E shtune, 27.04.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Të njoh moj shqiptare...

E enjte, 03.04.2014, 06:22 PM


LUAN KALANA

 

TE  NJOH  MOJ  SHQIPTARE..

 

Fytyra jote pasqyrë e bardhë,

liqen kaltërosh  ku lëkunden valë,

ato që do thuash, nuk t'i mban zemra,

t'i lexoj në fytyre, rrudhat në ballë.

 

Buzëqeshja jote s'gënjen, si hëna,

skrin televizori, faqe interneti,

shoh shpirtin tënd margaritërë,

më flet zemra, si të ka bërë nëna.

 

Sytë e tua, dritare të çelura,

hyj e dal, s'më ndal as mbreti,

kapërxej malin me ylberin,

gjej molusqet në fund të detit.

 

Dal andej e mbahem në qiell,

ç'lule ke mbjellë, veç unë i di,

ngjyrën dhe aromën i mbaj në gji,

çelsin e dashurisë mbuluar me hi.

 

Të lexoj edhe kur fsheh fjalët,

në të mirë e për  të keq,

s'jam profet, njeri i gjallë,

mos më trego, i marr me mend.

 

Të lexoj moj hallemadhe,

të njoh dhëmb e dhëmballë,

edhe fisin e tët mëhallë,

mos më thuaj kush Je ?!

 

Edhe që nga larg,

të dalloj që je Shqiptar,

je yll që ndriçon,

a meteor që dërmon.

 

Edhe po të verbohem,

shpirti fytyrën s'e tret,

edhe po t'i  mbyll sytë,

zemra lotët  t'i këndon .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora