Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Europa do kthimin tek rrënjet tona
E premte, 28.02.2014, 08:59 PM
Europa nuk po na do nëse nuk i
kthehemi rrënjeve tona historike
Nga Fahri Xharra
Është e
vështirë të ndërrohet historia, por ajo duhet të ndërrohet. Ne ? Jo, por të tjerët se neve na ka kapur
gjumi dhe letargjia e arushave ende po vazhdon. Vazhdon ajo vazhdon, ne po i
ndihmojmë se çke me te! Një popull pa pike mëshira ndaj vetvetës dhe të
shkuarës së vet. Kemi ne çakalla, ato të
mullirit me ujë, të mullinjëve tanë, në
të cilin i bluanim drethërat gjatë historisë. Çakallat janë simbolikë e atyre
që bëjnë zhurmë vazhdimisht, por ato e luejnë rolin e tyre në mekanikën
historike të bluarjes. “Çakallat” e
sotme janë ato që në kohën sotit na tregojnë gjëra dhe përralla në hapsirë, përralla që më nuk i bluan koka e një të
civilizuari të Europës apo Amerikës. Ata
po shkojnë në Mars, e neve vetëmse na
kanë treguar që si pjestarë të një komuniteti të prapambetur as që guxojmë të
mendojmë në ndonjë udhëtim të tillë. Por
t'i kthehemi historisë që i takojmë se nëse ate nuk e dokumentojmë vet, bota e civilizuar nuk na pranon në mesin e saj.
“Mendohej që Grekët në ishujt e Kroacisë së sotme (Ilirisë së dikurshme fxh) vendosnin për të gjitha ndodhitë politike dhe ato ekonomika. Por artefaktet e gjetura rishtas na informojnë për një bashkësi të forte ilirike e cila e kishte rolin dhe ndikimin vendimtar në ato anë. (shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija” e datës23. 02. 14 Na Korčuli pronađeni iznenađujući artefakti: Iliri su Grcima bili superiorni) Të premtën, arkeologët dr. sc. Dinko Radiç dhe dr. Igor Borziç në afërsi të një qendreje protohistorike në vendin Kopila në afërsi të Blatës në ishullin Korqulla në Kroaci kanë zbuluar gjëra me vlerë në një varrezë, të cilat mund të ndërrojnë historinë. Aty janë gjetur disa dhjetëra enë greke, të cilat kryesisht lidhen me një kult specifik ilir në të cilin nënkuptohet pirja e verës. Në të njejtin vend janë gjetur edhe një sasi e madhe e eshtrave të njerëzve, si dhe një zbukukurim prej bronze nga shekujt 1 ose para K.
Ky zbulim
e ka rëndësinë e tij të veçantë, se edhe
pse janë gjetur enë greke fjala është
për diçka që nuk ka kurrëfarë lidhje me grekët. Ne jemi mësuar të lexojmë se pas çdo zbulimi
flitej për tashëgiminë greke. Kroatët po
e dëshmojnë të kundërten.
Çka është e rëndësishme për ne historia, e kaluara dhe e shkuara e jonë? Ende jemi në
mëdyshje se a më mire të jemi të vjetër në këto anë apo të posa ardhur ?
Përgjegjen mund ta gjejmë shumë lehtë, vetëm me një klik në mendjen tonë: Pse i tërë
ky ngulm i historiografëve serbë, grek dhe rus për paraqitjen tone karshi botës
se nuk jemi të vjetër në këto anë. Kur nuk je popull i vjetër nuk ke traditë, nuk di me udhëheqë vetveten, nuk je i denj për një shoqëri më të civilizuar.
E kuptuam? Më vjen shumë keq për atë që lexova se çka tha Shtefan Fyle. Nuk
e dini, apo nuk po besoni se diçka po përgaditet. Keq, shumë keq . Fyle Shqipërisë: Nuk e arritët
BE-në, futuni nën Serbi?! (26. 02. 2014) “Stefan Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen e saj nën Jugosllavinë e Re të
udhëhequr nga ana e Serbisë! “. Fantazma
e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të
kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së
Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të
Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi.
Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA
për
Nuk është pra e re! Ku jemi ne ?