E shtune, 27.04.2024, 07:58 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Dorëzimi i shpejtë dhe humbja e kontrollit

E diele, 25.05.2008, 08:52 PM


Skender Korça
Dorëzimi i shpejtë dhe humbja e kontrollit

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Qeveritë e lodhura në Kosovë nuk janë krejt vetëm. Ato kanë në krahë fajin, paftësinë, mos kontrollin, problemet e krijuara, egoizmin, shumë tjerë faktorë jo njerzorë etj…. Sa peshojnë këto  probleme tek qytetari, këtë e dinë mirë edhe gurët dhe mali në Kosovë. Qeveria edhe pse ka mbërthyer dimensionin e veprimit se po punon “drejtë”, prape nuk ka shtuar asgjë nga radhët e veta nga qeveritë e kaluara, për dallim se në to ishin ndoshta edhe njerzë më të pjekur, apo më të dëshmuar, pa përfshirë këtu të gjithë ata që ishin në qeveri….sepse edhe nga ato të kaluara kishte shumë të lodhur nga aftësitë. Te të gjithë qeveritë kishte një model -  qeveri paketa, por ja që mendohet se çfarë pakosh mund të ishin. Për të kaluar një qeveri duhet të merrej edhe ajo substance e cila ishte mëlmesa e së keqës…sepse nuk formohej dot….
Dmth pas luftës as nuk kemi pasë njeherë fat të kemi një qeveri për të njohur ndonjeherë minsitrat e saj në gishta se çfarë pune kanë bërë ata….Nëse ishte kryeministri i mirë, ministrat ishin…e keqja e saj, madje disa janë të akuzuar me vite që lëndët ju rrinë në gjykata. Nëse ishin ministrat deri diku të aftë, kryeministri ishte ai që pengonte qeverinë …Nëse kanë qëlluar të dy palët të pa koordinuar, kjo  po ngjet të mësohet një ditë..... Qeveritë ishin dhe po mbesin në dorë me vulën e partisë, për të mos thëne se më shumë se gjysma e ministrave janë tashmë të orientuar nga karriga se janë bërë ministra,e jo nga obligimi që del nga kjo karrigë. As kamerat nuk i fokusojnë ca ministra kurrë, sepse nuk humbet kohë me ata…sespe për të folë ka njerzë tjerë për media ….Organogrami është i përzier që kush nuk e di se çka është kah ndodhë në Qeveritë e Kosovës…. Kush është ministri e kush është zëdhënsi…

E vërteta është se satelitet dhe mosntrumët e vetëm që rëndonin disi në orbitën e qeverisë, janë sot shumë larg së qënurit emra që merituar se po bëjnë diçka por janë dorzuar para karrigës së vet aty ku janë me post zv.ministra, minsitra e më lartë….. Ky është dorzimi se janë të habitur dhe shumë me emocion se ku janë ndodhur në histori të tyre  sepse kështu do ju plotësohete dhe CV më ndryshe…ministra…..
Dorzimi tash më është me këto dy forca politike koalicionit që kanë dështuar.
Ka shumë rrethana që mund të kenë stimuluar dështimin e marrëveshjeve të koalicionit, apo është dorzuar edhe ky bashkëpunim sa që tash më gjërat duhet të rrjedhin vetëm nga një kokë e jo nga një elitë e ministrave A mos është vallë një arsye tjetër?…Nëse nuk je tash në këto kabinete, je i dorzuari i politikës në partinë tënde dhe je ai që duhet sabotuar njerzit nga grupi yt politik….... Dhe metamorfoza që ka pësuar koalicioni është se nuk ka rrugë tjetër nuk kish se si të mos ndikonte edhe në marrëdheniet e PDK-së dhe LDK-së (Parti këto tash me ca krihë në vetën e saj, e jo siq themi krahu i atij apo këtij, sepse sa e sa ka krihë  ka aty as ata nuk e dinë vet mirë…është për tu dorzuar…).
Pritja për të formuar qeverinë erdhi me negociata pakëz euforike  e të kandiduarit të konkuruar në zgjedhje për kryeminitsër, sepse ai ka arritur të shtypë një rebelim të brendshëm në PDK, madje elektoratit të vet, për të pasë shancin për të formuar koalicion me LDK, sikurse njejtë LDK që nuk pranonte dhe nuk mendonte kurrë që mund jetë pjesë e PDK-së. Kjo qe eufori e madhe……PDK-ja e  dorzuar kishte ide fikse se mund të fitojë më këdo dhe kurdo, edhe i vetëm. Do t'i mjaftojnë edhe në zgjedhjet lokale keshilltarët e tij biblik për të ngadhenjyer, në çdo komunë, që tash ky është kompleksi i veprimt të qeverisë së dorzuar herët…Dorzimi është edhe kështu….sepse në pushtetin lokal  janë ngjyra tjera në pushtet dhe kur dihet se në Kosovë ndenja e hakëmarrjës është e fortë, kuptohet dorzimi i qeverisë se nuk ja del me bë gjë….Dorzim është ky….

Qeveria përveç kësaj, ka kohë që po dëshmon dhe  po shfaq simptomat e një sëmundjeje të rëndë politike, sëmundje që mesa duket, nuk mund të lërë pa prekur askend në Kosovë, që është mungesa e bashkëpunimit dhe funksionit, pra është dorzimi total i saj. Nuk lejohet mendimi ndryshe në Kosovë, as në parti, margjinalizon njerëz ose grupe që s'pajtohen me politikat e saja, etj. Kjo është e besueshme të jetë arsyeja tjetër për deshtimin e qeverisë.
Në këto rrethana do të ishte normale që të punohet për të intensifikuar raportet me qytetarin e saj dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me faktorë të koalicionit. Ndërkohë që duket paradoksale se si po bënë të kundërtën.  Qeveria nuk do të jetë me të gjithë dhe kunder të gjithëve? A mund te dale ajo ngadhenjimtare një ditë , nëse nuk dorzohet edhe më, besoj se ….rivaliteti i përmendur më lartë është dorzimi vet?

Për një  politikë realiste që ndjek me ftohtësi zhvillimet zor se do ja del…... Madje, mund të thuhet se në ketë aventurë qeveria do të marrë goditje të forta të vështira për t'u mos u rigjeneruar shpejt…sepse tash më janë grumbulluar problemet e saja nga çdo sferë e jëtës, politike, ekonomike dhe sociale… Në humbjen e parathënë, nuk do të mund ta ngushëllojë as pjesa e hisës së koalicionit këtë qeveri sepse janë aktorët kryesor të këtij kaosi, por në të ardhmën kanë për të folë jo si koalicion por si sabotues të njëra tjetrës….….Dorëzimi është i lehtë, por përpjekja për ti riparuar gjërat është shumë i vështirë sepse problematikat janë të shumta …..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora