E premte, 26.04.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Qingji i vogël

E enjte, 24.04.2014, 07:52 PM


QINGJI VOGËL

NGA KALOSH ÇELIKU

Këngët për fëmijë, që rrotullohen natediditë nëpër radiostacione televizive dhe libra të këndimit anembanë Atdheut, shumica janë nën nivelin artistik të këngës për fëmijë: Qingji vogël. Këngë për fëmijë e cila është kënduar plot “gëzim” para shtatëdhjetë vjetëve. Qamil Guranjaku një poet i mirënjohur për fëmijë me vjershat e të cilit nëpër librat e këndimit isha rritur në vendlindje pa e ditur se kush është autori i atyre vjershave. Vite më vonë, në Prishtinë do të më bie në dorë edhe libri i tij:  Xixëllonjat e vogla, botim i Rilindjes si lektyrë e obligueshme shkollore.

Qingji vogël, tekst shumë i fuqishëm i të gjitha kohërave, dhe shumë i thellë për nga mendimi dhe vlerat e arrira artistike e pedagogjike, që i bënë ballë kohës edhe sot e kësaj dite. Këngë për fëmijë me të cilën janë rritur nëpër beteja me libra në dorë e lapsa në brez me vite shkollarët shqiptar në shi e borë:

 

Qingji vogël rri mendushëm

Be be ban.

Pse m’shikon ashtu trishtushëm

Be be ban.

Eja eja bashkë në arë

Tring tring tring.

Unë m’bledh lule ti ha bar

Tring tring tring.

 

Shif n’livadh Fatos i  dashtun

Be be ban.

Shokt e mi n’tufë janë mbledhur

Be be ban.

Unë i vetëm u mërzita

Tring tring tring.

 

Babi mu më ka premtue

Qingji im.

Në koperativë me t’que

Qigji im.

Do bëhem baresh e fshatit

Tring tring tring.

Do t’kullos n’brigje t’shpatit

Tring tring tring.

 

Mendimi im: asnjë Abetare, asnjë libër i këndimit deri në klasën e tretë fillore nuk duhet të dalë në dritë pa këtë këngë për fëmijë. Publikisht e them: asnjë orë e edukatës muzikore, nuk duhet të fillojë pa këtë këngë për fëmijë. Përderisa Himni i flamurit shqiptar është me tekst të Asdrenit, Qingji vogël duhet të jetë Himni i fëmijëve shqiptar.

Ditën e sotshme, kujt t’i teket shkruan vjersha për shkollarë dhe tekste për këngë të fëmijëve. Vetëm, duhet t’i kesh njëqind euro për tekstin dhe pesëqind për kompozimin e muzikës të një kënge. Ditën e nesërme merr pjesë në fastivalin e fëmijëve të cilët i kemi me bollëk në Shqipëri, Kosovë e IRJ të Maqedonisë, gati në çdo qytet nga një festival për fëmijë, por nuk kemi vlera aq të arrira artistike që mund të maten me nivelin dhe fantazinë e fëmijve të shkollarëve, që sot lindin para televizorit, kompjuterit. Malli i ka marrë fëmijët e qytetit për livadhe me lule. Qëngja, viça e mëza nëpër lëmë, pula e gjela që i zgjojnë me këngë në mëngjes. Dashit me brirë t’i hipin në shpinë. Fyellin e bariut te Lugu i Ymerit nën hijen e Drdhës gorrice.

Nënat dhe baballarët të gjithë fëmijët e tyre duan t’i bëjnë këngëtarë. E, asnjëri bari të deleve, bujk, mjeshtër të ëmbëlsirave, këpuctar, rrobaqepës, berber, mekanik. Punë tjetër është ajo se, kanë apo nuk kanë talent për muzikë. Fjalën e fundit e ka thënë nëna si qafa e shtëpisë: fëmiu i saj do të bëhet këngëtar. Babai i shkretë me copën e bukës në dorë duhet të shkojë në punë. Para të sigurojë për familjen dhe fëmijët e nënës, që patjetër nesër duhet të bëhen këngëtarë, mos më shumë së paku i nivelit të “nanit xhan”, sheqerave e Xhemile llokumave.

Ankohemi, se, fëmijët tanë rrinë gjithë ditën e natën me lojëra kompjuterike përpara ekranit të kompjuterit në Facebook. Librin si dikur nuk e kanë shok. Mikun më të mirë në jetë. Edhe, do të rrinë gjatë kohë, përderisa shqiptarët do të kenë këtë nivel të poetëve dhe kompozitorëve për fëmijë.

Përderisa, bëjnë marrëveshje politike me Gruevskin dhe Cërvenkovskin për poste politike, mirë do të ishte këto liderë politik të popullit shqiptar të bëjnë marrëveshje me popullin shqiptar: ne t’ua japim atyre votat e “lira demokratike” pa gjithë këto shpenzime materiale e propaganda parazgjedhore politike me një kusht: Paratë e harxhauara për fushatat parazgjedhore t’i derdhin në llogaritë rrjedhëse të shkollave shqipe për fëmijët shqiptar, për tekste shkollore, lektyra shkollore dhe revista për fëmijë.

Dhe, në Ditën e sotshme Qingjin e vogël nuk e çojnë më në Koperativë, po në vathën e “vëllezërve” të Njerkës, te “Vojvodë” Kasapi t’ua therin partizanëve të vonuar gjatë fushatave parazgjedhore për “fitore historike”.

Sofrën e “Vojvodës”, i cili në kualicion qeveritar me Gruevskin hy edhe me një deputet në emër të popullit shqiptar…



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora