Mendime
Ramiz Lushaj: Të hiqet terri nga reforma
E premte, 18.04.2014, 08:00 PM
TË HIQET TERRI NGA REFORMA
ADMINISTRATIVE TERRITORIALE
NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Cilësori “terrovinë” do i shkonte ma për shtat “Reformës Administrativës Territoriale të Shqipërisë”, e cila po kryhet disi nëpër labirinthe të politikës, larg traditës etno-historike e administrative, jashtë syve të publikut, po veprohet ndryshe nga disa shtete fqinjë, po ecën me kushtëzime (ndër)kombëtare e partiake.
Ndarja e Shqipërisë së vogël gjeografikisht në gjashtë rajone të mëdha do të sillte copëzime të panevojshme apo të parakoshme të territorit të saj, të cilat mund t’i shembullojmë me “principatat mesjetare” apo ndarjes në “kantone” moderne. Në koft se i hulmojmë politikë kisha me thanë se kemi të bajmë me jetësime të refleksioneve, të ideve të liderit të sotëm të PS të trajtuara në një botim të tij (me bashkautor) të vitit 1991. Kjo është një çështje që s’do i rikthehem në detaje, pasi kam shkruar dikur në shtyp, në vitet ’90.
Gjithësesi, me çka shoh në një hartë pune të publikueme në media të elektronikës e letrës në mars 2014, kisha me thanë se ndarjet (prerjet) administrative horizontale të rajoneve të Shkodrës në veri dhe të kaonëve në jug të Shqipërisë Londineze, pa u thellutë në histori të derisotme të pas Shpalljes së Pavarësisë (1912), janë si “gurë kilometrikë” të ëndrrës vorio-epiriote (grekëve) dhe sllavëve (serbëve e malazezëve). Në këto dy ekstreme të rajoneve në ndarjen administrative territoriale nuk duhet të ketë vetëm prerje horizontale, por edhe prerje vertikale, sikurse shfaqet tendenca me “Rajonin ELKO”.
Tue u pjekë demokracia shqiptare nga kushtet e rrethanat e kohës dhe nga shpirti ynë iliro-arbnor ndoshta ka me arritë dikur një ditë jo e mirë që këto rajone të kenë të drejtë kushtetuese referendumin e t’na djegin zemrën duke iu bashkue ndonjë shteti tjetër të afërt. Sot për sot në “Rajonin e Kaonëve” grekët kanë “ardhë” (fut kthetrat) në Gjirokastër e Këlcyrë me varreza greke e po kërkojnë kishë në Përmet, etj. Në “Rajonin e Shkodrës” në vitet 1912-1913 mbretëria e Malit të Zi dhe ajo e Serbisë ngatërroheshin ndërveti për Prizrenin e kufinin për gjatë rrjedhës së Drinit. Këto nuk janë gjana të pandigjueme, as nuk duhet të kemi bindje të tepruar se nuk do të ndodhin asgja në të ardhmen, asnjë përpjekje e tillë shovene nga fqinjët.
Aty në hartë shenjohet edhe “Rajoni i Arbrit”, që përfshin qarkun e Dibrës e të Durrësit, një pjesë të qarkut të Tiranës e rrethin e Kurbinit, ndërkohë që e përjashton Mirditën etj., e cila hynë në “Rajoni Shkodër”. Kjo nuk përkon me historinë shqiptare të Mesjetës. Principata e Arbrit, përndryshe – shteti i Arbrit 800 vjeçar, i kishte rrënjët e degët edhe në Mirditë, bile nuk mund të kuptohet plotërisht pa këtë krahinë etno-historike, pa Mirditën e Madhe.
2.
Terrovina
me Reformen Administrative Territoriale bahet jo pak e pakuptimtë politikisht
kur kemi parasysh faktin se Shqipëria Londineze e Tiranës zyrtare po e zvoglon
numrin e bashkive (komunave), ndërkohë që
Kosova, vitet e fundit ka shtuar të paktën shtatë komuna të reja duke e çuar numrin e tyre në 37 komuna. Pritet shtimi me komuna të tjera të reja.
Shqipëria Londineze, sipas projektit të publikuar e të pa miratuar përfundimisht, e ka në plan të krijojnë 89 bashki në të gjithë territorin e saj. Pra, po ecën drejt uljes të numrit të tyre të derisotëm.
Shqipëria
e ka relievin e saj gjeo-fizik ballkanik pothuaj të njëjtë me të dy shtetet
fqinjë, Kosovën e Malin e Zi, ndërsa sipërfaqen territoriale mbi dy herë ma të
madhe se këto dy shtete. Popullsia e
Shqipërisë (sipas të dhanave të
Pra, këta tregues kërkojnë që Shqipëria në Reformën Adminitrative Territoriale të mos ketë terr’, Përkundrazi: të ecet me tepër kujdes, me konsensus politik, me mendim popull, me maturi demokratike e etno-historike, etj.
3.
Në
krahasim me shtetin tjetër fqinjë, Maqedoninë me 25.713 km2 e 2.1 milionë
banorë (sipas
Në koft
se përllogaritim disa tregues krahasimor si popullsia (Shqipëria po i jep
randësi të tepërt këtij treguesi) etj.,
4.
Prapë rreth territ të Reformës Administrative Territoriale një tjetër krahasim i Shqipërisë më Malin e Zi fqinjë.
Në ndarjen e pritshme territoriale të Shqipërisë Londineze, sipas gjasave aktuale, nuk ka asnjë komunë të madhe si Nikshiqi malazez me 2.065 km2 dhe asnjë komunë të vogël si Tivati me 46 km2 .
Shqipëria e ligjëron se nuk do të ketë asnjë bashki me më pak se 10 mijë banorë, ndërsa Mali i Zi i ka disa të tilla, gati një e treta e komunave të këtij shteti të vogël ballkanik si komuna Savnik me mbi 2 mijë banorë, Pluzhime me mbi 3 mijë, Zhabljak me rreth 4 mijë, Andrijevica me mbi 5 mijë, Petnjica me rreth 6 mijë, Herceg Novi me mbi 8 mijë, Mojkovci me 9 mijë banorë.
Në Shqipëri, kësaj dukurie pa cen e cak, duket se i përnget historia e ndërtimit të hekurudhës Shën Petërsburg-Moskë sipas asaj historisë të “gishtit tregues të Carit”, pasi specialistë e zyrtarë e deri tek Komisioni Parlamentar (vetëm pozitar, gjysmak, hakrrimtar) po punojnë me hapa e harta sipas “menysë politike” të bashkëkryetarëve të mazhorancës, në dy kulme të pushtetit ekzekutiv e legjislativ.
Si përfundim duhet aksiomue se vërtetë mazhoranca ka sot 85 vota për të vendos si shumicë e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, po i duhet kujtuar se nuk është as 11 prillin e as në 16 tetorin 1985, por në mijëvjeçarin e tretë, me dekadën e tretë të demokracisë postkomuniste, një vend antar i NATO-s e në udhën drejt Bashkimit Europian.
Kjo
Reformë Administrative Territoriale e terrtë po kryhet me dy kushte të
pashmangshme: Kushti i parë: të kryhet
para zgjedhjeve elektorale për Pushtetin Vendor më 2015. Kushti i dytë: ndikon
në marrjen apo dhanien e Statusit Kandidat për në BE në qershorin e sivjetëm
kur të piqen qershitë apo, ndryshe: kur të piqet rrushi i fabules të dhelprës.
Tashti po