Mendime
Mona Agrigoroaiei: Kosova, Perëndimi dhe Adolf Putini?
E enjte, 17.04.2014, 07:59 PM
PERËNDIMI DHE AMERIKA DUHET TË
NDALIN “HITLERIN E RI”, ADOLF PUTININ, DERISA NUK DO TE JETË TEPËR VONË!
Vetëm një shtet i bashkuar
shqiptar (Shqipëri Etnike) dhe një shtet i bashkuar rumun (
Nga Mona Agrigoroaiei
Dikur, nga moskokëcarja e Evropës përendimore, një lider skizofren, me dëshirë madhështore për pushtimin e botës, Adolf Hitleri, filloi aksionet e para pushtuese..Qendrimi miqësor të Britanisë së Madhe, paaftësia e Francës i kanë dhenë kurajo këtij lideri për hapa të metutjeshme. Aneksimi i Austrise, “Anschlussi” dhe invadimi i Çekoslovakise dhe i Polonise kanë patur reagime të padukshme. Rikujtojmë protestin formal i Britanisë së Madhe në rastin e “Anschlussit”, por pranimin e tij. Rikujtojmë shpalljen e luftës nga ana e fuqive të mëdha përendimore në rastin e sulmit ndaj Polonisë, por sakrifikimi i saj në duart ruso-gjermane!
Dhe, kur nuk din të ndalesh të keqen, e keqja të godet ty mu në kokë!. Franca ishte e paralizuar nga sulmi i Gjermanisë naziste me anë të Blitz Kriegut. Bota arriti shumë vonë të mobilizohet dhe, mbi kufomat e mijëra e mijëra ushtarëve të rinj të vrarë nga bombat, plumbat, tankët…. nëpër fronteve të luftës.
74 vjet më vonë, përsëritet historia. Në Moskë rilindet një Adolf Hitler i ri. Është ky presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Cari” Putin endërron edhe ai “hapësirë vitale” për Nënën Rusi….! Një perandori e re, EURUSI. Shënjestra e parë… Krimea. Me një skenar të përgatitur mirë nga shërbimet speciale inteligjente ruse po inskenohet shpalljen e “Republikës Donetk”, me anë të shpërdorimit të së drejtës së vetëvendosjes.
Dhe si
Chamberlaini dikur, edhe SHBA ngurron t’í jep një reagim të rreptë Adolf
Putinit, duke thenë “nuk do hyjmë në luftë për Ukrainën”. Edhe Evropa ngurron…
flitet për marrëveshje mes saj dhe Rusisë, me vështrimin e ngushtë se Rusia po
i jep gaz Evropës. Por. kur ujku i jep bukë deles dhe delja shtrin një dorë, në
fund do t’i ha dorën deles torrollake! Shënjestra e dytë… Odessa. Të njëjtat
agjentë rusë që janë implikuar në Krime orkestrojnë shpalljen e “Republikës
Odessa”. Duhet pohuar se situata është shumë e ndieshme dhe shqetësuese edhe në
Moldavi. Duke përfituar nga mosreagimi i strukturave shtetërore të Moldavisë,
në vecanti të shërbimeve të sigurisë moldave, shërbimi rus vepron në Moldavi më
shumë sesa në shtëpinë e vet, në Moskë. Gjithashtu lufta informacionale u ka
thartuar trutë fshatarëve, duke mbjellë një nostalgji pro-sovjetike. Për
moment, Transnistria do të përdoret si bazë lansimi të trupave ruse deri në
Shtrohet
pyetja: ku do të ndalet Putini? Dje … Krimea. Sot…
-forcimin e strukturave të sigurisë, ushtrisë dhe policisë të Ukrainës me ndihmw ekonomike, ushtarake dhe politike dhwnw kwtij shteti;
-prani ushtarake shumë më të fuqishme në Detin e Zi dhe në vendet të tjera të kërcënuar;
-bashkimi i Moldavisë me Rumaninë;
-krijimi i shtetit të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, Shqipëria Etnike.
Vetëm një shtet i bashkuar shqiptar dhe një shtet i bashkuar rumun të mbrojtur nga fuqia ushtarake perëndimore janë garanci e ndaljes së projektit pansllavist të EURUSISË të Adolf Putinit, ky magjistari i falsifikimit të së drejtës së vetëvendosjes nëpërmjet orkestrimit të sabotimeve dhe planeve naziste të pushtimit tw tipit Krimea.