E premte, 26.04.2024, 09:16 PM (GMT+1)

Mendime

Fatmir Lamaj: Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi

E enjte, 27.02.2014, 08:57 PM


Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi

Nga Fatmir Lamaj

Në tokën e bekuar shqiptare ku zoti me bujarinë e tij të pakursyer i ka  dhënë çdo begati, luleshtrydhet rriten gjithandej. Ky frut i shijshëm kultivohet bollshëm në fermat e vogla fshatare…por edhe në kopshtin e egër të politikës shqiptare po kultivohet një lloj i veçantë luleshtrydheje të cilat përngjajnë dukshëm me luleshtrydhet origjinale. Këto luleshtrydhe politike dalëngadadëlë  me harlisjen e tyre  po dominojnë çdo ditë e më shumë  florën e veçantë të këtij kopshti. Ato rriten pa buj në serat e partive ku kryetarët kopshtar kujdesen zellshëm për  ti përshtatur sipas llojt të vet, ata çdo ditë i vadisin e i krasisin duke u dhënë format e përmasat e zakoneve e huqeve të tyre shpesh herë aq të mbrapshta. Këto lloj luleshtrydhesh nuk bëjnë zë, ata gjithmonë janë të bindura ndaj sjelljes qoftë edhe fyese të kujdestarkryetarëvë sepse e dinë që mosbindja paguhet shtrenjt shumë shtrenjt. Ato çdo ditë u buzëqeshin  përunjësisht kryetarëvë të tyre se ju kujtohet  mirë  fati tragjik i paraardhësve të tyre, të përjashtuar,të përbuzur,të fyer e të nëpërkëmbur deri në poshtërim. Kujtimi i së shkuarës u rri mbi kokë si sëpatë xhelati gati për ndëshkim për këdo që mund të mendoj e të veprojë ndryshe nga kryetari i tyre <<historik>> apo.. histerik.  Për çdo ditë që kalon ato i nënshtrohen proçesit të një metamorfoze vrastare që shuan tek ata çdo grimcë personaliteti duke i shpërfytyruar   pandalje deri në humbjen e çdo elementi njerëzor që mund  të trashëgonin nga identiteti i tyre fillestar. A doni shembuj? A nuk vlen si i tillë presidenti aktual një nga luleshtrydhet më të përdorura të Berishës? A nuk ishte Jozefinka që kur u pyet për grevën tonë të urisë u përgjigj < <no koment>> ? A nuk ishte ajo një e persekutuar që të paktën duhet ti  dhimbseshin sado pak të përbashktët e saj me fatet tragjike?....Ajo e kishte përjashtuar  vetveten nga shtresa e të persekutuarve ose më mirë e kishte detyruar kryetari i  saj që të jepte dorëheqjen nga origjina e vet! Po E. Halimi, A. Bumçi etj gjithashtu edhe ata . Kryetari me përkujdesjen e tij satanike i ka klonuar jo vetem   këto luleshtrydhe të pafajshme, por të gjitha luleshtrydhet e tjera që rriten në serën neokomuniste të P.D-së. Në të gjitha diktaturat partitë kthehen në  detashmente  ushtarake ku rregulli, disiplina e veprimi diktohen nga komandanti. Enver Hoxha kryexhelati i popullit shqiptar të bënte fillimisht bashkëpuntor në krim pastaj në pushtet…ndaj frika e përbashkët për krimet e kryera krijonte unitetin e <<çelikt>> rreth partisë d.m.th rreth tij e cila përkthehesh në  besknikëri ndaj kauzës. Kryetari historik apo skizofrenik i PD-së deri më sot e ka realizuar suksesshëm proçesin e klonimit dhe kllounizimit brenda PD-së,duke krijuar atje  Salira  me shumicë, sipas modelit të vet kur ishte sekretar  partie, i asaj partie që i bëri gjëmën gjithë popullit shqiptar. Ai vazhdon dhe sot të prodhojë akoma   luleshtrydhe të llojit të vet në serën e shpartalluar nga egoizmi  i tij edhe fortunat e kohës…por gjithmonë mbetet ai luleshtrydhsi i pamëshirshëm i gjithë luleshtrydheve të prodhuara në atë serë. Eunukët politik që veprojnë e vegjetojnë në gjirin e molepsur të PD-së nuk e trembin më  sulltan Saliun me ndonjë klithëm të mekur revolte. Sulltani di se ç’bën  dhe si e  bën, jetëgjatësia në pushtet       të kthen në një Makiavel sa të pashpirt aq edhe dinak. Luleshtrydhet e rritura në serën berishiane  do të mbeten gjithmonë  të gatshme për të shuar orekset perverse të luleshtrydhësit Berisha si një shembull unikal i shpërfytyrimit karakterial e njerëzor. Deri më sot në historinë e këtij vëndi vetëm dy drejtues shtetesh njihen që u rrëmbyen shqiptarëve pronën me forcën e  të ashtëquajturave ligje, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Enver Hoxha u rrëmbeu gjithçka patën shqiptarët që tek floriri që dhe sot nuk <<gjenden >> ku ndodhen ato qindra ton ar të grumbulluara në shekuj prej breza të tërë shqiptarësh e deri tek bagëtitë e shtëpitë, si dhe bashkë me to jetët e tyre, mijëra të pushkatuarit, të burgosurit ,e të internuarit sot nuk vlejnë më as si pika referencash historike për pseudo politikanët e pseudo historianët neokomunist shqiptar për krime makabre të kryera nga rregjimi më ogurzi që ka njohur ky vënd. Të njëjtën gjë bëri dhë Berisha me pronën kur erdhi në pushtet, ua rrëmbeu tokën pronarëve me ligjin famëkeq 7501 si dhe pronat e tjera me antiligjet e veta të paskrupullta. Në mungesë të plotë morali paraqiti <<pendesën>> e tij të vonuar me një kërkimfalje për ligjin 7501 i cili me pasojat e veta negative po gërryen ekonomine e këtij vëndi si dhe paqen sociale. Mos harroni mijëra të vrarët dhe ata që vriten përditë për çështje pronësie! Shumë pushtues ka parë toka shqiptare por askush prej tyre nuk është sjellë në këtë formë çnjerëzore, barbarie,imoraliteti dhe pangopsie ndaj pronave të shiptarëve. Askush nuk ka djegur e shkatërruar si në  91 e 97, askush nuk preu e dogji barbarisht pyjet shekullore të tyre. Askush duke pasur parasysh dhe aktet ekstreme qe prodhojnë luftrat ku segmete te caktuara të reparteve ushtarake dalin jashtë kontrollit. Italianët pavarësisht se ishin fuqi pushtuase në këtë vënd tokat e nevojshme për përdorimet ushtarake i blenë, ndërsa gjermanet edhe sanën për kuajt e tyre e kanë blerë me  flori  tek fshatarët shqiptar, si dhe u pagunin detyrimet financiare qeverive të kohës për aerodromet dhe portet e atëhershme  shqiptare që ata kishin në përdorim për nevojat e luftës. Nuk kemi asnjë histori të dokumentuar që italianët dhe gjermanet të kenë pushkatuar e burgosur shqiptarë për tu marrë floririn e pronat e tyre. E di fare  mirë qe komunistët enverist nuk mund të jenë kurrë dakort për ketë që shkruaj unë sepse ata do të vazhdojnë të dergjen deri në vdekje në moçalin e qelbur të indoktrinimit enverian…po kështu dhe  luleshtrydhet berishiane që unë guxoj tiu prezantoj  gabimet e fajet  tragjike të luleshtrydhësit të tyre . Luleshtrydhet Lulebasha, Lulehalimi,Lulebumçi etj do të vazhdojnë të pranojnë akoma që të shtrydhen nga luleshtrydhësi i tyre. Ata gjithmonë do të qëndrojnë kokëulur para tij si krijesat më butaforike të një klonimi tërësor.

Në një inervistë timen me gazetarin Mero Baze në maj të 2010 tek Vision plus kam deklaruar se: dhe Enver Hoxha që kishte ndërtuar atë diktaturë aq të tmerrshme, ku çdo kundërshtim ndaj tij paguhesh me jetë njerëzore përsëri kishte ndonjë që e kundërshtonte, ndërsa Sali Berisha ka grumbulluar një tufë lepujsh rreth vetes  së tij që po u tha të mos flënë me gratë e tyre për një javë ata rrinë dy javë pa fjetur me to për të qënë në rregull me komandantin. Si përfundim luleshtrydhësi do vazhdojë ti  shtrydh deri në fund luleshtrydhet e veta për të prodhuar <<eliksirin>> nektarin  apo lëgun e përjetësisë…kuptohet  përjetësi pushteti. Ai s’do ndalet për ti shtrydhur deri në fund luleshtrudhet e veta për të qëndruar akoma në lartesitë <<imperiale>> të një pushteti që dhe ashtu ku është në opozitë është i pamerituar për të.

Përpara Sali përpara për humbje të reja!

 

Shtrydhi,  shtrydhi der në fund

Këta spiuna e servilë

Burrëri nuk ka kërkund

Sfidë për ty kryexhahil

 

Shrydhe turmën zhurmëmadhe

Se kështu në fre e mban

Mos harro se kësaj rradhe

Fundi yt është në hapsanë

 

O zot!  Sa më pak luleshtrydhe  dhe luleshtrydhës të këtij lloji në Shqipërinë e lodhur nga brengat e hallet e saj  të pafund.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora