E premte, 26.04.2024, 06:46 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Përfundimi i zgjdhjeve, lindja e krizës së re në Maqedoni

E merkure, 04.06.2008, 06:45 PM


Skender Korça
Përfundimi i zgjdhjeve, lindja e krizës së re në Maqedoni

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Dolën rezultatet e para. Nuk fitoi askush nga shqiptarët. Nuk u fitua sepse u zunë në gjak. Kur zihen gjakrat shtangohen njerzit. “Një nismë e re” për Mqqedoninë. Hetime, arrestime, fyerje e  sharje, mos pranim rezultatesh nga askush dhe nga asnjë faktor politik shqiptarë atje. Shqiptarët janë në fokus, në fokus të këtyre ndodhive. Protesta për të mos i pranuar zgjedhjet. Protesta që nuk do dihet se si përfundojnë. Është revolta e zgjedhjeve. Guxim i madh i lidervë që ftojnë qytetartë dhe votuesit për të dalë në protestë masovike. Alarm. Gjendje e rëndë dhe e ndeërë. Njëri thërret në protestë, tjetri lavdëron afinitetet e institucioneve të rendeit dhe sigurisë maqedonase se kanë kapacitet të ja dalin në “ruajtjen e rendit”. Heshtja e fqinjëve. Mungesë e analizës reale, mungesë e shtrrirjës së jehonës së zërit zyrtar nga fqinjët për t’i përshëndetur shqiptarët atje. Kush nuk dihet se kujt do i dëshironte fitoren. Mendohet se do fitonte demokracia e shqiptarëve atje, si një model për të përshëndetur shqiptarët kudo që votojnë.
Kritika nga më të ndryshmet , por janë këto që nuk po stabilizojnë gjendjen dhe refleksionin e saj të mundshëm atje. Shumë tryeza për debate dhe shumë hezitim.
Në situatën e parë u denua dhuna, në fazën e dytë të daljes së rezultateve të para atje, shtrëngim dhëmbësh dhe asnjë koment. Ftesa e ftesa për t’i ulë tensionet atje. Zvarrë dhe gjendja e njejtë. Do përsëriten votimet në ca lokalitete.
Çka do përsëritet? Dhuna? Vota e dhunës? Vota e subjektit që po futë frikën apo vota e qytetarit për të ardhmën e vet?
Është rrëmujë, sepse të dy palët akuzojnë për dhunë njëra tjetrën: PDSH dhe BDI. Është edhe një akuzë tjetër ajo maqedonase kundrejtë të dy subjekteve politike shqiptare.
Si të shfajsohet shqiptarët nga kjo situatë?
Duhet lëshuar penj, duhet kuptuar se çka do të thotë të jesh në demokraci. Nëse me të gjithë parametrat e thënë më lartë se është  u shkatua rrëmuië me këto zgjdhje në Maqedoni, sa na garantojnë këto iniciativa  të reja stabilitetin e Maqedonisë së pari dhe të vetë rajonit?
Kujt i duhet dhunë ndër popullin e vet? Turpi i bërë po shëndrrohet prapë në iniciativa të rendit politik. Askush nuk i bartë fajet për ndodhitë në Maqedoni sepse akuzat janë dyshe, treshe e herë herë edhe poliedrike sepse vijnë pa rreshtur ane e kënd botës. Evropa me akuza, SHBA-të me akuza. Kur miqët dhe vëllezërit e trojeve shqiptare janë në këtë gjendje, do fillohet patjetër të shkojnë reagime edhe nga shqiptarët dhe shtetet e tyre fqinje.
Një plan i ri i politikës në Ballkan. Politika e rëndë maqedonase për shqiptarët, po provokon edhe Kosovën dhe Shqipërinë njëkosishtë sepse, por priten reagimet e tyre zyrtare si nga Kosova dhe nga Shqipëria. Të dyja këto vende, shtete fqinjë, kanë dënuar dhunën dhe bëjnë thirrje vetëm për stabilitet dhe konstruktivitet të faktorit politik shqiptar atje. Maturia politike si e domosdoshme për momentin që po kalon rajoni nuk jep më shumë shancin të deklarohen se cili projekt polilitik i shqiptarëve do jetë më i pranuar. Kjo rezulton me faktin se për shtetet fqinjë na duhen rezultate të qarta të një demokracie që shtojnë koncentrimin e forcave për prosperitet si të shqiptarve dhe fqinjëve të saj në rajon. Ndryshe nuk komentohet kjo gjë.
Të dyja shtetet si Kosova dhe Shqipëria nuk do bijnë pre e provokimeve maqedonase të një skenari të këtillë sepse nëse shqiptarët kanë rënë në provokim dhe në kurthe poltike serbo- maqedonase nuk do bjen Kosova dhe Shqipëria.
Është koha e mendjes së urtë dhe daljës nga kjo situatë. Është koha e pranimit të çfardo rezultati ndërshqiptar, sepse ato janë vota shqiptare në Maqedoni. Kjo votë nga cili do krahë qoftë është vota e qytetarëve shqiptarë të saj që përpiqen për përspektivën e tyre në këtë vend.  Nëse do flitet një anshëm në këtë situatë që po përcillet me shumë ngjarje, të kuptohet politikisht se shumë më vështirë do zgjidhen problemet atje, sepse ashtu si anohet ashtu edhe kërkohet të zgidhen problemet. Zgjidhja e politikës shqiptare si më meritore dhe më konstruktive nuk do i takojë asnjë krahu sepse shqiptarët nuk meritojnë të kalojnë në ekstrem dhe skajshëm të ndarë, sepse kështu forcojnë  politikën e maqedonasve kundrejtë “poltikës së këtillë shqiptare”. Të gjitha lutjet dhe kërkesat për iniciativa të analizohen mirë sepse nëse gabohet në këtë rrëmujë, të kuptohet drejtë se nuk zgjidhet asgjë, por  do rriten tensionet , tensione këto që shkatojën edhe mbingarkesa politike e herë herë edhe lidhje të shkurtëra problemore. Kujdes tensionit të lartë.....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora