E shtune, 27.04.2024, 07:34 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Çka e bënë të ngjashëm Hashimin me Rugovën

E premte, 30.05.2008, 04:31 PM


Adnan Abrashi
ÇKA E BËNË TË NGJAJSHËM HASHIMIN ME RUGOVËN?

Nga Adnan Abrashi

Nëse, për kuriozitetin tonë, me vëmendje të përqendruar i vështrojmë disa tipare karakteristike të sjelljeve publike dhe ndërmarrjeve politike të Hashim Thaqit - SOT, do të vërejmë mjaftë elemente të ngjasimit me të Ibrahim Rugovës - DIKUR. 
Fillimisht, në planin e marrëdhënieve sa janë si lider dhe forcë politike në pushtet, element tejet i shprehur që i bënë të njëjtë jo vetëm këta dy personalitete tona të shquara, është servilizmi i pakontestueshëm i tyre ndaj urdhrave të ndërkombëtarëve. Andaj, ky princip i përgjithshëm dhe apriori i detyrueshëm si sjellje për të gjithë të këtij “zanati” në Kosovë, nuk mund të merret  edhe aq si ngjashmëri specifike vetëm për këta dy në fjalë. Sido që të jetë, duke aplikuar metodën e deduksionit, ne u desh t’ia nisim nga fillimi: prej së përgjithshmes kah më e thjeshta dhe konkretja.
Të shkojmë më tutje dhe me rend:
1. Rugova, gjithnjë në paraqitjet e veta publike, si karakteristikë të shprehur të mimikës e kishte buzëqeshjen që e bënte si të pakontrolluar në të gjitha situata vend e pa vend (edhe atëherë kur shprehte ngushëllime), ndërsa, te Thaçi jonë, si diçka e ngjashme është pantomima e lëvizjes me duar, mu sikur të tentojë që fjalimet e tija t’i përkthejë edhe në gjuhën e shenjave për shurdhër-memecët;
2. Rugova dikur, çdo personalitet të shquar zyrtar apo privat që e priste në rezidencën e tij, e shpërblente me ekzemplarë të radhë kristalesh nga nëntoka e pasur e Kosovës.  Sot, edhe Hashimi jonë vepron njëjtë, por me një ndryshim të vogël: në vend të kristaleve si suvenire, ai shpërndan flamurin e ri të Republikës së Kosovës;
3. Rugova, gjithnjë në deklaratat e veta publike, pas çdo 4-5 fjalive të thëna, kurrë nuk e harronte ta përsëriste at sloganin të mirënjohur: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran”, ndërsa, Hashimi i ynë sot, po ashtu, në të gjitha deklaratat e tija publike, përveç  kësaj të Rugovës, kur nuk e anashkalon pa e përsëritur disa herë refrenin e tij origjinal: “ ...do të punojmë së bashku dhe në bashkëveprim me aleatët tanë: SHBA-atë, Bashkimin evropian dhe NATO-n”;
4. Edhe në kritikat publike që kohën e fundit janë të shpeshta nga opozita ndaj tij dhe Qeverisë që e udhëheq, Hashimi në kundërpërgjigje, nuk është më ai i dikurshmi i ashpëri opozitar, por, tërësisht e ka kopjuar mënyrën e indiferentizmit politik Rugovian, sipas metodës së sprovuar: “injoro me maturi dhe në heshtje kritikën, pa iu kundërpërgjigjur askujt në mënyrë të njëjtë”;
5. Kur dikur heshte Rugova dhe nuk reagonte ndaj gjithë asaj dhune dhe gjenocidi të paparë që i bëhej popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi Serb, ne ishim thellësisht të bindur se edhe kjo heshtja është strategji e veprimit të tij të urtë politik. “Hajt se di diçka Rugova; nuk hesht ai badihava”- shumica atëbotë verbërisht ishim të bindur kështu. Gjëja e njëjtë sot po ndoll edhe me Thaçin tonë dhe politikën e tij. Duke e njohur mirë psikologjinë e masave tona të gjëra popullore,  ai ka arritur që ta shfrytëzoj mirë këtë mentalitet të besimit tonë të verbër ndaj liderit. “ Ju duhet të më besoni...vetëm të më besoni! Unë di se çka bëj!”- shpesh na porosite kështu disi Thaçi, nëpër fjalimet e tija.  Fundja, pse mos të jetë ashtu? Hashimi i UÇK-së, Hashimi i pavarësisë... a thua,  qysh ka mundësi të gabojë Hashimi? Pse mos t’i besohet atij, a po ?!!
Ngjashmëritë e Thçit me Rugovën nuk mbarojnë me kaq.
Edhe Rugova edhe Thaçi i kanë flamujt dhe simbolet e veta shtetërore. Me një dallim esencial - kuptohet. Flamuri i Rugovës mbetet si histori dhe mund të shihet  vetëm në lokalet  zyrtare partiake të LDK-së dhe nëpër kabinetet e disa dishepujve të tij nostalgjik partiak, të cilët, ende shpresojnë në “reirkarnimin” e kryetarit të tyre të ndjerë, ndërsa, ky i Thaçit, sot është zyrtar dhe simbolizon identitetin e shtetit të ri të Kosovës. Në këtë krahasim me flamuj, Përveç këtij paradoksi aplikativ, e kemi edhe një ngjashmëri tjetër formale-procedurale. Kur i kanë aprovuar flamujt e tyre, as Rugova dhe as Thaqi, nuk e kanë pyetur askënd. Më së paku popullin e Kosovës!!
Fillimin e këtij artikulli, ia nisëm me servilizmin si ngjashmëri e përgjithshme jo vetëm për këta të dy politikanë tanë tematik, andaj, edhe përfundimin e tij mendoj ta bëj njëjtë:  me një ngjashmëri tjetër specifike si dukuri, që po ashtu vlen për të gjithë politikanët tjerë. Këtë fenomen, më së miri do ta prezantoj përmes një anekdote të humoristit dhe krijuesit të famshëm amerikan, Mark Tveni:
Një herë, dikush, e kishte pyetur shkrimtarin e falshëm:
- Sa fjalime është në gjendje të mbaj kryetari i juaj?
- Shumë, para zgjedhjeve - u përgjigj Tveni - pakë, pas zgjedhjeve dhe më vonë asnjë, sepse populli ngopet shpejtë me premtimet boshe...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora