e tyre, banden me frymezim ballist te Isa Toskes, kishte sjelle shpartallimin e plote te kesaj bande qe perfundoi ne fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit te vitit 1943. Ky moment shenonte edhe betejen e fundit me italianet pasi me 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi pa kushte nga Lufta II Boterore. Kjo solli largimin e trupave ushtarake italiane. Per pasoje, largimin e tyre nga baza ushtarake e Beratit, nje nga qendrat me te medha te asaj kohe ne te gjithe vendin. Formacionet kryesore luftarake partizane te Qarkut te Beratit, qe ishin nder me te pergatiturat, u inkorporuar rreth dy jave me perpara ne Brigaden I Sulmuese ne Qarkun e Korces. Ndersa forcat e tjera, te lodhura nga betejat e shpeshta qe nga qershori e korriku ne Permet-Kuqar, ne gusht ne Mallakaster dhe, se fundmi, ne betejen per shpartallimin e bandes se Isa Toskes, e paten te domosdoshme nje kohe te shkurter per te marre veten dhe gradualisht per t?u riorganizuar.

Ardhja e gjermaneve ne Berat

Ne situaten e re, partizanet u vendosen ne bazen e Beratit, ku magazinat e "pafundme" te mbushura me ushqime sherbyen per furnizimin e tyre me armatime, veshmbathje, etj.. Nje pjese te kapanoneve i zune forcat balliste te Abaz Ermenjit dhe te Ali Kelcyres.
Ne kete kohe, pa u larguar mire ushtria italiane, pas kapitullimit te saj, ne Kucove, shume afer Beratit, ishte instaluar nje repart ushtarak gjerman, me mjete te motorizuara dhe me nje numer avionesh luftarake, te quajtur "Stukas". Edhe keto forca, ne kete situate "nuk pengoheshin" nga partizanet qe te merrnin here pas here furnizime me ushqime ne Beratin e "zbrazur" nga italianet.
Ndersa ne nje rrefim te bere nga vete Gjin Marku ne lidhje me ate situate, ai deshmon si me poshte: ".. Ne shtator te vjetit 1943, italianet kapitulluen e na partizanet muarem pushtetin ne ate qytet. Gjermanet, kur erdhen nuk na luftuen, por shkuen e u ngulen ne nji pike strategjike jashte Beratit. Ata thoshin se nuk kishin qellim me luftue shqiptaret, kushdo t?ishin ata, porse donin te siguronin rruget e ushtrise qe ishte shperndare gjithandej, drejt Greqise dhe Jugosllavise. Ata vinin ne Berat per treg e na lane te lire, mbasi nuk na luftonin. Kjo pune na u duk e mire mbasi Pushteti Popullor u vendos per te paren here ne nje qytet te Shqipnise dhe kurrkush nuk kje kunder. Shume ma vone kjo ngjarje erdh tue u hulumtue nder shtabe te ndryeshme; tue konsiderue skandal dhe jo fitore. N?kete kohe m?erdh nji leter prej Shtabit partizan qe urdheronte te mesyheshin gjermanet. Pergatitem sulmin kunder gjermaneve (mesi nentorit 1943), por humbem Beratin, te cilin e muaren ata dhe ne dualem perseri ne mal me vazhdue luften?".

Arsyet e paktit te perkohshem
 
Kjo "paqe" ne heshtje ekzistoi dhe ishte ne favorin e forcave partizane, per disa arsye:
Arsyeja e pare lidhet me faktin se forcat partizane, te pakta ne numer, por sidomos shume te pabarabarta ne logjistiken luftarake me armikun e ri, nuk mund te ballafaqoheshin ne asnje menyre ne ato momente me ushtrine gjermane.
Se dyti, ne keto kushte, ballafaqimi me nazistet gjermane do te sillte pasoja te renda per popullsine e Beratit, vecanerisht per qytetin e Beratit, per vlerat etno-kulturore dhe arkitekturore te paperseritshme te tij, etj..
Arsyeja e trete lidhet me nevojen qe kishin forcat partizane per pak kohe per t?u riorganizuar, per t?u furnizuar, por sikurse thone deshmitaret veterane: "Ne perfituam shume, duke marre mall pa fund (ushqime, armatim, veshmbathje, etj) dhe duke transportuar materiale ne thellesi per ne Skrapar per popullin dhe per te fuqizuar logjistiken tone ne sherbim te betejave te gjata qe na pritnin ne te ardhmen me nazistet gjermane".

Gjermanet nisin akuzat e Enverit

Kete situate Enver Hoxha e perdor si nje rast per te spostuar Gjin Markun nga udheheqja e larte e Partise Komuniste, duke e quajtur situaten si kompromis e bashkepunim me gjermanet dhe Gjin Markun si pergjegjesin kryesor. Ne nje qarkore qe po paraqesim, duket se Enveri e shfrytezon kete moment si te pershtatshem per "t?i ulur koken" Gjin Markut: "Kompromisi me gjermanet eshte nje nga punet me te keqija qe mund te kete bere ndonje qarkor i Partise. Te gjitha mund te priteshin, por nje veper e tille nuk mund te priteshe kurre nga juve. Keto jane konseguencat e shkeputjeve te lidhjeve me Komitetin Qendror. Ky kompromis i juaj me gjermanet do te jete nje nga pikat e bisedimeve te mbledhjes se ardhshme te Komitetit Qendror?Qarkorja qe ju dergohet duhet te punohet me kujdesin me te madh ne Qarkor, ku te marrin pjese te gjithe anetaret e tij, si dhe shoku Gjin Marku, i cili te thrritet apostafat per kete gje. Te fala shoqnore! Per Komitetin Qendror Shpati".
Ne fakt, Enveri edhe vete e dinte se ne ate situate u be me e mira e mundshme, por "krijimi i idese se kompromisit me gjermanet" do t?i sherbente atij si mjeti dhe menyra me e mire per te luftuar dhe eliminuar "nje rival" sipas tij, qe, per hir te se vertetes, deri ne ate kohe Gjin Marku kishte nje reputacion dhe nje fame qe e shqetesonte Enverin. Skender Malindi dhe ish-bashkeluftetare te tjere te Gjin Markut kujtojne dhe deshmojne:
"Gjini u shmang nga udheheqja kryesore e PKSH-se pasi Enveri shihte tek ky njeri personin me reputacion dhe mbeshtetje te madhe jo vetem te partizaneve, por edhe te popullit te Skraparit, Gore-Oparit, Gramshit, Beratit, Permetit, Lushnjes, Fierit e me gjere. Sipas tij, "Gjin Marku deri ne kete kohe kishte me teper emer se Enveri dhe do te ishte nje pengese per karrieren e Enverit ne te ardhmen".

Paqja zgjati vetem dy muaj
 
Gjithsesi, Gjin Marku, edhe pas ketyre akuzave, mbeti drejtuesi kryesor i Qarkut te Beratit, deri ne clirimin e vendit. Me 20 shtator, Gjin Marku formoi batalionin e rinise "Margarita Tutulani", si dhe ndihmoi ne formimin e nje batalioni te perbere nga ushtaret italiane te mbetur ne Shqiperi dhe qe me vullnetin e tyre u vune ne krah te forcave antifashiste te drejtuara nga Gjin Marku dhe qe u pakezuan me emrin "Antonio Gramshi". Pak me vone, situata ndryshoi. Ne tetor, partizanet perzune forcat e Ballit me Ali Kelcyren dhe Abaz Ermenjin. Kjo u be ne kuader te frymes kundervenese te PKSH-se ndaj vendimeve te "Marreveshjes se Mukjes", e cila, nder te tjera, e konsideronte PKSH-ne ne pozita te barabarta me Ballin Kombetar, qe ishte joreale. Kishte mbi nje muaj qe Partia Komuniste kishte leshuar nje qarkore, ne te cilen behej thirrje per nje lufte pa kompromis si ndaj okupatorit dhe Ballit e forcave te tjera kolaboracioniste. Pas ketyre ndryshimeve, krijimit te formacioneve te reja partizane dhe perzenies se forcave balliste nga "baza" e Beratit, me 15 nentor 1943 gjermanet filluan sulmin mbi forcat tona te dislokuara ne Berat. Ne sulmin e tyre, gjermanet perdoren avionet "Stukas", tanke e artileri mbi forcat tona. Rezistenca e forcave partizane, vecanerisht e batalionit "Margarita Tutulani" dhe atij "Antonio Gramshi", te drejtuar nga Gjin Marku, Mestan Ujaniku, Skender Malindi, etj, ishte e pamjaftueshme per te perballuar furine dhe goditjen e ushtrise naziste me epersi te gjithanshme. Mbeten te vrare ne fushen e betejes mbi 15 partizane. Forcat partizane u komanduan per t?u terhequr ne drejtim te Skraparit.
Edhe kete beteje jane perpjekur ta falsifikojne historianet e influencuar nga fryma Enveriste e kohes, duke u shmangur nga e verteta e asaj lufte te pakompromis kunder forcave gjermane. Ne fakt, sic kemi trajtuar dhe sidomos sic do te shohim me poshte, formacionet e themeluara prej Gjin Markut, si Brigada VII Sulmuese dhe Divizioni VI-te Sulmues, bene betejat me te bujshme me forcat ushtarake naziste, duke u ndeshur "dhemb per dhemb" me gjermanet dhe duke cliruar me radhe disa qytete e krahina si: Beratin, Fierin, Roskovecin, Lushnjen, Mirditen, Lezhen, Shkodren, Podgoricen, Vishegradin (Bosnja Jugore) e deri ne Kosoven Veriore. Keshtu te gjithe ata qe mendojne se Gjin Marku ka bashkepunuar me nazistet, jane tendencioze dhe mashtrojne ne menyre te paturpshme. Ai qe nje kampion i vertete i kesaj lufte.

Bashkepunimi me anglezet dhe planet e Divizionit VI drejt Vishegradit

Roli i panjohur i britanikeve ne Luften Antifashiste ne Shqiperi. Krijimi i Divizionit VI dhe emerimi i Gjin Markut ne krye te tij

Gjate luftes se Dyte Boterore shqiptaret pergjithesisht e perballuan vete luften me pushtuesit nazifashiste. Ndryshe nga te gjitha vendet e tjera te Europes Lindore, ku "Ushtria e Kuqe" luajti rol shpeshhere dhe kryesor ne clirimin e tyre, ne Shqiperi nuk shkeli asnje ushtar i kesaj ushtrie te Bashkimit Sovjetik. Perkundrazi, forcat partizane shqiptare, pasi cliruan Shqiperine, u vune ne ndjekje te ushtrise hitleriane dhe duke u ndeshur me te, cliruan shume vise jashte Shqiperise si Malin e Zi, nje pjese te Bosnjes, Sanxhakun, Kosoven etj. Por, realisht, ne shqiptaret a e beme vetem kete perpjekje luftarake qe pati permasat e nje lufte boterore? Per hir te se vertetes, jo.

Bashkepunimi shqiptaro-britanik
 
Ne ate lufte te madhe ne Shqiperi kane ardhur oficere dhe specialiste te ushtrise britanike. Te tille pati prane Shtabit tone te Pergjithshem, deri dhe ne nivel gjeneralesh. Prane ketij shtabi ka qene dhe nje ushtarak i larte amerikan me origjine shqiptare. Pervec se strukturat qendrore te Shtabit te Pergjithshem, emisare angleze te luftes ka pasur ne shtabin e Zones se Pare Operative, prane Shtabit te Brigades VII, XII Sulmuese etj. Roli dhe misioni i ketyre ushtarakeve ishte te asistonin ushtrine shqiptare per ta rritur ate dhe forcen goditese te saj, studimin e situates dhe rrethanave ne terren dhe ne funksion te ketij realiteti, te benin edhe koordinimin e veprimeve luftarake te partizaneve shqiptare me floten ajrore luftarake angleze, goditjet e se ciles qene shpeshhere vdekjeprurese per garnizonet dhe ushtrine hitleriane. Marredheniet e partizaneve shqiptare me forcat aleate kane qene shume miqesore. Ka pasur shume raste kur partizane te plagosur dergoheshin per t?u mjekuar ne spitalet ushtarake te aleateve ne Mesdhe. Ka shume deshmi dhe fakte per nje gje te tille, ku rasti konkret eshte me Skender Malindin, i cili kur u plagos per here te dyte, u dergua ne nje spital ne Itali. "Diku ne Qarkun e Beratit qe ulur nje avion amerikan dhe per arsye teknike s?arriti te ngrihej. Keshtu u desh qe dhjetera trupa amerikane te leviznin ne kembe. Me kujtohet qe ne i shoqeruam ato ne pjesen e rruges neper Kurvelesh, deri ne bregdet, per t?i vene ne anije luftarake. Amerikanet edhe zyrtarisht e kane pershendetur kete pritje dhe percjelljen prej forcave tona partizane", - kujton Malindi. Prania amerikane ne strukturat e luftes ne Shqiperi ishte sporadik, sic thote edhe deshmia e veteranit Malindi. Ndersa prezenca e njesiteve dhe e specialisteve angleze ishte e vazhdueshme gjate gjithe vitit 1944, sidomos ne vjeshten e atij viti.
"Ne fund te muajt tetor 1944, kur sapo ishte cliruar Mirdita, komanda e Brigades VII Sulmuese u vendos diku prane Rubikut, ndersa ne fshatin Spiten te Lezhes qe vendosur nje njesit luftarak anglez me mision koordinues me Komanden e tyre, qe ishte e vendosur ne Mesdhe.

Deshmia e Koli cobos

"Mua me caktoi Gjini si person nderlidhes mes shtabit tone dhe atij njesiti", - thote Koli cobo. Me tej ai vijon: "Pasi u vendosa atje, pashe se njesiti perbehej prej 12 personave, qe kishin nje komandant. Kishin armatim kembesorie nga te gjitha llojet, ndersa pajisja kryesore ishte pajisja e radio-nderlidhjes, me ane te se ciles njesiti komunikonte kur donte me komanden e tyre ne Mesdhe". "Planet operacionale qe koordinonim me anglezet ishin pika me e rendesishme dhe me e dobishme ne funksion te goditjes se ushtrise naziste dhe clirimit te vendit. Bombardimet e aviacionit anglez dhe godita ndaj armikut na jepnin frymemarrjen e domosdoshme per te vazhduar ndjekjen e bishes naziste", - thote cobo. Sipas tij, "bombardime te tilla ka pasur ne shume vende, te cilat qene nje faktor i rendesishem ne fitoren e betejave ne Tirane, Berat, Rubik dhe ne Lezhe e Shkoder". Ai thote se "njesiti na premtoi se brenda nje kohe te shkurter do te siguroheshin ndihma ushqimore e veshmbathje nga deti". "Pas disa ditesh vjen Gjini bashke me Adil carcanin dhe kur mori vesh se nuk paten ardhur akoma keto ndihma, ata u nervozua, por anglezet i thane se deti ishte me rrezik, pasi nendeteset gjermane mund te mbytnin anijet e ndihmave", - rrefen ish-radisti shqiptar. Me ne fund u vendos qe furnizimet te hidheshin nga ajri dhe realisht ashtu u be. cobo thote se "te nesermen, aeroplanet hodhen nga qielli rreth 40 parashuta me ushqime e rroba".

Roli anglez ne lufte

"Efikasitetin me te madh ky koordinim i britanikeve me ne e arriti ne luften qe zhvilloi Divizioni VI Sulmues per clirimin e Malit te zi dhe te Bosnjes Jugore. Ne Mal te Zi dhe ne Bosnje aviacioni anglez ka bere goditje shume te fuqishme dhe fatale kunder divizioneve naziste qe ishin ne terheqje per t?u perqendruar me sa duket ne Gjermani", - rrefen Koli cobo. Sipas tij, "koordinimi i veprimeve me anglezet ishte i sakte dhe shume efikas". "cdo komande brigade dhe komanda e Divizionit kishte radio-nderlidhje, cka mundesonte lidhjen e Shtabit tone me Shtabin e Pergjithshem ne Shqiperi, por dhe me ate te aleateve nepermjet tij", - thote nje nga ekspertet shqiptare te nderlidhjes qe bashkepunoi me anglezet ne Luften e Dyte Boterore.
Mos vleresimi i faktorit aleat anglez ne mbeshtetje te Luftes Nacional-clirimtare nga historiografia jone ka qene tendencioze dhe jorealiste per arsye qe tashme dihen. Po te ndjekim logjiken e ngjarjeve politike qe nga themelimi i Partise Komuniste Shqiptare e deri ne clirimin e vendit, nuk perben paradoks fakti se Shqiperia u ndihmua me teper nga Perendimi, por Enveri dhe PKSH-ja e orientuan dhe i kanalizuan synimet dhe meritat drejt Jugosllavise dhe Perandorise Sovjetike.

Krijimi i divizionit VI Sulmues
 
Ne fundin e vitit 1944 ne Shkoder u formua Divizioni VI Sulmues, ne perberje te te cilit ishin kater brigada, perkatesisht: Brigada VI, Brigada VII, VIII dhe Brigada XXII. Komandant i ketij divizioni ishte Gjin Marku, i cili, duke qene ne krye komandoi veprimet luftarake te tij edhe jashte kufirit per clirimin e Jugosllavise, gjate dhjetorit 1944 deri ne vere te vitit 1945. Krahu i veprimeve luftarake ishte nga Shkodra ne Mal te Zi dhe deri ne Vishegrad. Lufta per clirimin e Lezhes dhe te Shkodres kerkonte doemos qe mes formacioneve partizane te behej kombinimi dhe koordinimi i veprimeve luftarake. Ne keto kondita lufte u formua divizioni VI. Caktimi i Gjin Markut si komandant i Divizionit bazohej ne sukseset e medha qe kishte Brigada VII, ne veprimet operacionale luftarake qe ne Berat, Myzeqe, Mirdite, Lezhe dhe Shkoder, komandant i se ciles ishte Gjin Marku.
Sipas te dhenave qe sjell veterani i Brigades VI, publicisti Resul Bedo, ky divizion pati gjithsej ne momentet e kalimit ne Jugosllavi 18 batalione, 6050 partizane, me 429 mitraloza te lehte, 100 mitraloza te rende, 40 murtaja, 16 murtaja 81 mm, 22 arme kundertanke, 8 topa etj. Me vone ne radhet e Divizionit VI Sulmues u shtuan me qindra e mijera shqiptare te Malit te Zi, te Kosoves, te Sanxhakut etj. Pak me vone mbi bazen e 6 baterive te artilerise dhe mortajave u formua Brigada e artilerise se Divizionit qe perbehej prej 3 grupe artilerie dhe 36 gryka zjarri.
"Nga muaj prill 1945 deri ne dhjetor te atij viti, me Divizionin VI Sulmues u inkuadrua dhe Brigada III Sulmuese, njera nga brigadat e para te Ushtrise tone Nacional clirimtare, brigade me nje pervoje dhe rruge luftarake te gjate", - thote Bedo.
Ky divizion pati per komandant gjate gjithe fushates luftarake ne Mal te Zi, Bosnje e Kosove kolonel Gjin Markun. Ne kete kohe ky drejtues i Luftes Antifashiste, i njohur dhe me fame tashme, ishte vetem 26 vjec. Komisar i divizionit u caktua kolonel Njazi Islami dhe me vone Myzafer Spaho.

TE DHEA PER DIVIZIONI VI

18 batalione
6050 partizane
429 mitraloza te lehte
100 mitraloza te rende
40 murtaja
16 murtaja 81 mm
22 arme kundertanke
8 topa

Resul Bedo, ditar per luften e Gjin Markut

Divizioni VI zhvillon beteja te pergjakshme duke e ndjekur bishen naziste deri ne Bosnjen Jugore, gjithmone ne komanden e Gjin Markut

Nga bisedat qe kam pasur me veteranin dhe publicistin Resul Bedo rreth luftes se Divizionit VI Sulmues ne viset e Jugosllavise, kur i drejtova pyetjen se ku e bazonte historine, ai, nder te tjera, me tha: "? Gjin Marku, pervecse ishte trim, ishte dhe shume i zgjuar. Gjate luftes per clirimin e krahinave te Veriut (Mirdite, Lezhe e Shkoder), u beri thirrje dhe afroi rreth vetes dhe mobilizoi prane Brigades VII Sulmuese ish-ushtarake te kohes se Zogut, oficere, kaptere etj. Ky grup ushtarakesh nuk pati rol kryesor ne drejtimin e veprimeve luftarake, por duke shfrytezuar pervojen e tyre, komandanti i caktoi ne funksione dytesore e sidomos duke i mbajtur afer u keshillua shpeshhere prej tyre. Ajo qe ishte e vecante dhe do te kishte rendesi per te ardhmen lidhej me faktin se keta, per shkak te edukates administrative qe kishin mbajten ditarin e te gjithe betejave luftarake qe zhvilloi Divizioni nen komanden e Gjin Markut. Ky dokument ka titullin "Ditari Luftarak i Divizionit" dhe eshte me shenime ditore deri me 9 maj, dite kur u dha lajmi se fashizmi humbi dhe popujt fituan mbi te. Ne kete dite, shume dokumente, perfshi ketu dhe Ditarin Luftarak te Divizionit, u hodhen, pasi cdo gje kishte marre fund dhe s?kishte nevoje per to. Ne kete moment perfundon deshmine xha Resuli: "Une e mora ditarin dhe kete e kam edhe sot ne shtepine time". Ky ditar ka vlera te pazevendesueshme arkivore, pasi ne te provohet ne menyren me te sakte dhe me objektive historia e veprimeve luftarake te Divizionit VI Sulmues te komanduara nga komandanti Gjin Marku, qe eshte pa dyshim nje komandant legjendar, jo vetem i Luftes tone Nacional-clirimtare, por dhe i luftes per clirimin e Malit te Zi, Bosnjes Jugore, Kosoves etj.

Disa nga betejat ne Mal te Zi

Duke u bazuar te ky dokument me vlere te jashtezakonshme, eshte e lehte te konkludohet se betejat e zhvilluara me gjermanet per clirimin e Tuzit, Podgorices, Sanxhakut e Vishegradit, si dhe te Mitrovices, Vuciternit etj., kane qene betejat me te pergjakshme, por dhe triumfale te forcave partizane te Divizionit VI Sulmues. Po pse luftuam ne viset e Jugosllavise?
Qe kur Divizioni yne kaperceu kufirin dhe filloi luftimet e diteve te para ne Mal te Zi (fillimi i dhjetorit 1944) u be pyetja: Perse e kaperceu kufirin ushtria jone? Kete pergjigje e jepte ne ate kohe gazeta "Jehona e Shkodres", ku shpjegon:
"Ne kete lufte te pashembullt ne historine e njerezimit popujt jane vellazeruar, kane vuajtur dhe jane shtypur te gjithe po prej te njejtit armik? Prandaj ne, te vendosur gjer ne fund dhe besnike te rruges qe kemi marre, kapercyem kufijte shteterore per te ndjekur kemba-kembes Korparmaten XXI gjermane, qe eshte praparoja e ushtrise hitleriane. Mburremi kur me fitoret e reja komunikatat e Shtabit tone te Pergjithshem dhe te aleateve permendin brigadat tona heroike. Me fitoret e reja po cimentojne dhe garantojne perjetesine e Pavaresise tone Kombetare, qe jo vetem do te ishte ne rrezik, por nuk do te kishim as edhe te drejte ta celim gojen po te mos kishim ndjekur kete rruge clirimtare qe sot me kaq besnikeri dhe patriotizem vazhdojme ta ndjekim gjer ne fund, gjer ne shkaterrimin e plote te armikut te njerezimit, gjer ne vendosjen e paqes, ne tryezen e se ciles me plot te drejte do te marrim pjese". Per muajin dhjetor 1944 deri ne mars 1945, ka pasur shume beteja, deri ne luftime trup me trup mes partizaneve te Divizionit VI dhe forcave naziste gjermane. Ditari qe permendem eshte dokument qe e verteton me se miri kete epope te vertete lufte te Divizionit VI Sulmues te komanduar nga Gjin Marku. Ka shume detaje qe tregojne ndjenjen vellazerore mes popujve sllave dhe partizaneve legjendare shqiptare te ketij Divizioni qe konsideroheshin si shpetimtare dhe qe shiheshin me nje respekt e mirenjohje te thelle prej ketyre popujve. Ne nuk e kemi ne objekt paraqitjen e gjithe kesaj historie te madhe te Luftes tone, por shume pak ngjarje e momente te tjera.

Ne Hot dhe Grude e Decic
 
"Kolonel Gjin Marku, komandant i Divizionit, me shkresen nr. 45, njofton Brigaden VI Sulmuese: "Ne baze te urdhrit telegrafik te Shtabit te Pergjithshem urdherohet qe Brigada VI te kaloje kufirin Shqiptaro-Jugosllav, ne afersi te Kucit dhe te arrije sa me pare ne Decic, afer Tuzit". Ate dite, ? Brigada me ndeshje e perpjekje me praparojat e pushtuesve mori kontakt me malesoret e ketyre aneve. Behen takime te perzemerta e kembehen fjale? Ne takimin e pare, fill pas komandantit te Brigades e mori fjalen dhe nje malesor: "I qendruem shpates se turkut si na e kerkush tjeter, o komandant. Me shtate krajla e kane ndeze luften keto male, cdo oxhak e prag eshte la me lot e xhame. Ne krah na keni, ne nje llogore me brigaden partizane! Po a ban me ju pyet: Si do te jete e nesermja? Ditet pa drite ardhmerie na kan munduar o komandant?. Ka, pohoj plot besim komandant Jaho Gjoliku dhe shpjegoi: ?eshte lufta jone e shtrire ne nje front te gjere nga buza e detit Adriatik e deri ne Kosove. eshte lufta e te gjithe popujve ku jemi rreshtuar ne llogore te perbashket edhe ne shqiptaret. S?ka per te ndenjur Europa perhere e pergjumur qe te hedhin valle egersirat ne shpine te popujve. E nesermja e Europes eshte e njerezve dhe jo e bishave?". Pas disa betejave ne Tuz, Decic dhe sidomos ne Podgorice, divizioni VI me 19 dhjetor 1944, ne bashkepunim dhe me forcat jugosllave, cliroi Podgoricen. Per keto luftime jepen disa njoftime nga disa radio te botes. Radio Moska njofton: "?Tentativat e gjermaneve per te hapur rrugen nga Sanxhaku, me qellim qe t?i vijne ne ndihme grupit te rrethuar ne Podgorice, kane deshtuar dhe gjermanet kane pesuar humbje te pergjakshme". Me 19 dhjetor nyja kryesore ku ishin perqendruar forcat gjermane, Podgorica, u clirua. Ne luftimet per clirimin e Podgorices, nga dt. 17 dhjetor deri me 19 dhjetor, humbjet nga te dyja palet jane: Humbjet e armikut: Te vrare 250 ushtare e oficere, te plagosur rreth 300. Humbjet tona: Te vrare 30, te plagosur 50 veta.
"Pas clirimit te Tuzit mua me zevendesuan dhe u ktheva per Tirane bashke dhe me Todi Lubonjen si komisar batalioni. Ne detyren e komandantit te Brigades XXII Sulmuese, ne vendin tim u caktua Rexhep Zuna, nje burre shume besnik. Prezantimi i komandantit te ri u be nga Gjin Marku, qe ishte komandanti i divizionit. Pas kesaj beme nje fotografi dhe u kthyem bashke me Todin per Shqiperi dhe Tirane". Ndersa per luften e rrepte ne Kolashin (ne diten e fundit te vitit 1944) Radio Londra njoftoi: "Ne Mal te Zi, Divizioni shqiptar, mbas luftimesh te ashpra, cliruan Matoshevon dhe Kolashinin, duke arritur ne portat e Majkovacit". ?Ne perfundim te luftimeve per clirimin e Malit te Zi, nga Divizioni yne rane ne luftime 116 luftetare, 223 u plagosen, disa nga te plagosurit vdiqen me vone nga plaget e renda qe kishin marre ne luftime? Gjate varrimit te disa deshmoreve partizane e mori fjalen nje malazias nga krahina e Kucit dhe tha: "Ju shkelet mbi cdo gje te keqe qe veconte e ndante popujt tane, bete ate qe dukej se s?do te behej kurre? Gjaku qe lagu kete toke s?ka per t?u bere kurre uje. Perhere do t?i kujtojme. Perhere do te themi: Shqiptaret qe erdhen ne trojet tona dhe u vrane per ne dhe sa here do t?i hedhim syte te ky vend do te themi: Keto jane varret e shqiptareve qe erdhen ne dite rreziku dhe na ndihmuan ne malazezeve".

Historia e dashurise se Gjin Markut me korrieren e bukur serbe

Lidhja e Gjin Markut me partizanen e bukur, Natali Viriovic. Lindja e kater femijeve dhe nisja e kalvarit per familjen

Njohja e Gjinit me Natali Viriovicin duhej te ishte nje simbol i miqesise se popujve, i farketuar ne Luften e Dyte Boterore. Por realisht nuk ndodhi keshtu. Perkundrazi. Gjin Marku udhehoqi Divizionin VI Sulmues ne luften clirimtare ne viset jugosllave ne pranveren e vitit 1945, per afro tre muaj ne Kosove, Mitrovice, Vuciterne, Prishtine etj. Aty, si kudo, keto forca konsideroheshin si shpetimtare per popullin pa pasur dallime nacionale. Ky divizion, gjate qendrimit ne Mitrovice e Vuciterne, jo vetem ndikonte ne vellazerimin midis popullit shqiptar dhe atij serb, por u be garanci per te neutralizuar veprimtarine kriminale te cetnikeve, te cilet per nje periudhe kohe u bene bashkepunetore me nazistet gjermane. Nje dite prilli te Komanda e Divizionit vjen nje korriere e Shtabit te Mbrojtjes se Vuciternes (strukture e Ushtrise Jugosllave, e perbere nga shqiptare, serbe, boshnjake dhe malazeze). Ajo quhej Natali Viriovic dhe ishte vajze shume e bukur. Natalia ishte veshur me uniforme partizane. Drejtuesve te Divizionit VI u beri pershtypje dhe u prit me shume respekt edhe nga vajzat partizane te Divizionit VI. Dukej nga gjuha se korrierja partizane ishte me perkatesi dhe nacionalitet sllav.
"Shoqet partizane e shoqeruan Nataline te komandanti per te dorezuar dokumentet qe benin fjale per koordinimin e veprimeve mes forcave partizane jugosllave dhe atyre shqiptare, bashkepunim ky qe kishte nisur qe kur Divizioni VI kishte nisur operacionet luftarake ne tokat e Jugosllavise (dhjetor 1944). Pervec komandant Gjinit, ne lidhjen e kesaj miqesie ndikuan edhe partizanet, duke e manifestuar dashurine dhe respektin ndaj partizanes Natalie", - thote nje nga deshmitaret e kesaj ngjarjeje.

Kush eshte Natali Virievic

Natalia ishte vajze e lindur ne nje familje sllave (babai i saj, Martini, ishte prift me origjine nga Mali i Zi, ndersa nena e saj ishte serbe), me nje veprimtari intensive antifashiste. Vellai i saj i madh, Nedelka, kishte qene prift, por kishte dhene nje kontribut te madh ne fushen e arkeologjise dhe ishte nje albanolog i njohur ne Kosove. Vellai i dyte, i cili eshte akoma gjalle (84 vjec), ishte pjesemarres aktiv i luftes ne brigadat jugosllave qe vepruan kryesisht ne Kosove. Pas clirimit ai mori graden "Kolonel", por me vone u shkeput nga ushtria. Natalia, bashke me te vellain e saj dhe me motren moren pjese aktivisht ne lufte. Motra u vra dhe u shpall me vone heroine e luftes kunder fashizmit. Pas ketij momenti deshira per lufte dhe urrejtja per gjermanet pushtues te Natalia u rrit me teper. Ndersa femija i peste i kesaj familjeje ishte djale, por akoma shume i ri. Familja Virievic ishte e respektuar ne te gjithe Kosoven ne ate periudhe. Pas luftes, shume shqiptare, te cilet per shume arsye ishin detyruar te bashkepunonin me nazistet, gjenin strehe-mbrojtje te Natalia dhe vellai i saj. Kane qene dhjetera e qindra shqiptare te tille, te cileve Natali Virievici u jepte deshmi, sikur ata kishin qene pjese e formacioneve antifashiste. Veprime te tilla u shpetuan jeten shume shqiptareve, te cilet rrezikonin ndeshkimin nga komunistet jugosllave per kolaboracion me gjermanet.

Lidhja me Gjin Markun
 
Ne vitin 1945 u be njohja dhe Gjini ben fejesen me Nataline. Ne vitin 1947 u be martesa dhe Zoti i fali ketij cifti te mrekullueshem kater femije, dy vajza e dy djem, perkatesisht: Svetllanen, me 31 tetor 1948, Aleksandrin me 1950-n, pastaj Riten ne vitin 1952 dhe i fundit lindi Kastrioti, ne vitin 1954.
Qe ne vitin 1963, kur Gjini internohet ne Zvernec, bashkeshortja Natali dhe te kater femijet internohen ne fshatin Hoxhare te Fierit. Kjo solli ndarjen per se gjalli te babait me femijet e tij. Qe ne ate periudhe nis nje kalvar vuajtjesh, i cili nuk eshte mbyllur as ne ditet e sotme. Shume vone femijet e Gjinit do te mesojne arsyet qe cuan ne ndeshkimin e tyre nga regjimi. Ata u perballen me mungesen e babait, diskriminim ne shoqerine shqiptare, perndjekje sistematike nga organet e Sigurimit te Shtetit, varferi ekonomike, humbje te se drejtes per t?u arsimuar etj. Kjo ishte fatura e rende e kesaj familjeje, e cila pati nje fat tragjik. Megjithate, eshte interesant fakti se asgje nuk e ndau shpirterisht familjen e Gjin Markut. Qendrimi i paperkulur i Natali Markut (Viriovic) bashkeshortes se tij, kuraja e Svetllanes, femra e bukur, me shpirt te madh dhe me nje karakter te paperkulur e heroik. Po ashtu, djemte, Kastrioti dhe Aleksandri, u shquan per sakrifice dhe sfidim me dinjitet te vuajtjeve. Pjese e vlerave te kesaj familjeje ishte edhe Margarita, e cila reflektoi pa reshtur vlerat me te mira te babait dhe nenes se saj.
Asnje anetar i familjes se Gjin Markut nuk e nderroi mbiemrin; as perballe ndeshkimit qe iu be gjeneralit nga regjimi komunist i Enver Hoxhes dhe as perballe vuajtjeve dhe torturave qe kaluan vete ata per disa dekada.

Gjete Ndoj eshte autor i librit "Gjin Marku dhe lufta"
Shkrimi i mesiperm eshte pjesa e fundit e serialit te perzgjedhur per t?u botuar nga gazeta (Albania)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora