E premte, 26.04.2024, 04:37 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: Orfeu i shqiptarëve

E shtune, 19.04.2014, 06:18 PM


ORFEU I SHQIPTARËVE

NGA SHEFIK SHKODRA

Në dinamizmin e ngjarjeve që rrjedhin gjatë ditës në përgjithësi e në veçanti te ne, vështirë të përcaktohesh dhe të shënosh një ogur të mirë, para një ngacmimi a një ekcesi sensibil. Ne kemi shumë punë! Kështu e thonë disa dhe kështu është realiteti. Po ka disa gjëra që duken si të pa rëndësishme, e nuk është krejt ashtu. Nga ajo që na duket e thjeshtë, na del shumë e përbërë. Ne nuk duhet ta mendojmë veten se jemi si bagëtia, dhe pas viteve të ’90-ta, na është hapur dera e vathit, e tash kudo mund të kullotim. Edhe bashqen e babës...pa e llogaritur dëmin.

Takimi i dy qeverive që është praktikuar qe dy herë, ështe një pasqyrë e mirë për shqiptarët. Kjo tregon një shenjë respekti të ndërsjellë e një inkurajim për masën e gjerë, qoftë edhe krejt formalizëm dhe politikë e përkohëshme. Madje, edhe miqësia e qytetarëve, shoqërorizimi, martesat e këmbimet e praktikave kulturore e ekonomike, e edhe sportive janë një integrim spontan dhe shumë i natyrshëm nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas. Nuk mendoj se, edhe disa martesa janë shumë të qëlluara me pjesëtarët e nacionalitetit tjetër. Por, kjo e fundit mbetet në interesimin dhe ndërdijen e atyre që veprojnë dhe pranojnë diç të tilë. Nuk ka nevojë t’i thuhet askujt se prej cilës nënë a babë je, veç si dhe çfarë po vepron e në dobi të kujt.

Orfeu i shqiptarëve – fetishizimi aventuresk

Pra, edhe raportet kulturore tek sa shihen se po ndodhin andej e këndej. Sheshherë duket se ka një kriter edhe në paraqitjen e atyre të mirave artistike, qofshin në letërsi, muzikë apo diç tjetër, mënyrë shumë e rëndësishme dhe e pranueshme. Mirëpo, në një farë festivali të “këngës kombëtare shqiptare”, më duket diçka kështu quhej, që u mbajt në Shqipëri, them të drejtën duket si një përfytyrim i një bote tjetër, si një athtësi. Krejt kjo do të ishte bukur! Sikur të mos e tepronin me një të ashtuquatur këngëtar “shumë i mirë” – ndjeshmëria e qiellit dhe tokës. Jo për tematikë e as për stilet dhe llojet, as për zgjedhjen, ngase nikoqiri e organizatori ka ekspertët e vet dhe nuk ka nevojë t’i sugjerohet prej amatorëve dhe atyre që s’marrin vesh në këtë lëmi. Po ajo që u fikësua në mua, si njollë dhe si dogmë jo e rastit, më detyroi ta këtë lëtër. Është fjala për një farë mikëpritje të një mysafiri, i cili bëhet Orfeu jo veç i Shqipërisë, por i një pjese në përgjithësi të shqiptarisë...Sado që artistët dhe kultura në përgjithësi kërkojnë fushë të pavarur veprimi, megjithatë kujtoj që mendja, më në fund e intelektualëve, duhet të funksionojë më mirë se mjetet elektronike e se politika dinake. Vetëdija për qëllimin nuk duhet të përzihet me ekstaza e emocione, që me siguri ngulfatin realitetin në hapësirat tona të kulturës, ekonomisë, tregtisë e politikës. Jemi dëshmitarë të kohës, por edhe historia na ka mësuar edhe për atë që nuk do të besohej lehtë prej të gjithë njerëzve e qytetarëve shqiptarë se, nuk ka logjikë të glorifikohet, së paku, ajo  që ishte e vjen nga ana e kriminelëve. Tipi nuk kishte kërkuar një falje, e as që është lodhur për këtë çështje, e jam i sigurt se, ky farë këngëtari bukur i vjetër, ka lexuar dhe është i informuar për historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Madje, mund të ketë qenë edhe në rrjedhat, apo së paku, mbështetës i gjenocidit për shqiptarët në Kosovë. Sa për një pjesë të shqiptarëve të Kosovës, pas viteve të shtatëdhjeta, patën filluar të serbizohen vullnetarisht, madje sikur donin t’i “lënin mendt” pas zdravkoviqve. Dhe kjo ishte një metodë shumë efikase për asimilimin e kësaj pjese të shqiptarëve nga ana e Serbisë. E ky popull i këtij vendi nuk zgjedh mjete për t’ia arritur qëllimit “historik”, ashtu si e kanë të planifikuar moti kohë. Më se e vërtetë është që, shumë të rinj e më shumë një grumbull të rejash vraponin dhe shqetësoheshin për të arritur sa më shpejt në koncetet e Zdravko-s. Ta përshëndesnin a t’ia puthnin një dorë qoftë, apo diçka tjetër. Përshtypje e mirë, a? Kënaqësi për opinionin tonë. Nuk dua ta teproj këtë çështje, as nuk dua t’i japë edukatë morale askujt. Jam nacionalist, por nuk veproj egër kundër të tjerëve, do të thotë se s’jam shovinist. Nuk kam pretendime se, shqiptarët duhet të jetojnë në geto dhe vetëm ata mundën dhe dinë diçka. E kam të qartë se, opinionit evropian e botërorë duhet t’u paraqiten të mirat dhe krijimtaria jonë artistike e kulturore. Dhe unë jam për artin pa kufi e pa censurë politike. Marrëdhëniet në kulturë dhe sport janë shfqjet më të lehta e më të mira për korrigjime historike ndoshta. S’ka dilemë! Por, dashuria është për artin e vërtetë...! Për atë artin që vërtet zë vend. Dhe, nuk besoj së ishte rasti i këtij këngëtari, që si është pa, shtihemi se është këngëtari si bilbili. Brofia në këmbë pas një kurgjë hiçi. Thash, nuk jam ekspert i muzikës, po nuk është aspak afër muzikës, e më paku i asaj muzikës që dikush e mendon. Po, e kemi të qartë, në këto vite më shumë bëhen këngë jo veç me melodi, por edhe me tekst gjashëm me ato serbe, greke, rome, arabe, etj.

Përkëdheljet e tepruara për tipa të (pa)qëlluar

Ky nuk është rasti i parë. Por, me ne është një çudi nga shumë çudira. Kjo mbrëmje që e shikova shumë rastësisht, ma përkujtoi atë çelësin e paradoviteve, për atë Bregoviqin. Nëse edhe kjo s’është ndonjë politikë ditore, që s’do të duhej të kundërshtohej, sado bajate, atëherë s’duhet koment. Sepse, ende nuk kanë nisë të përthahen plagët që u janë shkaktuar një pjese të shqiptarëve nga një luftë, çfardo që ishte, dhe ishte shumë e fëlliqët. Me krejt arsenalin ushtarak dhe civil nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës. Dhe kjo, për një fshirje si me “fshesë” nga trojet e veta. Madje, kjo nuk ishte hera e parë që e provon Serbia këtë mënyrë shfarosjeje të kësaj pjese të shqiptarëve. Dhe kërcënimet ende nuk kanë të ndalur. “Popullata shqiptare i ekspozohej rregullisht reprezaljeve të vështira, nuk kundërshtonte. Krejt për arsye, që ajo mendonte të bëhej sakrificë (në këtë mënyrë) për lirinë e vet. Ajo nuk e di ende se, pushtuesit asaj i sjellin robërinë përfundimisht...” dhe të tjerët “u bijnë burive në marshin e përmortshëm për kombin antik ilirik...,” etj. shkruante Faik Konica më 1915, në “Gjermania dhe Shqipëria, Letër e hapur...”, etj. f. 7. Gjithnjë duke e menduar vetën se, ne shqiptarët jemi fajtorë për çdo gjë. Sikur ne kemi bërë krime në popujt tjerë. Dhe sikur duhet të jemi fajtor.

Çelësi i Artë i Qytetit

E përsëris, nuk marrë vesh shumë në muzikë, veç e ndiej. E përjetoj si artet tjera. Kur e këndoj ndonjë këngë në fishkëllimë, e di kur ia gaboj melodinë. Dhe nuk kufizohem. Po Çelësi i Artë i Kryeqytetit Shqiptar?! Simbolikë e madhe, por edhe fantazi kur është dëgjuar se kujt i është dhënë. Pra, diçka e famshme ndër namet e kësaj bote të re shqiptare, me teke të vjetra përseritëse. Të këtij teatri me shumë skena të përziera e të ngatërruara. Madje, si pamje të pamiratueshme e të pa shpjegueshme. Si diçka enigmatike e të pa logjikshme. Me simptoma gati alergjike. Apo, dikush e ka menduar, “për shpëtim koke”, si me një kurs edukativo-politik. Që këto teatro i ngjajnë kohëve të paranjqindëvjetëve. Në vitet 1912/13, para një pavarësie të shtetit shqiptar. Dhe këto pamje i ka shfletuar historia. Nëse ka ndonjë prej intelektualëve tanë që nuk i ka lexuar dhe nuk i di, cilat ishin ato krime nëpër Kosovë, por edhe nëpër Shqipëri kudo, e se çfarë sjellje e dinakëri bën Serbia! Nuk them se, nuk duhet të pajtohemi, për aq sa çmohet paqa...

I jepet simboli që qelë Portat e qytetit të ndryeme, ndoshta, “në rast nevoje për dosllaki”. Një shenjë e shejtë për “shejtin” e për “vëllain”, që ka djeg e shkrumbuar si vëllain e papërfillshëm. E pa bindshëm. Të pa edukuar. Të rënde e katundar. Të pa gdhendur, a?! Në “besë” atij të pa besës. Atij kriminelin që e shndrron zërin në bilbil me namë. Dhe po, e kishin pasë pyetur të arrestuarin pse qeshi dy herë rrugës me nizam deri te mbreti. Ai i shkreti, pasi duhej pa tjetër të përgjigjej, tha: - herën e parë, kur këndonte bilbili, ju shtiet në ajër me pushkë. U gëzuat e e lavdëruat. Herën e dytë, kur krrokati sorra, sërish ju shtiet drejt në të dhe e keni vrarë duke sharë. E para, bilbili lëshonte nemë, duke iu lut Zotit që ta zhduk këtë “milet” dhe të mbetet vetëm në lluga me këngën e tij. Ndërsa, sorren e keni vrarë, duke iu lut Zotit, që ta shumojnë “miletin”, sepse, ata na bëjnë bukë kahdo që shkojmë...

S’ka kult në asnjë lëmi arti, e as në muzikë

Thash, herë-herë fëshkëllijë meloditë që i dua. Ato popullore dhe ndonjë argëtuese e shumë moderne. Saktë, kur gaboj, kthehem nëse mundem ta korrigjoj. Ka edhe prej atyre melodive jo shqiptare. Të kujdo qoftë, i fishkëllijë dhe nuk kam inat ndaj artit që më pëlqen. As ndaj atyre greke, serbe, maqedone-bullgare, as ndaj atyre frënge, angleze e amerikane... Me plot vetëdije e shfaq muzikën time, atë që e dua. Po këtu s’është fjala, e kujt është ajo muzikë që ekzekutohet në Tiranë, në Prishtinë, Gjilan, Shkup, Preshevë e Bujanoc, në Durrës e Elbasan, në Shkodër e Vlorë, etj. Po fakti qëndron, se, po promovon një diç që s’ngjet fare në art, por dhe të një armiku të përbetuar. Si atë Bregoviqin, me që e shënojmë me një simbol të veçantë, si krenari, shenjë e për një kult. Diçka intime dhe për një bard, që së paku nuk ka vepruar as menduar kundër shqiptarëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora