E premte, 26.04.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Daniel Marian: Pranë pavdekësisë së dashurisë

E premte, 25.04.2014, 07:11 PM


ME SHPIRTIN PRANË PAVDEKËSISË SË DASHURISË

(Drita Nikoliqi Binaj, Flatrat e heshtjes, Amanda Edit, Bukuresht 2014)

Drita Nikoliqi Binaj vjen në gjuhën rumune me një elegancë e feminitet dhe eksperiencë artistike të jashtëzakonshme. Shprehjet e saj janë të mëndafshta, ndërsa ndjeshmëria e saj është një dhunti e pavarësisë për të mbetur e para që sjell një brishtësi që u kundërvihet të gjitha pengesave.

Nga Daniel Marian

Kush pat thënë vallë: Shikimi yt më turbullon, prekja yte më rrënqeth, pythja yte ma tollovit mëndjen, ndërsa dashuria jote më jep flatra të ëndërroj e fluturoj mbi mjegulla! Sa dhimbje e sa hidhërime kanë kaluar nëpër shpirtin e poetëve? E bukur si një shami e mbështjellë me shpirtin e ndjeshmërisë është dashuria që dhemb. Një plagë që hapet kështusoj, e këtillë mbetet përjetë. Ja pra, kjo është poezia. E ndodhur në një gjendje shqetësimi të plotë, poezia është një dhuratë që të josh drejt burimit të dashurisë. Kjo është poetja. Ndërmjet poezisë dhe poetes, distanca është sa një ofshamë e mbrujtur me shpirtin e njeriut që mund të jetë i dukshëm, diku në horizont. Përndryshe, të jesh njeri, don të thotë të jesh poezi, ndërsa poezia nuk është tjetër veçse dashuri.

Drita Nikoliqi Binaj vjen me shpirtin e hapur dhe koncepte të reja, personale dhe artistike. Ajo është një frymë e re që ndjen frymëmarrjet e kohës, para se t’i afishojë ato si do deklarata dashurie tejet të qarta, sidomos te „Rrudhat e kohës” (ish poezia „Ku... kah?”: „Kundër mendimeve të mia/ si të nisem/ rrugës së ndriçimit/ të ecë rrudhave të kohës./ Si t’i bishtëroj kohës/ për dashuritë e ëndërruara/ rrugës së diellit/ si të kalëroj.// Si t’u kundërvihem/ drithërimave të zemrës/ me fuqi furtune./ Si të nisem (...)/ me erërat e tërbuara/ mbështjellur./ Në cilin fillim/ kah cili fund/ nisja ime/ Ku... Kah.”

Diku në hapsirën më të rëndë të përmbajtjes ndërmjet germave, mund të gjendet një rrugë për kthim në kohërat e qarqet pararendëse për fatin e gjuhëve dhe çasteve në të cilat ka depërtuar bota, moment të cilin zakonisht të tjerët e anshkalojnë.   Aq kohë sa ekziston „Zjarri i pashuar”, atëherë është mirë që gjërat shkojnë kah e mbara në një drejtim të mirëditur dhe mirëseardhur. Një linjë zig-zake e jetës vëhet për t’u lexuar kur ke besimin se faktikisht nga përjetësia del në horizontin e një dritë e qetë, edhepse nuk vërehet asgjë, por thjesht e pastër, ngase kështusoj duhet të ngjajë: „Jo nuk dua/ që kjo këngë/ të fashitet/ si vullkan i lodhur./ Nuk dua/ mallin që më djegë/ për ty/ ta lajë me lotë.// Ty/ që më dhurove lumturinë/ po t’i fali sytë/ që të ngihesh/ prapë me lotë/ dhe lulet/ që nuk vyshken/ nga brengat./ Të dua!

Ekziston një përgëzim i përpjekjeve gjatë rrugës së përmbushjes, qoftë edhe atëherë kur rruga shpesh herë mund të jetë kolaterale me rrugët e komunikimit fluid. Ja përmallimi i rikthimit në trojet e shtyllave të fatit, një përngutje permanente për të notuar mbi valët e kohës që të janë dhënë, pa marrë parasysh se nga po na shpie rrugëtimi.  Medoemos duhet t’i besojmë lirisë së dashurisë që nuk ndalet kurrë. Ajo vjen të shijojë nga çastet magjike të rastit, dhe i vetmi fakt që vjen parasysh, është fakti se dashuria sjell pas vetes krejt peshën e ndjenjave të konektuara pa të cilat nuk mundet: „Sonte  Heshtja/ dhëmbje e fjetur mik./ Si t’i quaj/ dëshirat e mia të parealizuara./ Si të pagëzoj në ditëlindjen/ e zogut tim të plagosur/ Mik./ Nga netët e errëta / agimet s’më çelën. / Sonte e theva gotën e shpresave / të këputura./ Cilën ditë e kërkon/ në diellin tim të plaguar/ të jetës sime të vogël/ e dëshirave të mia/ të mëdha. (A do ta gjej).

Poemat e Dritës shëmbëllejnë me do piktura sentimentale ku zotëron shikimi që prek. Përherë zhvillohet një luftë ndjenjash që revelacioni të ekzistojë në vetëvete, jo vetëm si një bindje konfuze e rrugëtimit ndërmjet përfytyrimeve të më shumë shëmbëlltyrave të pamundësisë së arritur në moshën e pjekur të mënyrës për të qenë: „Kur u nisa/ për ta gjuajtur fatin/ armë kisha shpresën/ Më kot/ në dridhërim/ të kërkova/ të të godas// Në gënjeshtrën/ e syve tu/ me plumbat/ e mallit tim/ të djegur./ Më kot! (Më kot). Nuk mund të ketë dashuri pa pritjen e të gjitha pritjeve, kurse rregullat e lojës krijojnë vend edhe për tradhëti, ngase dashuria në fund të fundit, një dramë quhet, sado që asaj tenton t’i japish një dimension tjetër të kuptimit...

Një paqartësi e dyfishtë e harlisjes klith nga thellësitë e vështira për t’i zbuluar. Është njësoj sikur koha të është dhënë për t’u bërë pilot përpjekjesh porsi një formulë e rëndë për ta transponuar nga kuptimi i kërkimit, që do të ta sjellë më në fund formulën e (ri)gjetjes:  „Si t’ia bëj/ Në sy rrrufetë./ Në fytyrë/ kaltërsi qielli.// Nga libri i vjetër nxjerri/ qafore fjalësh./ Në makinën shtypëse/ histori e shkrumbuar.// Në damartë e mi/ as gjak/ as ujë.// Ç'kërkon/ kjo puhi pranvere/ në vronësinë/ e fytyrës sime.// Ç'po i bartë/ kujtimet e djegura/ motesh.// Ç'më kalamendin/ këto fjalë/ të pashkruara.”

Drita Nikoliqi Binaj ka dinjitet dhe nuk bie viktimë e përjetimeve të përshkuara përmes magjisë së fjalëve. Përkundrazi, ajo din të kalojë vetë dhe pa përkrahjen e askujt,  tejmatanë portave të fitores. Është e ndërgjegjshme për fuqinë e iluzionit që zëvendëson çfarëdoqoftë hapsirë mendimesh. Ajo dashuron ngase ekziston, dhe gjithëçka që është e mundshme të ekzistojë për dashuri: „Nuk e di/ a do të më kthehet/ djelli im/ këtij mëngjesi./ A do të cicërojnë/ Zogjtë.// Ç'mu dashtë/ të të kërkoj/ mes errësirës/ e dritës/ kur buzët/ më janë ngrirë.// As ajo që nisem/ As ajo që mbes./ E duartë / kah ti drejtojë/ Ku ta hudh/ këtë brengë/ për ty/ që kujtimet/ mi ngjallë? (Nuk e di).

Nuk është mirë ta përmbyllim këtë mendim kritik pa diçka që nuk paraqet rrumbullakësi. Më mirë do ishte mos ta përmbyllim fare, sepse, siç thekson autorja: „Këngën e fundit/ e harrova/ në këtë mëngjes/ të bardhë.// Nuk jemi më/ as ti as unë./ Vetëm një zë/ i huaj/ përshpërit/ syve tu blu.// E në ta/ është shkëndija/ e të gjitha/ gëzimeve të mia/ që aq shumë/ më mashtroi. (Nuk jemi më).

Falë poetit Baki Ymeri, Drita Nikoliqi Binaj vjen në gjuhën rumune me një elegancë e feminitet dhe eksperiencë artistike të jashtëzakonshme. Shprehjet e saj janë të mëndafshta, ndërsa ndjeshmëria e saj është një dhunti e pavarësisë për të mbetur e para që sjell një brishtësi që u kundërvihet të gjitha pengesave. Autorja e këtyre vargjeve tenton të përjetojë çdo prekje, kudoqoftë dhe kurdoherë, gjithmonë me shpirtin pranë pavdekësisë së dashurisë.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora